Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Spiunazhi grek fut ne duar regjistrin e gjendjes civile të shqiptarëve

    Regjistri i gjendjes civile të shqiptarëve, në duart e spiunazhit grek


    Nga Kastriot Myftaraj

    Greqia, me anë të spiunazhit të saj, EYP, ka shtënë në dorë database të gjendjes civile shqiptare dhe po e keqpërdor atë në dëm të shtetasve shqiptarë që janë të detyruar që certifikatat e marra në zyrat e shtetit shqiptar, t’i legalizojnë në ambasadën greke, kundrejt një pagese të lartë. Kështu ata kanë mbetur peng i kapriçios së diplomatëve grekë, të cilët, edhe pse marrin një tarifë të lartë për këtë shërbim, e vonojnë në mënyrë sadiste autentifikimin e dokumenteve që qytetarëve shqiptarë u duhen për nevoja të ndryshme, që nga marrja e vizave, dokumentet e qëndrimit,ato për veprime bankare, blerje shtëpish etj. Me këtë ambasada greke ka uzurpuar kompetencat e shtetit shqiptar, madje duke i bërë qytetarët shqiptarë të paguajnë shtrenjtë për këtë, në para, kohë dhe nerva. Sipas rregullores që ka vënë Ambasada e Greqisë në Shqipëri, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që aplikon për të marrë një vizë në këtë ambasadë, ose në konsullatat e saj në qytetet të tjera të Shqipërisë, është i detyruar që t’ i legalizojë dokumentet e marra në zyrat e shtetit shqiptar (certifikatat e gjendjes civile) në zyrat konsullore greke në Shqipëri, madje duke paguar dhe një tarifë prej 2800 lekë të reja. Duket se shërbimi sekret grek ka krijuar një rrjet verifikimi të fshehtë, duke marrë praktikisht nën kontroll zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Deri vonë legalizimi i këtyre dokumenteve është bërë nga zyra konsullore e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ose nga ambasada e Shqipërisë në Greqi, por, që prej dy vjetësh, Greqia nuk e njeh autentifikimin nga shteti shqiptar, dhe kërkon një autentifikim nga një autoritet grek në Shqipëri, siç është ambasada greke në Shqipëri. Në një koktej që dha Ambasada e Greqisë në Shqipëri për gazetarët shqiptarë para disa ditësh, me rastin e 15 vjetorit të hapjes së zyrës së shtypit në këtë ambasadë, ambasadori grek në Shqipëri Konstantinos Kokosis, në fjalën e tij iu tregoi gazetarëve shqiptarë një anekdotë të vjetër, që tregon se si media i shtrembëron gjërat. Kokosis tregoi historinë e një kleriku të lartë nga Europa që kur vizitoi SHBA-t, dhe me të zbritur në tokë mësoi se në SHBA jepen adresat e bordellove, pyetjen e tij me habi për këtë gjë, shtypi e pasqyroi në një kuptim të tjetërsuar, sikur ai po kërkonte adresat e bordellove. Me këtë, ambasadori Kokosis donte të ankohej, në një gjuhë diplomatike, për atë që, sipas tij, shpesh herë mediat në Shqipëri mbajnë një qëndrim tendencioz ndaj veprimeve të grekëve ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por ç’ duhet thënë për praktikën e mësipërme që përdor ambasada greke. Kjo që ndodh, në pikëpamjen juridike ka kuptimin se ambasada e Greqisë në Shqipëri ka marrë atributet e një zyre të pushtetit federal në një rajon autonom. Ambasada greke mund të mundohet ta justifikojë këtë praktikë të saj me atë se zyra shqiptare e autentifikimit në ministrinë e Jashtme nuk ka kredibilitet, dhe se ndodh që kalon dhe certifikata të falsifikuara. Por si i verifikon ambasada greke në Shqipëri aktet e gjendjes civile shqiptare që i çohen për autentifikim. Nuk ekziston asnjë marrëveshje mes dy vendeve që do të përcaktonte modalitetet e kësaj praktike, dhe as që mund të ekzistojë se do të ishte antikushtetuese. A bën realisht ambasada greke verifikime në regjistrat e gjendjes civile shqiptare? Nëse ajo ishte e shqetësuar për autenticitetin e dokumenteve të dala nga zyra konsullore shqiptare, mund t’ i gjente modalitetet për ta bërë verifikimin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, çka do të ishte vërtet efektive. Por duket se kjo praktikë është vënë nga Greqia për të afirmuar të drejta të saj të posaçme mbi shtetin shqiptar, të llojit që ka pushteti federal me atë lokal, që ka autonomi. Pra, me këtë praktikë, Greqia e ve Shqipërinë në statusin që Serbia i ofron Kosovës, atë të autonomisë. Se në rast se Kosova do të jetë një njësi autonome e Serbisë, atëherë pushtetarët në Prishtinë sigurisht që nuk do të kenë të kenë kompetencë për të autentifikuar aktet e gjendjes civile, me të cilat shqiptarët e Kosovës do të aplikojnë për viza në ambasadat e huaja, por këtë autentifikim do ta bëjë Ministria e Jashtme e Serbisë, ndoshta me anë të një zyre konsullore të saj në Prishtinë, homologe e së cilës në këtë rast është bërë ambasada greke në Tiranë. Është me të vërtetë skandaloze se si para këtij uzurpimi të kompetencave të shtetit shqiptar që ka bërë Greqia, rri e vështron e qetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. A nuk e shikon ministri Basha se grekët e kanë vënë në pozitën e sekretarit krahinor të punëve të jashtme të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë komuniste? Në cilin tekst të së drejtës ndërkombëtare ka parë juristi i shkolluar në Perëndim Basha, që të ekzistojë një praktikë e tillë. Pse Luli bëhet Lulaqi i Greqisë? Çështja nuk është vetëm tek dhunimi i sovranitetit të Shqipërisë, por edhe tek fakti se qytetarët shqiptarë, që janë taksapaguesit që paguajnë qeveritarët shqiptarë dhe vetë Bashën, janë vënë në pozitën që praktikisht i paguajnë një shteti tjetër, një taksë që duhej të shkonte tek shteti i tyre, dhe ëpr ta bërë këtë gjë pësojnë një kalvar të mundimshëm, shpesh duke ardhur nga Greqia në Shqipëri, për të legalizuar një dokument shqiptar në një zyrë greke?! Kjo gjë nuk tolerohet as nga shtetet më të humbura të Afrikës. Po kryeministri Berisha pse hesht, apo se këtë herë ka ardhur në pushtet si Salis Berisha. Përgjegjësi ka dhe Presidenti Topi pranë të cilit, sipas Kushtetutës akreditohen përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të huaja. Është ironi e madhe që shtetarët shqiptarë kërkojnë pavarësinë e Kosovës, duke refuzuar autonominë që i ofron Serbia Kosovës, kur ata tolerojnë që Republika e Shqipërisë të vihet praktikisht në statusin e një krahine autonome të Greqisë. Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri i duhet kërkuar që ta ndërpresë këtë praktikë ilegale, ose në të kundërt ai duhet shpallur person non grata.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    ky fakt qenka shume i frikshem .dhe nqs ka prova per kete urgjentish ne duhet te veprojme ku ne kohe paqj patrioti me i madh duhet te jet presidenti

  3. #3
    Katunar i Djathte Maska e MCR
    Anëtarësuar
    28-07-2006
    Vendndodhja
    m'Shijak
    Postime
    10
    Mua sme duket cudi... Kjo eshte miqesia qe na kane ofruar greket historikisht, spiunime me thase....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Greket

    Greket kane shkuj qe punojne per shkombetarizimin tone.
    Thjesht ndarjen ne gege e toske nga ata e kemi peshqesh. Se ishim nje komb nga veriu ne jug sic jemi. Gjysma e poshtme u be ortodokse ajo e veriut katolike.
    Lexoeni historine e shqiperise te At Faverialit se keni me te qarte
    Ca prisni nag greket?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    greku esht pre tia ............me mir spo e them se do me perjashtojn prap

  6. #6
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Regjistri i gjendjes civile të shqiptarëve, në duart e spiunazhit grek


    Nga Kastriot Myftaraj

    Greqia, me anë të spiunazhit të saj, EYP, ka shtënë në dorë database të gjendjes civile shqiptare dhe po e keqpërdor atë në dëm të shtetasve shqiptarë që janë të detyruar që certifikatat e marra në zyrat e shtetit shqiptar, t’i legalizojnë në ambasadën greke, kundrejt një pagese të lartë. Kështu ata kanë mbetur peng i kapriçios së diplomatëve grekë, të cilët, edhe pse marrin një tarifë të lartë për këtë shërbim, e vonojnë në mënyrë sadiste autentifikimin e dokumenteve që qytetarëve shqiptarë u duhen për nevoja të ndryshme, që nga marrja e vizave, dokumentet e qëndrimit,ato për veprime bankare, blerje shtëpish etj. Me këtë ambasada greke ka uzurpuar kompetencat e shtetit shqiptar, madje duke i bërë qytetarët shqiptarë të paguajnë shtrenjtë për këtë, në para, kohë dhe nerva. Sipas rregullores që ka vënë Ambasada e Greqisë në Shqipëri, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që aplikon për të marrë një vizë në këtë ambasadë, ose në konsullatat e saj në qytetet të tjera të Shqipërisë, është i detyruar që t’ i legalizojë dokumentet e marra në zyrat e shtetit shqiptar (certifikatat e gjendjes civile) në zyrat konsullore greke në Shqipëri, madje duke paguar dhe një tarifë prej 2800 lekë të reja. Duket se shërbimi sekret grek ka krijuar një rrjet verifikimi të fshehtë, duke marrë praktikisht nën kontroll zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Deri vonë legalizimi i këtyre dokumenteve është bërë nga zyra konsullore e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ose nga ambasada e Shqipërisë në Greqi, por, që prej dy vjetësh, Greqia nuk e njeh autentifikimin nga shteti shqiptar, dhe kërkon një autentifikim nga një autoritet grek në Shqipëri, siç është ambasada greke në Shqipëri. Në një koktej që dha Ambasada e Greqisë në Shqipëri për gazetarët shqiptarë para disa ditësh, me rastin e 15 vjetorit të hapjes së zyrës së shtypit në këtë ambasadë, ambasadori grek në Shqipëri Konstantinos Kokosis, në fjalën e tij iu tregoi gazetarëve shqiptarë një anekdotë të vjetër, që tregon se si media i shtrembëron gjërat. Kokosis tregoi historinë e një kleriku të lartë nga Europa që kur vizitoi SHBA-t, dhe me të zbritur në tokë mësoi se në SHBA jepen adresat e bordellove, pyetjen e tij me habi për këtë gjë, shtypi e pasqyroi në një kuptim të tjetërsuar, sikur ai po kërkonte adresat e bordellove. Me këtë, ambasadori Kokosis donte të ankohej, në një gjuhë diplomatike, për atë që, sipas tij, shpesh herë mediat në Shqipëri mbajnë një qëndrim tendencioz ndaj veprimeve të grekëve ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por ç’ duhet thënë për praktikën e mësipërme që përdor ambasada greke. Kjo që ndodh, në pikëpamjen juridike ka kuptimin se ambasada e Greqisë në Shqipëri ka marrë atributet e një zyre të pushtetit federal në një rajon autonom. Ambasada greke mund të mundohet ta justifikojë këtë praktikë të saj me atë se zyra shqiptare e autentifikimit në ministrinë e Jashtme nuk ka kredibilitet, dhe se ndodh që kalon dhe certifikata të falsifikuara. Por si i verifikon ambasada greke në Shqipëri aktet e gjendjes civile shqiptare që i çohen për autentifikim. Nuk ekziston asnjë marrëveshje mes dy vendeve që do të përcaktonte modalitetet e kësaj praktike, dhe as që mund të ekzistojë se do të ishte antikushtetuese. A bën realisht ambasada greke verifikime në regjistrat e gjendjes civile shqiptare? Nëse ajo ishte e shqetësuar për autenticitetin e dokumenteve të dala nga zyra konsullore shqiptare, mund t’ i gjente modalitetet për ta bërë verifikimin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, çka do të ishte vërtet efektive. Por duket se kjo praktikë është vënë nga Greqia për të afirmuar të drejta të saj të posaçme mbi shtetin shqiptar, të llojit që ka pushteti federal me atë lokal, që ka autonomi. Pra, me këtë praktikë, Greqia e ve Shqipërinë në statusin që Serbia i ofron Kosovës, atë të autonomisë. Se në rast se Kosova do të jetë një njësi autonome e Serbisë, atëherë pushtetarët në Prishtinë sigurisht që nuk do të kenë të kenë kompetencë për të autentifikuar aktet e gjendjes civile, me të cilat shqiptarët e Kosovës do të aplikojnë për viza në ambasadat e huaja, por këtë autentifikim do ta bëjë Ministria e Jashtme e Serbisë, ndoshta me anë të një zyre konsullore të saj në Prishtinë, homologe e së cilës në këtë rast është bërë ambasada greke në Tiranë. Është me të vërtetë skandaloze se si para këtij uzurpimi të kompetencave të shtetit shqiptar që ka bërë Greqia, rri e vështron e qetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. A nuk e shikon ministri Basha se grekët e kanë vënë në pozitën e sekretarit krahinor të punëve të jashtme të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë komuniste? Në cilin tekst të së drejtës ndërkombëtare ka parë juristi i shkolluar në Perëndim Basha, që të ekzistojë një praktikë e tillë. Pse Luli bëhet Lulaqi i Greqisë? Çështja nuk është vetëm tek dhunimi i sovranitetit të Shqipërisë, por edhe tek fakti se qytetarët shqiptarë, që janë taksapaguesit që paguajnë qeveritarët shqiptarë dhe vetë Bashën, janë vënë në pozitën që praktikisht i paguajnë një shteti tjetër, një taksë që duhej të shkonte tek shteti i tyre, dhe ëpr ta bërë këtë gjë pësojnë një kalvar të mundimshëm, shpesh duke ardhur nga Greqia në Shqipëri, për të legalizuar një dokument shqiptar në një zyrë greke?! Kjo gjë nuk tolerohet as nga shtetet më të humbura të Afrikës. Po kryeministri Berisha pse hesht, apo se këtë herë ka ardhur në pushtet si Salis Berisha. Përgjegjësi ka dhe Presidenti Topi pranë të cilit, sipas Kushtetutës akreditohen përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të huaja. Është ironi e madhe që shtetarët shqiptarë kërkojnë pavarësinë e Kosovës, duke refuzuar autonominë që i ofron Serbia Kosovës, kur ata tolerojnë që Republika e Shqipërisë të vihet praktikisht në statusin e një krahine autonome të Greqisë. Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri i duhet kërkuar që ta ndërpresë këtë praktikë ilegale, ose në të kundërt ai duhet shpallur person non grata.

    aman ore se e kemi pare dhe ambasaden shqiptare ne greqi.ka pasur raste sa qe kemi paguar nga100euro per nje certifikate. ku jane forumistet e grekut qe te tregojne bemat e ambasades shqiptare ne athine.me gjithe ata te zinjte qe prisnin neper cepat e ambasades per te gjetur ndonje viktime qe kishte nevoje per nje citim certifikate.dhe saper buxhetin e shtetit shqiptar, besoj se as gjusma e lekeve te mara nga ambasada jone nuk perfundonte ne shqiperi. Shpresoj se gjendja ne ambasaden tone eshte stabilizuar dhe me sa di eshte vene rregull.ndoshta nuk kane cfare te vjellin me.dhe sa per kontrrolIin e certifikatave une nuk kam pare qe te kontrollohen me kompjuter, thjesht per ti vene nje vule sa per te marre leket, ose me popullore sa per te tu tallur me emigrantin e shkrete qe nuk kane te mbaruar problemet dhe hallet, jo vetem nga shteti i huaj por dhe nga vete shteti i tij. DURIMI DHE SHPRESAT PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE PO NA MBAJNE GJALLE.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  7. #7
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Greqia, me anë të spiunazhit të saj, EYP, ka shtënë në dorë database të gjendjes civile shqiptare dhe po e keqpërdor atë në dëm të shtetasve shqiptarë që janë të detyruar që certifikatat e marra në zyrat e shtetit shqiptar, t’i legalizojnë në ambasadën greke, kundrejt një pagese të lartë.
    keto gjera qe thote z. Kastriot shume kohe fliten neper Athine... Monarko-fashistet greke dhe bashkepunetoret e tyre te brendshem, sapo mbaruan investimet dhe punimet gjigande shqiptare ne infrastrukture per modernizimin dhe unifikimin e rregjistrave te gjendjeve civile anembane shqiperise, gjeten rastin e mire te "peshkojne" ate database-n. Natyrisht ne bashkepunim me agjenturen ruse, serbe, Nefelimrat e Elohimrat, hapen nje vrime ne kabllin nendetar qe lidh Kolonjen, Elbasanin, Puken dhe Machu Pichun dhe e vodhen. ky eshte nje skandal tjeter i rastit per te cilin e ka fajin (edhe nje here tjeter) z. Berisha.

    O Barat, di gje ti ose tavarish Kastroja, per ca kerkesa per dokumente qe rivertetohen e rikontrollohen e kthehen mbrapa per arsye te kombesise? domethene, pervec parave qe eshte faktor, disa thone qe ka dhe arsye te tjera, si verifikimi i "gjakut" grek. kryesisht. e ke parasysh, ka karikatura nga cdo ane e kufirit
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-02-2005, 20:23
  2. Shoqëria Civile dhe Politika
    Nga liberal në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  3. A eshte shoqeri civile "shoqeria civile" shqiptare
    Nga liber në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 04:53
  4. A është shoqëri civile "shoqëria civile" shqiptare?
    Nga liber në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 04:48
  5. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •