Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Kategoritë që do të kenë prioritet në 2008-n për t’u punësuar.

    Punëkërkuesit afatgjatë, ata që trajtohen me pagesë papunësie dhe ndihmë ekonomike, ata që hyjnë për herë të parë në tregun e punës (mosha 18-25 vjeç), personat mbi 45 vjeç, komuniteti rom dhe personat me aftësi të kufizuar që të përfitojnë nga proje

    Jonida Tashi

    Kategoria e punëkërkuesve në vështirësi do të ketë më shumë prioritet këtë vit për t’u përfshirë në projektet e punësimit. Ndërkohë, për zbatimin e këtij programi për nxitjen e punësimit do të vihen në dispozicion 50 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë mbi 500 të papunë. Vendimi më i fundit përfshin punëkërkuesit afatgjatë, ata që trajtohen me pagesë papunësie dhe ndihmë ekonomike, ata që hyjnë për herë të parë në tregun e punës (mosha 18-25 vjeç), personat mbi 45 vjeç, komuniteti rom dhe personat me aftësi të kufizuar që të përfitojnë nga projektet e këtij viti. Aktualisht, ky kontingjent përbën edhe numrin më të madh të të papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit. Programi parashikon mbështetjen financiare të punëdhënësve që punësojnë me kontratë të rregullt nga këto grupe, në masën 100 për qind të sigurimeve të detyrueshme të punëdhënësit për një periudhë njëvjeçare dhe 4 muaj 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, duke filluar nga muaji i nëntë i zbatimit të programit të nxitjes. Punëdhënësi detyrohet që 8 muajt e parë të zbatimit të programit të financojë pagën e këtyre të punësuarve. Ky program synon punësim afatgjatë të këtyre shtresave, duke nxitur punëdhënësit të zgjedhin krahë pune të rregullt dhe u vjen në ndihmë atyre punëdhënësve nëpërmjet përballimit nga ana e shtetit të kontributit të sigurimeve shoqërore për një vit.
    Të rinjtë me arsim të lartë
    Të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë do të jenë një kategori tjetër që do të përfshihen më shumë në projektet e punësimit këtë vit. Fondi i vënë në dispozicion për punësimin e të rinjve do të jetë 40 milionë lekë dhe programi do të shtrihet në të gjithë vendin. Nga zbatimi i projektit mendohet të përfitojnë mbi 600 të rinj. Ministria e Punës, në kuadër të strategjisë së saj afatmesme, për krijimin e mundësive për punësim të plotë dhe të barabartë për të gjithë, gjatë kësaj periudhe ka bërë përpjekje për të fokusuar objektivat e veta në përgatitjen e fuqisë punëtore, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të rinjve, kjo nëpërmjet promovimit dhe aplikimit të programeve aktive, të cilët do të ndikojnë në rritjen profesionale të tyre. Programi i Praktikave Profesionale për Studentët, i prezantuar dhe aplikuar, për herë të parë, gjatë vitit të kaluar, krijon mundësi reale për punësimin e të rinjve, veçanërisht atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda apo jashtë vendit. Nëpërmjet këtij programi të rinjtë kanë mundësi që të përfitojnë eksperiencën e duhur në ndërmarrje dhe biznese serioze dhe me emër, duke pasur njëkohësisht mundësinë që, pas përfundimit të programit, një pjesë e mirë e tyre, në bazë edhe të aftësive që do të shfaqin gjatë periudhës të zbatimit të projektit, të nënshkruajnë kontrata të rregullta me punëdhënësit për një punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm në profesionin e tyre. Vitin e kaluar u vu në dispozicion të këtij programi fondi prej 10 milionë lekë, ndërkohë që për këtë vit është katërfishuar, gjë që do të thotë se edhe numri i përfituesve do të jetë disa herë më i madh. Gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet këtij programi Ministria e Punës mbështeti praktikat profesionale për 160 të rinj në 34 subjekte shtetërore dhe private, një pjesë e mirë e të cilëve janë punësuar pas përfundimit të programit.
    Ulja e papunësisë
    Politikat e punësimit për këtë vit do të orientohen drejt rritjes së nivelit të punësimit afatgjatë, përmes institucionalizimit dhe formalizimit të tregut të punës, si dhe nxitjes nëpërmjet mbështetjes financiare. Në zbatim të programit të qeverisë, Ministria e Punës ka hartuar programet e punës për vitin në vijim, ku një ndër detyrimet kryesore të veprimtarisë së saj është përmirësimi i situatës në tregun e punës. Ulja e papunësisë dhe rritja e punësimit mbetet një nga objektivat kryesore të Ministrisë së Punës dhe politikave të saj. Në zbatim të programit të qeverisë, kjo Ministri ka hartuar programet e punës për vitin në vazhdim, ku një ndër detyrimet kryesore të punës së saj është përmirësimi i situatës në tregun e punës. Në fushën e punësimit për vitin 2008 prioritet do të jetë rritja e nivelit të punësimit afatgjatë nëpërmjet institucionalizimit dhe formalizimit të tregut të punës si dhe nxitjes nëpërmjet mbështetjes financiare. Në treguesit e monitorueshëm të vendosur për realizim për Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe zyrat e punës në të gjithë vendin është parashikuar të realizohen 10 500 ndërmjetësime për punëkërkuesit e papunë, nga të cilët 1350 nga skema e mbështetjes me të ardhura. Në buxhetin e vitit 2008 për Ministrinë, në zërin “Nxitje punësimi” qeveria akordoi një fond 68 për qind më të lartë. Kështu, nga 120 milionë që ishte për vitin 2007, për vitin 2008 fondi që do mbështesë realizmin e programeve të nxitjes së punësimit është 200 milionë lekë. Dy javë më parë Këshilli i Ministrave miratoi dy programe të reja për nxitjen e punësimit që do të zbatohen këtë vit nga Ministria e Punës. Këto programe janë: “Programi për përcaktimin e masës dhe kriteret e programeve të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi” dhe “Programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë”.
    Formimi në punë
    Programi “Për nxitjen e punësimit nëpërmjet formimit në punë” është bazuar në statistikat e Zyrave të Punësimit, ku rezulton se shumica e punëkërkuesve të regjistruar janë plotësisht ose pjesërisht të pakualifikuar dhe kanë shumë vështirësi për t’u integruar në tregun e punës. Nisur nga kjo situatë, si dhe nga përvoja dhe kontaktet e marra me biznesin, rezulton që punëdhënësit kanë kapacitetet e nevojshme për të trajnuar punëkërkuesit e papunë, në ambientet e tyre. Ky program nxitje punësimi është hartuar në përputhje me nevojat që kanë shumica e punëkërkuesve të papunë për t’u aftësuar në proceset e punës dhe, më pas, për t’u punësuar apo vetëpunësuar. Programi mbështet financiarisht punëdhënësit që organizojnë trajnim të përgjithshëm nëpërmjet punës në masën 70 për qind të kostos së trajnimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe 50 për qind të kostove të trajnimit, për ndërmarrjet e mëdha. Kohëzgjatja e programit do të jetë për një periudhë deri në 6 muaj, kohë e mjaftueshme për të siguruar një krah pune të përshtatshëm dhe të kualifikuar. Punëdhënësit janë të detyruar, që pas përfundimit të periudhës së formimit, të punësojnë jo më pak se 50 për qind të të trajnuarve. Për pjesën tjetër që nuk punësohet në subjektin ku është trajnuar, mbas mbarimit të programit, zyrat e punësimit do të ndërmjetësojnë me punëdhënës të tjerë për t’i punësuar.

    Përfituesit

    Punëkërkuesit në vështirësi
    Punëkërkuesit afatgjatë
    Punëkërkuesit që trajtohen me pagesë papunësie
    Punëkërkuesit që trajtohen me ndihmë ekonomike
    Punëkërkuesit që hyjnë për herë të parë në tregun e punës (mosha 18-25 vjeç)
    Punëkërkuesit mbi 45 vjeç
    Punëkërkuesit nga komuniteti rom
    Personat me aftësi të kufizuar

    Gazeta "Albania"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Përfituesit

    Punëkërkuesit në vështirësi
    Punëkërkuesit afatgjatë
    Punëkërkuesit që trajtohen me pagesë papunësie
    Punëkërkuesit që trajtohen me ndihmë ekonomike
    Punëkërkuesit mbi 45 vjeç
    Punëkërkuesit nga komuniteti rom
    Personat me aftësi të kufizuar
    domethene prioritet ne administraten publike kane ate qe (tani me) sja kane haberin asgjeje se u jane thare trute e duart, arrixhinjte a.k.a. te veteperjashtuarit nga jeta qytetare ketu e kaq kohe dhe personat me "aftesi" te kufizuara??
    hmmmm lart shume e kemi vene normen e sherbime publike sivjet e?? apo ndertojme per te ardhmen?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema të Ngjashme

  1. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  2. Kumanovë: Edhe tre të punësuar shqiptarë reagojnë për largim nga puna
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 18:40
  3. Xhani: Ja si do te permiresohen sherbimet mjekesore
    Nga White_Angel në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 16:35
  4. Tre kategoritë politike
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 02:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •