Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Lightbulb Drujetë/Dropulli-àshtnori pellazgjik

    Kronika e Argiro-Kastro

    Ky fragment historie, qe sillet per publikun e gjere, i eshte dhene ne vitin 1806, Pukevillit ish konsullit francez, prane oborrit te Ali Pashait, gati 200 vjet me pare. E dhene nga peshkopi i Druinopolit, ajo permbante 20 faqe dhe i mungonin fundi dhe fillimi. Ngjarjet e Epirit ne kete pjeses fillojne nga koha e Homerit dhe shkojne deri ne shekujt e fundit. Emri i doreshkrimi te njohur per kohen ka qene Kronika e Argiro-Kastro.


    Nga Dr. Gazmend Muka

    "Ky deshmon per levizjen ne koherat heroike te nje kolonie Dryopet (banoret e pare te Kythnos, ku prej tyre ishulli mori emrin DRYOPIS).
    Banoret e pare te Kythnos kane qene nje popullsi paleoindoeropiane: fjala Dryopis vjen nga "Dryon". Fjala "Dru" ne sanskritisht eshte "Dru" si dhe ne shqip, e ne greqisht "Lis". Ata ishin popullsi protohelene, pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetedhenes. Dishendentet e kesaj popullsie, kane merituar vazhdimisht ne periudha te ndryshme historike nje vemendje te madhe per meritat e tyre personale, gjenine e tyre, e cila dilte mbi interesat e ulta te njerezve te thjeshte, te njohur si paraekzistenca e asaj qe shkruhet : "mund te shesim femijte tane, por jo fisnikerine tone".(F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 356-7)" Historia fillon per ne, mbas pjeses qe mungon ne doreshkrimin origjinal : "...perendite, me kurthet e tyre, do t'i kthenin ne hi banoret e atij vendi, por ata duke ju drejtuar orakullit Apollon, moren pergjigjen prej tij, qe duhej te shmangim kete zemerim dhe te merrnim per mbrojtes Panin, i cili ishte Perendia e te gjitha gjerave. Banoret e Trikalles (ku kishte bujtur fisi i ardhur), ne Thesali, duke degjuar keto fjale, nga goja e Atlasit,(prijes i kesaj kolonie, dishendent te Atlasit te Arkadise? doreshkrimi mungon, thekson Pukevili), u rrembyen nga gezimi, dhe i shtyne ata qe komandonin, ne gosti, duke ju bere atyre demostrime mjaft miqesore. Keta te "huaj", mbasi kapercyen Pindin(malet), me zhurmen e shfaqjes se tyre i terhoqi vemendjen Demetrius-it, princit te Epirit, i cili kerkoi te merrte vesh se cfare donte nje popull kaq te madh ne numer, dhe ai pasi i degjoi, u lejoi atyre kalimin ne tokat e veta (lejimi paqesor nga ana e princit te Eprit, nuk perjashton nje lidhje midis tyre, shenimi yne). Pas kesaj marreveshjeje, ata moren drejtimin e tyre permes Zagorise, nen udheheqjen e udherrefyesve te ngarkuar per t'i cuar ata nga Zambre (ndoshta Zerma ne veri te Janines, ose po i conin ne Jerme te Lunxherise), ne vendet e shkreta dhe te pabanuara(duhet te kuptojme rrotull saj). Duke arritur ne keto vende te shkreta(ne Luginen e Drinos, zona e Laboves, Libohoves etj, mali Pellaku-Bureto, Dropull, shenimi yne), pa gjetur kushte te mira per te jetuar, u rregulluan me cfare te mundnin, dhe arriten te mblidhnin mjaltin e lisave(ose dushqeve, i njohur ne Europe si meli-dryon). Ata jetuan me kete ushqim per rreth gjashtedhjeteekater vjet. Shume mjalte rridhte atehere nga druret e lisave. Zona ishte e mbuluar nga nje sasi e madhe e ketyre pemeve, ata e quajten qytetin qe do te ndertonin, Druinopolis. Nje mundesi tjeter per te kerkuar identifikimin kuptimor te zones ku mendohet se ka qene qendra e vjeter mollose, kaone, romake dhe bizantine, na ofron dhe M.Frasheri, kur thote se: "vendit ku rrinin Argjirinet sot i thone Dropull. Kundrejt fshatit qe i thone Kallanxhi ndodhen germadhat e Druinopojes. Nga autoret e vjeter Dicearku ben fjale per vendin qe i thoshin Dryopie. Plini thote qe Dryopia dhe Dryopet ndodheshin afer Selleve, Kellopeve dhe Molloseve. Ne lindje te Gjirokastres dhe ne breg te djathte te lumit Dropulli gjenden germadhat e qytetit Drys. Sipas mitologjise, themeluesja e ketij qyteti qe Dropeja, e bija e Eukalise, te cilen Apolloni e kishte rrembyer dhe e kishte shnderruar ne lis. Emri i kesaj princeshe iu dha gjithe bregut e lumit ku ishte Druinopolis. Ky qytet ndodhej ne hyrjen e grykes, prane ures, ku duken germadhat, rrenojat e nje kanali ujesjelles dhe te e nje teatri, vepra te periudhes romane. Nga ana e jugut te Gjirokastres ndodhet katundi Goranxi, ku ka nje shpelle nen dhe te mbushur me uje, ku duken shtyllat e gurta. Duhet shenuar se afer Manastirit Cepo ndodhen tri brigje varresh te vjetra qe u thone tumulus, si ato te Komanit ne Puke. (Mehdi Frasheri, Historia e Lashte e Shqiperise dhe e Shqiptareve, Phoenix, 2000, faqe 94) Ne etimologjine historike Dryope-ja, eshte nje nimfe qe ndryshon ne lotus. Etimologjia e saj eshte : (drus) - lis dhe (ops, opos) - pamje, aspekt. (Dictionnaire Historique, L'Etymologie et la valeur de leurs noms propres, par Fr. Noel, Paris, 1806, p.74, 112) Me sa duket dhe nga etimologjia e fjales "Drys", si emer i hershem i vendbanimit, kemi ne greqisht fjalen "lis" dhe ne shqip "dru". Por per te njohur Dropene eshte me mire t'i drejtohemi mitologjise. Nje histori te ngjashme me te Apolloni e kishte dhe me Dafnin, e cila u shendrua ne dafine.Pasi kishin mbaruar se ndertuari qytetin e Druinopolis, Titus(njeri prej udheheqesve te fisit te Atlasit) u derdh ne gryken e ngushte fqinje te Shqiperise, ku kemi lumin Vjosa (emri i vjeter-Aous), duke ndertuar nje kala te forte me emrin Titopolis, dhe qe sot njihet me emrin Tepelene ose Tebelene.Emri i Titus dhe Druinopolit, ne materialin e botuar nga Pukvilli, lidhet ngushtesisht me Shen Joan Pagezorin, i cili, sipas tij, ka jetuar vertete ne Meli-Druion(Mjalti i Druionit), ose Druinopolis. Por eshte e mundshme ne lidhje me kete vend, thekson ai, qe ketu te kete nje metafore per te percaktuar frutin quercus esculenta, Lisin Jetedhenes(chéne nourricier), te cilen poetet e mbiquajne Glans chaonia (frutet e Kaonise)dhe qe hahet akoma ne Shqiperine e Jugut. Pervec kesaj, sic eshte verejtur e njejta gje dhe ne shume vende te Europen Veriore per mjaltin, qe bletet e egra depozitonin ne zgavrat e pemeve, dhe nuk mungon ngjashmeria me historine e Meli-Dryon. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 321)Atlasi pati per keshilltar te diturin Aristobule, bashkenxenes te Aphideias(Afideia), duke mesuar ato qe ndodhnin, e dergoi drejt Aidonit me cilesine e ministrit paqesor. Princi(Atlasi), dergoi nje negociator nga ana e tij te Galirion, kryetar i Molloseve, dhe arriti te perfundonte nje traktat midis paleve, te cilet pranuan qe nuk do te keqtrajtoheshin dhe as do te benin lufte. Fisi i Atlasit, kaloi njezet e kater vjet ne paqe, me kushtet e kesaj marreveshjeje. Ata vendosen qe emrat e tyre te mos figuroheshin ne asnje monument publik. Per kete aresye historiani Talkaniotis, nuk ka guxuar te trasmetoje kujtimin e tyre ne memorien e njerezve; por ne vazhdimesi, nje dishepull i Solonit(i cili ka lindur ne vitin 638 para Krishtit) i quajtur Epicyde, qe ishte syrgjynosur ne Delf, ka permendur keta njerez heroike. Familja e Atlasit ishte e dishendente te Pediens-es, ndersa ajo e Titusit e Diacriens-es. Ne ate kohe nje burre vrau Atlasin ne hipodrom, kur aty po festoheshin lojrat. Titusi, duke pasur frike per veten e tij, angazhoi Chomelle-n te ndertonte nje fortese, te ciles ajo i dha emrin e saj(do ta identifikoja kete vend afer Humolices se sotme me Paleokasren, afer Kardhiqit dhe Zhulatit). Vendi qe ajo zgjodhi ishte i rrethuar me bime, qe shtriheshin midis lumejve Drujete(dru+jete-Druino-Drino, shenimi yne) dhe Pixote, ne menyre te tille qe druinopolitet te mos mundeshin ta shqetesonin Titopolisin. Thellesisht te pikelluar nga vdekja e Atlasit, Druinopolitet ngriten ne fron djalin e tij Straton, dhe kaluan plot shtate vjet ne paqe te thelle. Pas kesaj kohe, Velaritet (banore te Valarese se sotme afer Paleokastres, ndoshta nuk jane banoret e Vela-s ne afersi te Janines), filluan te benin rremuja ne Kaoni, Stratoni, per t'i mbajtur ata nen fre, ndertoi mbi kufirin e tyre nje vend te forte te quajtur Kaonopolis(mund te jete vendi mbi Jerme, i cili ne opinonin e sotem shkencor eshte identifikuar me Antigonene?), ku ai vendosi nje garnizon prej shtateqind burrash, po ashtu ne Delion(mund te jete Delvina), fortese e ndertuar nga Atlasi, dy lega nga Zambre(ndoshta me kete emer mund te njohim edhe Jermen ne afersi te Delvines). Me se fundi Ariste, motra e Stratonit, ngriti ne anen e Ajdhonise(kalaja e Ktismates?, ku vendi njihet si Arinishte-Aristion) nje keshtjelle e forte e quajti Aristion, dhe Stratoni themeloi nje tjeter keshtjelle ne Mollosine e Ulet, te cilen e quajti Gardion(Casdiki-Kardhiqi ? Shenim i Pukevilit). Nje vit me pas keto vepra ishin perfunduar, disa molose shtuan sulmet deri ne afersi te Chomele, Zoile vendosi te ndertonte nje fortese, ne nje gryke te ngushte ne ndarjen e maleve molosiane(Molossiens) me ato te Himares(Chimere), te cilen e quajti Zoilon (Zhulati)...Dhe kur Aidoneus kishte vdekur, djali i tij Glykon, qe e pasoi, i dha motren e tij Dovile ne martese me Filimon(Philimon), djali i Atlasit, si garanci te nje paqeje te sinqerte. Dovile, qe kishte pasuri te medha, shpenzoi shuma te konsiderueshme per te ngritur prane Druinopolit nje treg me dyqane dhe artizane qe ushtronin zanatin e endjes, me ne fund ajo beri qe me ndihmen e nje ujesjellesi, te conte ujin ne qytet tek nje shatervan qe e quajti Neocoron hydor. Mbreteria e Stratonit zgjati tridhjetetre vjet. Pas vdekjes se ketij princi, djali i tij Olympius u ngjit ne fron, dhe pati ndertuar nje keshtjelle ne ane te Kaonise(kalaja e Laboves), afer lumit Socachus(Suhes), dhe urdheroi te ngriheshin statujat e Saturnit dhe te Panit, ne lartesine e malit fqinj te Vathypelon,(e ngjashme me "vathi pjell jonin-tonin") ne vendin ku tani shihet nje fshat Apanolampovon(Labova e Siperme, duhet theksuar se shenjimi i Laboves me "lampova" ku kemi "lampo-drita" dhe "va" ose "vau", e cila ne aramaisht shenjonte Kaun-demin, Veneren, pushtetin e Papes, mund te merret dhe si "Drita e Kaut"apo e Kaonise, gje e cila nenkupton ekzistencen e nje vendi te shenjte primitiv ne kete vend). Ne shkembin siper kishes se Laboves se Kryqit gjendet nje shpelle te cilet banoret e quajne "shpella e Primos"(e te parit). Te ben pershtypje ne te nje masiv shkembor para saj ne formen e nje fallusi.Me ne fund Olimpius, pas nje mbreterimi te gjate, duke ndjere afrimin e fundit te tij, ai shkoi ne mal per te marre pjese ne nje feste qe zgjati pese dite, lejoi te tjeret te ndertonin nje statuje per te, dhe me pas duke zbritur ne Kaoni perfundoi ditet e tij. Pas Olympusit erdhi ne fron Apollonius, djali i Leucide-s. Periklete, njeri gojetar i shquar, i cili ka ardhur ne fron pas Apollonit, mbreteroi mbi druinopolitet dhe kaonet. Pas kesaj kohe shohim te ngjitet ne fron Serapus, pasardhes i familjes se Atlasit. Ky princ i shkelqyer, ndoshta pa u menduar mire, ndermori menjehere luften kunder Moloseve, Aidoniteve dhe Epiroteve (ketu epirotet ndahen me vete, gje e cila nuk del e tille ne burime te tjera), te cilet i nenshtroi me ane te trupave ushtarake shume te disiplinuara, qe ai komandonte. Armiqte e tyre rrezuan keshtjellat dhe fortifikimet e tyre, me perjashtim te Kaonopolit (Chaonopolis-Jerma), te cilet i respektonin per faktin se banoret kishin nje traktat aleance me fiset e Atlasit. Pak kohe pas kesaj katastrofe, Kanopolitet(Chanopolitains), munden te ktheheshin ne kete fortese, pasuri e se ciles i perkiste Damiusit, i cili ishte ne paqe me te gjithe fqinjet e tij. Persa i perket Druinopolisit dhe vendeve qe vareshin prej tij, ato qendruan te pabanuara, dhe plotesisht rrenoja per gati njeqindetetedhjeteepese vjet, te dhena sipas historive te Kastor Kaonianit(Castor le Chaonien) dhe Maqedonas Formius (Macedonien Phormius), te cilet kane permendur Serapusin.Pas ketij numuri vitesh, Kaonet te riperterire prej fatkeqsive te tyre, duke ruajtur kujtimin e atdheut te tyre, ju drejtuan prijesave te Epiroteve, Aidoniteve, Moloseve dhe Fenikasve(Phenicien), te mbledhur ne Feniki(Phenice-Finiqi), duke ju lutur atyre tu lejonin te ringrinin Druinopolisin, dhe vendet qe vareshin prej tij. Por prijesat e ketyre vendeve ju kujtuan skandalet publike, qe ata kishin shkaktuar me hajduterite e tyre, dhe per kete rrezuan kerkesen e tyre, duke ju thene atyre tu drejtoheshin princave italiane (aux princes italiens-perandoreve romake), pergjigje e cila do te percaktonte nenshtrimin e tyre ndaj dominimit Frank(?).Si pasoje e kesaj thirrjeje dhe e ketij apeli, mbreti i Italise(perandor romak) i kthyer nga ana e Albioupolis(Elbasani) dhe Avlone(Vlora), te gjitha kantonet fqinje deri ne Belgrad(Berat) dhe vendet ne varesine e saj, te cilet rinjohen autoritetin e tij. I magjepsur nga vlerat e ketyre popujve ai zgjodhi ne fisin e Atlasit dhe Titusit nje burre te quajtur Saron, i cili ndertoi perballe Druinopolisit nje keshtjelle te forte te quajtur, Goranopolis, me emrin e babait te tij Goragon, ne vendin ku tani shihet fshati Goranxi (per kete kala nuk ka informacion shkencor per ekzistencen e saj). Mbreti gradoi me titullin shiliark(chiliarque), Libatonius-in nga fisi i Atlasit, i cili ngriti fortesen Libatonion(ne Libohove), ne nje vend shume te kendshem, te shendetshme dhe te bollshem me burime jetesore ujore(Pukevili mendon se ky vend ndodhet tani ne kishen e quajtur Paleo episkopi. Midis Libohoves dhe Laboves gjejme toponimin Qisha Mat (nene), dhe rrenojat e saj.Mbreti(mendoj se duhet te jete perandori romak Hadriani) i magjepsur nga bukuria e vendit, duke pare qytetin e tij te restauruar, beri qe te vinin nga Italia dhjetemije njerez, te cilat i vendosi aty se bashku me familjet e tyre(Druinopoli duhet te ishte nje qytet me emer te madh, perderisa kemi nje ngjarje te tille). Pasi kishte vizituar mejdiset, gjate pese vjeteve ai nenshtroi Aidonitet, Epirotet, Fenikasit dhe Himariotet, duke u kthyer ne qytetin e bukur te Fenice(Finiqit), ku u semur dhe gjate kthimit ne vendin e tij perfundoi ditet.(d.m.th. Hadriani ka vdekur ne Finiq)Ne kete menyre Druinopolis, dhe vendet fqinje detare deri ne Avlone, qene te nenshtruar nga te huajt. Gjate kesaj kohe popullata u dyfishua nga cishte me pare; por herezitet kishin filluar manifestimet e tyre ne Perendim, duke ndryshuar besimin qe kishin marre nga Shen Pjetri dhe apostujt e tjere, kristianet qe ishin ngushtesisht te lidhur me dogmat e para qe ata kishin perqafuar, u ngriten kunder te huajve, duke formuar nje lidhje mbrojtese dhe sulmuese me Epirotet, Fenikasit dhe Konienet(Coniens-banoret e Konispolit).Gjer ne kohen e Justinianit te Madh(527-565) te gjitha keto vende, nuk ishin te neshtruara vecse indirekt fronit te Kostandinit(te Madh?). Atehere derguan perfaqesues dymbedhjete drynopolitains dhe po aq kaonas, te gjithe burra te shquar per nga prejardhja dhe maturia e tyre, dhe qe perandori qe i mrekulluar t'i shihte. Tre dite pas audiences qe i dha atyre, u dha disave prej tyre dinjitetin per tu atashuar ne oborrin e tij, dhe u besoi te tjereve dergimin ne vendin e tyre. Pastaj ai emeroi nje kryeshpatar, intendent te ketyre vendeve, te cilat ishin Aidoneja(Ajdhonia), Phenicie(Fenikia, Finiqi), Himara, Vlora dhe Berati, dhe pas shtate vjetesh vendi qe paqesuar sipas deshirave te tij. Pasi protospathari Aleksander kishte vdekur, Kostandin Druinopoliti i qytetit te Lampoves, ishte emeruar ne vendin e tij. Ky intendent i ri, i ndihmuar nga bujaria e perandorit, ndertoi nje kishe te mrekullueshme kushtuar Shen Marise. Qyteti qe atehere ishte i perbere nga nenteqindedhjete shtepi, te banuara nga race shume e bukur njerezish, qe deklaruar Stavropije, e pavarur, te gatshem ne pergjigje, kur i kerkonte perandori ne ngjarje te jashtezakonshme te shtetit. Persa i perket lagjes se siperme, e perbere nga njeqindetetedhjete shtepi, ne varesi te kishes se Shen Thanasit, mbetet nen arqipeshkevine ashtu si pjesa tjeter e dioqezes. I njejti perandor, i dha nje toke te punueshme, njezet zevgaria(njesi e vecante toke), dy mullinj per mbajtjen dhe ushqimin e dymbedhjete murgjeve te caktuar nga nje dekret(bulle) i arte perandorake; me ne fund ai shtoi dhuraten me dymbedhjete drachmes te drurit te Kryqit te Vertete dhe zbukurime te qendisura ne ar, te vleresuara me cmimin prej njemije piastrash.Justin Curopalate(565-578), i cili ndoqi perandorin Justinian, duke vene nje prijes te pafte ne krye te vendit, ai nuk mundi t'i rezistonte njezetepesemije armiqve, te dale nga Italia(ndoshta visigotet, te cilet shkaterruan me 552 Onhezmin-Saranden, mund te kene vazhduar ofensiven e tyre dhe me vone), te cilet pushtuan qytetin e famshem te Druinopolit, te cilin e shkaterruan qysh nga themelet. Megjithe kete katastrofe mbeten tre femijet e shquar te familjes Libatonios, te quajtur Argyrus, Colores dhe Chrysodalus, qe ndane me mirekuptim ne pjese te barabarta. Per pasoje, i pari ngriti nje kala mbi shpelle, te ciles i dha emrin e tij(me pas aty do te njohim Gjirokastren), dhe qe bashkohej me juridiksionin e vendeve te Gardes (Kardhiqin), Zoile (Zhulatin), Chomele (Paleokastren-Homelicen) dhe Titopolis(Tepelenen). Colores ndertoi nje keshtjelle te forte(ne Kollorcen e sotme) ne afersi te kanalit hidraulik nentokesor(Souterazzi), prane lumit Drinos(Drynus) dhe ai kishte ne periferine e tij, nga nje ane fushen qe shtrihet deri ne Aristion(fundi jugor i lugines se Drinos, ne Ktismata, e njohur me Arinishtes apo Aristion-it), dhe ne lartesi deri ne manastirin e Shen Marise se Koshovices(Cossovitza). Me ne fund Chrysodalus, ndertoi nje fortifikim ne kembet e malit Pelakos, me qellim qe te ishte prane vellezerve te tij, te cilet ne rast rreziku te ndihmonin njeri-tjetrin, dhe ndau Chaonopolis (Kaonopoli) nga Delion(Delvina), deri ne te djathte te lumit Socachus(Suhes).Pas ketyre ndertimeve dhe ndarjeve te tre vellezerit derguan perfaqesues tek perandori Tiber (572-582), ti kthenin atij homazhet dhe ta lajmeronin ne te njejten kohe per shkaterrimin e Druinopolit. Perandori u magjeps per durimin, ndjenjen e besimit dhe te meshires e tyre. Pasi kishte thirrur prane tij Argyrus, me te cilin u tregua shume bujar, e porositi te qeveriste vendin me ndjenja fetare, maturi e drejtesi; perandori i imponoi atij detyrimin per te paguar cdo vit ne thesarin perandorak 20.000 monedha ari, dhe te mbante tepricen e haracit ne rezerve, me qellim qe te plotesonte nevojat e vendit ne rast lufte. Taksat e Kaonise(Chaonie) dhe te Druinopolin, perfshire edhe Titopolis, arrinin ne 80.000 monedha ari. Argyrus ndertoi ne brendesi te qytetit te tij nje kishe, nen invokimin e Pantokratorit(e cila nuk mund te indentifikohet?), ndertimi i se ciles u bazua sipas nje dekreti(bulle) me vule ari te perandorit Tibère, ashtu si tempulli i kushtuar shume te shenjteruares, nenes se Zotit (te cilen e kishte ngritur Justiniani i Madh ne Labove).Vendi qendroi ne paqe deri ne mbreterimin e Konstantin IV Pogonati (668-685). Ky monark, duke ditur se ndodhej 12 murgj ne malin Druinus, urdheroi te ndertohej siper shkembit, nje kishe e vogel (mund te jete kisha e manastirit te Drianos), por e bukur, duke dhene si privilegj fshatin Gardes (Kardhiqi) me taksat e Zoïle (Zhulatit) dhe Chomêle (Paleokastres-Humelices). Ai hoqi panairin nga Pélakos (emri i hershem i malit Bureto, i njohur dhe me emrin Lunxhat, ne afersi te Laboves se Kryqit. Aty ndodhen akoma fragmente kollonash), i cili zgjaste nje muaj, dhe e shpernguli ne pjesen e Kaonise (Chaonie), te quajtur Pogoni, te cilit ai i dha emrin e tij.Pastaj paqja vazhdoi deri ne mbreterimin e Léon III Isaurien (715-717), qe duke qene ikonoklast, dergoi urdher te shkaterroheshin dhe te thyheshin imazhet e shenjtoreve; kristianet u revoltuan dhe vrane te derguarit e tij. Pas kesaj, Léon urdheroi te masakroheshin 40 pengje qe ia kishin derguar atij, sipas kushteve te vena qysh me dekretet e perandorit Justiniani i Madh. Pas kesaj ngjarjeje, vendet ne fjale mbeten ne revolte, deri ne ardhjen ne fuqi te Constantinit VI (780-802) dhe Irènes (797-802). Epirotet, te informuar per respektin qe keta princer (nenkupto perandore) kishin per fene, nxituan te shkonin prane tyre, me dhurata, me qellim qe t'u jepnin atyre betimin dhe besnikerine. Ata prezantuan dhuratat dhe do te vazhdonin te paguanin taksat, te cilat ishin fiksuar nga nje dekret te arte te vjeter (ancienne bulle d'or), deri ne drejtimin e perandorit Aleks Komnenin.(1081-1118)Kur Aleksi hipi ne fron, shfuqizoi dekretet e meparshme perandorake. Per kete aresye Druinopojasit derguan tek ai kryepeshkopin Metodin i cili rridhte nga familja e Colores. Bashke me te shkuan dymbedhjete arkond : Dukas, i Argirit (Gjirokastres); Marcelli, i Garde-s (Kardhiqit); Andre i Chomele-s (Homelices); Angjelini, i Titopolis-it (Tepelenes); Costantini, i Colores (Kollorces); Pjetri, i Zoile-s (Zhulatit); Marku Dijetari i Chaonie (Kaonise); Joan Polijan (Policanit), Manueli i Délès; Leontini, i Livatovie-s (Libohoves); dhe Kiriaku i Aristionit.Perandori i priti keta te derguar me nje respekt religjioz, dhe e lejoi kryepeshkopin te merrte nentemije monedha ari per te ndertuar nje kishe "Fjetja e Shen Marise" (ka mundesi te jete kisha ne Peshkepine e Siperme), prane malit Pelakos-Bureto, ne vendin ku mbahej panairi i madh, te cilin Kostandin Pogonat e pati transferuar gjetke; ai i dha kete vend si privilegj kryepeshkopit, taksat e panairit qe ngriti, i cili ishte fiksuar per dymbedhjete dite. Perandori ju shtoi ketyre dhuratave te drejten e mbledhjes se nje te dhjeten ne te gjithe shtrirjen e dioqezes se tij, ashtu si edhe keshtjella e Pelakos, qe ishin te pavarur nga kurora; me ne fund konfirmoi keto privilegje me nje bulle perandorake te perhershme dhe te parievokueshme, drejtuar patriarkut Eustathe, i cili i dha miratimin e tij. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 319-355)"

    Post scriptum

    Historia e permendur me siper me shkurtime, sjell pa dyshim nje informacion me interes deri diku te zgjeruar mbi disa ngjarje te koheve te shkuara qe sot kerkojne dhe nje specifikim me te madh kohor nga ana jone. Ne kohet heroike ku del se ka ndodhur kjo shperngulje e fisit te Atlasit (i Arkadise) per ne luginen e Drinos, njiheshin kater legjenda heroike : Mundimet e Herkulit, Tregimet e Teseut, Ekspedita e Argonauteve dhe Ekspedita e Trojes.
    ...
    Ardhja e fisit te Atlasit ne keto ane, nuk tregon se ata ishin te huaj per banoret vendas te Epirit. Ndoshta Pukevili dhe historia qe boton, me pa te drejte i cileson ata si te huaj. Po te ndjekim linjen gjenealogjike te Atllasit kuptojme me se miri pranine e popullsise se vjeter pelasgjike ne suportin e tij. Nga bashkimi i Atlasit me Pleion-in kemi Elektren, e cila duke u bashkuar me Zeusin lind Dardanus-in. Ky i fundit duke u bashkuar me Bateia-n jep Tros-in, dhe Tros-i lind Ganymede-n. e keshtu me rradhe nga Assaracus kemi Capus, dhe nga Anchises(emri me i vjeter i Sarandes) ne bashkim me Aferditen lind Enea. Nga burimet e shumta eshte miratuar qendresa e tij per nje kohe ne Butrint. Pasi kaluan disa gjenerata, nga Enea lind Numitor, dhe nga ky i fundit del Mars-i, dhe prej tij lind Romi dhe Romuli, themeluesit e Romes.(Cassell's Dictionary of Clasical Mythology, 2001, faqe 808-9) Me sa duket dhe nga emrat mitologjike dhe historik qe rrjedhin nga kjo linje gjenealogjike, kane kryer vepra te medha. Figura e Atlasit(Atlante) perfaqson ate pjese te rendesishme heroike ku deshmohet levizje te shumta. Ai figurativisht ne paraqitjet antike figurohet me globin e botes na supe, gje e cila deshmon popullin qe ka kryer levizjet e medha. Per te thuhet qe vjen nga Azia, eshte mbret i Afrikes dhe i Atlantides. Civilizimi i tij paraqitet shume i zhvilluar dhe mjaft i fuqishem, duke zoteruar njohjen e te gjithe botes se eksploruar deri atehere. Ata ishin te lidhur me Egjiptin, Teben, dhe padyshim zoteronin dhe orakujt. Pas kataklizmave, qe pasuan me zhdukjen e Atlantides(rreth viteve 1600-1500 para K.), popullsia e mbetur u vendos ne Europe. Ky popull qe jetonte me mjaltin e lisave(Glans Chanoia), deshmon ne menyre simbolike ate cka Herkuli i shtyre Euristeo kerkoi te merrte nga ata, frutet e arta. Lavdia e popullit te Atlasit eshte nje nga me te lavdishmet ne periudhen e gjigandomakise, e cila u kthye me pas ne burim te fuqishem frymezimi per njerezimin. Ndaj ne te gjitha dyert princore, ku paraqiteshin perfaqsuesit e tij gjate tregimit te "Kronikes se Argirokastres", i gjenin te hapura. Por megjithate duke ndjekur linjen gjenealogjike te tyre verejme lidhjet e ngushta me popullsine autoktone. Emrat e Dardanit, Tros-it, Ganymedit, nga e cila del dhe Ilus(Ilioni), nuk jane gje tjeter, por thelbi i bashkesise iliriane.Valle ce shtyu perandorin romak Hadrian t'i vendoste emrin e tij ketij vendbanimi te famshem, po Justinianin e Madh? Druinopoli, apo qyteti i "drurit"(lisit-drus ne greq.) do te merrte emrin ne shek.II Hadrianopoli dhe ne shek. VI Justinianopoli, i konfirmuar ky fakt edhe nga Prokopi i Cezarese.Shtrirja e qytetit te Druinopolit ne te gjithe luginen, dhe kalimi qendres se tij me vone ne Gjirokaster, na ben me dije se edhe shenjimi "Dropull"(Drope-ul, ose "Dropol", ku kemi "dro" dhe "poli", qyteti i drurit, apo i lisit) eshte i njejte me "Dropeja" dhe "Drino"(Dru-jete, e permendur me lart), duke deshmuar per te njejten popullsi protohelene te Lugines se Drinos, gje e cila e pare ne kontekstin e mesiperm ve ne dyshim prezencen e nje minoriteti grek ne kete zone. Popullsia e ardhur ne Luginen e Drinos eshte paleoindoevropiane dhe u prit miqesisht nga banoret kaone te Epirit, te cilet ishin po te tille.


    Shenim:
    Titulli i shkrimit eshte vendosur nga redaksia e Lunxheria

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Doreshkrimi i historise se druideve qe ju dorezua per ta ruajtur Pouquevilles nga Arkidruidi i Argiros, thuhet te kete humbur ne arkivat e Parisit. Pouqueville botoi kujtimet e tij, por per arsye te panjohura, nuk e botoi ndonjehere gjeneanologjine druide.

    Ne se Gjenalogjia i qe dorezuar konsullit francez vetem per ruajtje nga peshkopi i Druinopolit, si shpjegohet qe kjo kopje u la random nga Pauqueville pa asnje porosi dhe pa asnje trashegues ne testamentin e tij?

    Zor te mendohet se Arki-Druidi qe kishte trasheguear nje kopje te ruajtuar qe nga fillimi i kohes t'ja besonte ate nje Galli vetem per ta ruajtur. Me sa duket Puqueville eshte vene disi para dilemes se jetes, te botoje/riprodhoje kopjen dhe te humbase cdo gje (perfshi edhe jeten) ose ta lere ne harrese.

    Sigurisht pas vdekjes se tij jane kujdesur t'i gjejne vendin dhe te zhdukin pergjithmone nga historia mbi 100 faqet e para te librit te udhetimeve ne Greqi e Turqi te Pouqueville. Ne se thuhet se Roma shkaterroi Druided (cila Rome??), ne kohen e Pouqueville, do kete pasur "romake" te tjere, nga ata qe trasheguan ate qe njehere ishte shtepia e famshme e mbreterve Dardane te Alba Longes.

    ===============

    Me poshte po permbledh disa te dhena qe ngjallin interes:

    Atlasi dhe Antlantida

    Te permedura nga Plato, i cili nga ana e vet i referohej kujtimeve te Solonit, krijuesit te ligjeve te Athines, i cili grumbullon njohuri te ralla gjate nje udhetimi ne Greqi. Ku mesoi per Atlandiden Soloni? Ne Kaoni, ne Egjipt apo ne te dyja bashke? A nuk qe nje nga prifterinje Egjiptiane qe i kujton Solonit se 'ju "Greket" na keni mesuar ne, dhe jeni shume te te lashte se sa mendoni, por kujtesa ju ka humbur per shkak te permbytjes/ve"? Si shpjegohet qe te dhenat e vetme qe ruhen per druided vine dhe keto nga nje dishepull i Solonit?

    Ja cfare thote artukulli qe ka sjelle Barati me lart:

    Per kete aresye historiani Talkaniotis, nuk ka guxuar te trasmetoje kujtimin e tyre ne memorien e njerezve; por ne vazhdimesi, nje dishepull i Solonit(i cili ka lindur ne vitin 638 para Krishtit) i quajtur Epicyde, qe ishte syrgjynosur ne Delf, ka permendur keta njerez heroike.
    Ata ishin te lidhur me Egjiptin, Teben, dhe padyshim zoteronin dhe orakujt.

    Druided sikurse edhe Egjiptianet e lashte qe besonin ne MAAT, mendonin se pas vdekjes shpirti jeton. Druided mendonin se shpirti shkonte nje nje bote paralele ne nje trup pjeter. Ky eshte mesimi fondamental i Konfucianizmit, Taoizmin, Budizmit = Hermetizmit, shkruesit te Maat i cili emeroi Zeus si guvernator te Europes Jugore.

    Hermesi, lajmesi dhe simbolet e tij ishin peredia kryesore Druide, te pasuar nga Apollo, Athina/Minerva, Zeus/Jupiteri.

    Troja

    Me lart thuhet:

    Ne kohet heroike ku del se ka ndodhur kjo shperngulje e fisit te Atlasit (i Arkadise) per ne luginen e Drinos, njiheshin kater legjenda heroike : Mundimet e Herkulit, Tregimet e Teseut, Ekspedita e Argonauteve dhe Ekspedita e Trojes
    .

    Kjo fjali eshte shume e paqarte. A u vendosen Druided ne Ilirik pas, perpara apo gjate Luftes se Trojes? Nga kush (Drudided apo Epirotet, apo te dy palet?) njiheshin kete 4 legjenda?

    Dardani eshte nip i Atlasit dhe Plejos, nga vajza e tyre Elektra. Dardani, eshte themeluesi i Trojes, pra shume gjenerata para luftes se saj.

    Stema/monedha e Durresit paraqet nje lope, Elektren dhe birin e saj, ne faqen e pasme te saj eshte Lilly e Zeusit/Jupiterit. Druided mendonin se Lopa qe sinonim i Henes.

    (Do elaboroj tjeter here tjeter per Korfuzin dhe 10 bijte e Atlasit.)

    Kostandini i Madh, Justiniani dhe Hadrian, tre perandore Dardane te Romes jo vetem mereojne "druide" ne vende kyce, por edhe nderotojne panteone ne Jug te Ilirikut me emrin e tyre.

    Ligjvenja

    Druided orientoheshin me pleqesi. veshtjet zgjidheshin ne menyre te paanshme nga keshilli Druid, dhe mbledhjet duheshin bere ne aftesi te nje Dru Lisi. Po te mos kishte te tille, nje dege mjaftonte. Qe ketu dhe emri "Druis".

    Ndonese thone qe nje Druided perfundojne ne France, mendohet se keshilli me i larte i tyre qe ne Britani. Ne se ceshtjet nuk zgjidheshin got ne Gali, keta shkonin ne Britanje per keshillim dhe ky qe final.

    Karakteri


    Druided e perbuznin friken, dhe mendonin qe guximi qe vetia me e larte.

    Kultura

    Druided i regjistronin gjerat me memorje, duke i dhene kesaj prioritet permbi ate te shkrimit. Ndonese mendohet qe Druided te shkollonin per rrreth 16 vet femijet pa i lejuar te kene kontakt me prinderit. Kjo metode deri diku te kujton edukaten spartane.

    Te tjere thone qe Europa e mori shkrimin nga Druided.

    Simbolet

    Pervec Lisit dhe Perendive qe kam permendur me lart, Druided lidhen me kultin e Gjarperit dhe ate te Derrit. I pari eshte ende ne veri te Ilirise dhe i dyti ne Krete. Shen Patriku i Irlandes pastroi vendin nga gjarperinjte (lexo Druided) ne emer te krishterimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 10-07-2011 më 11:43

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Fizionomia

    Raca e tyre eshte ruajtur ne syte e erret, floket ngjyre kafe ose te zinj te popullates ne Irlanden Perendimore, ne Wellsin e Jugut, ne Skoci, ne Ishujt Mull dhe Arran, ne Argyll dhe Inverness, dhe po ashtu ne Cornwall." Jules Pocorny

    Zakonet

    Si edhe Perset (MAGI), Druided respektonin zjarrin, urrenin ikonat (imazhet), i deshironin tempujt te mbyllur.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Fizionomia

    Raca e tyre eshte ruajtur ne syte e erret, floket ngjyre kafe ose te zinj te popullates ne Irlanden Perendimore, ne Wellsin e Jugut, ne Skoci, ne Ishujt Mull dhe Arran, ne Argyll dhe Inverness, dhe po ashtu ne Cornwall." Jules Pocorny

    Zakonet

    Si edhe Perset (MAGI), Druided respektonin zjarrin, urrenin ikonat (imazhet), i deshironin tempujt te mbyllur.
    Shume,large jeni nga e verteta.Civilizimi Druid,ashte i vjeter 4 500 vjet,e dyta para 3 700 vjete ka qprastine ne historine mediterane.dhe e treta Kemi vetem nji arkeolog shqipetar,do te ishte pune e mire te miren parasysh punimet e tina.Historia jone do te ishte shume ma komplete,me te verteta,dhe me argumente.Se shpejti i botohet libra.ma mer mendja se do jet kenaqesi e madhe te jemi shqipetar,dhe qe jemi shqipetar.Kame respekt ne shkrimet e juaja.Pershendetje.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    kutje, me behet qejfi jo vetem qe i ke kuptuar, por edhe ke gjetur te paverteta ne postet e mija me lart. Se une vete nuk i kam te qarta ca gjera kryesore.

    E them kete se ato poste permbajne vetem citime nga libri "Secrets of the Druids" shoqeruar vetem me komente sqaruese. Jo me kot zgjodha kete teme. Autori i ketij artikulli thote te Druided ishin pellazge.

    Une do te shtroja pyetjet:

    A ishin Druided nga stoku yne?
    Si shpjegohen zakonet dhe simbolika e tyre?
    Kur jane vendosur keta ne Ballkan?
    Cila qe gjuha e tyre?
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 12-07-2011 më 21:06

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    kutje, me behet qejfi jo vetem qe i ke kuptuar, por edhe ke gjetur te paverteta ne postet e mija me lart. Se une vete nuk i kam te qarta ca gjera kryesore.

    E them kete se ato poste permbajne vetem citime nga libri "Secrets of the Druids" shoqeruar vetem me komente sqaruese. Jo me kot zgjodha kete teme. Autori i ketij artikulli thote te Druided ishin pellazge.

    Une do te shtroja pyetjet:

    A ishin Druided nga stoku yne?
    Si shpjegohen zakonet dhe simbolika e tyre?
    Kur jane vendosur keta ne Ballkan?
    Cila qe gjuha e tyre?
    Po,mirepo duhet hymur ne histori shume te vjeter 4 500 vjet ma heret ku jane te nji prejardhje me Pellazget.Krejt shenjat dhe besimet jane te njejta me Pellazget.Mirepo ajo qe ndodhi ne mediteranin tone,i detyroi ata qe te shperngulen ne veri .Ne tokat e pa banueme pa civilizime.Civilizimi u shkatrue dhe kontinentet levriten,keshtu qe ajo pjes e europes nuke ashte ma e vjeter se 7 000 vjet.Shpernguljet tjera pase shkatrimit te dyte ,termetet,ne mediteran,ata prape kthehen ne vendet e veta,ne jug,dhe cikli i tret i shpernguljeve,ashte ate qe i shofim,ne.dhe kemi histori.Shume pyetje te bukur dhe shume te cakte me ke dergue ne ket pyetje.Mesazhi privat nuke te punon,prandaj,po te pergjigjem.1 Nga stoku yne,kame argumente ne librin tim qe nuke kame financa ta botoj.2 Qesari i ka pershkrue shume mire.Ka lidhje me Zeusin e VJETER.3 Ne malesi te madhe,IBALLA dhe drejt Shkodres.4 Gjuha ILIRE,kame deshmi sa te duesh.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    Po,mirepo duhet hymur ne histori shume te vjeter 4 500 vjet ma heret ku jane te nji prejardhje me Pellazget.Krejt shenjat dhe besimet jane te njejta me Pellazget.Mirepo ajo qe ndodhi ne mediteranin tone,i detyroi ata qe te shperngulen ne veri .Ne tokat e pa banueme pa civilizime.Civilizimi u shkatrue dhe kontinentet levriten,keshtu qe ajo pjes e europes nuke ashte ma e vjeter se 7 000 vjet.Shpernguljet tjera pase shkatrimit te dyte ,termetet,ne mediteran,ata prape kthehen ne vendet e veta,ne jug,dhe cikli i tret i shpernguljeve,ashte ate qe i shofim,ne.dhe kemi histori.Shume pyetje te bukur dhe shume te cakte me ke dergue ne ket pyetje.Mesazhi privat nuke te punon,prandaj,po te pergjigjem.1 Nga stoku yne,kame argumente ne librin tim qe nuke kame financa ta botoj.2 Qesari i ka pershkrue shume mire.Ka lidhje me Zeusin e VJETER.3 Ne malesi te madhe,IBALLA dhe drejt Shkodres.4 Gjuha ILIRE,kame deshmi sa te duesh.
    Kane prejadhje te njejte me pellazget? Cilet jane pellazget atehere?
    Po perqasjen e zakonve te Druideve me traditat Perse si e shpjegon?
    Po gjuhen e tyre e cila ruhet disi nga Gaelet?

    Qesarin e kam te plote ne librin qe kam cituar. E ne se Cesari eshte ai qe eshte, pra nga stoku yne ne vijen e Aeneas Dardanus, Druided ai i shpjegon si nje kulture te ndryshme.

    Sic kam thene shpesh, ne disa postime ne forum, gjeja me e keqe qe mund t'i bejme vetes eshte te hedhim hipoteza dhe te ngulemi pas tyre si te verteta. Percaktimi i dates (para apo pas Luftes se Trojes, para apo pas Selleve) i ardhjes se Druideve ne Dodone eshte domosdoshmeri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 13-07-2011 më 07:24

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Kane prejadhje te njejte me pellazget? Cilet jane pellazget atehere?
    Po perqasjen e zakonve te Druideve me traditat Perse si e shpjegon?
    Po gjuhen e tyre e cila ruhet disi nga Gaelet?

    Qesarin e kam te plote ne librin qe kam cituar. E ne se Cesari eshte ai qe eshte, pra nga stoku yne ne vijen e Aeneas Dardanus, Druided ai i shpjegon si nje kulture te ndryshme.

    Sic kam thene shpesh, ne disa postime ne forum, gjeja me e keqe qe mund t'i bejme vetes eshte te hedhim hipoteza dhe te ngulemi pas tyre si te verteta. Percaktimi i dates (para apo pas Luftes se Trojes, para apo pas Selleve) i ardhjes se Druideve ne Dodone eshte domosdoshmeri.
    Krejte,keto qendrojne,Nuke mundeni qiellin ta ndryshoni.Prano nji mesazh privat qe po ta dergoj.Hipotezat e mija jane argumentuese,dhe te shkruejtuna ne liber,pore mundesia e botimit bie ne pyetje.Nuke mundet te jet kulture e ndryshme,PSE ? Sepse mija vjet kalojne,njena kulture fshine tjetren kultur(BESIMIN)Ketu dihet thjesjt se nji gjuhe ashte,une nuke trilloj,vetem po tregoj qka ashte puna,Aenas besimi ,krejt ashte ne VENERA,pra qka te bajme ketu.po te shikojshe delfi do te kishe te kjarte.troja permendet,mirepo mose haroni se emni i trojes ishte ndryshe,aty ku ishte Alexsandri i madh,aty qendroi.nji kohe,aty qendruen shume prisa shqipetare,ku edhe Shlimani u bazue,ne te.Saktesisht dihet edhe tempulli ku jetoi leka i Madh.Mirepo te pyetish per besim kaluen 2 000 vjet te nji besimi,1 000 vjet ishte besimi tjeter.Leximi,dhe deshifrimi,i vjeter na mundeson mose te trillojme,Pore te vertetat ti tregojme.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    pershendetje javan,

    Citim;
    "E them kete se ato poste permbajne vetem citime nga libri "Secrets of the Druids" shoqeruar vetem me komente sqaruese. Jo me kot zgjodha kete teme. Autori i ketij artikulli thote se Druided ishin pellazge..."
    ***************************
    Une nuk e besoj dhe jam i bindur javan qe kurrfare lidhje pelazget nuk kishin sa i perkete drudet dhe mund t e ju sjelli argumente, njera nder to eshte se pelazget asnjehere nuk
    shkuan me siper se paralelja qe ndane; gjysmen e italise, gjysmene spanjes, pelazget kerkonin vetem vende te nxehta bregdetare e jo viset veriore si te frances e anglise etj..po deshe ua sjelli edeh harten, per kete ju garantoj, me çka vertettohetr se druidet ishin ata para pelazget adriatet qe u shperndane ne pjeset veriore te europes kurse pelazget synonin jugun.. per ate them se nuk kane lidhje druidet me pelazget, poashtu edhe Dodona ska lidhje me pelazget me adriatet po, ne fillim as nuk quhej Dodona, kete emer e perhapi Homeri pasi vizitoi egjiptin...deh me siguri te gjitha mitet vijne nga egjipti...permes Homerit...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Atehere si ashte e mundur qe drudet te ken WODANIN,si zot te diellit,sqarojeni kete,Pellazget nuke thiren ma pore keltet,kurse qesari shume mire i sqaron,dhe nuke i ndryshon tempujt,pore ata tempujt ishin te njejte me ato te dodones,fakti qendron,mirepo edhe etrusket ne te njejten menyre,qka dijme per besimin e tyne,besimet ndryshojne mirepo jesi thelbesore,aty ku studiun,per etrusket,ma ne shekullin e pare mstudimet ushtarake ishin ne shqiperi,Augusti,aty kreu shkollat ushtarake,mirepo mose haroni,se edhe papat jane thirun Alexsander deri ne shekullin e 4 pastaj humbe ai emen dhe marin emnat papa te fes krishtere.Plotesisht jame me ty kreksi,mirepo ata jane pellazge,ose PARAPELLAZGE,dmth.UNE erdha ne europe,kurse vllau im mbeti ne Shqiperi.Si do tekupetojshe kete.Une dhe vllau jemi shqipetar,mirepo shqipetari mbase 500 vjete thote se ashte kelt,ose druid.e fole gjuhen shqipe deri ne shekullin e 3 kure konstantin klori thote se mirej vesh me ta,mirepo edhe qesari,dilema,pse qesari thote se u mirte vesh me ta,ateher bie se gjuha ishte e njejte ne krejt europen e njejte vetem me disa ndryshime te vogla.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •