Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujtime te Mero Bazes..

    Kush mundet te na i sjelle komplet keto kapituj do beje nje pun te mrekullueshme..



    --

    Gazeta Tema

    --

    Delegjitimimi zyrtar i opozitės

    Nga Mero Baze

    Vijon nga e diela e kaluar

    Kapitulli V




    Sali Berisha nuk ishte i pėrgatitur pėr kėtė goditje. Nė mesnatėn e 1 tetorit, ai gjendej i shtrirė nė kolltukun e zyrės, duke mos dashur tė dėgjonte mė raportet e zeza qė mbėrrinin nga rrethet. Njerėzit e paktė qė ishin afėr tij, kishin arritur me intuitė tė kapnin mekanizmin kryesor tė manipulimit, listat e spastruara pas njė hetimi politik qė i ishte bėrė listės sė votimit pėr Kushtetutėn nė vitin 1998. Nė atė kohė, PD kishte abstenuar dhe votuesit ishin tė identifikuar nė shumicė. Ishte goditur politikisht njė brez gjeografik qė mund tė rrezikonte dukshėm fitoren e PS nė zgjedhje. Por, shihej qartė se mė shumė sesa njė fitore e PS, rezultati pritej tė pėrdorej si njė goditje ndaj opozitės. Nė shėnjestėr ishte Sali Berisha. Ishte gati nė kėmbė njė mekanizėm i tėrė poshtėrues pėr tė. Media e kontrolluar thuajse e gjitha nga qeveria dhe ish-bashkėpunėtorė tė tij ishte gati tė fillonte linēimin e tij tė dytė politik. Nuk e kisha parė kurrė aq afėr tė shtrirė. Ishte gati tė mos dėgjonte asgjė. Po pėrpiqej tė bindte veten pėr mekanizmin qė kishte devijuar thellė rezultatin. S’i dukeshin shumė bindėse listat. As dhuna nuk i dukej aq bindėse, ndoshta, ngaqė kishte qėndruar nė zyrė. Nuk kishte pėrvojė tjetėr tė ngjashme ta krahasonte. Durrėsi e kishte shokuar dhe filloi tė llogarisė efektet e devijimit tė votave nga listat dhe dhuna. Llogaritė e para ishin shumė tė qarta. Aty rreth orės 3 pas mesnate, filloi tė mbledhė veten. Shkėlzeni, djali i tij student nė Jurdik, i cili hyri nė atė kohė nė zyrė, i forcoi me disa detaje tezėn e tij tė humbjes pėr shkak tė listave. Kjo sikur e ripėrtėriu pakėz. Ishte vonė dhe dy-tri vetė qė kishin mbetur nė zyrėn e tij, ishin shumė tė lodhur pėr t’u bindur edhe vetė mbi racionalitetin e qėndrimit pėr nesėr.

    E nesėrmja pas 1 tetorit ishte njė ditė pa shumė dinjitet pėr tė gjitha palėt. Opozita qartėsoi qėndrimin e saj se listat dhe policia kishin devijuar rezultatin, kurse qeveria filloi tė pėrdorte pa mėshirė gjithēka kundėr Sali Berishės. Por vetė opozita ishte e paqartė se ē’do tė bėnte me mosnjohjen e zgjedhjeve. Shumė komuna qė ishin nė balotazh, udhėhiqnin dhe mund tė fitonin mandatin nė raundin e dytė. Selia qendrore ishte e dyzuar nė vendimin e saj, por, pėrfundimisht, i dha rėndėsi mosnjohjes politike tė rezultatit. Kundėrshtarė tė tij politikė, media, gazetarė tė njohur, diplomatė dhe vėzhgues zgjedhjesh, gati shpallėn si problem kryesor faktin qė opozita drejtohej nga Sali Berisha dhe se ai ishte shkaktari i humbjes. Ishte njė situatė paradoksale, pasi ata qė kishin drejtuar masakrėn mbi zgjedhjet, tashmė po gjenin dhe alibinė, e cila ishte viktima e tyre.

    Vetė opozita, realisht, nuk ishte e qartė pėr atė qė mund tė ndodhte. Problemi i listave ishte bėrė problem gjatė fushatės, por, nė fund, askush nuk deshi t`i dekurajonte zgjedhėsit. Ambasadori i OSBE nė Tiranė, Gert Ahrens, bėri njė lėvizje taktike qė e vuri disi nė gjumė opozitėn. Ai deklaroi se askush nuk do tė largohet nga kutitė e votimit, pa votuar. Nėse qeveria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė kishin vullnet, mėnyra pėr tė votuar tė gjithė do tė gjendej. Por, nė Durrės kishte pasur shenja tė frikshme qysh tė shtunėn. KQZ ishte rrethuar me policė dhe kryebashkiaku nuk ishte lejuar as tė hynte nė bashki. Partia Demokratike gjendej kėshtu para njė vendimi historik, i cili do tė ndikonte mbi fatin e saj nė tė ardhmen.

    Zgjedhjet ishin njė shembull i shėmtuar sesi manipulimi mund tė bėhej i pranueshėm dhe tė triumfonte duke devijuar rezultatin dhe duke penalizuar njė forcė tė madhe politike. Ky ishte transformimi mė i rrezikshėm qė kishte pėsuar njė proces zgjedhor nė Shqipėri qė nga viti 1991. Ajo qė kishte ndodhur nė vitin 1996 kishte qenė brutale dhe flagrante dhe si e tillė, e patolerueshme. Ky ishte njė manipulim i frikshėm, pasi ishte shpallur i pranueshėm. Institucionet ndėrkombėtare, me kujtesė ende tė freskėt nga viti 1997, i ishin gėzuar realisht kėtij rezultati dhe nuk i ishin trembur aspak krijimit tė njė tradite tė re, dėrrmuese pėr demokracinė e brishtė shqiptare.

    Kishte shenja tė qarta se mbėshtetja reale pėr opozitėn kishte qenė mė e fortė nga sa e priste vetė opozita. Nė Durrės, sė paku, dukej se goditja kishte ulur nė dhjetė pėr qind rezultatin, nė rrethe tė tjera tė veriut, po ashtu. Nė jug, shumė komuna shkuan nė balotazh, ndėrsa qytetet kryesore fituan, po ashtu duke kaluar topin me katėr-pesė pėr qind manipulim.

    Pėrpara opozitės ishin dy opsione, ai i integrimit nė kėtė sistem ose i bojkotimit tė tij. Tė dyja ishin sfida tė forta. Tė gjitha llogaritė tė ēonin te njė qėndrim i ashpėr i opozitės. Ajo duhet tė ishte nė anėn e njerėzve qė iu ishte mohuar e drejta e votimit. Nga ana politike, PD realisht nuk priste njė fitore tė pastėr tė saj, por nuk priste njė goditje tė tillė. Ajo nuk kishte llogaritur degradimin e strukturave tė saj elektorale dhe mungesėn e strukturave tė pushtetit nė zgjedhje. Komisionerėt e saj tė dėshpėruar, tė lėnė fillikat tė vetėm prej ligjit zgjedhor, ishin shumė tė manipulueshėm. Komisionerėt e partive aleate qė iu bashkangjitėn PD, shpesh bėnin lojėn e pushtetit dhe ishin njerėz tė tyre. Pėr tė gjitha kėto arsye, politikisht, PD duhet tė mbante distancė nga ēdo pėrpjekje pėr t’i relativizuar defektet e kėtyre zgjedhjeve. Ajo duhet t’i qėndronte larg idesė sė njohjes sė kėtyre zgjedhjeve, qoftė dhe pėr arsyen e vetme se ajo ishte sprova e parė e militantėve tė saj pas vitit 1997 dhe goditja ishte dhėnė mbi ta. Nuk ishin njė palė zgjedhje, ku PD shpresonte tė merrte tė zhgėnjyerit nga socialistėt. Nuk ishin zgjedhje qė provonin moderacionin e PD. Ishin zgjedhje qė provonin qėndrestarėt e saj dhe pushteti e kishte sulmuar nė kėshtjellė. Pėr kėtė arsye, PD i kishte tė gjitha gjasat tė zgjidhte rrugėn radikale, e cila i mbante afėr saj ata qė ishin baza e saj.

    Kjo rrugė po ashtu ishte e detyrueshme dhe pėr vetė zhvillimet brenda opozitės. Njė e djathtė e pėrēarė dhe kolaboracioniste me qeverinė e majtė mund tė rirreshtohej vetėm me njė distancė tė fortė nga qeveria. Fushata antikorrupsion e Berishės nė fillim tė vitit 2000 kishte pasur nė fakt njė popullaritet tė madh, por nuk kishte shumė shanse tė pėrkthehej nė votues. Vlera e saj e vetme ishte njė lloj ngritje morali e elektoratit tė opozitės dhe njė tėrheqje nga agresiviteti i sė majtės.

    Zgjedhjet nė Durrės ishin njė shembull i frikshėm i dhunės shtetėrore. Furgonat e policisė shtonin pa asnjė shkak shpejtėsinė nė rrugėt e njė qyteti gati tė vdekur, para muzgut, mė 1 tetor. Njė shi i imėt qė kishte filluar tė binte dhe vėrshėllima e sirenave kishin zbrazur tėrėsisht rrugėt e Durrėsit, qytet qė po eksperimentonte pėrmbysjen e rezultatit tė zgjedhjeve pėrmes falsifikimit flagrant. Arqile Goreja, kandidati pėr kryetar bashkie dhe kryebashkiak nė detyrė, ndjehej i braktisur. Njė telefonatė nga zona e Spitallės e kishte ēoroditur gjithė llogarinė e tij elektorale. Njė nga personazhet e njohura tė familjes Koka nė Durrės, Leonard Koka, ishte lidhur me njė grup djemsh tė rinj nga periferia perėndimore e qytetit dhe kishte bllokuar qendrat e votimit. Emrat e tyre mė vonė u bėnė tė njohur, pasi thuajse eliminuan njėri-tjetrin dhe u ndanė nė dy grupe, ku nė njė anė ishte Lul Berisha dhe nė anėn tjetėr, Klodian Saliu me Indrit Doklen. Me pėrdorimin e tyre pėr vjedhjen e votave, ky grup mori njė status tė paprekshėm politik dhe nė vitet nė vazhdim thuajse qeverisi Durrėsin deri nė vitin 2005, kur pushteti ndryshoi.

    vazhdon..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ..

    Policia patrullonte rrugėt dhe ndalonte ēdo makinė, targat e sė cilės ishin raportuar si tė opozitės pranė komisariatit. Qytetarėt, tė cilėt dukeshin tė fyer nga kjo skenė, ishin strukur brenda mureve me njė lloj zemėrimi pa adresė. Sė bashku me njė kolegun tim gazetar u endėm pėr rreth njė orė nėpėr qytet dhe gati nuk takuam askėnd. Ishte njė qytet, ku dukej se dikush kishte dhėnė alarmin. Nė degėn e PD sė qytetit ishte e njėjta situatė. Drejtuesit e degės, tė mbledhur nė njė sallė tė pėrbashkėt, rrinin pa folur ose bėnin garė kush merrte mė shumė ankesa pėr parregullsitė dhe manipulimet. Vetė Goreja nuk lejohej prej policisė tė shkonte nė zyrat e tij nė bashki dhe sillej korridoreve tė partisė sė tij i revoltuar. Nė Spitallė, periferia ku familja Koka kishte marrė pėrsipėr tė nxirrte fitues rivalin socialist tė Goresė, zbrazėtia ishte dhe mė kėrcėnuese. Nė katin e dytė tė shkollės ku zhvillohej votimi, para se ai tė niste, ishin strehuar njerėzit qė do tė ndryshonin procesverbalet. Sapo mbaroi orari, ata zbritėn nė kat tė parė dhe filluan masakrėn. Komisioneri i vetėm i opozitės nė komision u torturua barbarisht, por nuk pranoi tė firmosė. U desh tė bėhej njėherė rezultati normal dhe, pasi tė ikte i masakruar komisioneri, tė grisej procesverbali dhe tė rimbushej njė tjetėr. Aty ishin tri qendra votimi. Masakėr e njėjtė kishte ndodhur dhe nė njė qendėr votimi nė Kėnetė, njė zonė e tejmbushur me tė ardhur nga veriu. Rezultati i qendrės u pėrmbys me rreth 800 vota. Po ashtu, te njė shkollė me emrin “Demokracia”, ku ishin tri qendra votimi, si dhe te libraria e qytetit. Te qendra nr. 61 ndodhi dhe skandali, tė cilin pa dashje e kapi dhe OSBE. Procesverbali real tregonte se Arqile Goreja kishte marrė 260 vota, kurse procesverbali i falsifikuar dhe i pranuar tregonte vetėm 25 vota pėr tė. ODIHR nė Durrės i kishte nė dorė tė dyja. Por, Komisioni pranoi vetėm atė qė ishte false dhe qė shpallte humbės Gorenė. Pas kėsaj, PD u shpall fituese e zgjedhjeve, ndėrsa kandidati i saj, i humbur. Rivali socialist, Miri Hoti, bėri kujdes tė mos dukej shumė i gėzuar, por e pranoi mandatin qė nuk i takonte. Njeriu qė kishte pėrmbysur rezultatin filloi tė ankohej me humor se donte disa ditė raport tė qetėsonte krahun e lodhur nga vulosjet e fletėve tė votimit. Durrėsi u bė kėshtu simboli i qytetit ku rezultati u pėrmbys me dhunė, pasi nuk u arrit te pėrmbysja pėrmes listave tė ndryshuara dhe pėrjashtimeve tė qytetarėve nga e drejta e votimit. Goreja, njė nga ish-bashkiakėt e suksesshėm tė PD dhe shumė kooperues edhe me qeverinė socialiste, ishte nxjerrė nga gara me dhunė.

    Rezultati i ngjashėm pasoi dhe Tiranėn, Korēėn, Elbasanin dhe dhjetėra komuna tė kėtij brezi, ku gjeografia politike e PD rrezikonte partinė nė pushtet.

    Mosnjohja e rezultatit tė zgjedhjeve ishte njė fakt i kryer. Me gjithė presionin e fortė ndėrkombėtar dhe legjitimimin me urgjencė tė zgjedhjeve prej tyre, PD i qėndroi idesė sė saj pėr mosnjohje tė rezultatit. Filluan ndėrkohė joshjet e para.

    Ndėrkombėtarėt filluan tė ofrojnė kompromise pėr Durrėsin, nė shkėmbim tė njohjes sė rezultatit nė Tiranė. Kandidati pėr Bashkinė e Tiranės, Besnik Mustafaj, realisht e pranoi humbjen, megjithėse jo me zė tė lartė. Ai la tė shkruhej se kishte uruar Edi Ramėn pėr fitore nė zgjedhje, por mė pas tha se nuk ishte citimi i tij. Ai tha se nuk kishte qėndrim individual pėr zgjedhjet, fushatėn dhe rezultatin. Komisioni Zonal i Tiranės, nė fakt, ishte kthyer nė njė prodhues procesverbalesh. Opozita largoi prej andej tė vetmin anėtar komisioni qė kishte dhe 6 anėtarėt socialistė i plotėsuan ato si deshėn.

    Mustafaj, njė ish-ambasador i moderuar dhe i pranuar nga shumė tė majtė nė Tiranė, nė tė vėrtetė u pėrpoq tė merrte rolin e njė kandidati tė sakrifikuar dhe iu largua debatit publik pėr manipulimet. Ai pėrdori njė bursė si shkrimtar, njė udhėtim disamujor me tren nėpėr Evropė, pėr tė ikur nga rrėmuja elektorale e Tiranės.

    Pika e tij mė e dobėt u tha se ishte debati me Edi Ramėn. Nė tė vėrtetė, ai ishte njė debat i balancuar dhe i pari i atij lloji nė Shqipėri. Rivali i tij tentoi ta fyente nė minutat e fundit, duke aluduar pėr jetėn e tij private. Nga ana tjetėr, Mustafaj nuk arriti t’i artikulonte fort faktet kompromentuese pėr jetėn private tė kundėrshtarit. Duke mos qenė agresiv si natyrė, ai gati injoroi shkatėrrimin e familjes sė rivalit, gjyqet me ish-bashkėshorten pėr pensionin e tė birit, si dhe prirjet e tij anarkiste liberale, tė cilat mund t’i krijonin atij njė hendek me konservatorėt e majtė.

    Mustafaj iu pėrmbajt nė debat etikės, kurse Rama zgjodhi stilin afirmues tė punėve publike dhe nė fund, sulmin ndaj jetės private tė Mustafajt. Kjo e la nė mjegull rezultatin e debatit, por shtypi i kontrolluar gjerėsisht prej Ramės, natyrisht e shpalli atė fitues, siē e shpalli fitues dhe disa ditė mė pas, tė dielėn nė mesnatė.

    Njė pikė e debatueshme nė rezultatin negativ ishin dhe votat e qytetarėve tė vjetėr tė Tiranės. Lideri i tyre real nė Tiranė, Bamir Topi, kishte dėshtuar pėr herė tė dytė t`i pėrfaqėsonte ata. Fillimisht, ai kishte kėrkuar tė bėhej kryetar i degės sė PD nė Tiranė, para Kuvendit tė vitit 1999, por mbėshtetja e Berishės kishte qenė e hapur pėr Vili Minarollin dhe ky i fundit fitoi qartazi. Por brenda komunitetit tė tyre mbeti hija e ndarjes. Nuk reaguan publikisht, por njė lloj krisje vėrehej qartė. Nuk ishte e sigurt se Berisha ishte kundėr tyre nė bllok, por nuk kishte nevojė pėr asnjė koment, se ai ishte kundėr kandidaturės sė Bamir Topit. Rasti i dytė ishte kandidimi pėr Bashkinė e Tiranės. Nė pėrpjekje pėr tė aplikuar metodėn e zgjedhjes nga baza e partisė, pėr Tiranėn hynė nė garė tre kandidatė, Bamir Topi, Besnik Mustafaj dhe Spartak Ngjela. Ky i fundit sapo ishte afruar me PD. Mbėshtetja e Berishės shkoi sėrish qartazi te Besnik Mustafaj. Dhe ky u kualifikua i pari nė njė votim qė u bė nė pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, te rruga e Kavajės, qė ishte nėn administrimin e Bashkisė sė Tiranės, ende nėn drejtimin e Albert Brojkės. Natyrisht, zgjedhjet ishin korrekte dhe Berisha ishte shumicė. Besnik Mustafaj u rendit i pari, duke lėnė pas Topin dhe Ngjelėn, por dhe njė hendek tė madh me komunitetin e tiranasve tė vjetėr. Krisja u ndje shpejt dhe mė shpejt nga tė gjithė e ndjeu Berisha. Pėr kėtė ai nuk la gjė pa bėrė qė ta korrigjonte mė pas duke e rritur nė detyra partiake Bamir Topin. Por hija mbeti. Dhe Edi Rama e pėrdori shumė mirė kėtė gjatė fushatės. Megjithėse Mustafaj po ashtu korrigjoi plot nga problemet qė krijoi ftohtėsia e qartė e Berishės me Topin dhe tiranasit e vjetėr nė pėrgjithėsi, ky problem u rėndua me kalimin e kohės. Dy herė rresht mė pas Topi arriti ta pėrdorė mjeshtėrisht kėtė kartė, duke mos bėrė asgjė, thjesht duke mos pranuar mė ofertėn pėr tė kandiduar nė Tiranė. Kjo pėrhapte njė lumė tė tėrė thashethemesh dhe nė tri zgjedhje lokale rresht nė Tiranė, Edi Rama e ka pasur pėrparėsi kėtė ngėrē tė krijuar brenda PD, nga njė elektorat qė ėshtė nė mėnyrė natyrale i djathtė, por qė ka problem pėrfaqėsimin. Vetė Bashkia e Tiranės nė fushatėn elektorale tė vitit 2000 ishte inaktive ose kundėr Mustafajt. Kryetari Albert Brojka nuk doli asnjė ditė nė fushatė, qoftė dhe pėr tė mbrojtur punėn e tij, ndėrsa gjithė administrata e tij duke filluar nga drejtorė e deri te specialistė tė thjeshtė ishin inaktivė. Ata mes tė tjerash ishin dhe pėrgjegjės formalė pėr hartimin e listave tė zgjedhėsve qė ishin njė katastrofė e vėrtetė me pasaktėsi dhe emra tė ngatėrruar. Tė gjitha kėto ia rėnduan bilancin Besnik Mustafajt.

    Dita e votimeve nė Tiranė i ngjasonte Durrėsit. Ushtarė komando ruanin dikasteret kryesore nė pėrpjekje pėr ta mbajtur tė ngritur tensionin politik, ndėrsa ushtarė me rroba tė fryra nga armėt poshtė tyre shėtisnin rrugėve. Rreth orės 11.00 paradite, nė bulevardin qendror tė Tiranės u panė tri personazhe. Kryeministri Ilir Meta, kandidati socialist pėr Bashkinė e Tiranės, Edi Rama dhe Mit’hat Havari, nė atė kohė Drejtor i Policisė Ndėrtimore. Ushtarė gardistė dhe punonjės tė policisė kriminale i shoqėronin ata nė distancė, ndėrsa kuptohej qartė se ata nuk bisedonin. Thjesht demonstronin. Kishte ditė qė shtypi afėr qeverisė kishte mbushur faqet e veta me tituj tė frikshėm qė paralajmėronin se “kush prek institucionet, do tė marrė plumbin nė ballė” ose “komandot kanė marrė urdhėr tė qėllojnė”.

    Nė njė qendėr votimi nė shkollėn “Sami Frashėri”, polici rrinte te dera e komisionit, si tė ishte derė qelie. I kėrkova leje tė hyja dhe pyeta komisionerėt si po shkonin. “Shumė mirė”, - thanė tė gjithė nė njė zė. “Kush ėshtė i PD?”, - pyeta. Njė djalė trupvogėl tundi kokėn, por nuk kishte dėshirė tė vazhdonte biseda. Dukej qartė qė ishte njė i “caktuar” si i PD nė atė rresht. Kishin votuar 30 pėr qind deri nė orėn 14.00 dhe turma e njerėzve qė zmbrapsej, merrte me vete premtimin se mund tė votonte nė fund, kur tė mos kishte mė radhė. Nė fakt, nuk votuan dot kurrė. Nė mbrėmje, disa makina xhip, ku shkruhej qartė “Dogana”, shoqėruan kutitė e votimit nė Komisionin Zonal dhe disa djem tė pakujdesshėm brenda tyre filluan tė festojnė nga dritaret.

    Opozita shpalli shifrat e atyre qė nuk votuan dot dhe qė ishin nė dy kategori. Njė kategori qė nuk ishte e regjistruar dhe nuk ishte futur nė lista me qėllim dhe kategoria tjetėr, e atyre qė kishin karta votuesi, por qė nuk u lejuan tė votojnė. Bėhej fjalė pėr mbi 100 mijė vetė nė Tiranė dhe mbi 300 mijė nė gjithė Shqipėrinė.

    Nė tė vėrtetė, qysh mė 10 shtator, kisha parandjerė rrezikun dhe nė njė editorial tė gazetės “TemA” paralajmėrova se qeveria shqiptare kishte arritur tė identifikonte pėrkatėsinė politike tė trupės zgjedhore nė Shqipėri, duke analizuar listat e votuesve pėr Kushtetutėn e vitit 1998 dhe po e pėrdorte kėtė analizė pėr tė spostuar nga listat tė gjithė njerėzit qė besohej se do tė votonin pėr opozitėn. Nga vėzhgimet e fundit, tė bėra orė pas ore nė listat e publikuara nga qeveria shqiptare pėr zgjedhjet, kuptohej se shumica e njerėzve qė nuk kishin marrė pjesė nė referendum, thuajse nuk ishin pėrfshirė fare nė listat e zgjedhėsve. Aq e qartė ishte linja e ndjekur nga qeveria dhe Shėrbimi Informativ nė kėtė pikė, sa nė disa raste ishte pėrjashtuar nga listat djali, nusja dhe fėmijėt dhe ishin futur vetėm dy pleq, me idenė se kėta ishin me Partinė Socialiste.


    ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ky ishte njė skandali i madh politik, pasi ndaj qytetarėve shqiptarė ishte zhvilluar njė proces i hetimit politik tė tyre, pa qenė ata nė dijeni tė tij dhe iu ishte hequr e drejta e tyre themelore pėr tė votuar, pėr shkak tė bindjeve politike. Realiteti pas shpalljes sė listave zgjedhore dėshmoi se njerėzit e opozitės ishin pėrjashtuar me shumicė nga listat e votimit dhe kriter bazė pėr kėtė shėrbyen pikėrisht listat e pjesėmarrjes nė votimet pėr Kushtetutėn.

    Skandali po merrte pėrmasa kombėtare dita-ditės, sapo mbėrrinin njoftimet pėr mėnyrėn sesi ishin regjistruar nėpėr rrethe qytetarėt.

    Komisionet treshe, tė pėrbėra nga njerėz tė bashkive dhe dy forcat politike, ishin pėrdorur vetėm si fasadė e regjistrimit nė terren dhe kuponat e tyre as qė ishin pėrfillur fare nė listat qė ishin publikuar. Kėshtu, shumica e atyre qė ishin publikuar, ishin kopje tė listave tė referendumit, ku ishin eliminuar veprimtarėt e spikatur tė opozitės dhe ishte llogaritur qė tė kishte njė manipulim qė lėvizte nga 17 deri 30 pėr qind, sipas zonave dhe rretheve tė ndryshme, ku kjo pėrqindje ishte e nevojshme qė socialistėt tė ktheheshin nė shumicė.

    Nga ana tjetėr, fuqia e rritur politike e opozitės, shpėrthimet e saj nė Fier, Elbasan, Korēė, zona kėto ku raportet kishin qenė pėrgjithėsisht tė ekuilibruara, tregonte se ajo pėrbėnte njė problem nė vend, njė energji nė shpėrthim, nė rast se qytetarėve qė e pėrkrahnin atė do t“iu hiqej e drejta e votimit. Pėrdorimi i listave tė referendumit si njė bazė pėr hetimin e pėrkatėsisė politike tė qytetarėve shqiptarė ishte njė shkelje e rėndė kushtetuese.

    Pas regjimit politik tė Enver Hoxhės, kur njerėzit survejoheshin zyrtarisht pėr bindjet e tyre politike, ky ishte akti institucional mė i rėndė qė kishte ndodhur nė historinė e politikės shqiptare. Tani, tė gjithė tė pėrjashtuarit ishin njerėz me kryq sipėr emrit, tė cilėt dihej pėrse ishin pėrjashtuar nga lista. Ata ishin njerėz qė votonin kundėr qeverisė.

    OSBE nė Tiranė dukej se e kishte tė qartė atė qė po ndodhte. Tė premten, ditėn e fundit tė fushatės elektorale nė Tiranė, kontaktuam nga redaksia me Xhovani Portėn, njė zėdhėnės italian i OSBE nė Tiranė. E pyetėm kur do tė dilnin listat, pasi qeveria kishte premtuar si afat tė fundit pas disa shtyrjesh ditėn e premte. Porta nuk na u pėrgjigj. Atėherė vendosėm tė bėnim njė dredhi. Njė gazetar ndryshoi adresėn dhe tha se punonte pėr njė gazetė tė Kosovės. Porta, i cili duket se nuk kuptoi gjė, iu pėrgjigj: “Lista pėrfundimtare s’do tė ketė deri tė dielėn”, - tha. “Por, mos e shkruaj, se kush e duron Sali Berishėn”. Biseda ishte njė shok i vėrtetė. Porta, njė punonjės fanatik kundėr opozitės, nė tė vėrtetė dekonspiroi skenėn reale se ē`do tė bėhej me listat. Nė mbrėmje, Berisha ishte nė njė televizion privat para tre gazetarėve, mes tė cilėve dhe unė. Ia shpjegova deklaratėn konfidenciale tė Portės. Berisha u step, por nuk donte tė dekurajonte votuesit.

    “Do tė votojnė tė gjithė”, - tha. “Nuk i ndal dot askush!”

    Ishte njė deklaratė patetike, njė deklaratė, e cila nė tė vėrtetė donte tė shpėtonte ē‘tė mundte nė minutat e fundit. OSBE ishte qartazi e informuar pėr listat. Thjesht, po bėnte sikur nuk shikonte. Porta u gjend keq nga deklarata ime publike dhe kuptoi kurthin. Disa ditė pas zgjedhjeve, ai sajoi se kishte marrė kėrcėnime dhe u largua nga zyra e OSBE nė Tiranė pėr nė Beograd. U harrua si personazh fanantik i OSBE, por mbeti shija e hidhur e pėrdorimit tė tij. Si pėr ta bėrė dhe mė tragjikomike situatėn, kryeministri Ilir Meta publikoi njė deklaratė mė 3 tetor, se gjatė takimit me ambasadorin Ahrens ishte rėnė dakord qė dhe zgjedhjet parlamentare tė 6 qershorit tė vitit tė ardhshėm tė ishin “tė mira” si kėto zgjedhje. Nė tė vėrtetė, 6 qershori i binte e mėrkurė dhe nuk dihej pse ata e kishin caktuar atė datė. Dukej njė nga ato shantazhet e minutės sė fundit qė bėnte zyra e shtypit e kryeministrit pėr tė dekurajuar opozitėn tė merrej me problemin e zgjedhjeve tė tetorit. Sipas zyrės sė kryeministrit Ilir Meta, zoti Ahrens “ishte i impresionuar nga zgjedhjet e rregullta qė u zhvilluan nė Shqipėri”.

    Por, atė ditė foli zyrtarisht dhe Sali Berisha. “Nuk i njohim zgjedhjet”, - tha ai dhe shpjegoi pėrse kishte marrė pjesė nė zgjedhje. “Nuk kam qenė i bindur se duhet tė bojkotonim zgjedhjet para zhvillimit tė tyre”, - tha ai dhe shtoi se “kjo frymė nuk kishte ekzistuar nė PD”. Berisha tha se nė rrethe tė tilla si Durrėsi, Tirana, Korēa, Elbasani dhe Fieri ishin pėrjashtuar rreth 30 pėr qind e emrave tė listės. Sipas tij, kriteri i pėrjashtimit kishte qenė mospjesėmarrja nė referendumin e Kushtetutės tė vitit 1998.

    Rreth 40 pėr qind e bashkive dhe komunave ishin nė balotazh dhe tėrheqja e PD prej tij ishte njė shans i madh pėr socialistėt pėr tė kontrolluar pushtetin lokal. Kushtet qė vuri PD ishin qartazi tė parealizueshme. Ajo kėrkoi shtyrjen e balotazhit, ndryshimin e KQZ dhe shpalljen e listės sė zgjedhėsve para votimit. Kushte, tė cilat as qė kishte ndėrmend njeri t`i plotėsonte.

    Nė fakt, reflektimet pėr atė qė ndodhi mė pas ishin dhe mė tė hidhura. Fushata e vitit 2000 ishte fushata e parė ku u shfaqėn paratė, media elektronike dhe keqpėrdorimi i pushtetit si instrumente tė njė manipulimi tė maskuar tė zgjedhjeve. Pabarazia nė mjete financiare nė fushatė, njė media e re elektronike pa pėrvojė dhe me anėsi tė plotė me qeverinė, si dhe paratė e zeza tė ofruara pėr komisionerė tė opozitės, prodhuan standardin e zgjedhjeve tė manipuluara nė Shqipėri. Ndryshe nga zgjedhjet e destabilizuara tė 26 majit 1996, apo zgjedhjet e dhunshme tė vitit 1997, kėto ishin zgjedhje tė deformuara cilėsisht. E gjithė kjo situatė bėhej edhe mė e rėndė nga ideja qė rezultati i zgjedhjeve tė pėrdorej pėr tė zėvendėsuar opozitėn reale me njė opozitė tė dirigjuar prej shtetit. Ishte njė hije e qartė e totalitarizmit qė kishte zėnė vend nė kokat e pushtetit. Tashmė, opozita filloi t’i bezdiste edhe fizikisht. Eksponentė tė lartė tė PD qė ishin larguar prej saj pas konflikteve me Berishėn, tashmė erreshin nė ekrane, duke shpjeguar pėrse duhet tė ikte Sali Berisha dhe pėrse opozita duhet tė bashkohej rreth tyre. Ishte njė skenė sa nervozuese, aq dhe e frikshme, nėse evoluonte. Tendenca ishte e qartė. Ajo mund tė pėrballohej vetėm me njė rezistencė. Rezistenca nė ato momente ishte njė vlerė qė mund tė sillte shpresė. Diplomatėt kryesorė perėndimorė qysh para fushatės ngulnin kėmbė tek ideja se pala humbėse duhej tė pranonte rezultatin. Gati sa nuk thoshin Sali Berisha. Dhe nuk kishin asnjė kusht pėr standardin e zgjedhjeve qė duhet tė pranoheshin. Pranohej vetėm humbja e opozitės, pa asnjė kusht.




    ++++




    Rezultati i deformuar i zgjedhjeve kishte prodhuar njė realitet tė ri politik nė Shqipėri. Partia Demokratike duhet tė llogariste tani koston politike tė njė manipulimi dhe duhet tė bėnte llogari jo mbi rezultatet e saj reale, por mbi pasojat e asaj qė ishte deformuar. Qeveria, nga ana tjetėr, ishte e detyruar tė vazhdonte nė spiralen ku kishte hyrė. I duhej njė shkak i madh pėr tė penalizuar protestat e opozitės dhe pėr tė ekstremizuar situatėn duke trembur Perėndimin dhe shqiptarėt me mungesėn e stabilitetit nė vend.

    Duke analizuar atė qė po ndodhte mė 8 tetor, botova njė analizė tė gjatė mbi nevojėn e shmangies sė qėndrimeve tė ndėrmjetme nga opozita. Duke arsyetuar se ishin para njė deformimi thelbėsor tė rezultatit, theksoja qė opozita kishte dy rrugė, ose ta bojkotonte fare sistemin dhe tė mbante tė ndezur njė bėrthamė tė luftės morale pėr zgjedhje tė lira, ose tė fillonte hapjen e saj tė madhe dhe krijimin e njė fronti real opozitar. Ishte shumė herėt pėr njė gjė tė tillė, tė cilėn unė e pėrkufizova si njė spektėr politik qė nis nga njė centrist si Preē Zogaj, deri te njė ekstrem i djathtė, si Abdi Baleta. Shkrimi krijoi plot probleme. Problemi i parė si gjithmonė ishte Abdi Baleta qė nė disa shkrime nė vazhdim te njė gazetė shqiptare nė Perėndim, zbulonte ide tė rrezikshme qė synonin tė shkatėrronin opozitėn nė Shqipėri. Problemi i tij i madh ishte pse unė kisha bėrė thirrje pėr hapje pa kushte tė PD dhe ekspozim tė njė spektri nga qendra e majtė deri nė ekstrem tė djathtė. Analiza po ashtu theksonte nulitetin e aleatėve formalė tė PD nė Bashkimin pėr Demokraci dhe nevojėn pėr partnerė realė qė sjellin votat e tyre nė opozitė. Shkrimi, nga ana tjetėr, zgjoi interes te centristė si Zogaj dhe fraksione tė tjera tė pakėnaqura me qeverinė.

