Shaqir ISLAMI
Qeveria e Gruevskit, ėshtė njė ndėr qeveritė mė kundėrthėnėse, gjer mė tani. Ata qė votuan pėr tė, e pritėn si shpėtimtar i ne tė gjithėve, pa marrė parasysh racė e fe. Leje se gjer mė tani, me qeverisjen e tij, ska bėrė gjė tjetėr pėrveē premtimeve tė parealizuara dhe politikave tė lira populiste, mė sė shumti do tė mbahet mend, me gafet e tija politike. Me gjithė atė pompozitet qė e nisi qeverisjen e tij, gjer nė fund tė mandatit tė vet, do tė mbarojė si njė dėshtim total politik. Thėnė shkurt e shqip, do tė jetė edhe njė dėshtim politik i radhės. Qeverisja e tij populiste, ka nisur tė bėhet dhe qesharake. Prodhimet e tija politike, leje se nuk sjellin rezultate, por dalin qesharake. Sidomos, kjo politika e tij, pėr unifikim tė ēmimeve tė barnave. Ka ra nė hall, i mjeri. Sė bashku me ministrin e tij tė shėndetėsisė, tė cilin e promovonin nė fillim tė qeverisjes, si njė ēudi prej fėmije shqiptare, e loznin rolin e inspektorėve. Kishin dal nė gjueti tė Barnatoreve, tė cilėt ende i shesin ilaēet me ēmime tė larta. Dhe merreni me mend, se me ēka merret premieri i cili punonte me orar tė ngarkuar. Dritat e zyrės sė tij, mbetkan kallur, deri vonė - vonė natėn. Ashtu e reklamonin, dikur. (Ndoshta ka bėrė chat, apo ka lozur video-lojėra, ku ta dimė na se ēka bėn ai nė zyrėn e tij. Me kėto budallaki, dikur i kanė lavdėruar, Enver Hoxhėn dhe Josip Brozin).
Prej kur nisi tė lozė inspektorin e barnatoreve! Nuk kam dėgjuar, as pėr kuriozitet diēka tė tillė. Si duket, pasi nuk arriti ta marr nė dorė edhe funksionin e Kryetarit tė shtetit, tė cilėn e lakmon qė moti, bile tua marrė bukėn inspektorėve. Sikur premtimet e tij, pėr investimet e mėdha qė i promovonte aq shumė, sa na i shurdhuan veshėt gjer mė tani, i pėrmbushi. E tani problemi mė i madh i shtetit ėshtė, se me ēfarė ēmimesh do tė shiten ilaēet. Premieri duhet personalisht tė bėjė inspektimin. Me kėtė tregon devotshmėrinė e tij ndaj politikave populiste tė tija, shumė tė lira. Gruevski i ik pėrgjegjėsisė.
E vizat me Shqipėrinė, janė po ashtu gafė e lezetshme i tij. Krijoi njė huti nė bashkėsinė evropiane. Dhe e qortoi kush mbėrriti, nga institucionet evropiane. Atij pėrsėri si bėhet vonė. Mendoj se Gruevski me gjestin e vizave me fqinjin tonė, Shqipėrinė, deshi ti pėrziejė gishtat nė politikėn e ngushtė rajonale. Kjo gafė e tij, duhet tė shėrbejė vetėm nė politikat e tij rreth Shqipėrisė dhe Kosovės. Ai, ka njė problem. E ky ėshtė partneri i tij qeverisės. Derisa rejtingu i partisė sė Gruevskit rritet e ritet, partnerit tė tij qeverisės, vetėm i ulet. Mbase atij ka nisur ti pengojė, kjo dukuri politike. Pastaj partneri tij qeverisės, ka dhe njė hendikep. Legjitimiteti politik i mungon si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Kosovė. Dhe, partneri i tij, i cili duhet tė jetė si urė komunikimi me tė dy shtetet shqiptare, ka hendikep komunikimi. Ky partner nuk komunikon lirshėm me tė dy qeveritė. Partia opozitare shqiptare nė Maqedoni, i posedon tė gjitha kėto virtyte. E kjo i pengon Gruevskit. Prandaj, ai, vendosi ta promovojė partnerin e tij, si faktor politik me shtetet shqiptare. Nė fakt, vendosi ti blejė autoritet dhe legjitimitet atij. Deshi ta shtijė nė pazarin politik nga dera e madhe. Duke dashur tia mbushi mendjen Shqipėrisė dhe Kosovės, se partneri i tij duhet tė jetė faktori politik, e jo partia opozitare. Aty nuk ka asgjė tė keqe, sepse herėdokur, do tė shpėrblehej mirė nga partneri tij, ashtu siē ka ndodhur gjer mė tani. Edhe ne katundarėt qė smarrim vesh nga politika, e dimė se, e mira gjithmonė paguhet me tė mirė. Askush se puth, dorėn e thatė-thotė filozofi i ēajtores sonė Selman Shishku, i cili fėmijėrinė e kaloi si ēirak nallbani. Dhe duke dėgjuar muhabetet e katundarėve, derisa i patkonin kuajt, me vite nė nalbantoren e katundit, u vetėproklamua nė njė filozof politik tė vėrtetė.
Evropa mė kot u trazua, me rastin e vizave, sishte vendim politik pėr ta. Por mėnyrėn si e zgjodhi Gruevski, ishte shumė imponuese dhe prepotente. Gruevski, e ka humbur sensin pėr politikė, i trajton njėjtė faktorin politik shqiptar nė Maqedoni, faktorin politik tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Ai mendon se gjithė shqiptarėt, janė naivė dhe budallenj.
Kjo ėshtė politikė naive e udhėhequr apo e kėshilluar nė bazė tė paragjykimeve tė dikujt. Paragjykimet e tij, janė ende njė pengesė e madhe pėr tė zhvilluar kėtė shtet. Gruevski, ėshtė i pasuksesshėm me qeverisjen, jo se nuk e ka guximin politik, ai vuan rėndė nga sėmundja katastrofale e mbingarkesės sė shpirtit tė tij nga paragjykimet e tija pėr shqiptarėt. Dhe jam i bindur definitivisht se, ska bereqet nga kjo qeveri. Sėshtė kjo qeveria e mirėqenies. As qė i vjen era bile. Me kėsi lloj vendimesh politike, svjen mirėqenia e qytetarėve tė Maqedonisė.
Krijoni Kontakt