“Kthehu dhe besoj ungjillit”
Mag. Don Kolë Gjergji,06. shkurt 2008
L 1. Jl 2,12-18; Ps 6; L 2. 2 Kor 5,20-6,2; Ungjilli. Mt 6,1-6.16-18
FILLIMI I KRESHMEVE
Kemi filluar një kohë të shenjt liturgjike, e cila në terminologjinë kishtare quhet “Koha e Kreshmeve”. Në këtë kohë i përkujtojmë mundimet e Krishtit dhe përgatitemi shpirtërisht për të kremtuar ngjalljen e Krishtit! Kreshmet mund t´i quajmë edhe dyzetditësh, kohë, e cila n´a mundëson që ta ringjallim jetën tonë, ndërgjegjën tonë të mbrendshme krishtere. Në këtë kohë besimtarët e Krishtit veçmas, por edhe në bashkësinë e Kishës vetën krejtësisht ia kushtojnë Krishtit dhe kështu mundohen të janë gjithmonë në lidhje intime me Krishtin dhe me të gjithë ata të cilët e mbajnë emrin apo me ata të cilët janë veshur me petkun e tij. Nevojat e veta shpirtërore i ngrisin dhe mundohen, që sa më mirë t´i përshtaten Zotit, të thellohen në këtë mister të mundimeve të Krishtit.
Mëgjille dhe ninesë; leximi më i shumtë i Shkrimit Shenjt - i Fjalës së Zotit, lutjet dhe përkushtitë e pandërprera; pjesëmarrja e zellshme në Caritas; jeta e marrur më me seriozitet, e cila është e orijentuar ka jeta e pasosur. Të gjitha këto janë si një shenjë e jashtme, që ne dëshirojmë t´a përjetojmë këtë kohë të shenjtë. E tashmja jonë, e sotmja jonë janë të nevojshme për ta fituar amshimin tonë.
Aspekti historik: Qysh se prej shekullit të VII. e Mërkura e përhime është dëshmuar si ditë e hapjes, fillimit të pendesës dhe të agjërimit. Kur themelimi i pendesës publikisht e humbi domëthenien e vet shumë e më shumë dhe kjo pothuajse krejtësisht u zhduk, mbeti në fuqi secila ceremoni në formën e saj themelore si një introduktim (hyrje) kuptimplot i të të gjithë besimtarëve në kohën e madhe liturgjike të pendesës. Ky ushtrim naturalizon sigurisht në një kohë meditimi, kthimi dhe agjërimi.
Papa Urbani II. në sinodën e Beneventit 1091 e bëri thirrje për të gjithë besimtarët, që të Mërkurën e përhime në fillim të kohës së Kreshmeve duhen që të gjithë besimtarët të pluhurosen me hi në kokë duke u thënë prifti apo xhakoni: «Mendo, o njeri se hi je dhe në hi do të kthehesh». Historia e fesë dëshmon hirin si figurë të së kaluarës dhe si shenjë të pikëllimit dhe të pendesës. „Mbarë bota para teje është porsi pak pluhur në peshore dhe porsi një pikë vesë agimi që bie në tokë. Por ti ke dhimbje për gjithçka pse gjithçka mundesh, ti bën kinse s´i sheh mëkatet e njerëzve që ata të pendohen. Vërtet, ti do gjithçka është dhe s´urren asgjë që ke krijuar: sepse, po ta kishe urryer ndonjë send, nuk e kishe krijuar. E si do të mbetet në jetë ndonjë send, po të mos doje ti?“ (Ur 11,22-25).
Fjalët e librit të Urtisë na përforcojnë neve në fe, na zgjojnë ndërgjegjën tonë dhe na mundësojnë që të takohemi me Zotin e gjithëpushtetshëm, me Zotin e mëshirshëm dhe me atë, të cilin gjithmonë na falë dhe na thërret të marrim rrugën kah ai, sepse ai është burimi i jetës sonë, ai është burrimi i pashterrshëm i hireve dhe i bekimeve. Isai profet (Is 58,1-12) na e paraqet kuptimin e agjerimit. Në këtë kontekst mund ta kuptojmë qëllimin e profetit që njeriut ia dëshiron një ripërtërirje të mbrendshme në lidhje intime me Zotit dhe me njeriun, që e karakterizon kthimin përsonal. Agjerimi për ta kuptuar sa më mirë është si „një lutje me trup e me shpirt“ (krhs. Anselm Grün).
Ungjilli i kësaj dite, në fillim të kësaj kohe të shenjt liturgjike na i paraqet tri gjëra të parapara apo si të nëvojshme që t´i kemi në përcjellje gjatë kësaj kohë, pra rrolin tonë ndaj lëmoshës, lutjes dhe agjerimit, ku këto nga ana e jashtme na e paraqesin një dëvotshmëri. Me agjërim kërkohet një përvujtëri para Zotit; me lutje – shpresa dhe me lëmoshë tregohet një dashuri humane ndaj njeriut që ka nevoj për ne. Këto të tria nuk janë asgjë të vlevshme, nëse njeriu më qëllim dhe me zemër të pastër nuk e kërkon Zotin.
Agjerimi:
Është një ushtrim, që trupin dhe shpirtin e ripërtërijnë për t´na sjellur ma afër Zotit. Me këtë qëllim ne dëshirojmë që të lejojmë në vetvete që të jemi njerëz të lirë, e jo ndoshta si njerët të robëruar. Joeli profet na grishë për pendesë: “Qysh tash- është fjala e Zotit - kthehuni me gjithë zemër kah unë, me agjërim, me vaj e dënesje! Shqyeni zemrat e jo petkat, kthehuni kah Zoti Hyji i juaj, sepse është i butë e edhe i mëshirshëm, i durueshëm e shumë i dhimbshëm, ndjen keqardhje për fatkeqësi” (Jl 2,12-13).
Lëmosha:
Kjo na mundëson që të jemi dhe të jetojmë si njerëz të të lirë, të jemi njerëz për të tjerët dhe me të tjerët. Lëmosha do të thotë të dhurosh pa shpresuar, që do t´a përfitosh, pra mos ta dinë dora e majta se çka bënë e djathta. Nënë Terëza thoshte: "Të dhurosh pa dashuri do të ishte si një ofendim".
Lutja:
Ne jemi njerëz të lutjes dhe duhet të jetojmë si njerëz të lutjes. Lutja është ngritja e shpirtit tonë kah Zoti. Lutja dotë thotë të jesh i hapër me duar e më zemër para Zotit. Lutja është një urë-lidhëse mes qiellit e tokës; mes Zotit e neve. Në lutje unë degjoj çka ka për të më thënë Ai mua dhe në lutje dëgjon Ai çka unë kam atij për ti thënë. Këtë kohë të shenjt liturgjike të Kreshmeve besoj, që secili prej nesh e kalon dhe do ta kalon në lutje, në uratë, në agjerim, në heqje dore nga shumë sende të cilat nuk na kanë pëlqyer, në kthim kah Zoti, duke i pranuar Sakramentet, në pajtim me Zotin e me vëllaun njeri. Në këtë ditë pas homelisë, apo në mbarim të meshës në mënyrë simbolike bëhet pluhuritja e kokës, apo bërja e kryqit me hi në ballë, ku mështari shprehet: “Mendo o njeri se hi je kanë dhe në hi do të kthehesh” apo “Kthehu dhe besoj ungjillit”. Ky gjest simbolizon pendesën njerëzore. Hiri është simbol i të së kaluarës.
Besimtarët e premtojnë gatishmërinë për kthim kah Zoti dhe për një fillim të ri. Siç e kemi cekur më lartë koha e Kreshmeve apo 40-ditëshi është kohë, e cila na mundëson të kthehemi.
Ky kthim e ka një dualizëm në vetvete! Të kthehemi prej vdekjes në jetë, prej madhështisë në përvujtëri, prej koprracisë në dorëdhani, prej flligështisë në pastri, prej idhnimit në durim, prej gjelozisë në dashuri ndaj të afërmit, pra në vepra të mëshirshme të shpirtit dhe në ato të trupit, prej pritese në hiti, prej mallkimit në bekim, prej grykësisë në përkurmëri, prej pritese në hiti, prej jetmarrësve në jetdhanës, prej kreminelit në pacifist... Të kthehemi kah Dekalogu i Zotit, kah Sakramentet, si burimi dhe shenjtërim i jetës sonë.
Numëri 40 është një ndër numrat ma simbolik të Biblës dhe shënon një periudhë të gjatë kohore (Krhs. Zan 7,4.12; Nr 13,25; Mt 4,2+):
- 40 vite populli i BV është ngre në shkreti që të mund të hyn i pastruar mëkatesh (i dëlirë) në Tokën e Premtuar (sh. Libri i Daljes).
- 40 ditë ishte Mojsiu në malin Sinai. Këtu ngjau Besëlidhja e tij me Zotin dhe Dekalogu apo Dhjetë Urdhërimet e Zotit (sh. Dalja).
- 40 ditë Elia profet shtegtoi nëpër shkreti deri në malin Horeb duke agjeruar dhe duke u lutur, ku Zotin e përjetoi në mënyrë misterioze (1 Mbr 19,8).
Jona kaloi nëpër qytet … Predikoi kështu: “Edhe 40 ditë e Niniva do të rroposet” (Jon 3,4).
- 40 ditë Jezusi agjeroi në shkreti, ku qe tunduar prej djallit dhe atje predikonte Ungjillin e Hyut: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyut është ngjat! Kthehuni e besoni Ungjillit”! (Mt 4,2; Mk 1,13; Lk 4,17).
- 40 ditë përçdo vitë ne përgatitemi për festën e madhe të kremtimit të Misterit të Pashkëve, për ta kremtuar atë sa më të denjë vdekjen dhe ringjalljen e Zotit tonë Jezu Krishtit.
Këtë kohë të shenjt liturgjike të Kreshmeve besoj, që secili prej nesh e kalon dhe do ta kalon në lutje, në uratë, në agjerime të ndryshme, në heqje dore nga shumë sende të cilat nuk na kanë pëlqyer, në kthim kah Zoti, duke i pranuar Sakramentet, në pajtim me Zotin e me vëllan njeri.
Krijoni Kontakt