http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1264758592
Dashuri tragjike ne Mozaik
nga Dr.MOIKOM ZEQO
Nė veprat e artit antik nė Shqipėri ka shumė homerizėm. Nė ē'kuptim? Epet e Homerit padyshim qė kanė qenė lexuar edhe nė mjediset kulturore tė Shqipėrisė sė Lashtė. Homeri ka qenė i njohur nė substancė, nė hershmėri.Mozaiku apoloniat i Akilit dhe Pentesilesė ėshtė njė mrekulli artistike, madje njė ungjill i vogėl arti i homerizmit.Dashuria tragjike e tejkalon vetveten, duke kumtuar njė triumf apokaliptik tė Dashurisė mbi Vdekjen. Amen!
Nė Shqipėri ka mbijetuar dhe zakoni i virgjėreshave, vajza qė shndėrrohen befas dhe marrin statusin e burrave dhe nė opinionin e pėrgjithshėm konsiderohen si meshkujt luftarakė. Grekėt e lashtė i identifikonin amazonat me popujt barbarė. Kulti kaq i lartė i subjekteve tė amazonave nė Apoloni lidhet dhe me vetėdijen e banorėve vendas, qė nuk ishin grekė.
Nė njė mozaik polikrom tė njė dyshemeje tė njė vile antike nė Apoloni tė shekullit III pas Krishtit ka njė emblemė kryesore me pėrmasa 4.6m dhe 3.6m. emblema ėshtė e rrethuar me katėr breza me motive gjeometrike, ku ėshtė paraqitur njė kompozim prej katėr grupe figurash njerėzore. Mozaiku ka dėmtime, por ruhen mirė dy grupe figurash. Njėri grup tregon 2 amazona qė kanė vėnė nė mes njė luftėtar tė ri akeas tė vėnė nė gjunjė qė ka njė pėrkrenare nė kokė dhe ka ngritur dorėn e djathtė lart. Njėra amazonė mban nė dorėn e saj njė sopatė dytehėshe (bipene) gati pėr ta goditur pėr vdekje tė mundurin. Amazona tjetėr mban mbi supin e majtė njė mburojė tė rrumbullakėt ku kulmohet fytyra e Meduzės apotropoike. Kurse me dorėn e djathtė po nxjerr nga milli shpatėn hakmarrėse.
Grupi tjetėr ėshtė akoma mė i ēuditshėm me njė kompozim zhanri. Tregohet figura nė kėmbė e njė djaloshi tė ri, tė fuqishėm, pa mjekėr, qė mban mbi kokė njė helmetė tė ndryshme nga ajo e trojanit. Mbi helmetė ka figurėn e ravijėzuar tė njė syri njerėzor, detaj ky i pashpjegueshėm dot. Mos kemi tė bėjmė me Syrin e Fatit? Ky djalosh ėshtė Akili. Ai ka kthyer kokėn dhe sheh diku, ndoshta muret e kobshme tė Trojės. Ka njė shqetėsim monumental. Akili mban nė duar figurėn e njė femre tė plagosur pėr vdekje. Duket dhe sopata e saj dytehėshe duke rėnė. Shumė interesante janė dhe ēizmet e saj prej lėkure, plot vija dekorative. Duket qartė edhe mburoja, mbase e Akilit e cila qėndron pezull dhe ka tė ravijėzuar figurėn e njė zemre, qė simbolizon Erosin.
Pėrballė Akilit ėshtė dhe njė mburojė tjetėr e rrumbullakėt, qė duhet ta ketė ngritur lart njė tjetėr amazonė.
Subjekti ėshtė tepėr i qartė. Dihet, qė nė Luftėn e Trojės amazonat luftuan krah trojanėve, dihet gjithashtu ndeshja e Akilit me mbretėreshėn Pentesilea. Sipas mekanizmit tė mitit Akili e vrau Pentesilenė, duke e mbajtur tė plagosur atė nė krahėt e tij, e vėshtroi nė sy dhe befas ra nė dashuri marrėzisht me Pentesilenė.
Thuhet se Akili u pendua qė e vrau mbretėreshėn e amazoneve, duke bėrė qė hyu mars tė tjetėrsohej pėrsėri nė hyjneshėn Afėrdita. Kjo dashuri tragjike nė mozaik ėshtė njė vepėr arti e kategorisė mė tė lartė. Ėshtė njė moment ku Vdekja ndjell dashurinė, ku kuptohet kotėsia e luftrave njerivrasėse. Mund tė klasifikohet Akili dhe Pentesilea si njė Romeo dhe njė Zhuljetė e epokės homerike. Ngjarja ėshtė sa mitologjike aq dhe njerėzore sepse nė thelbin e vet ka paradoksin.
Amazonat shqiptare
Nė Apoloni ėshtė zbuluar dhe njė reliev guri me temėn e amazonomahisė (Lufta e Amazonave).
Nė njė amforė tė Apolonisė ėshtė gjetur edhe figura e njė amazone me veshje ilire. Pėrse janė shfaqur kėto subjekte tė habitshme tė amazonomahisė? Po ē'kanė qenė amazonat? Emri i Amazonave ėshtė i pėrbėrė nga dy fjalė a - mazos (sisė) dhe ka kuptimin pa sisė. Amazonat e prisnin njėrin gji, qė ta kishin mė tė lehtė tė luftonin gati si meshkujt. Amazonat ishin gra luftėtare qė jetonin nė njė komunitet mė vehte, ishin antimaskiliste.
Amazonat sipas mitologjisė jetonin si tribu nė Azinė e Vogėl, nė bregun e Detit tė Zi, madje dhe nė Afrikėn e Veriut. Kryehyjnesha e tyre mbrojtėse ishte Artemisa. Herodoti i quan Amazonat me origjinė nga Libia, po kėshtu edhe historiani Diodori. Gjithsesi amazonat kanė qenė tė famshme si kult i gjallė nė ishujt Lemnos dhe Lezbos. Nė mitologjinė e mėvonshme mesjetare amazonat kanė mbijetuar nė kultin e valkireve gjermanike, por dhe nė kultin e orėve tė Bjeshkėve tė Namuna.
Nė Shqipėri ka mbijetuar dhe zakoni i virgjėreshave, vajza qė shndėrrohen befas dhe marrin statusin e burrave dhe nė opinionin e pėrgjithshėm konsiderohen si meshkujt luftarakė. Grekėt e lashtė i identifikonin amazonat me popujt barbarė. Kulti kaq i lartė i subjekteve tė amazonave nė Apoloni lidhet dhe me vetėdijen e banorėve vendas, qė nuk ishin grekė.
Njė reliev prej terrakote, qė unė kam zbuluar nė Durrės, i takon shekullit VI para Krishtit dhe ėshtė figura arkaike e princit Trojan, Paridit nė rolin mitologjik tė Gjykatėsit tė Bukurisė. Paridi siē dihet ia dha mollėn e artė fituese tė mė tė bukurės Afėrditės, e cila e ndihmoi nė dashuri, qė tė rrėmbente Helenėn e Spartės, motivi, botėtronditės dhe luftėndjellės i gjėmės sė paharruar tė Trojės. Kėshtu Hyjnesha e Dashurisė, Afėrdita nė njėfarė mėnyre i tjetėrsua nė Hyun e luftės, Marsin. Qė nga Homeri e deri mė sot ky motiv arketipal nuk ka rreshtur sė plazmuar tragjedi heroike tė karakterit fatal. Nė disa anfora tė pikturuara me figura tė kuqe tė Durrėsit dhe tė Apolonisė janė skena dhe subjekte nga Iliada dhe Odiseja. Po tė mblidhen kėto vepra arti mund tė subjektivizohen si kalendar figurativ i homerizmit.
Krijoni Kontakt