    Por, kulmi i ironisė ishte interesi, me tė cilin Shėrbimi Informativ merrte analiza tė tilla. Njė punonjės i analizės sė shtypit nė SHISH kishte analizuar shkrimin dhe kishte bėrė rekomandimet e tij. Sipas “analistit tė SHISH, njėfarė B.A, fakti qė unė kisha propozuar si opsion edhe bojkotin pėrfundimtar, ishte thjesht taktikė pėr tė qetėsuar radikalėt brenda PD. Sipas tij, opsioni im real ishte ai i dyti, krijimi i njė fronti tė gjerė opozitar, ku tė luhej me radikalė dhe tė moderuar. Po citoj me poshtė disa nga pėrfundimet e tij.

    - Pohimi se “pa njė ristrukturim tė energjive tė opozitės, rruga e saj e gjatė pėr tė shkatėrruar sistemin e manipulimit tė zgjedhjeve do tė jetė e vėshtirė”, ...nėnkupton qetėsimin dhe parapėrgatitjen pėr njė mosardhje tė shpejtė nė pushtet.

    - Ėshtė e pritshme qė lideri i PD tė rrisė pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitat e veta nė krye tė PD, duke bllokuar kthimin e grupit reformator tė Pollos.

    - Dallohet qartė tendenca pėr tė krijuar tre pole nga qendra nė tė djathtė dhe pėr t’i kombinuar tė tre nė njė koalicion.

    - Ėshtė e mundur qė brenda ērregullsisė nė pamje tė parė, tė ekzistojė njė projekt pėr ardhjen e sė djathtės nė pushtet, duke bėrė koalicion nė finale me Pollon dhe tė djathtėt ekstremė.

    Kėto pėrfundime ishin sa banale, aq dhe ilustruese pėr vėmendjen me tė cilėn shteti ndiqte opozitėn. Ishte njė klimė pėrgjuese ndaj saj. Ēdo veprim pėrpiqej tė lexohej dhe tė ndėrmerreshin masa. Ishte njė shtet qė pėrgjonte kundėrshtarin, ngaqė nuk ishte i qetė. Zgjedhjet nuk kishin prodhuar qetėsi, nuk kishin prodhuar fitues dhe mbi tė gjitha nuk kishin prodhuar energji pozitive nė vend. Tė gjitha palėt kishin humbur. Mbi tė gjitha kishin humbur rregullat e lojės.

    Dhe tensioni filloi tė ndihej. Shteti filloi tė provokojė nė dy skaje ekstreme tė lidhura me opozitėn, nė Tropojė dhe Lazarat. Nė Tropojė tensioni nisi qysh ditėt e para pas zgjedhjeve. Pastaj pasuan dy vrasje misterioze tė dy rojeve civile, njėri nė SHISH dhe tjetri nė gjykatė. Nė Lazarat u tha se ėshtė sulmuar njė kushėri i socialistes Makbule Ēeēo. Meqė Berisha ishte duke marrė njė vendim pėrfundimtar ndaj zgjedhjeve, ideja e paraqitjes sė njė rreziku pėr destabilizim ishte njė klishe qė po vihej nė zbatim. Realisht, problemi i shtetit ishte Sali Berisha dhe ai ishte nė Tiranė, as nė Tropojė, as nė Lazarat. Por zgjerimi i tensionit nė dy skaje dhe krijimi njė klime mbytėse pėr protestat e opozitės pėr votėn e lirė ishin parametra tė nevojshėm pėr tė prodhuar njė asfiksim tė opozitės.

    Ambasadori amerikan nė Tiranė, Jozef Limpreht, njė mbėshtetės entuziast i qeverisė, u desh tė debatonte ashpėr me Berishėn nė hotel “Rogner” pėr kėtė situatė. Tė dy ishin shumė larg njėri-tjetrit. Limprehti me gėzimin e fitores sė merituar tė PS, Berisha me argumentet e manipulimit. Limprehti me dyshimin se Berisha po destabilizonte vendin nga jugu nė veri, Berisha me shpjegimet se kėto ishin provokime tė qeverisė. U ndanė pa asnjė llojė etike dhe Berisha bėri publike gjithė bisedėn. Po ashtu, u nda dhe me shefin e Misionit tė ODIHR nė Tiranė, Eugenio Polizzi, tė cilit i theksoi publikisht se “ishte dėshmitar i manipulimit”. Dy ditė mė pas, takimi me ambasadorin Ahrens ishte mė pak i ashpėr, por jo miqėsor. Berisha i kujtoi atij premtimin se askush nuk do tė mbetet pa votuar dhe theksoi se OSBE tradhtoi opozitėn.

    Kacafytja e Berishės me ambasadorėt nė Tiranė, nė tė vėrtetė, tė krijonte ndjesinė e njė gjyqi mes opozitės dhe faktorit ndėrkombėtar nė Tiranė. U bėnė disa takime me tė njėjtin profil. Nė opinion gati filloi tė mbretėronte ideja se, nėse ambasadorėt nuk do tė mbėshtesnin Ilir Metėn, ky i fundit mund tė mos i prishte zgjedhjet. Nė tė vėrtetė, shumė diplomatė i gėzonte kjo sjellje e Berishės. Ata ishin tė interesuar pėr tė paraqitur njė opozitė agresive, tė nervozuar dhe jo bashkėpunuese, ēfarė ishte nė ato ditė opozita shqiptare. Ishte e vėrtetė se ata e dinin mirė se cilat rregulla ishin shkelur nė zgjedhje dhe nuk kishte nevojė ta dėgjonin nga Berisha. Ata prisnin qė ky i fundit tė pranonte fatin qė i kishin caktuar. Gjė qė s’ndodhi.

    Balotazhi erdhi shpejt dhe PD nuk mori pjesė, me pėrjashtime tė vogla nė disa komuna, ku kandidatėt nuk pėrfillėn vendimin politik.

    Por, pėr ta mėnjanuar tensionin e brendshėm dhe pėr ta mbytur atė me njė lloj nacionalizmi, nė balotazh u shpik njė problem i ri, bashkia e Himarės. Aty konkurronte Partia Socialiste dhe PBDNJ, po ashtu anėtare e koalicionit qeveritar. Nė pėrpjekje pėr tė ngritur tensionin dhe pėr tė izoluar shqetėsimin real tė opozitės, qeveria mobilizoi aty gjithė arsenalin e vjetėr nacionalist pėr tė tėrhequr vėmendjen.

    Nė njė mėnyrė krejt aksidentale, atje ishin pėrballė njėri- tjetrit kandidatė, politikanė dhe mbėshtetės tė tyre nė Athinė dhe Tiranė qė tri vjet mė parė, nė tė njėjtin vend, ishin nė krah tė njėri- tjetrit.

    Tashmė, socialistėt shqiptarė po pėrpiqeshin tė shpallnin njė betejė hipotetike kundėr nacionalizmit grek nė Himarė, njė nacionalizėm qė nė fakt nuk ekzistonte. Arsyeja reale nuk ishte se socialistėt shqiptarė ishin realisht tė shqetėsuar nga ndonjė rrezik grek nė jug tė Shqipėrisė, por tė shqetėsuar nga tensioni me opozitėn. Pėr ta bėrė mė kompromentuese luftėn e tyre, ata shpallėn njė deklaratė tė pabazuar askund, se nė Himarė do tė ishte bashkė PS me PD. Sipas kėsaj deklarate, tė dy forcat bashkoheshin para njė rreziku tė madh qė nė tė vėrtetė nuk ekzistonte.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    vdiq mero??

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ditėn e diel nė Himarė u bė masakėr. Gazeta “TemA” botoi njė foto rrėqethėse, ku njė civil me pistoletė nė dorė dhe njė polic me kallashnikov nė dorė hynin nė qendėr tė votimit duke zbuar andej njė grua plakė me rroba tė zeza qė largohej e tmerruar.

    Athina zyrtare shpalli luftė. Nė Bruksel filloi tė flitej pėr zgjedhje tė manipuluara dhe filluan tė dėgjohen me vėmendje ankesat e opozitės. Listat e zgjedhėsve nė Himarė kishin plot probleme, por ndėrhyrja brutale e socialistėve i bėri ato dhe mė problematike. Rasti mė me humor ishte ai i prindėrve tė shefit tė CIA-s, Xhorxh Tenet, tė cilėt ishin ende nė listėn e votuesve nė Himarė. Nėna dhe babai i tij ishin respektivisht nė Himarė dhe Qeparo nė listat e votuesve. Kjo e bėnte edhe mė qesharak seriozitetin e zgjedhjeve atje dhe shumė tė besueshme ankesat e pėrfaqėsuesve politikė tė minoritetit grek. Raporti i ODIHR, i dalė nė mesjavė, i shpalli zgjedhjet nė Durrės, Himarė dhe Tiranė me probleme tė rėnda. Diplomatėt nė Tiranė heshtėn. Mė problematiku pėr opozitėn, Jozef Limpreht, do tė nisej nė SHBA, ku do tė raportonte pėr zgjedhjet. Por diplomatėt grekė folėn dhe pėr herė tė parė sulmuan qartė qeverinė pėr atė qė kishte bėrė nė Himarė. Mė tej nuk folėn, por shihej qartė qė filluan ta kuptojnė se votat ishin prekur.

    Opozita ndėrkohė kishte filluar protestat nė Tiranė. Protestat synonin tė rrisnin besimin se pėrmes tyre do tė mund tė arrihej njė standard i ri pėr zgjedhjet nė tė ardhmen. Por, taktika mungonte. Ato ishin tė paorganizuara, spontane dhe tė mbushura me elementė provokativė nga shėrbimi sekret. Nė krye tė tyre nė Tiranė mungonte Mustafaj, kandidati, i cili ishte vjedhur mė 1 tetor. Drejtuesit lokalė tė PD nė Tiranė dhe Durrės nuk mund t’i jepnin ton protestave. Kėshtu, ato shpesh degraduan nė dhunė sporadike dhe shfaqje izolacioni. Problemi se ato nuk drejtoheshin nga njerėzit e duhur, ishte kryesor. Opozita e kishte bėrė si zakon qė tė tjerė njerėz tė fuste nė listat e pushtetit, por kurrė tė njėjtėt pėr tė dalė nė krye tė protestuesve. Kjo nė fakt pėrbėnte njė pikėpyetje tė madhe pėr njerėzit qė meritonin pushtet nė atė parti. Ndėrsa protestat po shtoheshin, njė gjyq legjendė i gruas sė kryeministrit ndaj disa gazetarėve pėrkoi me protestat dhe ashpėrsoi ndjeshėm gjuhėn e shtypit opozitar me qeverinė.

    Ajo ēfarė pritej tė prodhohej nga zgjedhjet e 1 tetorit, stabiliteti politik, po mungonte. Zgjedhjet nuk kishin prodhuar frytin e tyre, pėr tė cilin parimisht u investuan tė gjithė. Ato kishin prodhuar tension, nacionalizėm dhe pasiguri.




    +++




    Produkti i 1 tetorit filloi tė pėrcillte shijen e hidhur edhe te diplomatėt mė tė rėndėsishėm nė Tiranė. Nė shumicė ata ishin dakord me produktin, por donin doemos tė neutralizonin protestėn e opozitės dhe pasigurinė qė po krijohej. Ambasadori amerikan, nė njė takim me pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar nė SHBA, dėrgoi mesazhe tė qarta kundėr Berishės. Mė pas dhe nė njė intervistė nė VOA. Por kjo vetėm sa i hidhte benzinė zjarrit. Sidoqoftė, njė muaj pas zgjedhjeve, tė dyja kampet po pėrpiqeshin ta pėrdornin qėndrimin e Perėndimit. Njė arkivim i kujdesshėm i deklaratave pro perėndimore, tregonte njė lloj relativizmi pėr pastėrtinė e zgjedhjeve dhe dyshimet filluan tė ngrihen. Institucionet kryesore perėndimore si BE, KE, ODIHR kishin deklarata publike tė kujdesshme qė flisnin qartė pėr parregullsi nė zgjedhje. Po ashtu, pati zėra dhe nga Kongresi amerikan, siē ishte deklarata e kongresmenit Gillman. Nė njėfarė mėnyre zėrat nuk ishin tė intonuar dhe herė-herė dalloje qartė dy qėndrime ose tifozllėk me palėt nė vend.

    Referencėn te qėndrimet perėndimore e ndezi nė atė kohė dhe fushata e zgjedhjeve nė SHBA. Nė tė vėrtetė, publikisht askush nuk shprehej, por bėhej njė lloj tifozllėku i fshehtė qė gjeneronte vėmendje te zgjedhjet amerikane. Fitorja problematike e Bushit atje gati sa nuk prodhoi festė nė Shqipėri, si njė alibi e shkėlqyer qė dhe nė SHBA zgjedhjet mund tė kenė probleme. Madje, kjo filloi tė ishte kryefjala dhe e disa diplomatėve perėndimorė, kur iu ankoheshe pėr zgjedhjet shqiptare. Ata tė pėrmendnin Floridėn.

    Por dhe e kundėrta funksionoi. Fraksionet antiopozitare brenda sė djathtės filluan tė shėrbejnė si ilustrues tė idesė se zgjedhjet ishin tė lira dhe tė drejta dhe se Berisha kishte humbur. Fraksione tė tilla filluan tė shpėrndanin raportin e qeverisė pėr zgjedhjet si qėndrim tė tyre dhe bindėn shumė diplomatė perėndimorė se problemi i vetėm ishte opozita.

    Pėr mė tepėr, kjo frymė forcohej, kur binte fjala te detyrimet qė kishin disa organizata ndėrkombėtare nė Shqipėri pėr zgjedhjet e veēanėrisht OSBE. Ajo ishte pėrgjegjėsja e infrastrukturės zgjedhore dhe e menaxhimit tė kėsaj infrastrukture dhe si e tillė, ajo ishte e detyruar tė mbronte produktin e zgjedhjeve si produkt tė saj.

    Por mbi tė gjitha mė i ashpėr mbeti qėndrimi i ambasadorit amerikan, Limpreht. Nga SHBA, nė njė intervistė tė ashpėr, ai sulmoi opozitėn pėr protestat dhe qėndrimin ndaj 1 tetorit. Ishte gati njė kėrcėnim pėr izolim. Njė leje pėr t’u ndėshkuar shtetėrisht. Ēka ndodhi disa ditė mė pas.







    Arrestimi i Sali Berishės




    Nė afėrsi tė “Ushtarit tė Panjohur”, vetėm pak metra larg selisė sė Partisė Demokratike, rreth orės 00.20, makina e kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, u rrethua nga makina tė shumta policie dhe sė paku dy autoblinda. Kjo nuk ishte njė skenė e papritur pėr eskortėn e ish-presidentit. Qysh nė mesditė policia kishte rrethuar selinė e PD dhe gati kishin paralizuar lėvizjet rreth saj.

    Rrethimi pasoi njė ngjarje tė dhimbshme nė qytetin Bajram Curri. Ngjarja ka plot mistere dhe e vetmja gjė e qartė ėshtė se shteti aty kishte kurdisur njė provokacion, ndoshta duke pėrdorur dhe njerėz afėr ose brenda PD. Ka qenė e vendosur qė do tė bėhej njė tubim proteste. Kėtė e kishte njoftuar PD lokale. Por, po atė ditė, qyteti u mbush me zėra se njė drejtues i PD po dėnohej nė gjykatė arbitrarisht. Dhe dikush e orientoi turmėn e protestuesve andej. Protestuesit ishin nė shumicė gjimnazistė dhe disa qytetarė, por papritur mes tyre mbinė disa njerėz me maska, qė koordinuan tė shtėnat e armėve me njerėz brenda komisariatit, nė distancė rreth 150 metra larg. Merret me mend tmerri i nxėnėsve dhe pėr me tepėr paniku qė pėrhapėn disa granata ofensive qė u hodhėn afėr tyre. Kjo ndezi situatėn dhe njerėzit e egėrsuar u drejtuan nga komisariati. Policėt e komisariatit u gjendėn tė befasuar, pasi ishin tė papėrgatitur pėr kėtė. Ata dyshonin ende nė njė skenar qė synonte eliminimin fizik tė tyre. Pėrleshjet kushtuan disa tė plagosur rėndė dhe Syl Lushėn tė vrarė. Gjimnazistėt e plagosur me cifla bombe tronditėn qytetin dhe Tiranėn. Qeveria po ashtu e ndjente se ishte ciflosur keq skenari pėr tė pėrdorur Tropojėn si qendėr pėr provokim. Nė Tiranė, Ilir Meta filloi t’i jepte zemėr vetes. Nxitoi me ēdo mjet tė pėrhapte lajmin se ai mbėshteste dhe do tė shpėrblente policėt e Tropojės pėr qėndresėn e tyre. Nė tė vėrtetė, policėt ishin viktima tė njė provokimi tė ulėt. Ata ende nuk kishin njė version tė tyre se ēfarė kishte ndodhur dhe pse ishin gjendur mes zjarrit dhe bombave. Kolegėt e tyre nė Tiranė ishin mė tė qartė. Tė thirrur nga reparte speciale tė vendit, kryesisht nga Dragoti i Tepelenės, ata ishin instruktuar nė planin e veprimit me idenė e eliminimit tė njė bande tė madhe qė udhėtonte me njė eksortė me tri-katėr makina, ndaj sė cilės do tė hapej zjarr. Natyrisht, nuk iu ishte thėnė qė nė makinė ishte Sali Berisha. Ata kishin bllokuar rrugėt rrotull PD, para selisė sė “ATN1”, te “Ushtari i Panjohur” dhe te “Guva e Qetė”. Sapo u errėsua mirė, rreth orės 19.00, lulishtja pėrpara parlamentit u mbush me njerėz tė armatosur me uniforma dhe helmeta, tė sjellė aty me kamiona ushtarakė. Pak mė pėrpara dritat qė normalisht ndriēonin lulishten, u fikėn nė tė njėjtėn kohė me dritat e rrugės. E vetmja gjė qė mund tė shihej qartėsisht pėr shkak tė hėnės qė ndriēonte shumė atė natė, ishin helmetat e njerėzve tė armatosur qė zbrisnin nga kamionėt dhe rreshtoheshin diku nė errėsirė mes pemėve matanė kangjellave. Autoblinda qė deri nė atė moment qėndronte thuajse e parkuar si makinat e tjera nė trotuarin pėrballė ish-bustit tė Qemal Stafės, lėvizi dhe mori pozicion nė rrugicėn pėrbri godinės sė “ATN 1”, duke drejtuar mitralozin e kullės sė saj drejt godinės sė PD. Pikėrisht aty, nėn ballkonin e godinės ku ndodhej “ATN 1”, u vendos edhe postoblloku i maskave qė godisnin dhe arrestonin ēdo individ qė vinte nga rruga qė tė sillte nga PD. Ky postobllok kontrollohej rregullisht nė intervale kohe thuajse tė rregullta nga komandanti i Gardės sė Republikės, Arben Ēuko. Pas rreth 45 minutash, nė territorin brenda kėtij perimetri, lėvizte vetėm njė kope qensh rrugaēė, edhe ata tė frikėsuar.

    Ata e kishin mė tė qartė detyrėn e tyre, kur vinte puna te kalimtarėt. Duhet tė rrihnin dhe qėllonin gjithkėnd qė gjendej nė atė zonė nė atė orė. Skenat e filmuara nga kameramani i “ATN1” tronditėn Tiranėn dhe e lanė atė zgjuar dhe ndoshta e bėnė mė tė frikshėm lajmin pėr ndalimin e Sali Berishės.

    Nė ngushticėn qė krijohet nė rrugė prej bustit tė “Ushtarit tė Panjohur”, makinės sė ish-presidentit Berisha, targuar me RSH 054, me ngjyrė jeshile, shenjė dalluese vetėm pėr personalitetet qė ruheshin nga Garda e Republikės, i prenė rrugėn duke e rrethuar menjėherė rreth 20 maska, tė cilat ulėrinin njėkohėsisht pa pushim “Ndal! Ndal! Policia, ndal!” Ndėrkohė mbushnin armėt pėr tė treguar se ishin tė vendosur tė hapnin zjarr.

    Bilbil Mema dhe Niko Brahimaj qėndronin jashtė rrethimit tė krijuar prej tyre, duke mos ia kthyer kurrizin asnjėrės prej armėve tė mbushura qė kishin pėrpara sipas instinktit tė vjetėr oficerėsh, ēka e bėnte edhe mė tė frikshėm momentin ...

    Pasi u ndal makina, njė prej oficerėve kėrkoi tė kontrollonte makinėn dhe i kėrkoi eskortės tė dorėzonte armatimin personal, me shpresė se do tė gjenin armė pa leje dhe jo ato tė shėrbimit.

    Nė vendndalim ishin drejtues tė lartė tė Ministrisė sė Rendit, Bilbil Mema, zėvendėsi i tij, Niko Brahimi, ndėrsa pak mė tutje, thuajse i fshehur nė makinė qėndronte komandanti i Gardės sė Republikės, Arben Ēuko, personi, i cili me ligj kishte pėrgjegjėsinė e ruajtjes se ish-presidentit, si dhe prefekti i Tiranės, Taulant Dedja, i cili sillej rreth e qark pa guxuar tė afrohej, por herėpashere ngrihej nė majė tė gishtave pėr tė parė se ē’ndodhte me makinėn e rrethuar nga maskat. Njė makinė tip “Golf 4”, ngjyrė gri metalizato me targa tė huaja, u ndal pothuajse ngjitur me makinėn zyrtare tė Jozefina Topallit, e cila mbyllte vargun prej tri makinash qė shoqėronte Sali Berishėn. Dy burra qė ndodheshin nė tė, filluan tė filmonin gjithēka po ndodhte pa dalė nga makina me njė kamera tė vogėl dixhitale, me sa duket me shpresėn pėr tė fiksuar si provė reagimin e dhunshėm tė eskortės sė Berishės.

    Pas kontrollit rutinė, te dera e makinės u shfaq zėvendėsdrejtori i policisė, Niko Brahimi, i cili i kėrkoi zotit Berisha tė vinte nė polici, pasi ai nuk kishte mė imunitet dhe se me tė kishte punė prokuroria. Nė njė skenė tė tillė, ku tė gjitha palėt kanė qenė me nerva tė tendosura dhe qetėsia ėshtė njė dhuratė e shtrenjtė, sidomos pėr Sali Berishėn, ndodhi mrekullia dhe Sali Berisha me qetėsi i kėrkoi urdhrin e prokurorisė. I zėnė ngushtė oficeri i policisė i tha se do ta sillte dhe u largua. Rojet e Berishės dolėn nga makina duke qėndruar nė kėmbė rreth saj, por pa dhėnė pėrshtypjen se do tė kundėrshtonin. Kishin pamjen e njerėzve tė shqetėsuar qė prisnin tė sqarohej keqkuptimi... pritje, e cila zgjati rreth 15 min.

    Kjo ishte njė fitore e tė dyja palėve. Nė ato pak sekonda qė shoqėronin afrimin dhe largimin e Niko Brahimit nga makina e kryetarit tė opozitės, mund tė kishte ndodhur masakra. Mjaftonte qė maskat qė rrethonin vendin ku ishte ndalur autokolona tė kuptonin se bėhej fjalė pėr mosbindje. Ata ishin udhėzuar tashmė se kishin rrethuar njė grup kriminal qė duhet tė asgjėsohej, nėse largohej nga vendngjarja. Nė tė vėrtetė, dhe pėr Niko Brahimin nuk ishte i lehtė afrimi dhe verifikimi i njerėzve nė makinė. Nuk jam i sigurt, nėse ai u ndje i lehtėsuar, kur pa brenda vetėm Edi Palokėn, por me siguri qė shpėtoi nga detyrimi pėr tė vazhduar skenarin. Sali Berisha ruajti qetėsinė dhe nuk foli.

    Nė vend tė tij, te makina u afruan njerėz me maska nė fytyrė. Makina ndėrkohė ishte e rrethuar. Niko Brahimaj nuk e kaloi kurrė rrethimin e parė tė maskave tė armatosura, komunikoi me Arianin, oficerin e Berishės. Kontrolluan me imtėsi makinėn “Toyota” tė shoqėrimit qė ishte pas “Benz”-it. Urdhėruan fillimisht shoferin tė ndiqte pas makinėn e policisė. Shoferi nuk iu bind dhe kishte bllokuar dyert e makinės nga brenda. Atėherė, tri njerėz me maska hapėn me forcė derėn, zbritėn andej me forcė oficerin Arian Adhami, komandanti i truprojave tė Berishės me gradėn Kolonel i Gardės sė Republikės. Atė e morėn zvarrė, edhe pas pėrpjekjes sė tij pėr t’iu treguar ligjin dhe se duhej tė lidheshin me Drejtorinė e Ruajtjes sė Personaliteteve nė Gardė. Njė moment mė pas bėnė tė njėjtėn gjė me Agron Kuliēin dhe Ibrahim Ndreun, tė cilėt pėrfunduan me duart prapa nė furgonin e policisė qė u afrua nė ēast. Makina nė kėtė mėnyrė pėr tė paktėn 10 minuta mbeti nė mėshirė tė fatit, e rrethuar me maskat e armatosura gati pėr tė qėlluar dhe shoferin. Njė prej maskave hipi nė timon dy tė tjerėt nga pas duke futur nė mes Sali Berishėn. Dyert e pasme tė makinės nuk u hapėn kurrė. Berisha mbeti aty ku ishte ulur me Edi Palokėn nė krah. Vetėm njė nga maskat hipi nė timon, pasi shoferi zhbllokoi dyert me urdhėr tė Sali Berishės. Dukej sikur maskat dhe personat qė i drejtonin ishin nė pritje tė urdhrave pėr veprime tė mėtejshme. Fakti ėshtė qė nga ora 00.20, kur u ndaluan, deri nė orėn 00.55, kur lėvizėn makinat dhe prita u shpėrbė, nuk ndodhte asgjė, dukej sikur ora kishte ndalur. Nga telefoni i Gazmend Dibrės u lidhėn me Jemin Gjanėn e Shaban Meminė qė nė momentin e parė tė ndalimit. Gjatė 35 minutave nė vazhdim ata nuk mbėrritėn dot, tė ndaluar me vendosmėri, siē thanė, nga postoblloqet e shumta qė shtriheshin deri nė sheshin “Skėnderbej”.

    Makina u fut nė radhė si njė makinė e marrė peng. Tre furgona policie tė vendosur kryq nė ngushticėn e “Ushtarit tė Panjohur” dhe dy tė tjerė nė drejtim tė PD, futėn nė mes tri makinat e ndaluara. Makina e Jozefina Topallit i ndoqi nga pas duke u pėrpjekur nė njė moment tė futej midis furgonėve qė e ndanin nga makina e Sali Berishės. Turma e maskave qė kishin rrethuar vendin zuri pozicion nė tri skalione, duke kthyer armėt nga godina e PD gati pėr tė qėlluar. Dukej se i trembeshin reagimit me armė tė “bandės sė armatosur” qė ndodhej brenda saj. Qėndruan ashtu edhe pėr rreth 15- 20 minuta, derisa, me sa duket, morėn urdhėr dhe u futėn nėpėr furgonat qė kishin rrethuar PD, tė cilėt u ndezėn, por nuk lėvizėn nga vendi edhe pėr rreth 40 minuta tė tjera.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos vdiq plaka jote o burracak..

    --

    Disa prej tyre po i pėrcillnin lajmin njėri-tjetrit se “ai qenka Sali Berisha”. Pritat u shformuan.

    Pyetjes se ku po e ēonin makinėn, nuk ishte nė gjendje t’i pėrgjigjej askush.

    Nė makinė ishte Sali Berisha, Edi Paloka, shoferi dhe njerėz me maska. Makina ndali nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Ish-presidenti hyri nė zyrat e Drejtorisė sė Policisė. Veli Myftari qė e priste nė korridor ishte hutuar e zverdhur nė fytyrė dhe tė jepte pėrshtypjen se nuk e dinte se kė do t’i sillnin nė zyrė tė shoqėruar. Dialogu i tij me Berishėn ėshtė njė skaner i qartė i tensionit qė mbarte ngjarja dhe rrezikut tė madh qė ajo mund tė kthehej nė njė shkėndijė pėr t`i rivėnė zjarrin Shqipėrisė.

    Nė pėrpjekje pėr ta poshtėruar atė, qoftė dhe pėrmes procedurės sė marrjes nė pyetje, njė kasetė e filmuar u ēua nė “TV Klan”, nė atė kohė ekrani mė i egėr kundėr Berishės. Thashethemi se kaseta do tė transmetohej filloi tė qarkullonte shpejt. “TV Klan” ishte nė konflikt me PD, pasi ajo i kishte hequr akreditimin prej njė viti, kur pas njė ngjarjeje tragjike nė Vlorė nė njė pėrleshje mes bandės sė Zani Ēaushit dhe disa rivalėve, “TV Klan” hapi lajme se njėra palė ishte ish-bodyguard-i i Sali Berishės. Kjo i kishte shkatėrruar raportet formale me opozitėn. Mė pas, nė korrik tė vitit `99, pasoi njė incident i dytė qė kishte tė bėnte me botimin e dėshmisė sė Sali Berishės pėr vrasjen e Azem Hajdarit. Berisha ia kishte dorėzuar kėtė dėshmi ambasadorit amerikan nė Tiranė dhe ky i fundit prokurorisė. Pas njė jave ajo u botua nė revistėn “Klan”, duke shkaktuar tėrmet. Berisha dyshonte se botimi u bė me qėllim eliminimin e tij fizik dhe dėshmitarėve qė ai pėrmendte. Ky acarim i pafre mes tij dhe “TV Klanit” dhe fakti qė Ilir Meta kishte vendosur raporte shumė tė ngushta me ta bėri qė thashethemi se Fatos Klosi kishte ēuar kasetėn e regjistrimit tė Berishės nė “TV Klan” tė tingėllonte i besueshėm. Vetė Berisha nuk shprehej, nėse kjo ishte gjė e mirė apo e keqe. Spekulimet rreth pyetjeve nė polici po rriteshin, por askush nuk transmetoi asgjė. Vetė Berisha sqaroi pak a shumė tipin e pyetjeve qė iu bėnė dhe pėrgjigjet e tij.

    Sipas tij, nė sekondėn e fundit, Veli Myftarit i kanė sugjeruar fjalėt qė duhet tė thoshte: “Zoti Berisha, ju kemi thirrur t’ju kėshillojmė qė nė mitingjet qė organizoni tė mos bėni thirrje antikushtetuese pėr prishjen e rendit dhe qetėsisė publike..” Berisha e ndėrpret, duke i thėnė: “Ti sot nuk me ke thirrur kėtu, por mė ke rrėmbyer...dhe kjo ėshtė e krejtėsisht e paligjshme”. Duke iu referuar radios sė policisė qė qėndronte e takuar dhe vendosur mbi tavolinė, nė mėnyrė qė dikush tė dėgjonte mirė pas saj, Berisha vazhdoi: “Ai qė tė ka dhėnė kėtė urdhėr ty dhe qė tani fshihet pas kėsaj radioje, ėshtė i paburrė. Ai e di se ē’ėshtė duke bėrė, prandaj nuk guxon tė nxjerrė fytyrėn...”

    Radioja e policisė qė ishte nė duart e njėrit prej shoqėruesve tė Berishės, i cili nuk ishte nė makinė, filloi tė skanonte thirrjet nė radiot e policisė. Ilir Meta shfaqej nė tė gjitha frekuencat. Dikė kishte nė zyrė qė e inkurajonte, dikė qė i jepte forcė.

    Kėto janė ato ēfarė Berisha tregoi pėr miqtė e tij, pasi doli nga policia. Ndėrkohė, SHIK kishte regjistruar gjithēka.

    Tashmė, ishte mė i qetė. Kishte mundur ta mbyllte pa ndonjė kosto tė lartė atė qė kishte orė tė tėra qė bluante nė mendje dhe qė i kishte sterrosur festėn e 28 Nėntorit, ditė kur ai mbushte vitin si kryeministėr. Dukej se u lehtėsua. Lehtėsimi ndihej dhe te gjithė liderėt e sė majtės, madje dhe te Fatos Nano, i cili nuk donte qė kjo lavdi t’i mbetej nė dorė Ilir Metės. Reagimi i tyre ishte i frikshėm.

    Fatos Nano tha se “ky ėshtė paralajmėrimi i fundit qė i bėhet liderit demokrat, Berisha. Njė shoqėrim i Berishės nė komisariat do tė thotė sė shteti nuk i dallon qytetarėt nga racat apo bindjet e tyre politike. Edhe Berisha ėshtė qytetar i kėtij shteti dhe duhet tė respektojė policinė dhe shtetin demokratik”.

    Ilir Meta tha se “nėse ka banditė politikė, ai ėshtė Berisha. Jeta e policėve tė pėrgjegjshėm ėshtė mė e vlefshme se jeta e politikanėve tė papėrgjegjshėm” Sipas kėtij tė fundit, policia gėzonte mbėshtetje tė plotė nga qeveria nė veprimet e saj. Tė nesėrmen deklarata zyrtare e Ministrisė sė Rendit, ku shprehimisht thuhej se “mes tė tjerėve, gjatė kontrolleve tė ushtruara nga policia, u shoqėrua edhe shtetasi Sali Ramė Berisha, i cili, pasi u verifikua, u la i lirė”. Komunikata mbyllej me vendosmėrinė pėr tė ruajtur me ēdo kusht rendin.

    Skėnder Gjinushi, i cili kishte vite qė jetonte politikisht pėr shkak tė arsenalit anti-Berishė qė prodhonte, tha se ndalimi i kryetarit tė PD, Sali Berisha, po ashtu e kishte gati skenarin para syve: “Me makinat e Berishės lėvizin njerėz tė armatosur, qė nuk janė tė regjistruar nė asnjė strukturė shtetėrore qė iu jep tė drejtėn pėr tė mbajtur armė”.

    Nga sa shihej prej gjithė deklaratave, bėhej fjalė pėr njė skenar tė gatshėm pėr njerėz brenda makinės sė Berishės, tė cilėt nuk u gjenden kurrė. Brenda nė makinė ishte vetėm Edi Paloka, zėdhėnėsi i shtypit i Partisė Demokratike, Sali Berisha dhe dy rojet e Gardės. Megjithėse kjo u vėrtetua nga policia, tė gjithė politikanėt e qeverisė pėrdorėn si argument atė qė ata kishin vendosur se do tė ndodhte dhe jo atė qė ndodhi.

    Vendimi pėr arrestim nuk kishte qenė aq i lehtė. Ilir Metės i ishte dashur tė konsultohej disa orė rresht me stafin e tij, pastaj me ministra dhe deputetė. Nė kokėn e tij vėrtitej diēka sfiduese, diēka qė tė mbyllte njė kapitull paqartėsie pėr raportet e tij me Sali Berishėn. Kishte arritur tė fitonte nė Tropojė, duke provokuar gjakderdhje tė lehtė dhe skenari kishte mbėrritur nė Tiranė. Ekzistonin tė gjitha variantet, qė nga ai i poshtėrimit tė Sali Berishės, duke e thirrur nė zyrė dhe duke e akuzuar publikisht si destabilizues rendi, deri te mundėsia e ndalimit, arrestimit, por kishte dhe njė mundėsi tė artė, pėrfundimtare, shumė historike, eliminimi i tij. Njeriu qė e mbronte kėtė ide ishte Edi Rama. Ai sė bashku me njė kėshilltar tė Ilir Metės pėr Sigurinė Kombėtare, njė ish-oficer Sigurimi nė universitet, e kishin tė thjeshtė dhe radikal planin. Sali Berisha asgjėsohej nė njė pritė pėr shkak tė njerėzve tė armatosur qė kishte nė makinė dhe pastaj hakmarrja bėnte punėn e vet te ndonjė pallat nė Tiranė tė Re, afėr stadiumit “Dinamo”. Identiteti i pallatit nuk thuhej pėr etikė zyrash, por, natyrisht nėnkuptohej pallati i Fatos Nanos.

    Dikush nė korridoret e PD, sipas tij, kishte raportuar se nė makinėn e Sali Berishės kishte njerėz me armė qė ishin persona nė kėrkim dhe kjo e bėnte tė lehtė skemėn e eliminimit. Nuk ėshtė e sigurt se Ilir Meta e ka pranuar kėtė version, por e sigurt ėshtė se iu ka pėlqyer tė gjithėve, kur ėshtė recituar prej Edi Ramės, i cili ka sugjeruar mė tej dhe detajet e reagimit popullor, “turmat palestineze” me arkivol nė krah dhe asgjė mė shumė.

    Ilir Meta nuk mori qėndrim pėr asnjė propozim. Por, pasi foli pėr herė tė fundit me Ilir Gjonin, kėrkoi tė rrijė vetėm. Mė parė duhet tė bėhej verifikimi. Niko Brahimi, polici qė kreu verifikimin dhe pa se brenda nuk kishte njerėz tė panjohur, prishi padashje skenarin. Nėse do tė ishte qoftė dhe njė i tillė brenda, pas largimit tė tij do tė hapej zjarr mbi makinėn dhe komunikata do tė ishte e gatshme, siē ishin tė gatshme deklaratat e politikanėve tė qeverisė pas ngjarjes. Dhe mė tej mund t’i jepej jetė skenarit ogurzi. Askush nuk e merr pėrsipėr autorėsinė e kėtij skenari, por tė gjithė e shpjegojnė si diēka qė iu ishte thėnė, por qė nuk ishte bėrė. Po pėrse nuk ishte bėrė?

    Nuk jam i sigurt se nuk do tė ndodhte, nėse nė makinėn e Sali Berishės nuk do tė gjendej qoftė dhe njė njeri i huaj dhe i panjohur. Inskenimi i vrasjeve zinxhir mė pas ishte njė skenar qė e kishte bazėn mė 12 dhe 14 shtator 1998, kur shteti pėrdori vrasjen e Azem Hajdarit si njė shkėndijė pėr tė ndezuar urat e hakmarrjes dhe duke pėrdorur tė njėjtėt njerėz edhe si vrasės, edhe si hakmarrės pėr vrasjen, duke manipuluar turmėn e zemėruar tė njerėzve. Nė atė kohė, Fatos Nano arriti tė ikė prej skemės falė instinkteve tė tij vetėmbrojtėse. Mė 28 Nėntor do tė kishte mė pak shanse, nėse euforia qė ishte ngjallur nė zyrėn e kryeministrit do tė kishte gjetur aktorė pėr ta zbatuar. Nė tė vėrtetė, ai qė u shpall si arrestim i bujshėm, nuk ishte arrestim. Ishte thjesht njė pritė e policisė dhe njė rrėmbim personi, jashtė tė gjitha rregullave. Ishte fytyra e njė shteti tė pasigurt, i cili donte tė prodhonte politikė pėrmes forcės pėr tė mbuluar krizėn reale.

    Nė mesnatė, Sali Berisha i shoqėruar nga gruaja e tij dhe disa miq u kthye nė shtėpi. Ndaj tij nuk u ngrit asnjė akuzė, nuk u vėrtetua asnjė deklaratė publike e bėrė nga kryeministri dhe nuk u ndėrmor asnjė hap i mėtejshėm. Gjithēka ishte njė demonstrim i arbitraritetit pėr tė dėshmuar se fuqia qėndron nė anėn e shtetit dhe jo tė opozitės dhe se zgjedhjet e 1 tetorit nuk duhet tė viheshin nė diskutim.

    Nė qelitė e policisė mbetėn njė sėrė veprimtarėsh tė opozitės qė kishin qenė nė selinė e PD. Edi Paloka, anėtar i kryesisė dhe zėdhėnės i PD, Kolin Gjoka, anėtar i kryesisė dhe kryetar i Forumit Rinor tė PD, Flamur Noka, Arben Qirjako, Donika Dhales, anėtarė tė forumeve drejtuese tė PD, ushtarakėt nė lirim Sokol Mulosmani, Shemsi Prenēi, si dhe dhjetėra aktivistė tė tjerė tė opozitės mbushėn qelitė e komisariateve. Emrat e atyre qė bėri tė njohur policia ishin, Perikli Dhales

    Ded Doēi, Vladimir Deda, Besim Rexha, Dul Lohja, Lulėzim Goca, Astrit Beqiri, Gent Kullakshi, Sokol Mezini, Kliton Dorja, Arian Verzinolli, Ardian Cirjaku.

    Pėr arrestimin e tyre u pėrdorėn disa makina me targa private si MR 1299 A, “Benz Mercedes” me targė TR 5336 A, “Toyota” me targė TR 2331 E, “Benz Mercedes” 190 me targė TR 1186 G, “Opel Askona” me targė TR 8126 A, “Ford Sierra” me targė TR 1421 D, “Benz Mercedez 240” me targė TR 3771 B.

    Ata u arrestuan nga persona tė veshur me uniforma tė forcave speciale pas njė shtetrrethimi qė vendosėn rreth e qark selisė qendrore tė Partisė Demokratike, tė njėjtėt qė masakruan barbarisht kalimtarė tė rastit, tė cilėve iu binte rruga andej. Pamje filmike tė kėtyre skandaleve u transmetuan vetėm nga dy televizione lokale afėr PD, “ATN1” dhe “Shijak TV”. Televizionet e tjera hezituan t’i transmetojnė. Nė vend mbretėronte frika dhe shtypi ishte thjesht njė instrument nė duart e kryeministrit Ilir Meta.

    Zėvendėsministri i Rendit, Bujar Himēi, i cili u ftua tė komentonte pamjet filmike, tha se nuk kishte asnjė njoftim zyrtar pėr to, megjithėse pamjet rrėqethėse mbi dhunėn kishin tronditur kryeqytetin.

    Tė nesėrmen, dita u gdhi me njė protestė tė qytetarėve mbėshtetės tė opozitės nė sheshin “Skėnderbej”. Ilir Meta u pėrpoq ta injoronte reagimin dhe tentoi ta trajtonte ngjarjen si njė akt policor qė lidhej me ruajten e rendit dhe stabilitetit nė vend. Ndihej i mbėshtetur nga rritja e frymės revanshiste tė socialistėve ndaj opozitės. Filloi ta shikonte veten si njė simbol tė tyre.

    “Nuk ėshtė aspak e rėndėsishme, nėse unė apo ndonjė qeveritar tjetėr ka qenė apo jo nė dijeni tė veprimeve qė ka kryer policia dje, ndaj cilitdo, qoftė edhe Sali Berishės. E rėndėsishme ėshtė qė policia zbaton dhe ka zbatuar nė ēdo rast ligjin. Dhe, sė dyti, nė zbatimin e ligjit kam deklaruar si kryeministėr dhe nė emėr tė qeverisė se policia gėzon mbėshtetje absolute tė qeverisė nė zbatimin e ligjit”. Deklarata e bėrė pasdite nė radion “Zėri i Amerikės”, nė tė vėrtetė rrezatonte gjithė arbitraritetin e kėtij akti. Ai u pėrpoq tė pėrdorte ngjarjet e Tropojės si njė arsyetim se opozita qėndronte pas pėrpjekjes pėr destabilizim tė rendit nė vendlindjen e liderit tė opozitės, por argumentet nuk ngjisnin.

    Nuk ngjiste mbi tė gjitha arsyeja pėrse ishte ndaluar Sali Berisha. Cila ishte vepra e tij e fundit penale qė detyroi policinė t’i zinte pritė dhe ta rrėmbente? Kryeministri nuk kishte pėrgjigje pėr kėtė. Kishte vetėm njė lloj gėzimi qė e shprehte, ndoshta ngaqė i vėrshonin mesazhe solidariteti nga segmentet fanatike tė PS. Ndoshta, ngaqė nuk i thoshin dot mė “delfin i Sali Berishės”.

    Sali Berisha nga ana tjetėr ishte nė dilemė mes rėndėsisė qė duhet t’i kushtonte hetimit ndėrkombėtar tė zgjedhjeve tė tetorit dhe profilit tė ashpėr politik qė po prezantohej pas provokimeve prej Tiranės. Qindra protestues tė opozitės ndaloheshin pėrditė nga policia, rriheshin nė komisariate dhe tė nesėrmen dilnin tė egėrsuar nė rrugė. Ata ishin gati tė bėheshin kamikazė. Provokimi i pėrditshėm i shtetit mbi ta dhe sidomos arbitrariteti i policisė nė ndalime, kishte kthyer klimėn e njė republike nė shtetrrethim.

    Po pėrse Ilir Meta mori pėrsipėr kėtė konflikt, tashmė antagonist dhe ēfarė synonte tė korrigjonte nė karrierėn e tij politike me kėtė akt?

    Tė gjitha arsyet tė ēojnė vetėm te njė kryearsye: te rruga qė kishte nisur kryeministri shqiptar pėr tė vendosur nėn kontroll Partinė Socialiste dhe qeverinė pėrmes forcimit tė pushtetit tė tij. Dobėsimi i pėrditshėm i pozitave tė tij brenda Partisė Socialiste jo vetėm nga pėrpjekjet e tij pėr tė vendosur kontrollin mbi partinė pėrmes emėrimit tė shokėve dhe miqve nga Skrapari nė kabinet, por edhe nga keqqeverisja, e bėnė atė njė kryeministėr nė krizė qė ishte nė kėrkim tė rrugėve pėr tė riparuar figurėn e vet. Nė kėto kushte, kryetari i socialistėve, Fatos Nano, kishte nė dorė njė dosje tė bollshme pėr tė filluar njė betejė politike kundėr tij, siē kishte paralajmėruar, pėrfshi dhe kartėn e “defekteve tė pjesshme” tė zgjedhjeve nga qeveria. Nė kėto kushte, kryeministri Meta kishte vetėm njė armė tė fundit nė dorė pėr tė ngjallur militantėt e Partisė Socialiste pro tij. Ai ishte dhe mbetej arrestimi i Sali Berishės, liderit tė opozitės, i cili ishte i vetmi faktor qė i humbiste qetėsinė koalicionit tė majtė. Me aktin e 28 Nėntorit, Ilir Meta mendonte se ndihej i kompensuar si kryeministėr i fortė brenda socialistėve.

    Ai parashihte se nė ditėt qė do tė vinin, situata do tė vėshtirėsohej pėr tė gjithė, por mbi tė gjitha pėr kryeministrin dhe atij i nevojitej njė militantizėm socialist pėr tė rezistuar nė karrigen e kryeministrit. E sigurt tani e tutje ishte se opozita nuk mund t’i besonte procesin e mėtejshėm tė pajtimit kombėtar nė vend njė njeriu qė arreston si bandit nė mes tė sheshit liderin e saj.

    Pas kėsaj, askush nuk mund tė detyronte palėt tė uleshin nė tryeza pėr tė diskutuar ligje dhe kode elektorale, formula komisionesh pėr zgjedhje apo marrėveshje politike, pasi kryeministri krijoi klimėn mė antagoniste tė krijuar ndonjėherė nė historinė e politikės shqiptare dhjetė vitet e fundit.

    Nė kėto kushte, kryeministri kishte hyrė nė njė rrugė pa krye, pasi atij do t’i duhej tė bėhej ēdo ditė e mė radikal pėr tė mbajtur gjallė frymėn e militantizmit fanatik tė falangave tė Partisė Socialiste dhe kjo rrugė do ta degradonte atė dita-ditės nė njė bej tė vogėl enverist qė do t’i ofronte Shqipėrisė militantizėm falangash dhe burgosje opozitarėsh. Nė njėfarė mėnyre, ai po shkonte drejt veshjes sė kostumit ushtarak dhe siē i ndodh rėndom atij me kostumet, edhe ky kishte gjasa t’i rrinte pak i madh dhe tė mos i dukeshin duart. Konfliktualiteti qė ai ngjalli me kėto akte nė politikėn shqiptare dhe shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi, ishte meritė e tij personale.

    Por degradimi i tij nė dhunė vinte dhe nga njė shkak tjetėr qė kishte tė bėnte me tė kaluarėn e tij si opozitar. I angazhuar nė beteja tė vogla kundėr Fatos Nanos brenda Partisė Socialiste, ai kishte pėrdorur jo rrallėherė pushtetin e dikurshėm tė Sali Berishės pėr tė mbijetuar. Tashmė, kjo biografi po e pengonte dhe ai donte patjetėr ta mbyllte kėtė histori me njė demonstrim tė fortė anti-Berishė. Nė kėto kushte, atij do t’i duhej, si gjithė racave hibride, tė intensifikonte luftėn kundėr opozitės, pėr tė dhėnė prova se tani nuk ishte mė njė tradhtar i socialistėve, por njė radikal i tyre.

    Ēdo krizė nuk ėshtė e vėshtirė, kur nis dhe shpėrthen. Ajo ėshtė e lehtė nė fillimet e saj, madje me emocione revolucionare. Por problemi qė po krijohej nė opinion me gjestin e Ilir Metės, ishte se po shtynte nė horizont zgjidhjen e krizės. Opozita nuk mund tė ulej mė nė njė tavolinė me njė njeri qė e kishte arrestuar dhe socialistėt, tė futur nė spiralen e arbitraritetit, nuk do tė ndėrronin pėr njė kohė tė gjatė njeriun qė kishte demonstruar arbitraritet mbi armikun e tyre politik.

    Vendi po luhatej mes frikės sė kthimit tė destabilitetit tė vitit 1997 dhe frikės sė mungesės sė lirisė qytetare. Skenat e policėve qė rrihnin natėn kalimtarė, filmuar nga njė operator klandestin i televizionit “ATN1”, ishin tė frikshme dhe poshtėruese.

    Krekosja e kryeministrit ishte banale nė pamje tė parė, por thellė-thellė ngjallte hijen e frikės sė njė regjimi, i cili kishte vendosur tė pėrdorte dhunėn politike si mjet triumfi mbi kundėrshtarėt.

    Reagimet ndaj ngjarjes ishin tė dyshimta. Vetėm dy politikanė tė qendrės, Vasil Melo dhe Preē Zogaj, ngritėn zėrin. Por e ngritėn me shumė ashpėrsi dhe qartėsi, aq qartė sa kishte vite qė nuk ishin dėgjuar zėra tė tillė nė Shqipėri. Zogaj tha: “Jam i vetėdijshėm se tė gjithė shqiptarėt dėshirojnė rend, dėshirojnė shtet tė sė drejtės, dėshirojnė shtet ligjor, dėshirojnė zhvillim, mirėpo fakt ėshtė se po konstatojmė se shteti ligjor nė njėfarė mėnyre pėrdoret edhe si njė alibi pėr tė ushtruar dhunė, nė radhė tė parė ndaj vektorėve opozitarė tė shoqėrisė dhe, nėqoftėse shteti ligjor ka kuptim tė drejtohet kundėr opozitės, cilado qoftė ajo, atėherė kemi tė bėjmė me njė cenim tė themeleve tė demokracisė.”

    Zogaj tha se “ndalimi i Sali Berishės ishte njė shantazh mbi opozitėn”. Ai shtoi se “kjo histori kishte bazė kundėrshtitė pėr zgjedhjet e 1 tetorit”. “Unė nuk mund tė logjikoj sesi mund tė lihet pafund njė parti politike nė rrethimin ose pėrballė kordonėve tė policisė pėr disa probleme qė shtron. Ėshtė e domosdoshme qė tė ketė edhe njė reagim politik pėr kėto kėrkesa, pėr kėto pretendime”.

    Nė tė vėrtetė, te historia e 1 tetorit vėrtitej gjithė regresi i politikės 2 muaj pas zgjedhjeve. Aty kishte ndodhur diēka qė nuk sillte qetėsi pėr askėnd. As pėr fitimtarėt.







    Perėndimi dhe tezat kundėr opozitės




    Reagimet nga Brukseli pas ngjarjeve tė 28 Nėntorit reflektonin kujdesin e Tiranės zyrtare pėr t’i mėshuar me for

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Fillimi i Ri


    Nga Mero Baze
    Kapitulli VI

    (Vijon nga e diela e kaluar)




    Ndėrsa zbriste nė Rinas pas udhėtimit tė tij nė SHBA, gati pas 5 vitesh, Sali Berisha shqiptoi para gazetarėve njė fjali qė do tė startonte njė rrugė tė vėshtirė pėr tė: fillimi i ri. Dy ditė mė parė, nė njė transmetim direkt nga studioja e radios “Zėri Amerikės”, ai pėrmendi se pėr Partinė Demokratike do tė jetė njė fillim i ri nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar vlerat e pėrbashkėta nė Shqipėri. Vizita e tij nė Uashington nė ceremoninė e fitores sė presidentit Xhorxh Bush ishte paraprirė nga njė letėr zyrtare qė kandidati pėr Sekretar Shteti, Kolin Pauell, i kishte dėrguar disa javė mė parė dhe njė mesazh miqėsor i ish-presidentit, Xhorxh Bush. Nė Shqipėrinė qė mahnitet nga skemat dhe konspiracionet politike, ishte njė moment i mirė pėr tė artikuluar diēka tė re. Sali Berisha e kishte gjetur atė moment. Pas njė dimri tė vėshtirė me mungesa tė forta energjie elektrike, pas njė rivaliteti nė heshtje mes Fatos Nanos dhe Ilir Metės nė pėrpjekje pėr tė diktuar lidershipin e ri parlamentar tė PS nė zgjedhjet qė dukeshin nė horizont, Sali Berisha u duk se do tė pėrdorte njė strategji tė re elektorale pėr tė mos qenė mė i pėrjashtuari i madh i politikės shqiptare.

    Pėr mė tepėr, nė krye tė problemeve qėndronin marrėdhėniet e tij jo tė mira me ambasadorin amerikan nė Tiranė, Jozef Limpreht. Ky i fundit kishte lejuar tė citohej se kishte miratuar muaj mė parė ndalimin e Berishės dhe kishte pasur me liderin e opozitės pėrplasje tė qarta publike. Berisha nga ana e vet nuk ia kish lėnė mangut, duke e etiketuar si “guvernator tė paemėruar” nė Shqipėri.

    Udhėtimi i tij drejt Uashingtonit ishte lajm i papritur nė Tiranė dhe qeveria bėri maksimumin pėr ta bėrė atė sa mė banal. Pėr kėtė, ajo nisi me urgjencė nė Uashington Ndre Legisin, njė zyrtar tė qeverisė, qė e konsideroi tė dėrguar tė qeverisė nė ceremoninė e fitores sė Bushit. Kjo dhe disa mizanskena tė tjera qė shoqėronin dyshimet nga njė pėrfillje e re e Uashingtonit pėr Berishėn, filluan ta bėjnė mė misterioz udhėtimin normal dhe fare tė qartė tė Berishės nė njė ceremonial fitoreje tė presidentit Bush. Pėr kėtė arsye, zbritja nė Rinas e Berishės dhe deklarata e tij pėr njė “fillim tė ri” tė PS u mor seriozisht dhe mpiksi njė linjė tė re politike tė tij qė i paraprinte fushatės elektorale qė do tė vinte pas gjashtė muajsh.

    Kjo linjė e re duket se u mor seriozisht dhe nga qeveria, e cila tentoi tė provokojė menjėherė, duke rihapur dosjen e arrestimit tė Berishės. Ndėrsa Berisha ishte duke udhėtuar pėr nė Shqipėri, forcat RENEA me maska dhe policė tė egėrsuar arrestuan nė mesnatė nė shtėpinė e tij nė Tropojė Azgan Haklajn, kryetar i PD nė kėtė qytet, me arsyetimin se kishte nxitur trazirat e nėntorit tė vitit 2000, pas tė cilave policia ndaloi Sali Berishėn. Konteksti ishte i qartė. Shqiptarėt duhet tė jetonin me lajmin e Berishės tropojan dhe sulmit mbi komisariat dhe jo me ardhjen e tij nga Uashingtoni. Arrestimi i Haklajt pasoi akuzat e tij ndaj kryeministrit Ilir Meta, se ky i fundit kishte pėrdorur bomba ndaj demonstruesve tė paarmatosur. Pėrpjekja e qeverisė pėr ta mbajtur peng opozitėn nė beteja tė vogla dhe ngjarje lokale dhe pėr ta izoluar atė nga vėmendja ndėrkombėtare ishte e qartė.

    Ditėn qė ndodhi arrestimi i Haklajt, ndodhesha nė Romė, nė njė tryezė tė organizuar nga “Observatoria Parlamentare” sė bashku me disa politikanė dhe gazetarė nga vende ish-komuniste. Nė tryezė ishte Xhanfranko Fini, Kazini, Butilione dhe disa politikanė tė tjerė tė sė djathtės italiane. U pėrpoqėm t’iua shpjegojmė ēfarė kishte ndodhur njė natė mė parė nė Shqipėri, por ishte e vėshtirė ta kuptonin. Njė prej tyre na la njė takim pasdite, me qėllim qė tė informohej mė mirė. Bisedimet i udhėhiqte Pjetėr Arbnori. Nė tė vėrtetė, biseda ishte shumė e shpifur, pasi ai kishte pyetur nė Tiranė dhe i kishin thėnė se janė provokime tė Berishės. Ai nuk mund tė mos e besonte bashkėbiseduesin qė mė parė kishte qenė kryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė. Kishte folur pra, me Tritan Shehun. Pjetėr Arbnori u pėrpoq t’ia shpjegonte se kėto janė meskinitete politikanėsh dhe se Sali Berisha kishte qenė nė Uashington e nuk kishte lidhje me asnjė provokim. Aleati i PD nė Romė tundi kokėn dhe tha se do tė ishte mirė tė bashkoheshim me njėri-tjetrin, pasi kėshtu nuk na ndihmonte dot. Kjo frymė denigrimi ndaj opozitės reale, duke marrė pėr referencė disidentėt e saj antiopozitarė, ishte nė tė vėrtetė sėmundja mė e rrezikshme e shfaqur ndonjėherė nė politikėn shqiptare.

    Gjatė tryezės me tė djathtėn italiane shpėrndava njė raport rreth mėnyrės sesi kryeministri Ilir Meta kishte vendosur shtypin nėn kontroll gjatė njė viti. Iu shpjegova gjyqet e gruas sė kryeministrit me gazetarėt joqeveritarė, raportet personale tė kryeministrit me shtypin proqeverisė, korruptimin dhe blerjen e botuesve, futjen nėn kontroll tė medias elektronike dhe kontrollin mbi organizatat e gazetarėve. Raporti i pėrkthyer nė anglisht dhe italisht u botua mė pas nė disa raporte ndėrkombėtare dhe e shoqėroi pėr njė kohė tė gjatė kryeministrin nė vėrejtjet e rezervuara qė ndėrkombėtarėt i bėnin pėr lirinė e medias nė Shqipėri.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Dėshtimi i qėllimshėm i pėrpjekjeve pėr konsensus


    Nė horizont ishin zgjedhjet parlamentare, ndėrsa kryetari i KQZ, Fotaq Nano, ishte detyruar tė jepte dorėheqjen. Ai kishte firmosur dorėheqjen e tij nėn premtimin e njė pune tjetėr nė diplomaci dhe presidenti po nxitonte tė ribėnte njė KQZ tė re, po ashtu tė kontrolluar prej socialistėve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė vitit 2000 ishte me gjashtė anėtarė tė qeverisė dhe me njė pro qeverisė. I riu pritej tė ishte paksa mė i zbutur, por thuajse njėsoj. Ambasadori i ri i OSBE nė Tiranė, Gert Ahrens, filloi tė ngrejė paksa tonet pėr mungesėn e seriozitetit tė qeverisė nė pėrgatitjet pėr zgjedhjet. Problemi ishte se qeveria po punonte pėrditė pėr tė mbajtur njė klimė tė tensionuar politike. Mungonte realisht klima e besimit, kushti mė i domosdoshėm pėr tė filluar njė bashkėpunim normal.

    Gėrmadhat e papastruara tė 1 tetorit ishin njė pengesė serioze. KQZ, listat e votuesve dhe mėnyra sesi qeveria po pėrpiqej ta shikonte infrastrukturėn zgjedhore si ēėshtje administrative ishin sinjale tė kėqija. Edhe mė keq akoma dukej situata, kur njė grup deputetėsh socialistė deklaruan se do tė ndėrmerrnin inciativė ligjore pėr tė votėbesuar anėtarėt e mbetur tė KQZ, iniciativė qė pėrveēse ishte e dyshimtė nė qėllimin e saj, donte t’ia jepte gjithė mundėsitė pėr lėvizje politike vetėm qeverisė.

    Pėrpjekja pėr tė kontrolluar gjithēka po kthehej nė mani. Qeveria kishte thuajse nėn kontroll tė plotė median, institucionet e pavarura, institucionet kushtetuese, infrastrukturėn e zgjedhjeve dhe tashmė po vendoste tė hidhte hapin e fundit pėr tė vėnė nėn kontroll dhe partitė politike tė deklaruara si tė opozitės. Tentativa reale po bėheshin deri nė Partinė Demokratike. Nė disa degė lokale tė saj, njerėz tė shėrbimit sekret nxisnin grindje dhe dhunė dhe shpesh shkatėrronin konferencat e saj. Njė gjė e tillė ndodhi nė Lezhė, Sarandė dhe disa degė tė tjera tė PD. Por pėrpjekja mė e qartė ishte ndikimi nė grupet antiopozitare.

    Nė horizont po pėrgatitej krijimi i njė opozite tė re tė pranueshme pėr qeverinė, e cila tė shėrbente si presion pėr zėvendėsimin e opozitės reale. Disa parti tė vogla, tė dala nga Partia Demokratike pas vitit 1997, po shkriheshin me njėra-tjetrėn pėr tė formuar njė grupim tė ri opozitar. Lėvizja pėr Demokraci dhe Partia e Djathtė Demokratike u bashkuan me njėra-tjetrėn nė njė Lėvizje Reformatore. Nė tė morėn pjesė figurat kryesore tė ish-Partisė Demokratike, Dashamir Shehi, Genc Pollo, Albert Brojka, Genc Ruli, si dhe disa figura tė dorės sė dytė tė ish-administratės sė PD. Ky ishte realisht grumbullimi mė i madh antiopozitar qė kish ndodhur ndonjėherė nė Shqipėri. Tė gjitha fraksionet i bashkonte qėndrimi armiqėsor ndaj PD dhe pėrpjekja pėr tė izoluar Sali Berishėn. Iniciativa mbėshtetej drejtpėrdrejt nga qeveria shqiptare dhe veēanėrisht Ilir Meta. Mbėshtetės tė kėsaj lėvizjeje filluan tė ndjehen komodė me qeverinė dhe ishin njerėz tė preferuar pėr t’u punėsuar apo pėr tė pėrfituar nga bashkėpunimi me qeverinė. Por goditja mė e madhe qė po i jepej opozitės ishte pėrpjekja pėr t’i quajtur zgjedhjet e 1 tetorit si zgjedhje tė rregullta dhe tė lira. Nė krye tė kėsaj fushate ishte grupimi antiopozitar.

    Pėrballė tyre, pėr hir tė sė vėrtetės, ishte vetėm opozita dhe Fatos Nano. Ky i fundit filloi tė pėrmendė defektet e mėdha tė 1 tetorit dhe nevojėn pėr njė tryezė politike. Por, ndėrkohė, njė ftesė tė tillė e kishte bėrė publike Sali Berisha. Nga qeveria nuk kishte pėrgjigje. Presioni pėr bisedime pozitė-opozitė rritej ēdo ditė nga Partia Demokratike. Objektivi ishte tė pengohej procesi i emėrimit tė njėanshėm politiko-administrativ i infrastruktrės zgjedhore dhe krijimi i njė klime besimi para zgjedhjeve. Kryetari i Partisė Demokratike nisi kėshtu njė tur thuajse nervoz takimesh me ambasadorėt mė tė rėndėsishėm tė Perėndimit nė Shqipėri, ambasadorin amerikan, Jozef Limpreht dhe atė tė OSBE, Gert Ahrens. Pas takimeve, Berisha bėri kujdes tė ishte i palexueshėm pėr publikun. Ai kishte pasur me ta takime shumė tė vėshtira, tė hapura me debate dhe polemika, sidomos rreth parregullsive tė 1 tetorit. Berisha po pėrpiqej tė ishte i rezervuar, pasi, sipas tij, ndėrkombėtarėt po bindeshin pėr abuzimet e 1 tetorit, tė cilat kishin bėrė shumė dėm, duke iu fshehur opinionit publik. E angazhuar nė kėtė proces dukej dhe zyra e ODIHR. Ambasadori Stoudman bėri thirrje pėr njė Memorandum Mirėkuptimi mes KQZ dhe qeverisė shqiptare pėr procedurat e votimit, por kjo, nė njė vend ku qeveria me KQZ ishin shumė tė unifikuara, ngjante si tallje.

    Dhe, ndėrsa tryeza e parė ishte planifikuar tė mbahej mė 11 shkurt, mė 9 shkurt, presidenti Rexhep Meidani dekretoi emrat e rinj tė KQZ. Opozita ia kish dalė tė bindte shumicėn pėr tė nisur tė dielėn, mė 11 shkurt, njė tryezė pėr infrastrukturėn zgjedhore. Meidani kishte marrė vendim tė emėronte Klement Zgurin dhe Andrea Varfin sėrish nė KQZ, si dy kandidatura tė tij. Mediani kishte bėrė tė qartė publikisht se ligjet e shtetit nuk mund t’i diktonin tryezat e partive. Shihej qartė se nė lojė ishte qeveria, por, nė kėtė rast, duke pėrdorur institucionin e Presidentit. Nė kėto kushte, tryeza e 11 shkurtit ishte njė formalitet thuajse i panevojshėm.

    Dekretimi i Meidanit u mbėshtet menjėherė nga Partia Socialiste, ēfarė e bėri dhe mė tė qartė taktikėn e tyre. Problemi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė tė vėrtetė ishte problem i fortė politik. Ai u rrėzua jo se nuk i pėrmbahej ligjit, por se ishte kthyer nė njė ngėrē pėr debatin politik nė vend, duke qenė tėrėsisht i njėanshėm.

    Nėse Presidenti i Republikės do tė kishte vullnet tė ndryshonte KQZ me emra tė balancuar, ai mund tė priste tryezėn e partive, tė merrte dy emra prej saj qė mund tė shkonin deri te zyra e tij duke ndjekur procedurėn formale kushtetuese, nga Konferenca Gjyqėsore dhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Tė gjitha kėto institucione ishin nėn kontroll tė tij dhe, nėse do tė kishte pak vullnet, gjithēka arrihej. Deri nė atė moment, thelbi i krizės ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me formulėn e tij thuajse kriminale, 6 anėtarė tė qeverisė, njė pro qeverisė.

    Prezenca ndėrkombėtare e kishte toleruar kėtė situatė, i kishte trimėruar socialistėt. Kishte toleruar njė provokim tė hapur tė njė presidenti qė doli nė punė ditėn e shtunė pėr tė prishur konsensusin e sė dielės. Komuniteti ndėrkombėtar i tulatur nga mosmarrja e pėrgjegjėsisė pėr zgjedhjet e 1 tetorit dhe nxitimi pėr t’i legalizuar ato, ishte nė njė krizė besimi dhe nė opinionin publik.

    Ekzistonte njė mendim thuajse nė formėn e bindjes, se qeveria aktuale nuk i pyet perėndimorėt dhe ata nuk kanė shumė mjete nė duar pėr t`iu bėrė presion. Pastaj, nėn zė, kishte dhjetėra zbėrdhime tė kėtyre versioneve qė nga korruptimi i ndonjė nėpunėsi deri te shantazhet ndaj tyre. Problemi ishte se nevoja pėr konsensus mes dy forcave kryesore politike po minohej rregullisht. Prej gushtit tė vitit 1998, kur tryeza e thirrur pėr Kushtetutėn u minua nga arrestimi njė javė mė i parė i gjashtė zyrtarėve tė PD e deri mė 1 shkurt, kur tryeza e hodh poshtė prej presidentit Meidani, kishte njė histori tė qartė tė mungesės sė dėshirės pėr tė pėrfshirė opozitėn nė tryezė.

    Pas dėshtimit tė qartė tė pėrpjekjeve tė opozitės pėr konsensus, socialistėt filluan pėrpjekje anėsore pėr ta zbutur pėrgjegjėsinė e tyre. Arben Malaj, nė atė kohė kryetar i grupit parlamentar, propozoi njė takim nė nivel ekspertėsh. Nė tė vėrtetė problemi qėndronte te formula politike dhe jo zgjidhjet teknike. Dialogu institucional i propozuar prej tij nuk kishte asnjė kuptim, nėse nuk kalonte pėrmes dialogut real politik.

    Ilir Meta, i cili nuk donte tė ngelej mbrapa as nė paqe, as nė luftė me opozitėn, filloi tė japė sinjale pajtimi. Njė muaj mė parė ai kishte arrestuar kryetarin e PD tė Bajram Currit dhe e kishte torturuar atė, i dhuroi njė makinė fuoristradė kryetarit tė Bashkisė sė Tropojės, pėr tė treguar se ai nuk e urrente atė qytet. Banalizimi nė kėtė nivel i autoritetit shtetėror dhe pėrpjekja pėr t`i ndėrtuar privatisht marrėdhėniet me opozitarėt dhe kundėrshtarėt e tij ishin tipike pėr tė. Ky gjest, i cili nuk ishte shumė larg gjestit tė halabakėve qė paguajnė, kur humbasin ndonjė bast, u pėrpoq tė shitej si shenjė e uljes sė tensionit tė tij me opozitėn. Nė tė vėrtetė, nuk pati asnjė efekt. Opozita kishte dėshtuar nė tentativėn e saj tė parė pėr njė fillim tė ri me qeverinė.

    Ndaj medias vazhdonte e njėjta klimė lufte. Gazeta “TemA” ishte e vetmja qė botoi njė kasetė tė regjistruar nė audio tė bisedės mes njė doganieri dhe njė bodyguard-i, tė cilėt ishin nėn akuzė pėr trafik kafeje. Nė bisedė dilte emri i kryeministrit Ilir Meta dhe ministrit tė Financave, Anastas Angjeli. Reagimi ishte i pashembullt. Ne e paralajmėruam botimin dy ditė mė parė. Filluan tė trokasin njerėz qė donin tė dinin pėrmbajtjen. U mor vesh se ishte njė kasetė e regjistruar nga vetė prokuroria dhe e marrė nga sirtaret e saj prej Sokol Koēiut, njė ish-zyrtar i lartė i hetimit, qė pėrfundoi vetė nė burg. Filluan ofertat pėr parį. Njė miku im nga Durrėsi ngulte kėmbė tė takoja njė ndėrtues qė kishte rikonstruktuar ish-vilėn e Mehmet Shehut nė bllokun qeveritar nė Durrės dhe kishte shumė parį. U takuam tė tre me tė. Ofertat pėr tė mos e botuar ishin marramendėse. Ndjeja njė lloj kėnaqėsie qė mund t`iua prishja rehatin. Gazeta u botua me njė tirazh prej 15 mijė kopjesh dhe u shit shpejt. Por efekti publik u izolua. Asnjė televizion dhe asnjė gazetė tjetėr nuk rimerrte lajmin. Sikur s`kishte ndodhur gjė. Tentova tė prodhohej qoftė dhe njė lajm nė ‘TV Klan’, nė ‘TVA’ apo diku tjetėr, por gjithkund dyert e mbyllura. E vetmja qė e transmetoi ishte ‘ATN1’. Por jehona e saj mbyllej brenda opozitės. Disa ditė mė pas ndėrtuesi nga Durrėsi kėrkoi tė mė takonte pėrsėri me mikun tim. Ishte i dėshpėruar qė s`kisha pranuar ofertėn, por tha qė do tė mbeteshim miq bashkė. Tha diēka pa kuptim rreth gazetės dhe rėndėsisė qė ka ajo. Mė vonė u qartėsova se ai kishte krijuar njė adhurim fals pėr shtypin. Disa vjet mė vonė ai u bė botuesi i njė gazete qė fillimisht u tha hapur se ishte e Anastas Angjelit, por mė vonė u prish dhe me tė.

    Rreth dy javė pas botimit makina ime personale u godit me njė plumb, ndėrsa isha duke ecur nė rrugėn nga Kuvendi drejt urės sė Lanės. Njė “Benz” i madh me targa italiane, pasi tentoi disa herė tė rrinte ngjitur me mua, xhiroi gomat dhe sė fundi parakaloi frikshėm. Nuk ndjeva gati asgjė dhe s`do ta kisha parė plumbin sikur mos ngjitej lart shoferi i alarmuar, pasi kisha parkuar makinėn. U pėrpoqa ta qetėsoja dhe fillova tė rikujtoj skenėn. Thirra policinė. Erdhi njė ekspert i policisė dhe mori makinėn pėr ekspertizė. Ma mbajtėn aty dy javė. Kishin bėrė qitje mbi tė dhe e kishin bėrė shoshė me plumba. Nuk mė njoftuan fare pėr rezultatet e hetimit, por pashė tė botuar te gazeta “Zėri i Popullit” ekspertizėn qė thoshte: “...makina ėshtė qėlluar nga njė send metalik me fuqi dinamike nė momentin e takimit me objektin...”. Ishte njė pėrkufizim prej Shvejku i fjalės plumb, por nuk thuhej plumb. Ishte “objekt metalik me fuqi dinamike nė momentin e takimit me objektin”. Ishte pėr tė qeshur, por dhe pėr tė pasur frikė. Shkova nė komisariat dhe fillova tė ngre zėrin kundėr atij qė kishte bėrė ekspertizėn. Mė thirri nė zyrė njė shef. Mė tha tė qetėsohesha se nuk ma kishin bėrė me qėllim tė keq. “Thjesht ėshtė plumb artizanal, - tha, - ndaj nuk kanė thėnė se ē`plumb ėshtė.” Mora makinėn e bėrė shoshė nga plumbat dhe dola. Vendosa t`i gjej vetė. Pas gati dy muajsh arrita tė shikoj fytyrėn e njeriut qė mė kishte parakaluar me makinė. Ishte njė pjesėtar i policisė kriminale qė rrinin te njė repart policie afėr bar “Kalasė”. I dėrgova dikė tė sqarohej, “dikė” qė dhe mund tė vritej me tė. Reagimi kishte qenė njerėzor. Thjesht kishte pranuar se nuk donin tė mė vrisnin, por tė mė trembnin. Dhe kishte shtuar, se kishte respekt pėr mua, por ishte porosi.

    Kjo klimė tensioni vazhdoi tė shoqėrojė redaksinė, ndėrkohė qė kishte botuar foton e familjes sė Arben Rakipit nė vilėn e njė trafikanti droge duke festuar Vitin e Ri nė Greqi, si dhe disa tabulate telefonash tė Zani Ēaushit dhe Gaxhait me politikanė shqiptarė. Sulmet kishin ngritur njė stuhi politike tė opozitės kundėr qeverisė dhe kishin bėrė tė besueshme shumė nga akuzat e saj verbale.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Depėrtimi nė shoqėri i “Fillimit tė Ri”




    Opozita kishte njoftuar mė 18 shkurt njė takim me intelektualė nė Pallatin e Kongreseve. Do tė debatohej mbi njė format tė ri, mbi njė frymė tė re bashkėpunimi politik nė vend, pėr njė fillim tė ri nė politikė dhe shoqėri civile. Sali Berisha do tė fliste para tyre pėr tė shpjeguar ‘Fillimin e Ri’. Me njė ton natyral, jo shumė patetik dhe shpesh epik ai iu drejtua sallės, duke cituar Tomas Mein nė njė nga momentet mė dramatike tė SHBA, i cili ka thėnė se “ėshtė nė duart tona, nė forcėn tonė qė ta ribėjmė botėn pėrsėri”. Ai tha se ėshtė e vėshtirė t`i bashkosh shqiptarėt, nėse vetė nuk jep shenja bashkimi. Shqetėsimi i tij kryesor nė fjalim ishte vota e lirė, tė cilėn ai e quajti njė tė vėrtetė tė madhe qė nuk duhet t`i mohohet askujt. Ai u angazhua pėr njė fillim tė ri nė formėn e njė platforme qė do t`iu jepte pėrgjigje problemeve madhore tė shoqėrisė. Pėrmendi me radhė qeverisjen e keqe, korrupsionin, mungesėn e shtetit ligjor, kontrollin mbi median dhe dhunėn nė shoqėri si tė vėrteta tė hidhura. Ai iu drejtua intelektualėve nė sallė se “opozita ka nevojė pėr mbėshtetjen tuaj.” “Nėse politikanėt nuk arrijnė tė interpretojnė si duhet kritikėn tuaj ose tė pėrfitojnė sa duhet nga mendimi juaj vizionar, atėherė ata janė larg qėllimeve, pėr tė cilat rrinė nė politikė.”

    Visar Zhiti, qė drejtonte panelin e diskutimeve, ma dha fjalėn mua. Kisha fiksuar disa pika mbi njė tezė themelore qė brente shoqėrinė shqiptare prej vitit 1996-1997. Ishte “Antiopozitarizmi”. U pėrpoqa tė jem i qartė nė kėtė pikė pėr tė evidentuar antiopozitarizmin nė shoqėri, nė politikė, nė media dhe nė tėrėsi nė indiferencėn e intelektualėve. Ishte njė fjalim qė trazoi shumė sallėn, edhe pse aty disa vetė e gjenin veten tė prekur nga ato qė thashė. U pėrpoqa tė prek thelbin e problemit, me tė cilin ndeshej opozita nė atė kohė, lufta me hijen e saj qė sponsorizohej nga shteti, lufta me antiopozitėn. Takimi i opozitės me intelektualėt ishte njė lajm qė ngjallte kureshtje te kundėrshtarėt. Natyrisht, salla nuk ishte vendi ekskluziv i intelektualėve, por njė listė cilėsore ishte aty prezente. Pėrpjekja ime pėr tė provokuar sallėn me tezėn e antiopozitarizmit pati sukses. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur iu referova faktit qė tė shkosh nė njė takim tė organizuar nga opozita mė 2001 quhet ende disidencė dhe ky ėshtė njė ogur i keq. Pastaj theksova tri pikat ku godiste antiopozitarizmi politikėn e opozitės.

    “Pėr herė tė parė gjatė kėtyre dhjetė viteve jam ndeshur me njerėz, tė cilėt kanė pasur dilema nė vendimin e tyre pėr tė marrė pjesė nė njė takim tė organizuar nga opozita. Ka pasur shumė qytetarė shqiptarė qė donin me ēdo kusht tė ishin kėtu, ka pasur tė tjerė qė donin tė ishin dhe tė flisnin, ka pasur tė tjerė qė vetėm donin tė ishin dhe tė dėgjonin dhe njė kategori qė nuk donin tė ishin dhe nuk donin tė dėgjohej mė pėr opozitėn.

    Fakti se kjo ftesė ka ngacmuar ndėrgjegjen e njė shumice cilėsore tė shoqėrisė shqiptare pėr tė marrė njė vendim, ėshtė njė dėshmi se ka njė reflektim tė intelektualėve ndaj politikės dhe ideve tė saj. Ngacmime tė tilla ndodhin vetėm nė ato momente, kur shoqėritė janė nė prag tė degradimit ose tė riciklimit tė vlerave. E gjithė kjo ėshtė njė klimė qė ofron pėr shqisat e stėrvitura tė intelektualėve shqiptarė, ndjesitė e klimės sė disidencės qė shfaqet sa herė njė regjim ka shkuar nė ekstrem dhe ka nevojė pėr ringjallje shprese ose refuzim nė emėr tė vlerave. Ju qė jeni sot kėtu dhe ata qė janė menduar gjatė dhe nuk kanė ardhur, janė njėsoj tė respektuar pėr qytetarėt shqiptarė, pasi po japin sė bashku sinjalin se shoqėria ka degraduar aq shumė, sa vlen tė kontrollosh veten dhe pėr njė vendim, i cili disa vite mė parė ishte shumė i lehtė pėr t'u marrė. Pra, nė njėfarė mėnyre ėshtė kthyer nė disidencė pėrgjigjja pozitive e njė ftese tė bėrė nga opozita.

    Nė kėtė prizėm do tė doja tė bisedoja me ju pėr njė fenomen shumė specifik tė viteve tė fundit, atė tė ANTIOPOZITARIZMIT. Ky ėshtė fenomeni mė negativ qė ėshtė institucionalizuar ndonjėherė nė Shqipėri, fenomen, ndaj tė cilit pati kurajė gati kolektive tė reagohej dhe nė vitin 1946 nga njė grup deputetėsh dhe intelektualėsh. Ky ėshtė njė fenomen i shėmtuar, pasi po institucionalizohet nė njė shoqėri, e cila vjen nga njė mungesė e madhe tradite pluralizmi politik. Antiopozitarizmi nė njė shoqėri tė re postkomuniste ėshtė vdekje klinike e pluralizmit dhe, kur identifikohet me shtetin, ėshtė diktaturė me kostum pluralizmi ose pluralizėm me leje.

    Pėr tė qenė tė sinqertė, shenja tė lindjes sė antiopozitarizmit ka pasur dhe nė kohėn, kur nė pushtet ka qenė Partia Demokratike. Edhe atėherė ka pasur qėndrime tė ashpra dhe shpesh pasionante ndaj opozitės, por nuk ėshtė synuar tė mbėrrihet te njė lėvizje antiopozitare. Sė paku, shteti i atėhershėm, administrata nė pushtet nuk bėri pėrpjekje zyrtare pėr tė krijuar njė opozitė kundėr opozitės. Antiopozitarizmi i para vitit 1997 ishte mė shumė njė emocion ndaj sė drejtės historike qė kishte e djathta shqiptare pėr tė qeverisur dhe pamundėsisė sė saj pėr t`i vėnė tė gjitha gjėrat nė vend tė vet. Nė kėtė klimė nervozizmi, ajo shpėrthente herėpashere emocionet e saj kundėr opozitės, duke rritur konfliktet, por jo duke u pėrpjekur tė blinte opozitėn dhe mendimin opozitar. Qeveria e sotme qysh nga viti 1997 e ka gati si objektiv tė parė antiopozitarizmin.

    Nė planin politik ajo u pėrpoq tė krijonte njė zinxhir partish antiopozitare, tė cilat nė thelb nuk bėjnė gjė tjetėr veēse pėrpiqen tė shumėfishojnė zėrin e qeverisė, duke i mbyllur rrugėn shfaqjes sė mendimit tė vėrtetė opozitar, duke i marrė asaj racionin e oksigjenit tė rralluar tė lirisė shqiptare. Kėto janė parti qė lindin gjithandej, nė holle hotelesh, nė paradhoma ministrish dhe kulisa ambasadorėsh, me mision tė vetėm pėr tė relativizuar opozitarizmin e vėrtetė.

    Pėrpjekja e dytė e qeverisė ėshtė blerja e opinionit publik. Media shqiptare asnjėherė nuk ka qenė mė e blerė dhe mė e kontrolluar nga qeveria sesa ėshtė sot. Nė kėtė moment qė ne flasim nė kėtė sallė, ministri i Financave me njė avion luksoz ka marrė kryeredaktorėt e disa gazetave, televizioneve, radiove, gratė dhe fėmijėt e tyre dhe kanė ikur pėr weekend nė Greqi, me shpenzime tė paguara nga qeveria shqiptare. E gjithė kjo bėhet qė kryeredaktorėt tė heshtin dhe tė mos iu paraqesin shqiptarėve vjedhjet monstruoze tė njeriut qė i shėtit me avion dhe iu fal parį. Kėto redaksi janė themeli i shtypit antiopozitar nė Shqipėri, njė shtyp i verdhė, pa dinjitet, por i bollshėm, si kashta qė ta bėn gjithmonė tė vėshtirė gjetjen e kokrrave tė grurit nė njė lėmė rrėmujė siē ėshtė Shqipėria. Gjatė kohės kur Partia Demokratike ishte nė pushtet, ka pasur tetė gjyqe ndaj gazetarėve dhe rrjeti i OJQ-ve shqiptare tė tė Drejtave tė Njeriut ngriti nė kėmbė gjithė botėn. Sot, vetėm kryeredaktori i gazetės “Rilindja Demokratike” ėshtė dėnuar tetė herė dhe dje ka marrė dėnimin e fundit me 800 mijė lekė. Por rasti mė flagrant ėshtė ai i njė redaktori pėrgjegjės tė gazetės, Shemsi Peposhi, i cili ėshtė dėnuar nga gjykata, pse i ka kėrkuar Monika Kryemadhit tė pėrgėnjeshtrojė akuzat qė i bėhen asaj si pėrgjegjėse pėr vdekjen e punėtorėve. Ėshtė njėsoj sikur tė dėnoheshe nė kohėn e Enver Hoxhės, po t`i kėrkoje atij tė mbrohej nga akuzat qė i bėnin “reaksionarėt”. Ėshtė njė absurditet qė ndodh vetėm nė shoqėri, tė cilat kanė trauma nė kujtesėn e tyre historike dhe njė sasi tė pamjaftueshme vlerash intelektuale pėr tė formuar njė guxim qytetar pėr mbrojtjen e vlerave.

    Pėrveē partive antiopozitare dhe shtypit antiopozitar qeveria po mban rreth vetes dhe njė eskortė intelektualėsh antiopozitarė. Nuk doja tė citoja pėr keq asnjė prej tyre, por ėshtė e rėndė t`i thuash njė shoqėrie, mė mirė tė vidhen votat sesa tė fitojė opozita. Hidhini njė sy biografisė sė tyre. Ėshtė njė histori e tėra antiopozitare dhe jo njė histori intelektualėsh qė kritikojnė qeveri dhe regjime. Ėshtė historia e atyre pak njerėzve qė unė nuk po i shoh sot nė kėtė sallė dhe qė pesė vjet mė parė ishte problem i madh t`i ndalje sė lavdėruari Sali Berishėn. Ėshtė ushtria e atyre kolegėve tė mi, qė kurrė nuk kanė guxuar tė thonė tė vėrtetėn, por gjithmonė janė pėrpjekur tė pėrdorin nevojat e qeverisė pėr tė qėndruar nė pushtet, si njė rast pėr tė sulmuar kundėrshtarėt e tyre. Lexoni shkrimet e tyre dhe e kuptoni lehtė cilėt janė. Ato fillojnė gjithmonė me kritika tė pudrosura pėr qeverinė dhe arrijnė nė pėrfundimin se mė shumė faj ka opozita. Ata nuk kanė asnjė mision tjetėr veēse tė frenojnė opozitėn, ta kompleksojnė atė, ta bėjnė tė merret me veten e vet dhe jo me qeverinė. Kjo ēetė e intelektualėve antiopozitarė i bashkangjitet ēetės sė politikanėve antiopozitarė dhe shtypit antiopozitar. Antiopozitarizmi i tyre nuk ėshtė kurrsesi i barabartė me konformizmin klasik tė intelektualėve. Ėshtė e qartė se shumė intelektualė janė konformistė me qeverinė dhe administratėn e saj dhe janė gjithmonė tė pėrmbajtur nė reflektim. Por raca e intelektualėve antiopozitarė tė Shqipėrisė nuk ėshtė raca e intelektualėve konformistė, ajo ėshtė racė e shėrbėtorėve tė errėsirės sė mendimit tė lirė. Ne duhet t`i lėmė nė errėsirėn e tyre dhe duhet tė bashkojmė zėrat pėr tė pasur mendim intelektual opozitar, shtyp opozitar, parti tė vėrteta opozitare, pėr t`i dhėnė fund kėsaj kėnete. Unė ju ftoj ta shikoni kėtė si njė problem tė madh tė mendimit intelektual nė Shqipėri dhe tė pėrpiqeni jo vetėm sot, kur nė kėtė sallė na kanė thirrur partitė opozitare, por dhe nesėr, kur kėta qė na kanė ftuar, do tė jenė nė pushtet. Ne duhet tė kemi gjithmonė kurajėn tė diskutojmė kėshtu.”




    Mė pas Preē Zogaj, Visar Zhiti, Bamir Topi dhe Mimoza Ahmeti i mėshuan fort idesė sė bashkėpunimit tė intelektualėve me opozitėn. Zogaj, njė ish-disident i vjetėr i Partisė Demokratike, i rikthyer nė atė tribunė atė ditė, ishte me tė vėrtetė njė sinjal i fortė pėr opozitėn. Ai tha qartė se vendi po vėshtron opozitėn, por opozita e lodhur nė atė sallė mė sė shumti i kishte sytė tek ai dhe tek ata qė do tė afroheshin me tė. Ishte njė kohė, kur ajo kishte nevojė tė ndjente se diēka po ndryshonte nė historinė e saj.

    Jehona e takimit ishte mė e fortė seē pritej. Salla me gati 2000 vetė brenda ishte njė mbėshtetje e fortė pėr “Fillimin e ri” tė opozitės. Nė ditėt qė pasuan po vėrehej njė ulje e toneve dhe njė pėrpjekje pėr tė nisur dialogun e hedhur nė erė. Mė nė fund, mė 28 shkurt, tė dy palėt nėn ndėrmjetėsimin e OSBE arritėn njė marrėveshje politike, e cila nė thelb synonte rehabilitimin e institucionit tė zgjedhjeve. Partitė politike ranė dakord tė ngrejnė njė komision, i cili tė propozonte amendamente nė Kodin Elektoral pėr formulėn e KQZ, hartimin e listave dhe mbikėqyrjen e procesit tė votimit. Rėndėsia mė e madhe e kėtij vendimi ishte njėfarė penalizimi qė merrte procesi i mėparshėm elektoral, i cili deri nė atė kohė mbrohej si i ligjshėm dhe i drejtė. Efekti i marrėveshjes u ndje menjėherė dhe te grupimet antiopozitare, tė cilat e konsideronin gabim dhe tradhti marrėveshjen me Berishėn. Nga njė krah sulmonte Abdi Baleta, i cili i quante mbeturina tė PD ata qė po tentonte tė mblidhte rreth vetes “PD e mbetur” dhe nga ana tjetėr sulmonin “reformatorėt” qė e konsideronin PD “fraksion i vulės” dhe veten PD e vėrtetė.

    Reagimi mė solid erdhi nga Preē Zogaj, njė ish-ministėr Shteti nė kabinetin e parė tė Ilir Metės, por qė kishte qenė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike. I larguar nga PD pas vitit 1992, nė pėrpjekje pėr tė krijuar mė shumė hapėsirė politike pėr idetė e tyre, ai iu bashkua njė grupi qė mė vonė formuan Aleancėn Demokratike. Grupi i krijoi shumė telashe politike PD dhe nė periudhėn 1996-1997 kishte shumė herė mė tepėr kredo morale se vetė partia kryesore e opozitės nė atė kohė, Partia Socialiste. Por shumė gjėra kishin ndryshuar dhe brenda kėtij grupimi vėrehej qartė pjesa qė ndjehej e lidhur me PD dhe pjesa qė mezi kish pritur tė ikte nga PD. Zogaj argumentoi qartė pafuqinė pėr tė refuzuar njė ftesė pėr paqe nga Berisha dhe u angazhua qartė nė favor tė opozitės.

    Ndėrkohė, nė radhėt e opozitės vėrehej njė lloj paqartėsie pėr procesin e nisur. Pjesa mė rezistente e opozitės, ata qė nė njėfarė mėnyrė i dhanė jetė opozitės nė vitin 1997 e mė pas, kur ajo rrezikonte tė zhdukej, ishin tashmė jo vetėm tė faktorizuar, por kishin mandat tė ofronin paqe politike nė Shqipėri. Por, duke u ndjerė tė lodhur nga stėrmundimi pėr tė mbijetuar, ata kishin mė pak nerva tė merreshin me sfondin estetik tė hapjes sė opozitės dhe “Fillimit tė ri”. Sidoqoftė, shumė tabu po thyheshin dhe njė fillim i ri ndjehej jo vetėm nė politikėn e PD, por dhe nė sjelljen e kundėrshtarėve ndaj saj.

    I vetmi problem qė po shfaqej nė horizont ishte rivaliteti mes kryeministrit, Ilir Meta dhe kryetarit tė PS, Fatos Nano, pėr tė dominuar listėn e re tė deputetėve tė PS.

    Nė funksion tė qėllimeve tė tyre ata shpesh po mbanin peng dhe po minonin procesin e reformės elektorale. Kėshtu, anulimet e herėpashershme nė Kuvend tė konsensuseve qė jepeshin nė tryeza partish, reflektonin kėtė ndarje. Por, nė fillim tė prillit, u duk se ēėshtja e konsensusit pėr lista po minohej pėrfundimisht. Opozita kishte bindur bashkėbiseduesit nė tryezė se me dokumentet qė ajo kishte, pretendonte se 30 pėr qind e shqiptarėve mungonin nė lista. Por ky propozim u hodh poshtė nga komisioni parlamentar i ngritur pėr ēėshtjen e listave qė drejtohej nga Ylli Bufi. Arsyetimi publik ishte se ky vendim nuk u mbėshtet realisht nga OSBE, e cila, sipas tyre, kishte shifra tė tjera. Pėr herė tė dytė socialistėt po e prishnin konsensusin e arritur nė tryezė rreth ēėshtjes sė listave dhe kjo po dėmtonte ndjeshėm besimin te procesi i reformės elektorale. Reagimet nga opozita ishin tė ashpra. Spartak Ngjela, nė atė kohė i afruar ndjeshėm me Partinė Demokratike, deklaroi se OSBE sabotoi kompromisin pėr tė mbrojtur procesin e 1 tetorit. Ai tha se forca tė caktuara duan tė diktojnė ndryshimin normal tė pushteteve nga vota e lirė. OSBE dhe IFES nė tė vėrtetė ishin kundėr verifikimit tė listave nga KQZV. Rishikimi i listave zgjedhore pėrveēse kishte bllokuar punėn e komisionit tė posaēėm parlamentar, kishte bllokuar dhe dialogun mes dy partive. Arsyetimi i OSBE dhe IFES ishte se ky propozim, nėse pranohej, shkelte gjithė afatet kohore. Fakti qė KQZV nuk ishin formuar, sipas tyre, pėrbėnte arsye tė fortė qė kjo procedurė tė mos miratohej. U duk ndėrkohė se pati njė reagim nga Kėshilli i Evropės, i cili nxiti palėt tė zbatonin marrėveshjen mes dy partive. Ky ngėrē krijoi konfuzion paralel dhe pėr vetė opozitėn, e cila ishte nė njė proces formimi koalicioni. Problemi mė i madh i formimit tė koalicionit mbetej mekanizmi i shpėrblimit tė partive tė vogla, i cili ishte i tepruar. Ftesa e gjerė e Berishės pati njėfarė ndikimi dhe koalicioni i ri i formuar kishte brenda vetes njė fraksion tė Ballit Kombėtar, Lėvizjen e Legalitetit, republikanėt, njė grupim ish-socialdemokrat dhe Partinė Demokratike. Ngjizja e koalicionit “Bashkimi pėr Fitore” ishte njė standard i ri pėr tė dalė nga izolimi, ku ishte zhytur PD. Aleatėt e saj tė rinj nuk kishin kapital politik, por kishin rrezikun e keqpėrdorimit nga shumica si opozitė fiktive. Tashmė, nė kėtė pozicion kishte mbetur grupimi i quajtur i reformatorėve, tė cilėt kishin nisur pėrpjekjet pėr t`u regjistruar me emrin Partia Demokrate dhe tė ruanin siglėn PD nė fletėn e votimit. Me gjithė reaksionin e ashpėr tė PD, shteti funksionoi nė favor tė tyre dhe nė fletėn e votimit tė vitit 2001 sigla PD i pėrket grupimit antiopozitar, ndėrsa kandidati i PD ishte i fshehur pas siglės “Bashkimi pėr Fitore”.

    Nga ana tjetėr, kishte njė ndryshim tė madh dhe nė konceptin sesi po hynin nė zgjedhje tė dy palėt. Gjithė filozofia e koalicionit opozitar dukej se udhėhiqej nga pasiguria nė fitore, pasi tė gjithė liderėt kėrkonin vendet e sigurta nė lista. Nga ana tjetėr, e majta po fuste nė zona tė vėshtira figurat e saj kryesore pėr t`i fituar ato. Memorandumi i Mirėkuptimit, i firmosur nga opozita nė mes tė muajit prill, i dha Partisė Republikane 5 deputetė, Legalitetit dhe Ballit Kombėtar 4 deputetė, liberalėve tė Laēos 2 deputetė dhe nga njė deputet Selfos dhe Ndreut. Memorandumi i propozuar nga republikanėt u kthye nė njė problem tė madh. Nė qendėr tė debatit u vu siguria qė pjesėtarėt e koalicionit tė sigurojnė deputetėt e tyre nė listė proporcionale, duke u mbėshtetur te disa mesatare aritmetike tė historisė sė tyre elektorale. Por grindjet pėr vende tė sigurta nė listė po forcoheshin dhe PD i duhej tė sakrifikonte figurat e saj tė forta nė zona tė diskutueshme pėr tė marrė fitoren.

    Afrimi i disa figurave tė diskutueshme me PD nga grupi i disidentėve tė vjetėr thuajse dėshtoi. Sė bashku me Spartak Ngjelėn u angazhova tė afroja me opozitėn Genc Rulin dhe Eduard Selamin. Berisha ishte dakord, por nuk donte tė investohej, duke parandjerė pėrgjigjen negative. Ruli refuzoi tėrthorazi propozimin pėr tė qenė pjesė e listės sė PD, ndėrsa Eduard Selami nuk iu pėrgjigj thirrjes pėr t`u kthyer nė Shqipėri. Zogaj po ashtu do tė kandidonte si i pavarur pėrballė Anastas Angjelit pėr tė bėrė njė betejė simbolike. PD ngeli te lista e saj tradicionale, duke promovuar disa emra tė rinj nga shoqėria civile dhe bota e krijuesve. Ftesa e Berishės pėr PAD dhe PBDNJ e kishte pėrmirėsuar klimėn, por nuk ishte shkuar drejt njė aleance konkrete.

    Pėrballė tyre shumica kishte problemet e veta. Fatos Nano kishte nxjerrė papritur si kandidat tė mundshėm pėr kryeministėr pas zgjedhjeve Arben Malajn dhe kjo e kishte acaruar atė ndjeshėm me Ilir Metėn. Tė dy sė bashku mezi arritėn tė rakordohen pėr listėn e deputetėve dhe secili filloi tė luftojė pėr objektivat e tij afatgjata. Fatos Nano synonte 84 vota tė majta pėr t`u bėrė president nė 2002, kurse Meta te njė shumicė e qėndrueshme pro tij. Pėr tė shkuar te kjo skemė, doli nė dritė njė marifet elektoral qė kishte tė bėnte me paraqitjen si tė pavarur tė deputetėve nė zona tė sigurta. Hileja qėndronte te fakti se deputeti qė fitonte nė zonė si i pavarur, dublonte mandatin, pasi, nė tė njėjtėn zonė e njėjta parti, nėse merrte shumicėn, fuste njė deputet nga lista. Kėshtu shtohej artificialisht lista e deputetėve. Nė kėtė mėnyrė problemit tė mbetur pezull pėr verifikimin e listave i shtohej dhe problemi i tė pavarurve. Problemi i verifikimit tė listave u zgjidh mė 25 prill nga komisioni i posaēėm kuvendor, kurse problemi i tė pavarurve u shty deri nė javėn e fundit, ndėrkohė qė fletėt e votimit u shtypėn, duke e dokumentuar kėshtu pėrpjekjen pėr tė deformuar sistemin.

    Ky objektiv nė dy drejtime brenda PS, njėri pėr votat presidenciale tė Fatos Nanos dhe tjetri pėr njė shumicė personale tė Ilir Metės, tronditi rėndė procesin zgjedhor tė 2001, i cili, siē dhe u dokumentua mė pas, prodhoi sė paku 40 mandate tė dyshimta pėrmes Gjykatės Kushtetuese, pėrkundėr mbytjes sė procesit zgjedhor nė terren.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Zgjedhjet e vitit 2001 dhe frytet e antiopozitarizmit




    Zgjedhjet e 24 qershorit 2001 janė njė rast emblematik i zgjedhjeve, ku manipulimi shtetėror u bė legjitim dhe arriti t`i imponohet politikės. Pas njė rezultati befasues pėr opozitėn, e cila arriti thuajse tė triumfojė nė raundin e parė, filloi njė fushatė e paprinciptė pėrmes policisė dhe Gjykatės Kushtetuese pėr tė kthyer 40 mandate nė favor tė qeverisė sė majtė. Kjo i bėri zgjedhjet e 24 qershorit 2001 si njė proces qė legjitimoi manipulimin dhe la virusin e tij vrasės nė historinė elektorale tė Shqipėrisė. Problemet e mėparshme si ato me zgjedhjet e vitit 1996 dhe 1997 kishin qenė po ashtu tė forta, por ato nuk u pranuan si standarde, pėrkundrazi u dėnuan. Zgjedhjet e 24 qershorit 2001 janė problem real i historisė sė zgjedhjeve nė Shqipėri, pasi arritėn tė bėjnė legjitim njė rezultat tėrėsisht tė falsifikuar me dhunė. Duke mos u ndėshkuar manipuluesit e atyre zgjedhjeve, Shqipėria mori njė kosto tė rėndė, pasi pėr vite tė tėra do tė duhet tė ndeshet me skepticizmin e zgjedhėsve pėr tė votuar dhe me mospranimin e rezultateve. Goditja ndaj zgjedhjeve erdhi sė pari nga lufta e brendshme nė Partinė Socialiste. Kryetari i rilegjitimuar i Partisė Socialiste, Fatos Nano, kishte objektiv t`i pėrdorte kėto zgjedhje si njė betejė pėr tė fituar shumicėn presidenciale, ndėrsa kryeministri Ilir Meta si njė betejė, ku do tė fitonte njė shumicė qeverisėse tė sigurt pro tij. Tė dy sė bashku bashkoheshin nė idenė se opozita duhej lėnė larg podiumit tė fitores, duke pėrdorur edhe mekanizma tė manipulimit politik me opozitėn false. Nė anėn e tyre me ndonjė rezervė tė vogėl ishte faktori ndėrkombėtar, i cili nė mėnyrė tė sinqertė besonte te njė shumicė e majtė.

    Beteja ligjore para fillimit tė zgjedhjeve njohu kulmin e saj me ēėshtjen e deputetėve tė pavarur, e cila u anulua nė minutat e fundit, duke lėnė pa eksploruar “Fenomenin Dushku”, i cili lindi pikėrisht nė ato zgjedhje. Loja me deputetėt e pavarur synonte qė tė pėrdorte hapėsirat e ligjit elektoral pėr tė dyfishuar deputetėt nė zonat e sigurta. Fjala vjen, nė njė zonė elektorale, ku e majta ishte e sigurt, kandidati real i sė majtės shpallej i pavarur dhe merrte mbi 50 pėr qind, duke qenė deputet, ndėrsa e majta merrte po mbi 50 pėr qind, duke futur njė deputet tjetėr nga lista. Kjo manovėr ishte nė interes tė Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike si dy parti tė mėdha. Megjithatė, PD nuk e pėrkrahu dhe u tregua e gatshme deri nė fund qė tė anulonte kandidatėt e saj. Tri ditė para zgjedhjeve deputetėt e pavarur u anuluan, por nė fletėn e votimit mbetėn tė tillė.

    Beteja administrative ishte dhe mė e fėlliqur. Pėrmes njė vendimi gjyqėsor tė pėrshpejtuar Partia Demokrate e Genc Pollos ishte regjistruar si subjekt mė vete me siglėn PD, njė sigėl e ngatėrrueshme dhe nga politikanė tė sė djathtės, ndėrsa vetė Partia Demokratike u detyrua tė rreshtohet nė njė koalicion me emrin “Bashkimi pėr Fitore” qė shoqėrohej nga 5 parti me siglat e tyre. Kjo bėri qė masivisht nė zonat ku PD ishte e fortė dhe kryesisht nė veri, militantėt tė ngatėrronin siglėn dhe sigla PD tė merrte 5 pėr qind tė votave nė mėnyrė fiktive.

    Njė sėrė betejash ligjore para zgjedhjeve pėr aktet normative dhe pėr listat nuk kishin funksionuar. Opozita hyri nė zgjedhje me shpresė se fushata do shėrbente si njė betejė e fortė pėr tė dėshmuar se ajo ishte faktor vendimtar nė vend.

    Tė veshur me kėmisha tė bardha dhe me tone tė qeta opozita nisi njė fushatė simbol qė ngjante mė shumė si njė betejė pėr t`iu nxjerrė frikėn qytetarėve. Unė pranova ftesėn e zotit Berisha pėr tė kandiduar nė njė zonė elektorale nė Durrės, njė zonė thuajse e sigurt nga pikėpamja elektorale, por qė do tė bėhej epiqendra e dhunės elektorale dhe pėrdorimit tė policisė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 10-02-2008 mė 17:49
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  4. Kujtime Maturantėsh.!
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 15:50
  5. Ani - Kujtime
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •