Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e andrida
    Anėtarėsuar
    31-08-2005
    Postime
    94

    Pleisteishen, Videogeim apo ...

    Pershendetje te gjitheve,

    Shpesh na ndodh nė jetėn e pėrditshme, tė dėgjojmė nga goja e fėmijėve biseda tė ndryshme nė lidhje me lojėrat e tyre tė shumta elektronike. Na duket e natyrshme kur na kap veshi fjalėt “pleisteishėn, viedogeim etj.) meqenėse kėto janė bėrė kaq popullore nė tė folurėn e pėrditshme. Por ndryshe ndodh kur provojmė t’i shkruajmė. Sprapsemi fillimisht dhe fillojmė tė mendojmė se si ta shkruajmė. Sa mė shumė thellohemi, aq mė e huaj na duket fjala, aq mė e panatyrshme pėr formėn tingullore tė shqipes.

    Cfare mendoni ju? Nėse nuk gjendet nje term shqip per ta zevendesuar. Si mund te perdorej forma e ketyre fjaleve ne te shkruar, qe te mos tingellonte kaq e huaj: pleisteishėn, viedogeim? A eshte normale te perdoren keshtu?
    Mund ta ilustroni edhe ju me shembuj te tjere te kesaj natyre?

    Tung.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Emrat, toponimet, markat, dhe gjithcka cka nuk eshte shqiptare, shkruhet origjinal, sic eshte. Fatkeqesisht ne nuk i kemi shpikur ato lojera, per te cilat ti flet, andaj emrat nuk jane shqip, dhe eshte e pamunder t'i shqiptarizojme apo perkthejme. Ka nje metode, ajo eshte t'i perkthejme bukfalisht ne shqip, por e humbin efektin, lezetin e humb fjala. Psh: PLAYSTATION; PLAY=LOJĖ, STATION=NDALESĖ, qe kur bashkon keto dy fjale, formohet togjaleshi apo forma: NDALESĖ PĖR LOJĖRA... qe dmth se i humb kuptimi. Andaj edhe kjo nuk preferohet, dmth hiquni perkthimit shkronje per shkronje, se delni edhe qesharak.

    Une qaj e qesh, kur gazetat shqiptare shqiptojne keshtu fjale ne te shkruar: CHINA AIRLINES - ēajna ajrans, andaj edhe pleistejshen apo videgajm... futen ne te njejtin thes!
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
    Emrat, toponimet, markat, dhe gjithcka cka nuk eshte shqiptare, shkruhet origjinal, sic eshte. Fatkeqesisht ne nuk i kemi shpikur ato lojera, per te cilat ti flet, andaj emrat nuk jane shqip, dhe eshte e pamunder t'i shqiptarizojme apo perkthejme. Ka nje metode, ajo eshte t'i perkthejme bukfalisht ne shqip, por e humbin efektin, lezetin e humb fjala. Psh: PLAYSTATION; PLAY=LOJĖ, STATION=NDALESĖ, qe kur bashkon keto dy fjale, formohet togjaleshi apo forma: NDALESĖ PĖR LOJĖRA... qe dmth se i humb kuptimi. Andaj edhe kjo nuk preferohet, dmth hiquni perkthimit shkronje per shkronje, se delni edhe qesharak.

    Une qaj e qesh, kur gazetat shqiptare shqiptojne keshtu fjale ne te shkruar: CHINA AIRLINES - ēajna ajrans, andaj edhe pleistejshen apo videgajm... futen ne te njejtin thes!
    do komentoja per te njejten gje. Eshte e pamundur te lexosh ndonje lajme basketbolli amerikan si p.sh. se duhet te ndalosh ne cdo emer lojatri e skuadre per te marre vesh per ke po flasin.

    dhe mire qe i shkruajne sic lexohen po e shkruajne gabim dhe ate.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2008
    Postime
    29
    Ma shpif fakti qe shume huazime te reja jane marre nga italishtja dhe ketu nuk flas per toponime te me hershme si makine,televizor,lavatriēe etj qe i morem kur ishim nje vend i mbyllur dhe dritarja e vetme gjysme e hapur ishin kanalet televizive italiane por huazime te reja si celular,ēi-di(cd),lavastovilje,fuoristrade,e tmerrshme kur degjoj gazetarin sportiv ne top channel te thote "formula uno".Nuk e di pse i njejti gazetar kur komenton nje ndeshje futbolli nuk e quan edhe ate nje ndeshje kalēoje megjithese nje nate degjova edhe Reiz Ciēon ne klan te thote serie a e kalēos italiane.Nejse se u zgjata shume me keto por mendoj se tani qe jemi nje vend mjaft i hapur ne aspektin kulturor,huazimet duhet te vijne nga gjuha angleze sepse ne fund te fundit edhe italianet andej po i marrin por duke i deformuar ne gjuhen e tyre me aq sa munden.Prandaj per medimin tim,plejstejshen e vidiogeim etj si keto, jane ne rregull.

  5. #5
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Me per te qeshur nga te gjithe me ka bere kur lexova kete vere ne nje gazete sportive emrin "Xhianluixhi Bufon" ....booo ca perkthimi!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga lointain Lexo Postimin
    toponime te me hershme si makine,televizor,lavatriēe
    me qe toponim d.m.th. emen vendit na e trego ne harten e Shqipnise ku ndodhet lavatriēja, makina e televizori.

  7. #7
    duhen gjetur fjale shqip per gjithe kto te huaja qe perdorim. Se ne fakt disa fjale nuk i kemi, sidomos ato qe kane te bejn me zhvillimet e fundit ose sporte.

    duhet bere nje liste ketu e tu gjejme perkthimin shqip cdo fjale

    si

    futboll - topkėmbė
    basketboll - topkosh
    boks - grushtim

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e andrida
    Anėtarėsuar
    31-08-2005
    Postime
    94
    Nuk dua te me keqkuptoni. Une nuk jam dakord per pėrkthimin e ēdo gjeje nė shqip, kur fjala shqip duket shume e sajuar. Ne rastet, si p.sh. videolojė dhe qė nuk tingėllon keq, mund te perdorim kete fjale ne vend te videogejm.
    A ka fjalė tė tjera pėr pajisje elektronike ose lojėra tė ndryshme sportive qė mund tė pėrdoren nė anglisht sepse nuk kanė gjegjėsen nė shqip? S'po mė vijnė nė mend tė tjera?

  9. #9
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Une mendoj qe duhet krijuar sa me shpejte nje fjalor informatik shqip.
    Problemi i veēante qe kemi ne si komb eshte sjellja (fale emigracionit) e fjaleve te ndryshme per te njejten gje, psh. "printer", ndryshe ne anglisht, gjermanisht, italisht etc.
    Informatika do te jete pjese e pandare e jetes ne te ardhmen, dhe nje fjalor i njesuar eshte i domosdoshem. Shqiperim i fjaleve apo jo eshte i nje rendesie te dyte, paresor dhe urgjent eshte standardi.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Gjuha si cdo gje tjeter eshte e gjalle dhe evoluon vazhdimisht bashke me civilizimin.
    Gjuha ka politiken e saj "nderkomebtare" dhe eshte e pashmengshme qe te jete vazhdimisht subjekt ndryshimesh dhe futjesh fjalesh te reja.
    Kjo aq me teper kur ekonomia dhe shkalla e perparimit e nje shteti eshte me e dobet se e nje shteti tjeter. Keshtu kush shpik "playstation" e imponon fjalen e re se bashku me konceptin me te cilin ajo lidhet ne te gjitha gjuhet e tjera. Keshtu ka ndodhur me te gjitha fjalet e tjera dhe shpikjet qe kane bere revolucion si vetura, treni, telefoni, televizori, radio etj etj.
    Ndonjehere mendoj qe perpjekjet per te "shqiperuar" disa fjale, sidomos ato qe kane te bejne me teknologjine e informacionit, informatiken etj, jane qesharake sinqerisht dhe nuk do te kene kurre sukses.
    Nje levizje e tille "purifikuese" nisi edhe ne Turqi perpara vitesh ku filluan te beheshin gafa si "walkman=njeriu qe ecen" etj.
    Keshtu qe mund te shqiperosh ato fjale per te cilat ekziston respektivja. Ne rast te kundert je i detyruar te huazosh, derisa vete gjuha (qe eshte dicka e gjalle) te prodhoje vetvetiu dhe jo ne menyre te sforcuar nje fjale te barazvlefshme.
    Playstation nuk eshte vetem fjale... perben edhe nje marke ne vetvete (i sony) dhe nuk mund kurre te shqiperohet. Videogame mund te zevendesohet me videoloje.
    Sic nuk mund te zevendesosh fjalen wallpaper = leter muri (ndoshta sfond?). Prandaj perpjekjet per ta mbajtur gjuhen "te paster" nga fjalet e huaja ndonjehere jane nje lloj konservatorizmi i demshem. Gjuha eshte e gjalle...eshte si njeriu. Ajo duhet te jete e lire te ndryshoje duke u pasururar ne fjalor dhe trajta te reja kur te jete nevoja.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •