Homazh pėr pedagogun Niko Zaka
Mė 27 janar 2008 mbylli sytė parakohe nė moshėn 67-vjeēare shoku, pedagogu dhe kolegu ynė i dashur dhe i respektuar Niko Zaka.
Niko lindi dhe u rrit nė qytetin e Tiranės nė njė familje shumė arsimdashėse. Ne bashkėnxėnėsit e tij, kujtojmė shtėpinė e Nikos, njė shtėpi pėrdhese tiranase nė rrugėn Sulejman Pasha, pėrballė ish-shkollės Hasan Vogli, e cila falė edhe dashurisė, dashamirėsisė dhe bujarisė sė prindėrve tė tij, ishte pėr ne, nxėnėsit e asaj kohe tė Shkollės Teknike, jo vetėm shtėpia e shokut tonė tė dashur, por edhe biblioteka dhe salla e studimit. Nė kėtė shtėpi ne mblidheshim pėr tu konsultuar, pėr tė bėrė detyrat, projektet dhe detyrimet e tjera shkollore. Niko kurdoherė ishte i duruar, i pakursyer dhe ndjente kėnaqėsi tė veēantė kur ndihmonte pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė nė pėrvetėsimin sa mė mirė tė njohurive tė lėndėve tė ndryshme, sidomos atyre matematikore dhe teknike. Motoja e tij ishte: tė gjithė shokėt tė finalizojnė me sukses detyrat dhe projektet e dhėna.
Kapaciteti, aftėsitė dhe vlerat e Nikos spikatėn edhe mė shumė gjatė studimeve tė tij universitare. Ne bashkėstudentėt e Nikos, kujtojmė me respekt punėn dhe impenjimin e tij tė jashtėzakonshėm nė studimin e tė gjitha disiplinave, bashkėpunimin e tij tė gjerė me pedagogėt, por mbi tė gjitha bashkėpunimin dhe ndihmėn e ēmuar dhėnė shokėve tė tij. Gjithmonė do tė vinte shoqėrinė mbi veten. Ne, shokėt e Nikos, u gėzuam kur Ai, pėr rezultate tė shkėlqyera nė studime, u emėrua, nė moshėn 21-vjeēare, pedagog nė Katedrėn e Konstruksioneve Mekanike tė Fakultetit tė Inxhinierisė, ku punoi per 15 vjet me radhė deri nė vitin 1976. Gjatė kėsaj periudhe, ai punoi me pasion pėr pėrgatitjen e brezave tė ardhshėm tė inxhinierėve, duke stimuluar te ne, ish-studentėt e tij, dėshirėn pėr profesionin dhe pėr kėrkimin shkencor. Niko na respektoi dhe bashkėpunoi me ne studentėt ashtu si dikur me shokėt e tij po me tė njėjtin pėrkushtim, duke punuar me ne deri pas mesnate pėr zgjidhjen e detyrave shkencore. Niko futi tek ne shpirtin e tij tė sakrificės qė Ai kishte pėr tė ndihmuar kėdo, tė njohur dhe tė panjohur, dashamirėsinė e tij. Ne asistentėt e tij e kujtojmė profesor Nikon me adhurim dhe respekt tė veēantė. Me punėn, iniciativėn dhe pjesėmarrjen e tij tė drejtpėrdrejtė dhe tė veēantė, Laboratori i Tolerancave dhe Matjeve Teknike, vendi i tij kryesor ku ai studionte dhe kryente aktivitetin kėrkimor, u kthye pėr shumė vjet nė njė qendėr ku ne asistentėt dhe pedagogėt mė tė rinj hidhnim hapat e parė, fillonim tė mėsonim tė bėnim shkencė siē thoshim atėherė. Profesor Niko ishte gjithmonė pranė nesh, i papėrtuar, energjik, me njė bagazh shkencor dhe teknik tė rrallė, me vizion tė gjerė, ndihmues por edhe shumė objektiv dhe absolutisht kundėr ēdo shenjė manipulimi dhe kompromisi nė rezultatet e arritura. Shpeshherė drita e kėtij laboratori mbyllej nė orėt e para tė mėngjesit, pas pėrfundimit me sukses tė detyrave tė planifikuara dhe tė realizuara nga profesor Niko. Ky ka qenė dhe do tė mbetet pėr ne imazhi i kėtij pedagogu dhe shkencėtari. Niko u dallua pėr aktivitetin e tij frytdhėnės nė fushėn e projektimeve tė objekteve tė ndryshėm tė sektorėve tė ekonomisė. Ai nuk pushoi asnjėherė studimet dhe punėn kėrkimore shkencore, qė aq shumė e adhuronte. Ai shkroi shumė tekste mėsimore, artikuj shkencorė, studime monografike si dhe ka referuar nė shumė konferenca shkencore, duke dhėnė kontributin e tij nė fushat pėrkatėse. Mė vonė, deri nė vitin 1990, duke vazhduar si pedagog i jashtėm, ka punuar pėr 14 vjet (1976 1990) nė sektorė tė ndryshėm tė ushtrisė me detyrė kryeinxhinier nė uzinėn mekanike, shef i sektorit shkencor tė Ministrisė sė Mbrojtjes, kryeinxhinier i Institutit tė Studimeve dhe Projektimeve dhe drejtor i Drejtorisė sė Industrisė Ushtarake. Nė tė gjitha kėto detyra ai ėshtė dalluar pėr njė punė rezultative duke udhėhequr punėn studimore projektuese, tė zgjidhjes sė njė sėrė problemesh teknike, pėr marrjen pjesė nė fushėn e projektimit e eksperimentimit tė objekteve dhe tė linjave tė ndryshme tė industrisė ushtarake. Niko me pasionin e tij pėr punė dhe shkencė nuk doli asnjėherė nė pension. Pėrsėri vazhdoi traditėn e tij tė shkollės dhe punės duke na ftuar nė shtėpinė e tij tė rikthyer nė bibliotekė, sallė studimi dhe debatesh shkencore pėr artikujt e tij tė shumtė shkencorė bashkėkohorė tė shkruar nga Niko kėto kohėt e fundit. Ai ėshtė pėr ne njė personalitet shkencor qė i ka kapėrcyer pėrmasat e vendit tonė. Eshtė kėnaqėsi e madhe dhe e veēantė pėr tė gjithė ne qė jetuam dhe punuam me Nikon, i cili na dhuroi shpirtin e tij tė shoqėrisė dhe tė punės, optimizmin dhe kėmbėnguljen pėr arritjen e suksesit. Ai e sfidoi sėmundjen me punėn shkencore tė cilėn e vazhdoi deri disa ditė para se tė ndahej nga ne. Deri nė ēastet e fundit Niko, si gjithmonė, i mbajti lidhjet e ngushta me shokėt dhe miqtė. Ai mbetet pėr ne njė simbol i vėrtetė i shoqėrisė, i punonjėsit shkencor tė palodhur, i njeriut human, tė respektueshėm dhe tė humorit. Ne shokėt, ish-studentėt, kolegėt e tij shprehim hidhėrimin tonė pėr kėtė humbje tė madhe tė parakohshme. Familja humbi tė dashurin e saj por dhe shoqėria humbi shokun dhe mikun e respektuar. Gjithmonė do ta kujtojmė me respekt shokun tonė tė shtrenjtė Niko Zaka dhe do tė transmetojmė nė brezat e ardhshėm virtytet e tij tė larta.
Shokėt e shkollės, kolegėt dhe studentėt e tij
Krijoni Kontakt