tema kishte qen SHUME SHUME E MIRE per ´´jeta ne kosove´´
tema kishte qen SHUME SHUME E MIRE per ´´jeta ne kosove´´
Kjo është paskajorja që i mungon toskërishtes dhe standardit. E që po kërkojnë të futet në standard.Nuk mund te thuhet ne standard "Cka me ba" ne asnje menyre ?
Ne gjuhen standart nuk ekziston infitivi i foljes si ne gege
Me ba,me shkrue, zevendesohet me : per te bere,per te shkruar,
qe tregon mangesi te gjuhes letrare sepse nuk eshte e njejta gje.
Kjo dallohet qarte kur infitivi "me kene" zevendesohet me "jam"
ose "me pase" me "kam".
Ne gjuhet kryesore moderne te Europes hasim infinitivin e foljes,psh;
ne anglisht "to be"= me "me kene" por ne asnje menyre me "jam"
"jam" = me "I am" (veta e pare e foljes ne kohen e tashme)
ne frengjisht "etre"= me "me kene" dhe jo "jam"
"jam" = me "je suis" (veta e pare e se tashmes)
ne Italisht po ashtu etj.
Infinitivi eshte forma me e thjeshte foljes para se ajo te zgjedhohet sipas vetave ne kohe te ndryshme qe fatkeqesisht, ne gjuhen tone letrare nuk eshte futur.Kjo sjell qe "ça me ba"nuk eshte parashikuar te shkruhet ne gjuhen standart letrare.Mund te shkruhet "ç'te bej "por nuk eshte e njejta gje.("bej" = veta e pare e kohes se tashme ,e foljes "me ba").
(nuk ka te beje me qellimin e temes dhe kerkoj te falur por mu duk me rendesi sqarimi)
to be - te jesh
Cka me ba - Cfare te besh
Qyfyre me bere te hap librat.Nuk e kam zakon te kundershtoj por m'u duk interesant perkthimi qe bere dhe kerkova ta vertetoj me ane te fjalorit.
Folja "be" eshte e perkthyer "jam".E njejta gje ne frengjisht,italisht e gjermanisht cdo infinitiv i tyre perkthehet jam.
Me sa mbaj mend ne gramatike kemi mesuar zgjedhimin e foljes "jam" jo "te jesh".Ndoshta e kam gabim por me sa mbaj mend nuk kemi infinitiv ne gjuhen standarte.Pra nqs infinitivi i "bej " eshte "me ba" ne gegerisht dhe ju thoni qe "te besh" eshte ekuivalenti ne toskerisht,i bie qe edhe ne toskerisht ka infinitiv por nuk ka ne gjuhen standart atehere.
Ndoshta jam krejtesisht gabim por kjo eshte bukuria e forumit,kundershtimi dhe me duket perseri qe ajo qe po shkruaj nuk te bej fare me temen.
OOOOOOOOOOOOOO njerez!!!
Nuk eshte tema e diskutimit permbi drejtshkrimin e gjuhes shqipe,por bastardimi i saje,dhe zevendesimi i fjaleve shqipe me fjale te huaja.
Përderisa thua "të bësh" ose "të bëj", kjo nuk është paskajore, sepse po zgjedhohet sipas vetave. Paskajorja është "Çka me ba", po të përkthehet në mënyrë të drejtpërdrejtë është "Çfarë për të bërë", e kjo është shumë e papërshtatshme.Pra nqs infinitivi i "bej " eshte "me ba" ne gegerisht dhe ju thoni qe "te besh" eshte ekuivalenti ne toskerisht,i bie qe edhe ne toskerisht ka infinitiv por nuk ka ne gjuhen standart atehere.
"te besh" nuk eshte zgjedhim
Për besë as paskajore nuk është."te besh" nuk eshte zgjedhim
Unë të tregova si përkthehet paskajorja gege në toskërishte, ec gjeje një jugor që thotë "Çfarë për të bërë?" ose "Çfarë për të punuar"
"të bësh" ka të bëjë me zgjedhimin, sepse i drejtohesh në veten e dytë, "çfarë të bësh". ose kur thua "Çfarë të bëj" je duke thënë për vete, ose "çfarë të bëjmë" kjo është në veten e parë shumës.
Kurse "Çka me ba" është paskajore nuk ka të bëjë me asnjë vetë. Dhe kjo paskajore e ka vendin e vetë, që në gjuhën standarde ky vend ka mbetur zbrazët.
Krijoni Kontakt