Duke pase parasyshe trendin e ndertimit dhe zhvillimit,i cili ne decenien e fundit ka marre hov edhe te ne,shume shpesh edhe ne menyren me te eger,tash sa kohe me eshte ngjalle nje frike,se ne me teper po shkaterrojme se sa po ndertojme.
Me ka rene tu tregoj disa shokeve dhe kolegeve te punes fotografi te bera neper Shqiperi(te gjithe jo shqiptare).Askush nuk shtron pyetje per ndertesa moderne shumekateshe nga betoni.Mirepo kur shofin foto nga Durresi i vjeter,Kruja,Gjirokastra,Berati,Prizereni,Gjakova dhe qytete tjera te Shqiperise,jo vetem se ndalen shume gjat duke i shikuar,por mbeten me goje hapur.Fillojne te pyesin per periudhen e ndertimit,dhe sidomos per menyren e vizites ne Shqiperi.Jan pikerisht keto gjera te cilat te huajve me se tepermi u interesojne.
Ne Mitrovice p.sh. nje nga dy kullat ende egzistuese ne qytet,eshte ne shkaterrim e siper.Gjat kohes se luftes eshte bombarduar nje qoshe e saje.Me mjete jo shume te medha do mund te sanohej,por nuk behet asgje.Vitin e kaluar degjova se pronari priste momentin e volitshem per ta rrezuar dhe ne vend te saje te ndertonte nje dyqan.Kjo gje ndodhe edhe ne qytetet tjera gjithandej Shqiperise.
Ju ftoj te diskutojme per kete problem shume te madh,me shprese se do ta senzibilizojme njeri tjetrin e pse jo ndoshta i bie ne vesh edhe ndonjerit qe ka "force" te ndryshoj diqka!!