Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rakipi

    Alibali gjykon si jurist.Nejse.

    "kur ske pula mos bej ish" thot populli.
    PD-ja u kruajt kot me Rakipin ose desh me ba si thon shkodranet "me u duk Kola ne Pun" pra me tregu se ka ndonji rol ne jeten politike.
    PD perderisa pranoi te futej ne zgjedhjet e fundit, te qendronte ne diten e votimi dhe te hynte ne diskutime mbas votimit se "e lagu se lagu dhelpra bishtin" jo po aty fituam e jo po dushk e jo lis etj etj ..dhe perderisa pranoi te futet ne Parlament me statusin e Partise Humbese ajo ka firmosur automatikisht legjitimitetin e hajdutve..dhe rolin e saje "kontorno" ne keto 4-5 vjet pra rolin e mullirit pa uje ose te bidonit bosh..
    Ne Parlament vendos kartoni e jo arsyeja dhe perderisa kartonat i ka Nano e gramozi Z. Berisha kot grin sallat.
    Te jemi realiste se po te ish thjesht Deshire e Berishes dhe PD-se shkarkimi Rakipit me siguri matematike qe Rakipin nuk e kishin hequr.

    Rakipin e shkarkuan Grupi Mafioz anti Nano ne Parlament ose Shoket e Ilir Metes te cileve Nano papritur ja prishi qetesine dhe komoditetin me te ashtu quajturen "khatharsis".

    Zhurma kunder Abdiut nga ana e PD-se eshte cfaqje e tradites se PD-se per te mos qene kurre principiale.
    Te nxjerresh sot per Abdiun muhabetet e Poetit te varur Havzi Nela shte interesante ndoshta per lexusin e paditur por per PD-ne eshte nji turp.
    Lind pyetja..
    -Pse PD e dashur kur e paske ditur ABDIUN si vrases Poetesh ke bashkjetuar me Kte njeri tash 10 vjet???
    Dihet qe Abdiu (ashtu si dhe Klosi) kan qene gjate demokracise dhe neper komisione qendrore te zgjedhjeve...
    -Pse PD e dashur ke shkuar dem votat e demokrateve duke i cuar si bageti ne votime ku rezultatin e votimit e vendosnin vrases si Abdiu e dallkauk si Klosi???
    Nga padituria eshte bere kjo??
    JOOOO...ktu ka nji hile..

    Prandaj PD ben sikur lufton ne Parlament dhe gjoja po shpartallon shkalle shkalle pushtetin e socialistave..

    Mungesa e principeve e beri qesharake lojen e PD-se..
    Pra ...jo lufte Rakipit kur ai arrestonte veprimtare demokrate por lufte totale Rakipit pikerisht kur RAKIPI fillon Godet grupin mafioz Angjeli, Braho, Meta e co.
    Dhe lufta ndaj Abdiut nuk fillon qe kur vrasesi Abdiu merr ne dore fatet e Demokracise por vetem kur Abdiu mbron Rakipin kur ky i fundit rrezohet nga Metistet e Mejdanistet. Klosi e Mejdani e Islami i kafkave jane nje.

    Krokodili eshte i keq si ke dhembet si ke bishti si ke ganxhat.
    Krokodili e vret Sorkadhen ose Lopen te bregu lumit kur vjen te pije uje si me bisht si me ganxhat si me nofullat e tmershme..
    Ne se PD eshte Bariu dhe Sorkadhja eshte populli e demokracia dhe krokodili eshte PS-ja athere smund te behesh sot me nofullat e Krokodilit e kunder bishtit e neser me ganxhat e krokodilit e kunder dhembeve te krokodilit..

    Kesaj i thone pune..muti.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156

    gjykata kushtetuese

    Pershendetje si fillim, kjo eshte hera e pare qe jap pergjigje ne kete forum.
    Mendimi im eshte se pavarsisht se gjykata kushtetuese dha nje vendim qe nuk i pelqen shumices, kjo s'do te thote se ne duhet te cmontojme organet qe perbejne shtetin shqiptar.
    Demokracia, pavaresisht se ajo qe ekziston ne shqiperi eshte me shume mafiokraci, bazohet ne respektin dhe kontrollin e ndermjetem qe ushtrohet ndermjet parlamentit, gjyk kusht presid ect. E vetmja rruge eshte qe te respektohen institucionet dhe jo anullimi ityre nga nje pale apo tjetra se nuk i pelqen vendimi. Deri tani kemi bere nja 30 revolucione me arme e pa arme( perfshire ketu dhe revoluc qe ish komand Sali BErisha bente sa here qe si pelqente ndokush, a e mbani mend Zef Brocin). E vetmja pasuri qe na dallon ne shqiptaret nga Kongolezet eshte se kemi nje shtet, pavaresisht se eshte gjysmak. Ne duhet qe ta ruajme dhe te mundohemi ta permirsojne, por jo duke cmontuar institucione se nuk na pelqejne individed. Duhet zbatuar rregullat e lojes, ska rruge tjeterperpara.
    Persa i perket vend te gjyk kushtet, vertet aty mund te ket doza politike, por mos harroni se e ghithe loja eshte nje loj mafiozesh te djatht e te majt qe luftojne per kontroll trafiqesh.
    Persa i perket Prok RAkipi, pa u futur ne diskutim per aktivitetin e tij, une mendoj se shkarkimi i tij ishte nje veprim i nxituar nga te frikesuarit se mos po e hapte kapakun e gjirizit dhe do ndoste gjithe dynjane.
    Me vjen shume keq po ky eshte realiteti. Nese ndonje nga ju eshte jashte, keni iformacion nga shtypi ketu se ne Shqiperi vashdon shteti i llojit te gangstereve, zoti na mbrofte
    Me respekt
    sn0m

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    6
    eshte e pamundur qe ligji te mos ndikohet nga politika. edhe nje demokraci e stabilizuar si USA ishte teater i levizjeve politike me mbulese ligjore ne zgjedhjet e fundit presidenciale.

    ne rastin tone, nuk eshte problemi duhet apo nuk duhet gjykata kushtetuese (per mendimin tim duhet) por diktati i plote i politikes mbi gjyqesorin shqiptar.

    gjykata kushtetuese eshte institucion shume i rendesihem dhe me vendimet qe merr krijon fizionomine institucionale dhe percakton kompetencat ligjore te cdo dege te qeverisjes jo per nje apo dy vite po per dekadat qe do te vijne. Problemi eshte se Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi eshte po ashtu si institucionet e tjere nje zyre tjeter e partise ne pushtet dhe si e tille e pabesueshme. Zgjedhjet e qershorit te 2001 e kompromentuan keq kete Gjykate (kjo eshte vene ne dukje edhe ne raportin e OSBE)

    Nuk jam dakord me Brarin qe mundohet t'i gjeje gjynahe PD-se edhe atje ku nuk ka. Nuk e di se c'mund te bente PD-ja me Abdiun meqe ka bashkejetuar 10 vite. Kur ishte PD-ja ne pushtet Abdiu ishte deputet ne parlament dhe ishte i mbrojtur me imunitet. Po ta fusnin ne burg do te kishim edhe nje "hero burgu" me shume dhe nje argument tjeter te te majteve se PD bente gjueti shtrigash. Per pjesen tjeter te ketyre 10 viteve PD-ja ishte jashte pushtetit dhe jashte parlamentit, si rezultat pa kurrfare ndikimi ne qenien ose jo te Abdiut atje ku eshte.

    eshte jashte cdo etike morale e profesionale qe nje njeri i tille te jete ne krye te nje institucioni te tille, por kjo eshte krejtesisht per turpin e asaj partie qe e ka vene atje.


    Abdiu dhe te tjere si ai mund te vihen para drejtesise nepermjet nje aktakuze ligjore te bazuar. Per kete nevojitet nje nisme e zbardhjes se krimeve specifike ne kohen e komunizmit, me personat pergjegjes dhe viktimat e tyre.

    E kete kane detyre morale ta bejne ata qe e ndjene thiken deri ne palce, qe pane burgjet, ata qe iu jane vrare te afermit dhe qe u privuan edhe nga te drejtat me minimale

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Mund te me shpjegoje ndonjeri mua se cili eshte funksioni i Gjykates se Larte, kur roli i gjykates kushtetuese qenka interpretimi i kushtetutes?

    Dhe pyetja tjeter qe une kam ne lidhje me kete problem eshte:

    A mundet cdo shtetas apo cdo punonjes administrate te ankohet ne gjykaten kushtetuese?

    Vendimi qe kjo gjykate jep eshte vendim konsultativ apo i formes se prere. A ka pushtet gjykata kushtetuese dhe cili eshte ky?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    6
    Alb, ketu ke disa nene te kushtetutes qe jane mbi kompetencat e dy gjykatave


    GJYKATA KUSHTETUESE

    Neni 124

    1. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutės dhe bėn interpretimin pėrfundimtar tė saj.


    Neni 131
    Gjykata Kushtetuese vendos pėr:

    a) pajtueshmėrinė e ligjit me Kushtetutėn ose me marrėveshjet ndėrkombėtare, siē parashikohet nė nenin 122;

    b) pajtueshmėrinė e marrėveshjeve ndėrkombėtare me Kushtetutėn para ratifikimit tė tyre;

    c) pajtueshmėrinė e akteve normative tė organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutėn dhe me marrėveshjet ndėrkombėtare;

    ē) mosmarrėveshjet e kompetencės ndėrmjet pushteteve, si dhe ndėrmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;

    d) kushtetutshmėrinė e partive dhe tė organizatave tė tjera politike, si dhe tė veprimtarisė sė tyre, sipas nenit 9 tė kėsaj Kushtetute;

    dh) shkarkimin nga detyra tė Presidentit tė Republikės dhe vėrtetimin e pamundėsisė sė ushtrimit tė funksioneve tė tij;

    e) ēėshtjet qė lidhen me zgjedhshmėrinė dhe papajtueshmėritė nė ushtrimin e funksioneve tė Presidentit tė Republikės dhe tė deputetėve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes sė tyre;

    ė) kushtetutshmerinė e referendumit dhe verifikimin e rezultateve tė tij;

    f) gjykimin pėrfundimtar tė ankesave tė individėve pėr shkeljen e tė drejtave tė tyre kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor, pasi tė jenė shteruar tė gjitha mjetet juridike pėr mbrojtjen e kėtyre tė drejtave.


    Neni 132

    1. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese kanė fuqi detyruese tė pėrgjithshme dhe janė pėrfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetėm tė drejtėn e shfuqizimit tė akteve qė shqyrton


    Neni 134

    1. Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje vetėm me kėrkesė tė:

    a) Presidentit tė Republikės;

    b) Kryeministrit;

    c) jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve;

    ē) Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit;

    d) ēdo gjykate sipas rastit tė nenit 145 pika 2 tė kėsaj Kushtetute;

    dh) Avokatit tė Popullit;

    e) organeve tė qeverisjes vendore;

    ė) organeve tė bashkėsive fetare;

    f) partive politike dhe organizatave tė tjera;

    g) individėve.

    2. Subjektet e parashikuara nga nėnparagrafėt dh, e, ė, f dhe g tė paragrafit 1 tė kėtij neni mund tė bėjnė kėrkesė vetėm pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e tyre.
    __________________________________________________ __
    GJYKATA E LARTE

    Neni 135

    1. Pushteti gjyqėsor ushtrohet nga Gjykata e Lartė, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallės sė parė, tė cilat krijohen me ligj.

    Neni 141

    1. Gjykata e Lartė ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundėr Presidentit tė Republikės, Kryetarit dhe anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave, deputetėve, gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė dhe gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese.

    Neni 145

    2. Kur gjyqtarėt ēmojnė se ligjet vijnė nė kundėrshtim me Kushtetutėn, nuk i zbatojnė ato. Nė kėtė rast, ata pezullojnė gjykimin dhe ia dėrgojnė ēėshtjen Gjykatės Kushtetuese. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė tė detyrueshme pėr tė gjitha gjykatat.

  6. #16
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    ketu ka disa sqarime interesante

    Deklarata e doreheqjes se Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise
    Te nderuar kolege deputete,

    Po dal perpara jush per here te fundit si Kryetar i Kuvendit te Republikes se Shqiperise, te cilin pata nderin ta kryesoj qe nga 4 shtatori i vitit 2001. E bej kete jo per te luajtur heroin dhe as per t'u paraqitur perpara jush dhe opinionit publik si viktime. Natyrisht nuk e bej kete as per te paguar ndonje bast te humbur me ate qe ende quhet Gjykate Kushtetuese.

    Nje arsye, dhe vetem nje, me obligon te vij drejt ketij vendimi: ruajtja e dinjitetit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise dhe mbrojtja e moralit te tij. Ngjarjet qe kane ndodhur e kane cenuar rende kete dinjitet. Dhe ne moralin tim (e besoj se nuk jam i gabuar), eshte kultivuar parimi se i pari te cilit i takon ta mbroj dinjitetin e nje institucioni, kur ai sulmohet padrejtesisht, eshte kryetari i tij. Qofte edhe duke dhene doreheqje, per t'u treguar Togave te zeza dhe kujtdo tjeter se pushteti eshte i perkohshem ndersa morali i perjetshem.

    Dikujt mund t'i tingelloje pak absurde; e di. Por absurditeti nuk buron se brendshmi; ai eshte imponuar se jashtmi. Absurditeti vjen nga obligimi per te zbatuar vendimet e Togave te zeza edhe atehere kur ato nuk jane te drejta; edhe atehere kur ato jane sponsorizuar nga politika dhe barone e saj, apo edhe nga barone te tjere me te fuqishem. Dhe ju e dini qe ne kemi pranuar edhe ate lloj vendimi, per te cilin edhe nxenesit e fillores do te na konsideronin se paku te paditur. Kemi zbatuar vendimin e Gjykates Kushtetuese per neglizhimin e afatit 10 ditor per shqyrtimin e dekreteve per emerim dhe shkarkim ministrash, te percaktuar ne menyren me te qarte ne nenin 98, pika 2 te Kushtetutes. Ndersa, sipas Togave te zeza, numri 10 mund te jete edhe 11, edhe 111. Ne kokat e tyre paska nje sistem tjeter numerimi! E c'rendesi ka kjo per Togat e zeza?! Duhej rrezuar qeveria e Ilir Metes dhe ata, si cifuti, konkluduan se nje edhe nje mund te bejne edhe tre. Sipas kesaj logjike te palogjikshme afatet kushtetuese jane nul dhe Parlamenti qe ka mandat 4-vjecar mund te rrije edhe 5 vjet presidenti qe ka mandat 5 vjecar mund te rrije edhe 7 vjet dhe natyrisht ata, Togat e zeza, mund te rrine edhe perjetesisht!

    Me tej, ne votebesimin e qeverise Majko, duke traumatizuar situaten ata na cuan ne nje absurd tjeter: moren guximin te pezullojne edhe parlamentin, duke treguar analfabetizem te plote ne leximin e nenit 1 te Kushtetutes ("Shqiperia eshte republike parlamentare"), dhe te nenit 2 te saj: ("Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqesuesve te tij...")

    Dhe tani arrijne kulmin: i japin urdhera Kuvendit se si te punoje, si te sillet, si te marre fryme, si ta zbatoje dhe interpretoje Rregulloren e vet. E veshin kete urdher me gjoja kushtetueshmeri, kur e gjithe ceshtja ka te beje me Rregulloren dhe jo me Kushtetuten. Madje arrijne deri aty sa t'i rekomandojne Kuvendit edhe metoden e punes se nje gjykate, ciladoqofte ajo! Duke u rrekur ta bejne kete, nga megallomania (apo nga padia, zoti hetues!) bien dhe brenda. Bien brenda, sepse kur ka vakum Rregullorja, i vetmi organ qe vendos se si mund te procedohet, eshte Kuvendi. Dhe ne kete rast Kuvendi ka vendosur tre here, ne seancat e dates 4, 7 dhe 18 mars, po me te njejten fryme, po me te njejten qartesi!

    Sa i takon Kushtetutes, dua te nenvizoj nje parim themelor, te sanksionuar ne Nenin 4, pika 3 te saj: Dispozitat e Kushtetutes zbatohen drejtpersedrejti, pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem ka vetem nje nen (149, pika 2) dhe ai eshte zbatuar ne menyren me adekuate, drejtpersedrejti nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise. Te gjitha te tjerat jane sofizma qe nxjerrin ne reliev marredhenie te dyshimta ne labirinthet politiko-juridike; labirinthe qe i kthejne gjerat me kokeposhte, e thene me troc, qe legjislativi te behet gjyqesor dhe gjyqesori te behet legjislativ.

    Absurditeti me i madh i kushtetutes i asaj qe ende quhet Gjykate Kushtetuese arrin deri aty sa te jap interpretim identik per tre nene te Kushtetutes, nderkohe qe ato kane objekte te ndryshme e per pasoje edhe ndjekin parime te ndryshme. Konkretisht behet fjale per nenin 128, 140 dhe 149. I pari per shkarkimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese, i dyti per anetarin e Gjykates se Larte dhe i treti per Prokurorin e Pergjithshem. Ne te tre rastet eshte e drejta e Kuvendit te vendos dhe propozoje shkarkimin. Por menyra e shkarkimit dhe mbrojtja kushtetuese pas shkarkimit ndryshojne kryekeput.

    Se pari; ne rastin e anetarit te Gjykates Kushtetuese dhe te anetarit te Gjykates se Larte vendimi ne Kuvend merret me 2/3 e votave, ndersa per Prokurorin e Pergjithshem votimi eshte i thjeshte.

    Se dyti; Ne rastin e anetarit te Gjykates Kushtetuese dhe te anetarit te Gjykates se Larte, "Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur verteton se ekziston nje nga shkaqet e mesiperme, deklaron shkarkimin nga detyra te anetarit..." te Gjykates Kushtetuese, apo te anetarit te Gjykates se Larte...Per te dy gjykatat, formulimi eshte i njejte pike e presje!

    Krejt ndryshe eshte shprehur Kushtetuta per Prokurorin e Pergjithshem, i cili mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes me propozim te Kuvendit. Pra duket shume qarte se Gjykata Kushtetuese nuk ka hapesire kushtetuese per te nderhyre ne procesin e emerimit dhe te shkarkimit te Prokurorit te Pergjithshem. Cuditerisht Gjykata Kushtetuese keto parime krejt te vecanta i ka futu ne nje thes. Mbetet vetem te pyesim: eshte prokurori ne thesin e gjykates, apo gjykata ne thesin e prokurorit.

    Sa i perket "teorizmeve" te Gjykates Kushtetuese per te drejtat e njeriut; ato marrin pergjigje nga Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg e cila, me precedentet e gjykuar, nuk e konsideron shkelje te se drejtes se njeriut uljen apo ngritjen ne pergjegjesi te nje zyrtari, as venien apo heqjen e gradave te nje gjenerali!

    Dhe per ta mbyllur komedine kushtetuese, Togat e zeza, ne vendimin e tyre te dates 25 prill 2002 i referohen disa here nje vendimi te tyre te meparshem, te dates 19 prill 2002 i cili, ende edhe sot, nuk ka hyre ne fuqi. Keta jane gjykatesit tane kushtetues! Kerkojne zbatimin e nenit 132, pika 1 te Kushtetutes dhe shkelin piken 2 te po atij neni.

    U perqendrova ne keta elemente te ceshtjes, te nderuar deputete, per te evidentuar shqetesimin tim, si shtetas i ketij vendi, se mekanizmi qe prodhon mentalitet antidemokratike ende nuk eshte ndaluar. Te gjithe e dime se diktatura burgosi dhe pushkatoi, shkaterroi jete njerezish te pafajshem, varferoi shtepite dhe shpirtrat e shqiptareve, shkaterroi aspiraten properendimore te tyre. Por nje nga elementet me fondamentale te demokracise qe u godit nga diktatura ishte parlamentarizmi. Jo rastesisht njeriu i pare i pushkatuar ishte nje deputet qe mbrojti lirine ne parlament! Vit pas viti, diktatura polli dhe rriti mentalitetin se parlamenti mund te terhiqet per hunde nga sekretaret politike, se qeveria eshte fuqi ekzekutuese edhe mbi parlamentin, se cfaredolloj prokurori mund te kercenoje deputetet, se edhe nje hetues apo spiun gjirizesh vlen me shume se ai te cilit shtetasit e vet i kane dhene mandatin e perfaqesimit.

    Metastazat e ketij mentaliteti kanceroz per demokracine veprojne ende, sot e gjithe diten. Perndryshe s'do te derdhej kaq shume merak gjoja per te drjetat e nje apo njezete prokuroreve, para se ata te pergjigjeshin per disa pyetje te thjeshta: Po ju zoterinj sa dhe si i keni mbrojtur te drejtat e shqiptareve? A keni zbuluar dhe denuar ndonje nga vrasesit e djemve te Vlores apo te Tropojes, te Permetit apo te Fierit? A keni zbuluar apo denuar ndonje nga grabitesit e pasurise se shqiptareve? A keni zbuluar dhe denuar ndonje nga kodoshet qe shesin vajzat shqiptare neper rruget e botes? A keni zbuluar dhe denuar ndonje nga baronet e droges qe kane punuar perdite nen hundet tuaja? A keni denoncuar ndonjehere ndonje gjykates qe ka falur dhe liruar keta trafikante apo bashkepunetoret e tyre? A keni zbuluar dhe denoncuar qofte edhe nje here, qofte edhe nje vile prokurori apo gjykatesi te ndertuar mbi themelet e ketyre pislleqeve? Dhe me ne fund, e njeheresh me ne krye, a e dini se cfare demi i keni sjelle imazhit te Shqiperise dhe aspirates se saj per t'u integruar ne strukturat euro-atlantike?

    Vete ish Prokurori i Pergjithshem ne dhjetra raste dhe ne menyre te drejtperdrejte i ka shfaqur metastazat antiparlamentare. Edhe diten qe u diskutua mocioni ndaj tij. Tre here eshte thirrur te vije ate dite ne parlament dhe ka refuzuar me goje e me shkrim. Dhe tani ankohet pse nuk eshte degjuar! Edhe pse eshte pyetur e degjuar nga Kryetari i Shtetit, ai kete e quan takim jozyrtar! Edhe ka guxuar te deklaroje publikisht se kam dosje per deputetet duke shkelur ne menyre flagrante te drejten kushtetuese te Kuvendit dhe tani ankohet kunder tij! Metastazen antiparlamentare dhe antikushtetuese ai e kashfaqur edhe ne komunikimin e fundit zyrtar me Kuvendin, pak dite perpara shkarkimit. Ne nje kerkese te tij, ndersa eshte brenda normaliteitt marrja e autorizimit per heqje imuniteti te nje deputeti; eshte totalisht antikushtetuese kerkesa per arrestimin e tij, sepse neni 73, pika 2 e Kushtetutes e percakton ne menyre taksative qe kjo gje mund te behet vetem pas investigimit mbi ceshtjen konkrete ne menyre te drejtperdrejte me deputetin.

    Keto sulme kunder parlamentarizmit, ne thelb, jane sulme kunder demokracise.

    Natyrshem lind pyetja: pse ndodhin keto dhe pikerisht ne keto momente?

    Gjithsecili ka nje shpjegim individual dhe cdo shpjegim i tille, sigurisht, eshte i pamjaftueshem, por komplementar. Une do te kufizohem vetem duke u treguar titullin e nje libri dokumentar te shkruar nga nobelisti i famshem Gabriel Garsia Marquez, qe sic e dini eshte nga Kolumbia. "Lajmi per nje sekuestro" titullohet libri dhe tregon se si banoret kolumbiane te droges, sekuestruan gazetare e politikane, gjykates e prifterinj, balerina dhe ministra...Dikush po perpiqet te na sekuestroje edhe ne, te dashur kolege deputete, te sekuestroje parlamentarizmin, te sekuestroje Kushtetuten e Republikes, te sekuestroje aspiraten tone per demokraci.

    Kjo dore duhet te ndalet! Ne radhe te pare kjo i takon Kuvendit te Shqiperise. Prandaj sot une po jap doreheqjen nga detyra e kryetarit te Kuvendit per te mbrojtur ne menyren me modeste dinjitetin e Kuvendit dhe per te shmangur cdo rrezik te krizes midis institucioneve. Per ata qe ende nuk e kane kuptuar thelbin e aktit tim, po u them se ceshtja eshte teper e thjeshte:

    -duke qene se Gjykata Kushtetuese ka marre nje vendim antikushtetues;

    -duke qene se ajo i kerkon Kuvendit, te rishqyrtoje vendimin e tij te vonuar me shumice;

    -duke qene i obliguar si kryetar i Kuvendit te filloj kete procedure, ne kundershtim me bindjet e mia;

    Doreheqjen time e konsideroj si nje akt te plote te pajtimit te bindjeve te mia me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.

    Ju faleminderit!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e verior
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    7
    Mendoj se ajo kushtetuta ashtu siē u miratua dhe ėshtė prandaj nuk duhet tė habitemi se ē`po ndodhe tani.....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  2. Kushtetuesja: Presidenti Sejdiu ka shkelur kushtetuten me mbajtjen e dy posteve
    Nga MafiaWarz nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-10-2010, 03:41
  3. Si ta mbrojme flamurin kombetar
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 19:14
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  5. Gjyqtarė tė korruptuar, anėtarė tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2003, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •