Disa histori qė ilustrojnė zgjedhjet
Sali Berisha mė shpjegoi me pak fjalė projektin qė kishte. Donte tė fitonte me ēdo kusht shumicėn nga Dajti nė Adriatik, pra zonat nga Tirana nė Durrės. Arsyetimin e kishte tė qartė. Janė zona mė tė ndriēuara dhe policia mund tė jetė e frikėsuar tė ndėrhyjė. Pėr kėtė kishte planifikuar emra nga shoqėria civile dhe intelektualė tė njohur tė PD. Mė tha se ishte i gatshėm tė mė ēonte nė tri zona, nė Mamurras, nė Tiranė ose nė Plazh nė Durrės. Pa shumė hezitim zgjodha Plazhin nė Durrės. M`u duk mė pak problematike ēėshtja e origjinės sime jugore. Nė Mamurras kjo mund tė ishte njė problem. Nė Tiranė, po ashtu. Duke llogaritur zonėn e Durrėsit si njė zonė me tė ardhur, mendova se do tė isha mė komod. Nė atė kohė kandidate ishte caktuar Natasha Paēo, njė emėr i njohur i PS nė Durrės. Disa ditė pasi u zyrtarizua emri im, PS ndėrron kandidatin dhe solli aty kryetarin e PS nė Durrės, Gazmir Bizhga. Arsyetimi ishte se ky tip kishte nėn kontroll policinė. Njė kushėri i tij kishte qenė pak kohė mė parė drejtor policie nė Durrės dhe pretendonte se do tė pėrdorte gjithēka pėr ta fituar. Nė atė kohė dhe problemet e mia me Ilir Metėn ishin shumė tė forta. Kisha pasur thuajse njė betejė tė pėrditshme njėvjeēare me tė dhe ai kishte bėrė njėfarė betimi pėr mė ndaluar tė futesha nė Kuvend. Por situata nuk ishte kaq bardhė e zi sa dukej nga jashtė. Kur puna po ecte mirė dhe fushata po futej nė spiralen e saj, filluan problemet e para. Njė polic me mbiemrin Kokomani, qė quhej ndryshe operativ i Shkozetit, mė kishte arrestuar dy veprimtarė. Kėrkoja ta takoja, mė fshihej. Shkoja nė polici, mė nxirrnin rojen e dezhurnit qė s`dinte asgjė. Ndėrkohė, kasnecė tė policisė shkonin nė familjet e tė arrestuarve dhe iu thonin se po tė dojė Mero Baze, iua nxjerr fėmijėt me njė telefonatė, po nuk do. Kishte nga ata prindėr tė gjorė qė e besonin dhe i ngulnin sytė telefonit tim qė s`i pėrgjigjej askush. Ndėrroja njerėzit qė mė shoqėronin, por rregullisht filluan tė arrestohen tė gjithė. Pėr 25 ditė 60 vetė tė ndaluar, ku pėrfshiheshin mėsues, inxhinierė, teknikė, tė papunė, gjithkush qė shihej me mua nė njė takim. Njė furgon policie ndiqte nga pas ēdo takim tonin dhe nė tė ishte gjithmonė Gazmir Bizhga, kandidati socialist, ose Ilir Berzani, kandidati i Partisė Demokrate tė Genc Pollos. Kulmi i aleancės sė tyre ishte fakti qė babai i kandidatit socialist, Gazmir Bizhga, ishte pėrfaqėsues i kandidatit tė Partisė Demokrate, Ilir Berzani, nė njė qendėr votimi nė Shkozet. Ata piketonin njerėzit qė iu prishnin punė atyre dhe Kokomani fillonte ndalimet. Kjo fushatė frikėsimesh u kulmua javėn e fundit. Ata sulmuan zyrėn elektorale, thyen xhamat dhe ndaluan tė zotin e lokalit qė mė kishte dhėnė zyrėn me qira, Bujar Hoxha. Ndėrkohė, shumė nga veprimtarėt qė ndaloheshin nga policia, mė deklaronin se policia iu kėrkonte nė qeli t`i bėnte bashkėpunėtorė si komisionerė nė ditėn e votimit, por ata s`pranonin. Mė kėrkonin mua tė mos ishin komisionerė, se nuk donin tė turpėroheshin. Njė pakicė nuk ma thoshte kėtė histori.
Kėshtu po i afroheshim ditės sė zgjedhjeve. Nga pikėpamja elektorale mė dukej fitore e sigurt. Nė zgjedhjet e fundit tė tetorit zona ishte fituese sėrish dhe nė disa pika tė dobėta qė kishte pasur, mendoja se kishim rritur pėrkrahjen.
Por mėngjesi i 24 qershorit ma shkundi besimin. Ndėrsa isha duke udhėtuar nė autostradė pa shkuar ende ora 7 e mėngjesit, njė kolegu im gazetar i BBC, Ilir Kadia, mė merr nė telefon. Mė thotė se ishte te qendra ime elektorale nė Plazh bashkė me analistin e njohur tė BBC, Gabriel Partosh. Mė kumtoi diēka tė rėndė. Njė furgon policie kishte ndaluar para shtabit elektoral me derė tė hapur. Pas dy minutash aty ėshtė afruar Arben Toska, kryetari i shtabit tim elektoral pėr zonėn e Plazhit, me disa letra nė duar dhe ka hipur nė furgon. Kėtu njerėzit po flasin pėr arrestim, - tha, - por nuk jam i sigurt. U mpiva i tėri. Kishte ndodhur mė e rėnda qė prisja. Kryetari i shtabit tim elektoral kishte marrė me vete gjithė autorizimet pėr vėzhguesit e mi nė qendrat e votimit dhe ishte arrestuar. Pak minuta mė vonė, kur isha atje, e kuptova se ēfarė kishte ndodhur tamam. Njeriu qė gjithė fushatėn mė pyeste a do t`iu jepja ndonjė lek, mė nė fund ishte arrestuar nga policia si hero, duke mė lėnė pa vėzhgues nė 33 qendra. I shokuar nga marifeti i tij dhe i policisė po ecja drejt Shkozetit. Aty kishte plasur sherri i radhės. Sapo ishte hapur qendra nr. 74, operativi i Shkozetit, Kokomani, i hapi rrugėn njė tė forti qė quhej Llazar Mazniku, pronar i hotelit Filadelfia nė plazh, i cili rrėmbeu 100 fletė votimi dhe doli jashtė. U bė rrėmujė dhe u mbyll qendra e votimit. Pritėm mė kot tė ktheheshin fletėt e votimit dhe ky i forti qė i kishte marrė. Asnjė reagim. Disa kasnecė tė policisė filluan tė shpėrndajnė lajmin se fletėt po ndahen nga 5 nė ēdo qendėr votimi dhe iu jepen tė plotėsuara njerėzve para qendrės dhe ata iua kthejnė tė bardha, pasi futen brenda. Nisem vetė dhe shkoj te hotel Filadelfia. E kėrkoj kėtė tipin e fortė, por nuk del. S`dija ē`tė bėja. I thashė recepsionistit se e kam kėrkuar dhe se do tė kishte problem gjatė me mua. Por, nė fakt, e dija qė ishte kėrcėnim koti. Asgjė s`u bė. Qendra ndenji e bllokuar deri nė drekė dhe pastaj njė punonjės i OSBE e hapi thuajse me forcė dhe u bė vetė komisioner. Nė fund shėnoi se votimi nė atė qendėr ishte model. Situata po rėndohej ora-orės dhe lajmet qė vinin, flisnin pėr njė kontroll tė plotė policor tė procesit dhe asnjė shans pėr tė votuar njerėzit normalisht.
Njė pikėpyetje e madhe mė ngelej komuna e Gjipalajt. Disa fshatra tė saj ishin bastione tė PD. Rezultati i fundit kishte qenė 70 pėr qind pėr PD.
Lajmet qė vinin andej, ishin tė rėnda. Nė katėr fshatra votimi ishte mbyllur pėr gjysmė ore duke mos hedhur asnjė votė pėr opozitėn. U nisa rrugės me Sabah Jemishtėn. Nė Hardhishtė, njė fshat thuajse shumicė e fortė e PD, filluan krismat. Policia nė sytė tanė po nxirrte me dhunė komisionerėt nga qendra e votimit. Dola dhe i fotografova.
Ndenjėm pesė minuta aty, por policia as qė denjonte tė qetėsohej. I nxori jashtė komisionerėt qė donte ajo dhe futi nė vend tė tyre disa njerėz tė saj. U manipuluan kutitė dhe pastaj situata u qetėsua. Vazhduam rrugėn pėr nė Shetel. Prej mėngjesit na kishin njoftuar se polici Rakip Kokomani nuk lejonte as komisionerėt dhe as njerėzit tė votonin. Menduam se po shkonim tė ndihmonim qė tė hapej procesi. Nė fakt, procesi ishte mbyllur. Polici Rakip Kokomani kishte shkuar qysh nė mėngjes nė qendėr tė votimit, kishte nxjerrė komisionerėt jashtė dhe kishte mbushur kutinė e votimit plot me vota pėr Gazmir Bizhgėn. Komisionerėt e PD as qė i lejuan tė afroheshin. Shkuam aty tė alarmuar rreth orės 10, pasi kishin shkuar mė parė gazetarė dhe punojės tė KQZ. Hymė te qendra e votimit. Pamja ishte e papėrshkrueshme. Polici Rakip Kokomani po hante njė pulė tė pjekur mbi tavolinėn e votimit, ndėrsa dy kuti ishin diku pas tij. Na pa i ēuditur qė hymė pa trokitur dhe u pėrpoq tė fshinte duart dhe buzėt e lyrosura me njė gazetė qė kishte aty afėr.
- Nga vini ju? - tha.
- Nga KQZ, - i thamė.
- A shumė mirė, - tha. - Kanė votu njerėzit ktu. Votojnė qė nė mėngjes kėta katundarėt, se kanė punė ime. Pėr njė orė kanė votu. Ja i kam ktu votat. Pėr PS votojnė kta tė gjithė. Siē thanė dje ata tė komitetit.
Ne kishim shtangur.
- Po komisionerėt ku janė? - i thashė.
- Janė jashtė tek ulliri, nė hije. I nxora jashtė, ngaqė do haja njė ēap bukė.
Pashė procesverbalin e mbajtur me njė shkrim prej injoranti. E vetmja gjė e qartė ishte se koalicioni Bashkimi pėr Fitore nuk kishte asnjė votė. Ndryshe nga partitė e tjera, pėr tė cilat votat ishin shkruar me germa, pėr Bashkimin pėr Fitore ishte shkruar: Ska. Partitė e tjera kishin tė gjitha. Pėr njė moment pata njė dėshirė tia fus nė gojė si shuk atė procesverbal atij polici me buzė tė lyrosura, por, egėrsia e njerėzve qė mė rrethonin, nuk mė lejonte tė bėja asnjė gjest nervoz. Disa prej tyre ishin tė gatshėm ta hidhnin si kufomė nė pėrrua.
Klement Zguri, nė atė kohė nėnkryetar i KQZ, mbėrriti me njė ekip nga Tirana, me arsyetimin pėr ta shpallur qendrėn tė pavlefshme. Bėri disa deklarata tė ashpra para qendrės pėr gazetarėt. Tha se ishte njė turp, nėse kėto zgjedhje legjitimoheshin. Polici Kokomani po e shikonte si i shastisur. Nė pamjen e tij tė hutuar, me buzėt me yndyrė nga mishi i pulės qė i kishte mbetur pa mbaruar, ai dukej pak i trembur pėr atė qė po ndodhte, por dhe pak i ēuditur pėr gjithė kėtė zhurmė.
E njėjta situatė ishte pėrsėritur dhe nė dy fshatra nė krah tė Shetelit. Nė njėrin prej tyre ma kishin arrestuar komisionerin, se skishte pranuar tė dilte jashtė.
Nė shumicėn e kėtyre fshatrave mė bėri ēudi se mė kishin dalė garant njerėz qė nuk i njihja. Nė Gjipale kėrkoi tė mė takonte njė djalė me emrin Arben. Mė ftoi nė shtėpi tė tij. Mė shpjegoi se ishte kushėri me kryetarin e komunės qė ishte socialist, por ai e kishte mashtruar dhe donte tė merrte hak ndaj tij. Po tė mos ma kishte prezantuar Gazmend Domi, njė kryetar i Forumit Rinor tė PD nė Shijak, natyrisht nuk do ta besoja. Por i prezantuar prej tij mu duk njė histori e vėrtetė. Kėrkonte tė ishte nė komision, se ishte i fortė. Vendosėm ta lėmė. Nė tė vėrtetė, njė natė mė parė ai ishte parė sė bashku me Rakip Kokomanin, njė kushėri tė Kokomanit tė Shkozetit, bashkė me njė kryepolic tė zonės, tė quajtur Flamur Gjuzi. I forti jonė iu kishte dhėnė fjalėn atyre. Sapo nisi procesi i votimit, ai u ngrit i pari, futi 250 vota nė favor tė kandidatit socialist dhe ngriti zėrin, se aty e bėnte ai ligjin.
Nė Romanat ndėrkohė situata ishte mė tragjikomike. Gazetarėt e mi aty mė telefononin dhe mė tregonin sesi komisioneri i PD, qė ishte dhe kryetar i PD sė fshatit, gjysmėn e kohės e kishte shpenzuar pėr ti pėrgatitur pulė tė pjekur Flamur Gjuzit, qė po ashtu i thėrrisnin operativ. Rezultati dihej, po ashtu me zero.
Nė kėto kushte, nuk shihja asnjė shans pėr tė vazhduar mė tej procesin. Vendosa tė komunikoj me Tiranėn dhe tiu them se po largohem nga zgjedhjet. Nė mesditė arrita tė kontaktoj Berishėn. I thashė se ēkishte ndodhur, se do veproja. Nuk foli fillimisht.
- Prit dhe pak, - tha, - se ndoshta na prish shumė punė.
- Nuk ka asnjė shans, - i thashė, - me kėtė qė kanė bėrė. Unė do tė tėrhiqem. Mund tė pres dhe pak, po do tėrhiqem.
U ktheva nė zyrat e PD nė qendėr. Ishte vetėm Kapidani, po duke parė televizor. Mė tha i bezdisur se e kishin ēmendur ata komisionerėt e mi duke e marrė nė telefon.
- E di, - i thashė. - Por janė njerėz nė hall. Po i rreh policia. Po i zbon nga qendrat e votimit. Dikush duhet ti mbrojė.
- Sėshtė kollaj, - tha, - e di, - dhe ndėrroi kanalin e televizorit.
Ndėrkohė, nė korridor ia kishin behur komisionerėt e Arapajt. Njė grua ishte me shenja nė fytyrė. E kishin detyruar tė dilte nga dera e klasės, ku ishte qendra e votimit. Ishte e terrorizuar. Dua tė mė fshihni sonte, - tha, - se ata duan tė firmos procesverbalin, ndryshe do mė vrasin.
E qetėsova. Ashtu siē isha, pa pyetur mė askėnd, thirra
gazetarėt dhe deklarova tėrheqjen nga zgjedhjet.
Gruaja krah meje para gazetarėve rrinte si e ngurosur nga tmerri. Deklarova se po tėrhiqem nga zgjedhjet dhe iu bėra thirrje komisionerėve tė rezistonin, atje ku mundnin pėr tė dokumentuar manipulimin. Pati plot qė rezistuan. Orėt pas dorėheqjes ishin problematike. Partisė Demokratike natyrisht i ra si bombė lajmi dhe u mundua ta fshihte. Por pak shanse kishte tė ndodhte njė gjė e tillė. Media e kishte stėrtransmetuar. Fika telefonin dhe me telefonin e zyrės po mbaja lidhjet me komisionerėt tiu jepja zemėr qė tė mos ndodhte ndonjė incident. Pas orės 18:00 gjithēka u qetėsua. Partia Socialiste shpalli fitoren qė mė 18 e 10 minuta dhe procesverbalet filluan tė rishkruhen.
Ndėrkohė, po vinin lajmet nga zonat e tjera. Nė shumicėn e tyre PD ishte nė balotazh nė Durrės. Kishte fituar direkt vetėm Pėllumb Berisha nė Spitallė-Katund i Ri. Bilé legjenda e fitores sė tij si njeri i fortė filloi tė qarkullonte mė shpejt se lajmi i fitores.
E njėjta situatė po ndodhte nė gjithė Shqipėrinė. Zonat e balotazhit i udhėhiqte PD, por fitore direkte kishte nė disa zona, ku PD kishte kandiduar tė fortė. Ky mit filloi tė rritej dita-ditės dhe teoria kryesore pas zgjedhjeve tė 24 qershorit ishte qė nė PD nuk duhen intelektualė, por tė fortė, se ata fitojnė. Problemi mė i madh ishte se banditėt po pėrdoreshin nė kėto zgjedhje si faktor vendimtar pėr tiu dhėnė mė pas imunitet politik. Shumica e tyre ndihmuan PS, por disa me leje ndihmuan dhe kandidatė tė PD. Kjo ishte njė humbje dyfishe pėr PD, pasi, pėrveē ofertės me profil tė ulėt qė do ti duhej tė kishte nė Kuvend, nė disa zona kishte hyrė nė borxh pėrmes shtetit te njerėz tė inkriminuar.
Nė Bulqizė, kandidati i PD, Gafur Muka, njė doktor shkencash nė miniera, pati njė histori gati hollivudiane. Nė njė fshat tė largėt nė Gollobordė, rreth 3 orė larg Bulqizės, zgjedhjet ishin mbyllur 120 me 18 pėr PD dhe Gafur Mukėn. Pėr ti rėnė shkurt, njė kryepolic i quajtur Boge Bodini gjen njė procesverbal nga njė fshat tjetėr dhe e plotėson duke e kthyer pėrmbys rezultatin e kandidatit. Pėrfundimisht, nė atė procesverbal ishte PS me 18 vota dhe Gafur Muka i PD me 18 vota, PD, 120 vota dhe Ismail Lleshi i PS, 120 vota. U mor vesh se procesverbali ishte fals. Komisionerėt e fshatit njoftuan se ata e kanė origjinalin. Gafur Muka u nis me dy vetė me makinė, tri orė larg. Makina shkonte deri nė njėfarė vendi. Pastaj vazhduan me kėmbė. Policia u vu pas tyre. Komisioneri i frikėsuar e kishte fshehur procesverbalin nė njė trung tė vjetėr lisi. E nxori si amanet tė fundit dhe ia dha zotit Muka nė dorė. Pedagogu i hutuar nga gėzimi qė e gjeti, nuk e lėshoi nga dora. Ndėrkohė, ia behu policia. Arrestoi menjėherė dy shoqėruesit e Mukės, ndėrsa kėtė tė fundit e urdhėroi tė hipte nė makinė tė policisė, pėr ta respektuar. Ishte gati njė marrje peng. Makina, me tė cilėn ata kishin ardhur, u kontrollua cep mė cep, u grisėn sediljet dhe gjithēka. Procesverbali nuk po gjendej. Polici Boge Bodini nervoz hipėn nė makinė, ku kishte marrė Mukėn dhe nisen drejt komisariatit nė Bulqizė. Gjatė rrugės dr. Muka pėrfiton nga gjermanishtja e tij dhe i telefonon zyrės sė OSBE nė Bulqizė, ku i tregon se ēfarė kishte ndodhur dhe se procesverbalin origjinal e kishte ai me vete. Zyra e OSBE i premtoi se do ta priste te dera e komisariatit. Pas disa orėsh, mbėrritėn. Sapo u hap dera e makinės, Muka zbriti dhe iu drejtua inspektores sė OSBE. Letra qė mbante nė dorė ishte procesverbali. Kur e kuptoi kėtė, polici qė e kishte arrestuar kot dhe i kishte bėrė makinėn shoshė u bė i verdhė nga zemėrimi. Tentoi tia merrte nga dora, por ishte vonė. Procesverbali origjinal arriti nė dorė tė OSBE. Ajo e shėnoi rastin si mė flagrantin pėr manipulimin fizik. Ēėshtja shkoi nė Gjykatėn Kushtetuese. Fehmi Abdiu e kishte tė gatshėm vendimin, por, sidoqoftė duhej njė provė. U vendos tė shihej kutia. Kur arriti nga Bulqiza, ajo ishte e hapur dhe nga nxitimi ata qė e kishin rregulluar, kishin futur 100 fletė pėr kandidatin socialist, por kishin harruar ti palosnin. U hap kutia dhe dolėn fletėt e papalosura. Avokati i Gafur Mukės i kėrkoi zotit Abdiu tė merrte njė fletėvotimi dhe ta fuste pa e palosur nė kuti. Plasi e qeshura dhe nė trupin gjykues.
Do ta marrim parasysh, - tha Abdiu, - kėtė objeksion. Mbaroi seanca dhe u dha vendimi. Kutia u quajt e rregullt. Episodi ishte shumė dėshpėrues. Pėrkundėr kapjes nė flagrancė tė vjedhjes, dėshmive tė OSBE dhe fakteve flagrante nė Gjykatė, asgjė nuk e ndryshonte vendimin. I vetmi qė u ndje i turpėruar nga gjithė kjo histori, ishte vetė kandidati socialist, Ismail Lleshi, i cili nuk pranoi ta merrte mandatin.
Ndėrkaq, nė disa zona u pėrdor dhuna ekstreme. Nė Kavajė, ku kandidonte Astrit Patozi, policia e rrahu njė komisioner deri nė prag tė vdekjes, ndėrsa shoferit tė Ridvan Bodes ia lidhėn kokėn te goma e makinės sė policisė. Nė Peqin, banda tė armatosura dhe policia vepronin sė bashku kundėr Halit Shamatės, ndėrsa nė perifieri tė Tiranės, nė orėt e mbrėmjes, nxorėn nė rrugė tanket pėr tė demonstruar forcė.
Nė Shijak, ku kandidonte Agron Duka pėrballė Osman Metallės, situata po dilte jashtė kontrollit. Kur duheshin dhe dy kuti pėr tė mbaruar procesi, Metalla ishte 2 mijė vota para. Dy kutitė nuk po vinin. Njė grup i armatosur sė bashku me Leonard Kokėn i kishin marrė ato dhe i kishin ēuar te FUB, siē quheshin zyrat e kompanisė sė tyre. Prej andej kutitė erdhėn 1300 me 1 dhe 800 me 10 pėr Agron Dukėn. Rezultati u pėrmbys formalisht, por shpėrtheu zemėrimi nė qytet. KQZ u rrethua nga njerėz tė Agron Dukės, kurse ata u rrethuan nga njerėz tė opozitės. Situata do shkonte drejt gjakderdhjes, sikur tė mos ishte treguar i matur. I turpėruar nga manipulimi flagrant, Duka kėrkoi nga gjykata qė zgjedhjet tė anuloheshin pėr tu pėrsėritur. Gjykata ia plotėsoi dėshirėn. Nė raundin e dytė pastaj nuk kishte njeri tė ndalte mė fitoren e tij. I bindur se aty dhuna do ishte ekstreme, vendosa tė shkoj vetė sė bashku me njė kolegun tim, Arben Runėn, nė gjithė qendrat. Pas njė inspektimi tė shpejtė, pamė se problem ishte njė qendėr nė Shėnavlash, njė fshat ku PD merr zakonisht 800 deri 1000 vota para PS dhe nė vendin e quajtur Bregu i Kanalit, ku babai i njė tė burgosuri ordiner, nėn premtimin se do ti lironin djalin, nuk lejonte fare komisionerė tė opozitės nė komision. Disa qė guxuan, i arrestuan njė natė mė parė dhe votimi u bė pa komisionerė tė opozitės. Nė Shėnavlash ishte dhe mė keq. Shkolla ishte e rrethuar nga njė gardh me makina banditėsh. Njė komisioner i PD, qė kishte tentuar tė rezistonte nė mėngjes, ishte kėrcėnuar dhe ishte zėvendėsuar me njė mė tė urtė. Rreth orės 16:00 mbasdite tentuam tė futemi nė shkollė. Disa makina ngushtuan rrugėn, kurse njė Benz filloi tė xhironte gomat rrotull makinės sime. Njė fytyrė me sy tė skuqura dhe leshra thuajse tė palara shikonte me shumė ēudi nga unė dhe skėrmiste dhėmbėt. Arbeni mori kamerėn e dorės dhe doli jashtė.
- Jemi nga OSBE, - iu tha djemve tė egėrsuar. - Do shkojmė brenda.
- Nuk i folėn fare atij, por, pasi folėn nė telefon me Leonard Kokėn, xhiruan disa herė gomat rreth makinės sime, kruajtėn kokėn me pistoletė dhe u larguan prej meje, duke mė futur njė tė sharė. Pas meje ishte Arqile Goreja me makinėn e tij. Ai i njihte mirė cilėt ishin. I njėjti grup kriminal qė i kishte vjedhur atij votat nė vitin 2000, nė Spitallė.
Nė atė kohė nuk e mora shumė seriozisht rrezikun. Por, disa muaj mė vonė u trondita, kur nė njė shkrim tė egėr kundėr meje nė gazetėn Albania pėrshkruante me cinizėm kėtė skenė dhe thoshte se atėherė shpėtove, por mos mendo se mund tė shpėtosh gjithmonė. Pavarėsisht se kush e kishte shkruar shkrimin, ajo qė mė tronditi ishte fakti se banditėt nuk ishin aq tė papėrgjegjshm sa i mora unė. Mė justifikues ishte skenari se Koka ia kishte treguar si gallatė kėtė histori drejtorit tė gazetės Albania, tė cilin pėr njė kohė tė gjatė e kishte shumė mik. Ishte shumė e vėshtirė tė ndaje kriminelėt nga shtypi dhe politika e lidhur me ta.
Arben Runa kishte hyrė brenda rrethimit tė shkollės. U vonua rreth 20 minuta dhe fillova tė shqetėsohem. Doli thuajse i shokuar. Kishte ndezur kamerėn dhe nga audioja e saj kuptohej se ēfarė tmerri ishte brenda. Komisioneri mė trim i PD i shpjegonte me zė tė lartė se ishte zėvendėsuar komisioneri tjetėr, se ishte i sėmurė dhe nxitonte ti thoshte se ēdo gjė ishte nė rregull.
Dikush qė shoqėronte Arbenin nga tė fortėt i pėrsėriste afėr kamerės:
- E shikon, plako, o nė rregull kėtu. Gjithēka nė rregull. Mos u bėni merak, iu thuaj atyre tė OSBE. Dhe qeshte pas ēdo fjalie. Shihej qartė se kishte marrė fund gjithēka. Agron Duka u shpall fitues.
Po kėshtu u shpallėn fituese tė gjitha ato zona qė ishin piketuar si tė tilla, duke i pėrsėritur zgjedhjet deri nė 5 herė, siē ishte rasti i zonės sė Ferdinand Ollit nė Devoll, qė kandidonte nė njė zonė thuajse bastion i PD. Atij ia copėtuan procesin nė 5 herė, derisa ia morėn mandatin.
Por simboli i manipulimit tė atyre zgjedhjeve u bė zona 60. Mė 24 qershor, aty nuk u zhvilluan votimet dhe raundi i dytė aty quhej raundi i parė. Sipas teorisė sė zgjedhjeve, proporcionali nuk duhet tė llogaritej mė, por Gjykata e interpretoi se ishte i ligjshėm numėrimi i tij. Nė kėtė moment ndodhi katastrofa. PAD, PAA dhe PBDNJ nuk kishin arritur kuotėn 2,5 pėr qind dhe si tė tilla ato nuk hynin dot nė parlament. Partia Socialiste urdhėroi elektoratin e saj tė votonte pėr kėto tri parti dhe pėr deputetin e saj. Kandidati i PD, i futur nė qorrsokak nga kjo skemė elektorale, nuk arriti tė kontrollojė situatėn dhe komisioni zonal doli jashtė loje. Pėrfundimi ishte katastrofik. Nė fund tė procesit e majta mori 10 deputetė vetėm nga kjo zonė elektorale, nga 3 ēdo parti e vogėl plus kandidati i PS. Kutitė u hapėn nė KQZ, nė Tiranė dhe procesverbali i atyre kutive ėshtė shembulli i qartė se nė ēshkallė ishte legjitimiteti i atyre zgjedhjeve. Kishte kuti, ku nuk gjendej fare asnjė votė brenda dhe quhej e vlefshme, vetėm pse kishte njė copė letėr tė gjetur brenda saj.
Kėshtu, me copėzim tė procesit, me dhunė flagrante policore, me vendime tė turpshme gjyqėsore dhe me zonėn e Dushkut e majta arriti tė sigurojė njė shumicė false nė Kuvend, njė shumicė qė realisht nuk arriti ta menaxhojė dot mė as vetė. Tė dy protagonistėt e manipulimit, Ilir Meta dhe Fatos Nano, vetėm pak javė pas zgjedhjeve u pėrfshinė nė njė betejė tė egėr mes tyre, e cila dėrrmoi pėrfundimisht pushtetin e Partisė Socialiste. Lehtėsia me tė cilėn iu njoh fitorja nė zgjedhje Ilir Metės, e inkurajoi atė tė pėrdorte tė njėjtėn skemė brenda partisė, ku brenda dy muajve arriti tė fitojė pėrmes KPD gjithė betejat kundėr Fatos Nanos. Ai arriti tė zgjidhet kryeministėr kundėr vullnetit tė tij dhe filloi gati njė fushatė spastrimi kundėr njerėzve tė tij. Nė vjeshtė, Fatos Nano iu kundėrpėrgjigj dhe pėrmes njė fushate tė ashpėr dhe brilante brenda PS arriti ti formojė atij njė pakicė bllokuesė nė Kuvend, duke e detyruar tė japė dorėheqjen dhe tė nisė njė proces i ri brenda PS dhe Kuvendit.
Krijoni Kontakt