Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Me të vërtetë të pavërteta!

    Një mollë në ditë mban mjekun larg: e besojmë ngaqë e kemi dëgjuar shpesh. Po ashtu biem viktima edhe të miteve të tjera, të cilat në mos dëmtojnë shëndetin, na ngatërrojnë idetë.

    Sauna të dobëson. Furra me mikrovalë shkatërron vlerat ushqyese të ushqimeve. Nëse do të shpëtosh nga rënia e flokëve, qethu në zero. Kush nuk bie viktimë e këtyre legjendave metropolitane mbi shëndetin, të ngrejë dorën! Sepse kur bëhet fjalë për shëndetin, çdokush që takojmë e mban veten për mjek. Por problemi është se shpesh nuk kanë të drejtë. Ja dhjetë mite false.



    1. Një gotë me qumësht të ngrohtë bën mirë për gjumin

    Sipas një studimi të Institutit të Teknologjisë së Massachusett-it, efekti gjumësjellës i triptofanit, aminoacidi ndërtues i serotaninës të pranishme në qumësht është i shumë i butë: proteinat që ndodhen te ky produkt e vështirësojnë penetrimin për në tru. Pra, në rast se qumështi i ngrohtë funksionon, sipas shkencëtarëve, kjo ndodh për arsye psikologjike.



    2. Rruajtja e kokës favorizon mbirjen e flokëve

    E di mirë Bruce Willis: është shumë tërheqës dhe me flokë të rruara, por nuk është se po i mbijnë flokët e rënë. Për ta konfirmuar njëherë e përgjithmonë, flet drejtori i klinikës së flokëve të Universitetit të Pensilvanisë: “Majat e flokëve janë pjesët më të holla. Po t’i presësh me brisk përftohet një fije me diametër më të madh. Rezultati janë flokët më të dendur, por sasia e fijeve është po ajo”.



    3. Po të hash natën, shëndoshesh

    Një grup eksperimentesh të Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës së Oregon-it, të bëra te disa primatë, vërtetoi se ushqyerja në orët e natës nuk shëndosh më shumë se ajo gjatë ditës. Një kalori është një kalori në çdo orë. Sipas Universitetit të Teksasit, kilet e tepërta të atyre që hanë natën shkaktohen nga arsye të tjera: shtohet një tost pasi ke ngrënë darkë ose rri pa ngrënë gjithë ditën dhe zbraz frigoriferin natën duke zgjedhur impulsivisht ushqime të ëmbla apo të yndyrshme.



    4. Mikrovala shkatërron vlerat ushqyese

    S’ka gjë më të pavërtetë se kjo: perimet, për shembull spinaqi ose brokolit, objekt i studimit të një kërkimi të Universitetit të Kornellit, e ruajnë përbërjen e vitaminave dhe antioskisdantëve të gatuar në mikrovalë shumë më tepër krahasuar me zierjen në ujë, ku humbasin më shumë se treçereku: 77 për qind.



    5. Dhembje dhëmbësh? Pi një gllënjkë

    Këshilla e gjyshes që të kthesh një gllënjkë raki apo konjak kur të dhemb dhëmbi është me të vërtetë e pavend. Zëdhënësi i Shoqatës së Dentistëve të Amerikës i bie shkurt: “Alkooli, megjithëse antibakterial, nuk shëron në asnjë mënyrë infeksionet në gojë dhe nuk vlen as si anestezik lokal.



    6. Djalë apo vajzë? E tregon barku

    Po të jetë barku shumë i fryrë është femër, po të jetë i ulët është mashkull. Qesharake. Një studim bërë nga Universiteti Johns Hopkins te 104 gra shtatzënë, ka treguar se forca parashikuese e formës së barkut nuk kalon 50 për qind. Do kishim pra, të njëjtin rezultat po të hidhnim një monedhë për të bërë “kok a pil”.



    7. Njerëzit përdorin vetëm 10 % të trurit

    Hipoteza është e sugjeruar, por nuk është mbështetur nga eksperimente shkencore. “Duke përdorur elektroda të zakonshme është e lehtë të shohësh se si truri është gjithmonë aktiv në çdo pjesë”, konfirmon përgjegjësi i Institutit të Kërkimeve për Trurin në San Francisko. “Duke vëzhguar një qelizë, në cilëndo pikë të trurit e në çdo çast, vëmë re se aktivizohet të paktën dhjetë herë në sekondë”.



    8. I ngrohti bën mirë për dhembjen e shpinës

    Edhe pse fillimisht ka një efekt qetësues, i ngrohti nuk e kuron dhembjen e shpinës. Me kalimin e kohës ky qetësim zhduket dhe dhembja mbetet e pandryshueshme. Specialistët nga kërkimet kanë arritur në këto përfundime: “Ekziston një lidhje e dobët, vërtetuar në një përqindje të vogël të grupit kampion, ndërmjet të ngrohtit e efektit përmirësues me afat të shkurtër”. Në të vërtetë, është pak si pak.



    9. Sauna ndihmon për t’u dobësuar

    Djersitja që shoqëron çdo seancë saune nuk është një tregues i humbjes në peshë. Të mirat e saunës janë të shumëfishta: çlodh, ndihmon organizmin të nxjerrë helmet e dëmshme, përshpejton rikuperimin pas një sforcimi fizik duke favorizuar eliminimin e acidit laktik. Por nuk të dobëson absolutisht. Rënia e përkohshme e peshës shkaktohet nga humbja e lëngjeve përmes djersës. Lëngje që, sipas mjekëve të sportit, është mirë të rimerren gjatë ditës.



    10. Përmasat e penisit: çështje racash

    Nuk ekzistojnë prova shkencore për lidhjen ndërmjet racës dhe përmasave të penisit. Studimi më i madh në këtë drejtim është ai i udhëhequr nga Departamenti i Urologjisë të San Franciskos (Universiteti i Kalifornisë): përmasat janë të ndryshme vetëm në gjendje qetësie (nga më të madhi te më vogli: të zinj, të bardhë, aziatikë), por kanë mesatare thuajse të njëjta gjatë ereksionit. Sa? 5.08 inç, e barabartë me 14,73 cm.

    Revista Jeta
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    4. Mikrovala shkatërron vlerat ushqyese

    S’ka gjë më të pavërtetë se kjo: perimet, për shembull spinaqi ose brokolit, objekt i studimit të një kërkimi të Universitetit të Kornellit, e ruajnë përbërjen e vitaminave dhe antioskisdantëve të gatuar në mikrovalë shumë më tepër krahasuar me zierjen në ujë, ku humbasin më shumë se treçereku: 77 për qind.

    Ky pohim nuk eshte i vertet.

    Shembull:
    Merrni nje mikroçip shtypeni me cekiç pra bejeni cope-cope merrni grimcat e ngelura dhe analizojini ne laborator do shikoni se aty jane brenda te gjith elemntet qe kane formuar mikrocipin, por nuk ka ate me te rendesishmen "informazionin," dhe "strukturen" keshtu qe ato therime nuk kane asnje vlere reale .
    Struktura ruan informazionin, dhe ne rastin e furres me mikronde struktura shkaterrohet dhe informazioni ushqyes humbet sepse ushqymi nuk eshte thjesht vitamin apo mineral perkundrazi cdonjeri prej tyre percjell nje informazion te caktuar organik.
    larguar forever

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2010
    Postime
    1

    diana

    si mund te kontaktoj me duhet ndihma jote plz

Tema të Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •