Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 97
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Rusia dhe pavarësia e Kosovës

    Këshilla Putinit për Kosovën

    Ja arsyet përse Kremlini duhet të jetë pro pavarësisë. Kosova është një rast unik për të paktën tri arsye:

    • E para, se Kosova ka të drejtën për vetëvendosje, duke u nisur nga dhunimet e shumta të të drejtave njerëzore të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve kosovarë
    • E dyta, se Kosova ka të drejtën për të qenë e pavarur si një njësi kushtetuese e ish-Jugosllavisë, e ngjashme me atë të republikave të tjera, të cilat e fituan atë në një mënyrë apo në një tjetër pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë federative
    • Më në fund, një argument i fortë që mund të hidhej në tavolinë, është edhe ai se pavarësia "de facto" e Kosovës nën Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, apo siç njihet ndryshe UNMIK, ka krijuar "de jure" pavarësinë si pasojë e rrethanave

    Gjigantët e energjisë ruse mund të investonin gjithashtu edhe në projekte të energjisë rajonale për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës të dalë jashtë përdorimit. Rusia ka të gjithë hapësirën dhe të gjitha arsyet e mundshme për të qenë pragmatiste në çështjen e Kosovës

    E përditshmja moskovite në gjuhën angleze "The Moscow Times", në një rubrikë të saj kushtuar opinioneve e letrave të lexuesve, i lë hapësirë edhe një analize tejet optimiste të një specialisti slloven të rajonit tonë, i cili i bën thirrje elitës politike ruse ta shohë më me realizëm e pragmatizëm çështjen e Kosovës në prag të definimit të statusit final të saj

    Kosova dhe thirrja për rishikimin e rolit të Rusisë

    Jemi mësuar që nga Rusia, për sa i përket çështjes së Kosovës, të shohim me dyshim e mosbesim çdo deklaratë e raport politik zyrtar. Madje në këtë fazë shumë të rëndësishme ku ndodhet Kosova, dhe kur roli i Rusisë brenda OKB-së dihet, një dritare optimizmi dhe realizmi çelet ndërkohë nga media ruse, e cila në rastin konkret (The Moscow Times - The Peculiar Case of Kosovo), në një opinion të sjellë dje nga një specialist slloven, Borut Grgiç, drejtor i Institutit për Studime Strategjike në Ljubljanë, jo vetëm që i bën një panoramë tejet optimiste situatës në Kosovë, por i bën thirrje Rusisë të niset nga interesa pragmatiste, së pari ekonomike, por jo vetëm, e të mbështesë më në fund pa drojë ndarjen e Kosovës nga Serbia. Ai i bën thirrje Kremlinit e posaçërisht Presidentit Putin të shohë me objektivitet rolin e ardhshëm të Rusisë në një rajon ballkanik të stabilizuar, ku edhe Rusia do të mund të luante kësisoj rolin e saj, sidomos në projektet e mëdha në fushën e energjetikës. Për më shumë, opinionisti slloven, i cili ka gjetur vend në të përditshmen moskovite në gjuhën angleze, nuk gjen asnjë paralele mes rastit që ai e cilëson "unikal" të Kosovës dhe atyre që kanë të bëjnë me frikën e Rusisë për situata të ngjashme në disa republika e ish-republika separatiste në territorin e saj e të fqinjëve të saj. Më tej le të ndjekim pa koment opinionin e botuar dje në të përditshmen ruse.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rasti unikal i Kosovës

    Nga Borut Grgiç

    Kryeministri kosovar, Agim Çeku, mbërriti në një vizitë së fundmi në Moskë. Këto janë ditë shumë të rëndësishme për liderin në fjalë, pasi komuniteti ndërkombëtar po konsideron arritjen e një vendimi përfundimtar mbi statusin final të Kosovës. Rusia me ç‘duket do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë çështje, edhe si anëtare e Grupit të Kontaktit, edhe si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa pavarësia e Kosovës po afrohet, ekspertët ndërkombëtarë të Kosovës nuk po bien dakord mbi atë se çfarë implikacionesh do të ketë kjo më pas për komunitetin ndërkombëtar në aspektin ligjor në përgjithësi dhe në mënyrë më specifike mbi lëvizjet e tjera separatiste në vende si Osetia Jugore, Abkhazia apo dhe Çeçenia.

    Arsyet pse Kosova është një rast unik

    Nëse merret në shqyrtim më saktësisht, rasti i Kosovës nuk do të krijonte ndonjë precedent. Është një rast unik për të paktën tri arsye: E para se Kosova ka të drejtën për vetëvendosje, duke u nisur nga dhunimet e shumta të të drejtave njerëzore të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve kosovarë. E dyta, se Kosova ka të drejtën për të qenë e pavarur si një njësi kushtetuese e ish-Jugosllavisë, e ngjashme me atë të republikave të tjera të cilat e fituan atë në një mënyrë apo në një tjetër pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë federative. Ia vlen të kujtojmë se të drejtat konstitucionale të Kosovës si pjesë e ish-Jugosllavisë u vulosën në vitin 1970 me mjete jokushtetuese, pikë në të cilën territori i saj iu bashkëngjit Kushtetutës së Serbisë.

    Kosova e pavarur "de facto"

    Më në fund, një argument i fortë që mund të hidhej në tavolinë, është edhe ai se pavarësia "de facto" e Kosovës nën misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, apo siç njihet ndryshe UNMIK, ka krijuar "de jure" pavarësinë si pasojë e rrethanave. Nga transferimi i kompetencave e përgjegjësive nga administrata ndërkombëtare, te qeveria provizore e Kosovës, më shumë se sa tek ajo e Beogradit, qysh nga viti 1999, UNMIK i ka dhuruar kështu Prishtinës funksionet e një qeverie, duke përfshirë edhe kapacitetet për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me entitete të tjera sovrane. Kosova ka nënshkruar marrëveshje bilaterale tregtie me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Sigurisht që rasti i Kosovës nuk është ai i një ndërhyrjeje nga fuqitë e huaja. UNMIK-u momentalisht është një mision ndërkombëtar, i ngritur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Është një çështje tjetër nëse një shtet tjetër vendos në mënyrë unilaterale të ndërhyjë në territorin e një shteti tjetër sovran. Kjo mund ta cenonte ligjin ndërkombëtar.

    Beogradi, nga ana tjetër, është zhveshur nga obligimet e veta dhe të drejtat si administrator i Kosovës.

    A mundet të funksionojë pavarësia?

    A mundet Kosova të funksionojë si një entitet i pavarur? Sigurisht, ajo po funksionon ndërkohë. Kosova ka një monedhë të qëndrueshme dhe inflacioni është nën kontroll. Prishtina ka privatizuar rreth 90 për qind të aseteve të saj publike dhe ka bërë me dije gjithashtu dy tendera të mëdhenj ndërkombëtarë; në telekomunikacion e atë në sektorin e energjisë, gjatë dy javëve që kaluan. Një grupim studimor nga Ministria kirkize e Financave vizitoi së fundmi Kosovën për ta familjarizuar veten me sistemin e saj të menaxhimit financiar publik dhe procesin e hartimit të buxhetit. Kosova ka një sistem me një bazë të gjerë taksash, me pak derdhje, norma të ulëta margjinale, si dhe një treg pune fleksibël.

    Kosova dhe interesat ruse në energjetikë

    Kosova është gjithashtu e pasur në energji. Është "shtëpia" e pestë në botë për rezerva linjiti, një formë qymyri ky që përdoret më shpesh për gjeneratën e elektricitetit. Rusia ka interesa ekonomike e energjetike në një Kosovë stabël dhe një rajon ballkanik të zhvilluar. Një Kosovë e pavarur përbën një parakusht për zhvillimin ekonomik optimist të rajonit.

    Serbia përfiton më shumë pa Kosovën

    Serbia nuk ka nevojë për Kosovën. Interesi më madhor i komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe Rusinë, në këtë aspekt qëndron në vendosjen e një stabiliteti të shpejtë dhe vitaliteti ekonomik rajonal. Serbia do të jetë në një pozicion akoma më të mirë për të përfituar avantazhe nga oportunitet ekonomike në Kosovë, nëse ato të dyja ndahen dhe do të jenë kështu të afta të menaxhojnë strategjitë e tyre të zhvillimit. Vetëm nëse Kosova dhe Serbia do të ishin të ndara politikisht, do të mund të vendosnin kësisoj një partneritet ekonomik të vlefshëm.

    Investimet nga pragmatizmi rus

    Me ekonomitë e shteteve të Ballkanit në rritje me një mesatare prej 4 përqindësh në vit, kërkesa për energji vetëm mund të rritet. Ballkani ka potenciale të mëdha energjetike, por furnizimi me energji në rajon aktualisht po ulet si pasojë e neglizhencës në fushën e investimit e të kërkimit. Këtë vit, për herë të parë, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të detyruara të blejnë energji elektrike në tregun e bursës, gjë e cila nënkupton pagesën me çmimet e tregut. Rusia mund të bëhej kësisoj një furnitor i madh energjie për rajonin duke eksportuar më shumë gaz atje, duke shfrytëzuar gazsjellësin turk të "Blue Stream". Gjigantët e energjisë ruse mund të investonin gjithashtu edhe në projekte të energjisë rajonale për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës të dalë jashtë përdorimit. Rusia ka të gjithë hapësirën dhe të gjitha arsyet e mundshme për të qenë pragmatiste në çështjen e Kosovës. Faktorët ekonomikë janë të parët në dukje, por një tjetër faktor është që Moska po e humbet ndikimin e saj ndaj Beogradit. Serbia tashmë është një shtet që të ardhmen e saj e lidh me atë të Bashkimit Evropian dhe elitat e reja intelektuale janë tashmë pro-perëndimore. Presioni i grupeve serbe në Moskë tashmë prej kohësh ka më pak relevancë në Beograd, i cili nga ana e vet sugjeron që diaspora serbe po bëhet më shumë një pengesë e siklet për Kremlinin se sa një aset. Presidenti Vladimir Putin duhet t‘i kthejë kurrizin këtij grupimi dhe të vendosë lidhje direkte me Serbinë moderne në Beograd. Rusia nuk duhet të rrezikojë një thyerje në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, duke promovuar interesat e një grupimi që po margjinalizohet përditë e më shumë.

    "Rishikimi" i Rusisë do të duartrokitej

    Rusia ka interes të sigurohet se tranzicionit të Kosovës drejt pavarësisë po i vjen fundi. Një përqasje më pragmatiste e Rusisë në çështjen e Kosovës dhe përcaktimin e statusit të saj final mund të mirëpritej e përshëndetej nga pjesa tjetër e rajonit dhe e komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi.

    Cila është "The Moscow Times"

    Lexohet nga të huajt dhe është kritike ndaj Kremlinit

    "The Moscow Times" është një gazetë e përditshme ruse, që botohet në Moskë qysh nga viti 1992 në gjuhën angleze. Tirazhi i saj në vitin 2005 regjistronte 35000 kopje dhe gazeta jepet falas në vende ku mendohet se ajo mund të konsumohet, pra jo aty ku shitet e reklamohet shtypi në gjuhën vendase si: hotele, shpesh në kafene e restorante. Fakti se gazeta nuk lexohet pra nga rusët e thjeshtë, e ka bërë atë që të marrë shpesh qëndrime kritike ndaj qeverisë e klasës politike në Rusi, duke trajtuar çështje që ngjallin shumë debat, siç janë ajo e Çeçenisë, censura në media, abuzimi me pushtetin etj. Ajo, përveç të tjerash, sigurisht përbën edhe një dritare informacioni për investitorët e huaj që interesohen për biznesin rus. Deri në vitin 2005 pronar kishte grupimin mediatik "Independent Media", një shtëpi botuese moskovite që gjithashtu nxjerr në treg edhe një të përditshme me emrin "Vedomosti", dhe versionet ruse të revistave të njohura zbavitëse e komerciale perëndimore si "FHM", "Men‘s Health" dhe "Cosmopolitan". Në fillim të këtij viti, "Independent Media" u bë pjesë e grupimit mediatik finlandezo-holandez "Sanoma". Kryeredaktori i saj është Andrew Mc‘chesney, i cili u vendos në këtë post në qershor të këtij viti, duke sjellë një seri kapacitetesh të reja me vete e gjithashtu u dha më shumë jetë opinioneve e analizave nga ekspertë ndërkombëtarë për çështje të ndryshme, siç është edhe rasti më i fundit i drejtorit të Institutit të Studimeve Strategjike të Ljubljanës në Slloveni, Borut Grgiç.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Agim Çeku: Rusia nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

    Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën.

    Gjatë takimeve që kryeministri i Kosovës Agim Ceku pati në Moskë me zyrtarë të lartë të qeverisë ruse mori mesazhin se pavarësia nuk është zgjidhja e duhur për këtë krahinë.Kreu i komitetit të marrëdhënieve ndëkombëtare të Dumës ruse, Konstantin Kosacev pas takimeve me Cekun tha se janë dy arsye pse Moska nuk lejon një pavarësi për Kosovën: së pari standartet e të drejtave të njeriut nuk janë të mira dhe së dyti nuk ka asnjë rast në Evropë që kufijtë e shteteve të ndryshohen pa një proces politik që përfshin të gjitha palët, duke nënkuptuar në këtë rast Serbinë.

    Gjithashtu Moska përsëriti qëndrimin se një zgjidhje e njëanshme për Kosovën mund të krijojë precedent në Evropë, por edhe në vende të tjera si Osheti, Ingusheti jugore, Nagorni, Qipro veriore etj. Ndërsa Ceku ka përsëritur se vullneti i shqiptarëve të Kosovës është të mos qeverisen më nga Beogradi, ndërkohë ai shprehu garanci për pakicat që jetojnë në Kosovë.Ai tha se nëse KS miraton paketën e Kosovës për pakicat, atëherë Rusia nuk ka pse të vendosë veto. Gjithsesi zyrtarët rusë kanë deklaruar se bisedimet me Cekun ishin mjaft të frytshem, pasi është ndryshe kur dëgjon drekt argumentet e një lideri kosovar, sesa të debatosh për këto cështje në media. Ndërkaq në deklaratën e Ministrisë së Jashtme pas vizitës së Cekut thuhej se “Beogradi dhe duhet Prishtina të kërkojnë një zgjidhje efektive të negociuar". Pas vizitës në Moskë, Ceku do të shkojë në Kroaci, ku do të kërkojë mbështetjen e këtij vendi për domosdoshmërinë e pavarësisë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Çeku: Vizita ime në Rusi synonte vendosjen e kanaleve të bisedimeve dhe bashkëpunimit

    Kryeministri i Kosovës Agim Çeku u takua në Moskë me Zëvendës Ministrin e Jashtëm rus Vladimir Titov për bisedime mbi përpjekjet e qeverisë së tij për pavarësinë e Kosovës. Pas takimit, autoritetet ruse thanë se udhëheqja shqiptare në Kosovë nuk duhet të lejojë që forcat ekstremiste të dëmtojnë pakicat.

    Zoti Çeku u takua edhe me kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dumës, dhomës së ulët të parlamentit rus, Konstantin Kosaçijov, i cili i bëri thirrje zotit Çeku të vazhdojë bisedimet me Serbinë për të ardhmen e Kosovës. Më pas, gjatë një interviste për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, zoti Çeku tha se ai shpreson që Rusia, ndonëse nuk e mbështet, të mos e kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.

    Kryeministri Agim Çeku është zyrtari i parë shqiptar i qeverisë së Kosovës që viziton kryeqytetin rus. Kolegia jone Rudina Dervishi zhvilloi kete interviste me Kryeministrin Çeku gjate emisionit televiziv Ditari.

    Zëri i Amerikës: Zoti Çeku, Rusia e ka shprehur hapur qendrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës. Çfarë arritët ju me takimet e këtyre ditëve?
    Agim Çeku: Mendoj që vizita ime këtu ishte një zhvillim i sukseshëm, zhvillim pozitiv. Vetë fakti se ata kanë kanë ftuar për vizitë, dëshmon se ata na konsiderojnë ne si përfaqësues legjitimë, apo partnerë legjitimë në këtë proces. Ne biseduam shumë hapur për Kosovën dhe statusin e Kosovës pa dyshime dhe pa paragjykime. Rusia nuk e kundërshton pavarësinë e Kosovës, vetëm kisha për të thënë se ajo kërkon një zgjidhje të dakorduar mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu që qëllimi i kësaj vizite ishte në radhë të parë që të aktualizojmë Kosovën, që palën ruse ta njohim me arritjet e shumta tonat, t’i siguroj se Kosova është gati për status, se Kosova funksionon. T’i paraqes edhe një herë kërkesën tonë për pavarësi dhe t’i parashtroj argumentet tona që e mbështesin kërkesën për pavarësi. Arësyeja e dytë ishte që t’i amortizoj efektet negative të një propagande, kisha për të thënë, primitive kundrejt Kosovës, për pozitën e minoriteteve në Kosovë, për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe normalisht, arësyeja e tretë e vizitës ishte aktivizim i kanaleve të bisedimeve, të bashkëpunimit me Rusinë. Nuk mund të them që e bindëm njëri-tjetrin për ndryshimin e qendrimeve ndaj statusit, ndaj procesit, po ajo ç’ka është me rëndësi, u pranua se pala ruse, përveçse ka marrë informacione me shumë rëndësi, shumë të dobishme, shumë të rëndësishme për Kosovën, vazhdojnë të insistojnë në një zgjidhje të negociuar midis palëve, vazhdojnë të insistojnë të mos caktohen afate, siç i quajnë ata, artificiale, dhe vazhdojnë të mendojnë se pavarësia e Kosovës do të ishte një precendet, qendrime që absolutisht i kundërshtova.

    Zëri i Amerikës: Zoti Çeku, në se Rusia nuk ndryshon qëndrim, pra, vazhdon të kërcënojë me përdorimin e të drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit, a keni ju një strategji, një plan tjetër, për të kapërcyer pengesat që do të dalin nga qëndrimi i Moskës?

    Agim Çeku: Unë do të them se nuk e fitova një përshtypje që Rusia qysh tani ka vendosur apo është e vendosur që të përdorë veton. Rusia ofron alternativa, ofron hapësirë dhe nuk pashë një gatishmëri apo vullnet që të përdoret vetoja në rastine Kosovës. Mendoj se nuk jemi të vetmit ne që jemi në ktë proces. Ky proces nuk është bilateral, ky proces është ndërkombëtar. Vendimi do të merret nga faktorë ndërkombëtarë, nga Grupi i Kontaktit, Këshilli i Sigurimit, dhe mendoj që qendrimet unike të anëtarëve të tjerë të Grupit të Kontaktit mendoj që do të të ndikohë në qendrimin e Rusisë në fund dhe unë vetë jam optimist që Rusia, në qoftë se nuk pajtohet, të paktën nuk do ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës në fund në Këshillin e Sigurimit.

    Zëri i Amerikës: Ministri i jashtëm shqiptar tha të mërkurën se u ka sugjeruar homologëve kinezë të ftojnë një delegacion të Kosovës në Pekin. A po bëni ju përpjekje për të bërë një vizitë edhe në këtë vend tjetër të Këshillit të Sigurimit?

    Agim Çeku: Ne jemi shumë të interesuar të kemi rastin apo të shfrytëzojmë çfarëdo rasti që na ofrohet që ta sqarojmë pozicionin tonë, të sqarojmë arritjet tona, të argumentojmë kërkesën tonë për pavarësi dhe kështu që jemi duke bërë përpjekje dhe me plot deshirë do të kishim pranuar një vizitë edhe në Kinë për shkak se Kina është anëtar i këshillit të Sigurimit, ka të drejtë vetoje. Për ne është një vend shumë i rëndësishëm dhe për ne është shumë me rëndësi të kemi mirëkuptim edhe nga shteti kinez për situatën në Kosovë dhe të kemi një mbështetje për pavarësinë e Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Zoti Çeku në përfundim të takimit të lartë të Natos në Rigë Serbia u ftua të anëtarësohet në programin e Natos Partneritet-për-Paqe. Cili është reagimi juaj?

    Agim Çeku: Unë, në radhë të parë, kisha përshëndetur ftesën e Shqipërisë për t’u inkuadruar në Nato dhe gjithashtu unë mendoj që për rajonin, Serbia është me shumë rëndësi që të ftohet për partneritet për paqe pasi kjo nënkupton një reformë të sistemit të sigurisë, të forcave të armatosura. Kërkon nga Serbia që të përmbushë të gjitha kriteret ... (ndërprerje e lidhjes telefonike) ... është kjo aspiratë edhe e Kosovës, edhe e të gjitha vendeve në rajon. Mendoj që do të ndikojë në stabilitetin e rajonit ftesa për Serbinë që të inkuadrohet në partneritet për paqe (pasi) inkuadrimi në partneritet për Paqe ndikon në stabilitetin e rajonit.

    Zëri i Amerikës: Zoti Çeku, dje, zv/kryeminisitri Haziri tha se pas zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës mund të ketë ndryshime të tjera në kabinet. A është fjala për ndryshime të zyrtarëve të LDK-së në qeveri apo për ndryshime më të gjera?

    Agim Çeku: Unë si kryeministër jamë shumë i interesuar që qeveria të jetë funksionale, të funksionojë dhe do të bëjmë ato ndryshime të cilat e mundësojmë funksionalitetin normal të qeverisë. Por do të jemi shumë të kujdesshëm që të mos ta prishim ekuilibrin politik apo të mos bëjmë ato ndryshime që mund të shkaktojnë reagime që do të jetë vështirë të kontrollohen dhe të ndikojnë në stabilitetin social në Kosovë. Kështu që prioritet është funksionaliteti, mandej ndryshimet e nevojshme për ta siguruar këtë funksionalitet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BARAN:"RUSIA DO TA SHFRYTËZOJË VETON PËR KOSOVËN"

    Zeyno BARAN, analiste në Institutin Hudson /SHBA/


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zonja Baran, zgjidhja e statusit të Kosovës është shtyrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Si e shihni ju këtë vendim të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisaari?

    Z. BARAN
    Unë mendoj se zgjidhja e çështjes së Kosovës, për fat të keq, është lidhur nyje në një rrafsh më të gjerë, që ka të bëjë me dilemën nëse Kosova do të jetë precedent. Në këtë kuadër, në Kombet e Bashkuara, Rusia është përfshirë në përpjekjet për ta shndërruar Kosovën në precedent për disa "konflikte të ngrira". Duke lënë anash zgjedhjet parlamentare në Serbi, unë do të thosha se shumë njerëz në nivel të Kombeve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë, kanë qenë paksa të lehtësuar nga fakti se nuk duhet të merren me Kosovën pikërisht tani. Megjithatë, unë shpresoj të mos ketë edhe më shumë shtyrje.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Si e shihni ju statusin e Kosovës?

    Z. BARAN
    Duke marrë parasyshë zhvillimet e deritashme, unë besoj se pavarësia e Kosovës është ajo që duhet të ndodhë tani. Dhe kemi parë edhe përkushtimin e komunitetit ndërkombëtar në këtë drejtim. Kundërshtimi vjen vetëm nga Serbia dhe disa të tjerë, por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar që t’i mbetet pranë këtij përkushtimi. Duhet kuptuar se Kosova është vërtetë një rast i veçantë. Fundja, komuniteti ndërkombëtar është angazhuar fuqishëm, madje edhe në nivelin ushtarak, për të mbrojtur kosovarët dhe kjo çështje është pjesë e bisedimeve të vazhdueshme. Siç e thashë edhe më parë, është e lidhur nyje në një rrafsh më të gjerë të çështjeve në Kombet e Bashkuara, duke filluar jo vetëm nga konfliktet tjera të ngrira, por edhe nga vota e Rusisë në rastin e Iranit dhe Koresë së Veriut. Por besoj se në fund, nëse jo pavarësi e plotë, Kosova do të ketë një status shumë të përafërt me të.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në njërin nga artikujt tuaj të fundit, keni thënë se “teoria e shfrytëzimit të Kosovës si precedent për zgjidhjen e konflikteve tjera etnike është një fasadë e mençur e presidentit rus, Vladimir Putin, për ta ndarë mëdysh Perëndimin”. A është Perëndimi i ndarë mbi këtë çështje, mbi këtë teori?

    Z. BARAN
    Duke i vëzhguar diskutimet dhe deklaratat e vitit të fundit, synimi i Rusisë është për të ndarë Perendimin. Por, Perëndimi mendoj se është duke u bashkuar gjithnjë e më shumë. Kemi parë në disa raste së fundit përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin për të tërhequr në anën e tij dhe për t’i ndarë nga të tjerët Gjermaninë dhe Francën, me fjalë të tjera "Evropën e vjetër". Por, edhe në samitin e fundit të Rusisë me Bashkimin Evropian është bërë e qartë se evropianët kanë dëshmuar se nuk duan të jenë të ndarë dhe se kanë nevojë të qëndrojnë së bashku. Megjithatë, unë qëndroj prapa asaj që kam thënë: synimi i Rusisë është që ta bëjë me dije se çështjet sikur që është Kosova apo konfliktet tjera të ngrira nuk janë çështje për të cilat vendet e vjetra tradicionale në Evropë do të duhej të shqetësoheshin, aq më tepër nëse një gjë e këtillë do të zemëronte Rusinë apo të krijonte tensione të reja në marrëdhëniet bilaterale.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ju gjithashtu keni analizuar dallimet që ekzistojnë midis Kosovës dhe rajoneve në shkëputje të Gjorgjisë, siç është Abkhazia dhe Osetia Jugore. Cilat janë dallimet?

    Z. BARAN
    Një prej dallimeve më të mëdha ka të bëjë me atë se kush ka bërë spastrim etnik. Unë në formën më fundamentale e kundërshtoj teorinë se nëse Kosova fiton pavarësinë, atëherë edhe Abkhazia do të duhej ta fitonte atë. Rasti i Abkhazisë është plotësisht rast i kundërt me Kosovën, sepse ishin gjorgjianët ata që u spastruan etnikisht nga Abkhazia. Dhe sërish, edhe pse nuk dëshiroj t’i kthehem faktorit rus, në rastin e Abkhazisë, rusët kanë pasur një rol të drejtëpërdrejtë. Prandaj ka dallime me rastin e Kosovës, edhe në kuptimin se kush ishin paqeruajtësit, cilët ishin akterët e komunitetit ndërkombëtar, cilat ishin rrethanat në të cilat janë zhvilluar këto konflikte separatiste dhe si janë trajtuar ato që prej atëherë. Nëse flasim për dallimet midis Kosovës dhe Abkhazisë, për mua këto dy raste janë jashtëzakonisht të ndryshme mes veti.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Shumë analistë e kanë përmendur mundësinë e shfrytëzimit të vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Cila është pikëpamja juaj?

    Z. BARAN
    Kjo është pikërisht arsyeja pse unë besoj se Perëndimi është ndier paksa i lehtësuar nga fakti se nuk duhet të merret tani me vendimin mbi Kosovën. Prioritet për amerikanët dhe evropianët tani është që të përfitohet përkrahja e Rusisë mbi Iranin. Dhe mbështetja e Rusisë për sanksione kundër Iranit është gjithashtu e një rëndësie thelbësore për të përfituar mbështetjen e Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Duke marrë parasyshë faktin se Irani dhe natyrisht Koreja e Veriut janë cështje kyçe, Kosova nuk është çështje urgjente e komunitetit ndërkombëtar dhe nuk është kritike për paqen dhe stabilitetin, edhe pse është një çështje shumë e rëndësishme. Presidenti Putin e ka bërë të qartë se do ta shfrytëzojë veton dhe unë nuk shoh ndonjë zhvillim që tregon se ky qëndrim do të ndryshojë. Zhvillimet e fundit në Rusi, deklaratat dhe politikat atje e kanë bërë të qartë se rusët përfundimisht do ta shfrytëzojnë veton mbi vendimin, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mbi çështjet e nivelit më të gjerë. Koha e miratimit të vendimit mendoj se varet shumë nga çështja e Iranit, mënyra e arritjes së vendimit mbi të dhe fakti se si amerikanët dhe evropianët do të mund të punojnë me Rusinë rreth votimit për Iranin dhe pastaj të kalojnë tek votimi për Kosovën.

    Intervistoi: Arbana VIDISHIQI
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rusia deklarohet në Bruksel kundër zgjidhjeve të njëanshme

    Rusia: Veto për Kosovën të bindet edhe Serbia

    Aleatja e përhershme e Serbisë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar se do ta përdorë atë për të bllokuar zgjidhjen e statusit të Kosovës, derisa kjo zgjidhje t’i pëlqejë edhe Serbisë.

    Kosova, deri para pak kohësh, ishte e qetë në rrugën e saj drejt pavarësisë, ndërkombëtarët perëndimorë ishin deklaruar pro shkëputjes së saj nga Serbia dhe çdo gjë po shkonte në udhën e dëshiruar prej shumë vitesh për popullin kosovar, deri në momentin kur zyrtarët rusë u shprehën për përdorimin e vetos. Fillimisht presioni i Rusisë ishte shumë i largët, ajo thjesht e krahasonte gjendjen në Kosovë me atë të rajoneve të tjera separatiste pranë saj dhe tha se pavarësia do të ishte precedent. Por tashmë lufta e saj pro Serbisë është shumë e hapur.

    Vizita e kryeministrit Çeku nuk ka bërë ndonjë dobi të madhe për të ndryshuar mendjen e zyrtarëve rusë. Deklaratat kundër Kosovës po vijnë nga të gjitha shtresat diplomatike ruse. Një ditë më parë, ambasadori rus në Beograd, Aleksander Aleksejev, ka deklaruar se Rusia do të vendosë veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në qoftë se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk do të jetë i pranueshëm për Beogradin dhe Prishtinën. Kjo deklaratë ishte shokuese për diplomatët amerikanë, të cilët e quajtën këtë rastin e parë të deklaratës zyrtare të përdorimit të vetos kundër Kosovës. Ndërsa dje në Bruksel, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se e vetmja zgjidhje e pranueshme për çështjen e Kosovës është ajo që do të përputhet me interesat e të dyja palëve. Por një zgjidhje e tillë është e parealizueshme, pasi interesat e të dyja palëve janë krejt të kundërta. Asnjëra nuk ka pranuar të tolerojë te tjetra. Sipas Lavrov, bazë për statusin përfundimtar të Kosovës duhet të jetë Rezoluta 1244.

    Lavrov ka refuzuar të përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse mbështet prononcimin e ambasadorit të tij në Beograd, se Rusia do ta shfrytëzojë të drejtën e vetos. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Drashkoviç, Lavrov tha se Rusia mbështetet në rezolutën e OKB-së për Kosovën, në bazë të së cilës duhet të determinohet “statusi i territorit”, që do të thotë se përkrah zgjidhjen që favorizon Serbinë. Ndërsa ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov, gjatë një interviste në një gazetë greke, “Eleftero-tipia”, ka tërhequr vërejtjen se në Ballkan mund të shpërthejnë konflikte, nëse Beogradi dhe Prishtina nuk arrijnë marrëveshje për statusin e ardhshëm të Kosovës.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Maska e një politike

    Shkruan: Ndue Ukaj

    Në kuptimin diplomatik, vizita e kryeministrit të Kosovës Agim Çekut në Rusi do të duhej konceptuar si rutinë e zakonshme. Ndërsa në kontekstin shqiptar, veçanërisht kosovar, kontekst i cili njihet botërisht, vizita e shefit të qeverisë kosovare, shtreson në vete dimensione tjera, mbase edhe enigmatike. Aq më tepër, nëse nga kjo vizitë synohet të nxjerrjen esencat dhe konotacionet, të cilat natyrshëm duhet kërkuar përtej politikes së ditës, dhe në këtë kontekst, leximi i tyre në këndvështrimin e një filozofie me komplekse, siç është çështja e relacioneve ndërkombëtare dhe pozicioni ynë karshi tyre. Në këtë aspekt, kjo vizitë, e thënë me retorikën më të thjeshtë, pa kërkuar forma adapte për ta interpretuar, për shumë arsye ishte vizitë e panevojshme, mbase edhe me konotacione të “rrezikshme”. Këtë rrezikshmëri e shoh në kontekstin e orientimeve që tentohet t’i jepen Kosovës pas statusit, e për të cilën gjë, kohëve të fundit shtrohen jo pak dilema. Së fundmi, jo rastësisht është shtruar dilema Rusi dhe atë nga lideri me i ri i skenës politike të Kosovës, z. Behxhet Pacolli.

    Është i kuptueshëm pozicioni, roli dhe funksionet që ka Rusia në marrëdhëniet ndërkombëtare, fuqia e saj, por të mendohet se Ceku do të zbutë qëndrimin rusë ndaj Kosovës, është më shumë se një iluzion. Rusia, dihet botërisht, se tradicionalisht ka qenë e angazhuar dhe është e orientuar, pa asnjë dilemë në favor të qëndrimeve serbo-malazeze në Ballkan.

    Në sensin e interpretimeve analitike, kjo vizitë nuk bëri ndonjë bujë të veçantë. Madje as nuk u përcjell me analiza të mirëfillta, debate, e gjykime reale. E gjitha rrodhi pa bujë dhe me një “heshtje publike”, edhe pse nëpër qarqe të caktuara politike, kjo vizitë u vlerësua me mjaft kundërthënie, pastaj me dilema e ndenja aspak të këndshme. Shtoja kësaj një seri rezervash të vazhdueshme, brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve vendore, për pozicionin e njohur të Rusisë karshi tërë procesit të negociatave dhe më tutje kundrejt Kosovës, përgjithësisht, kjo vizitë edhe pse nuk do mbahet në mend për asnjë efekt pozitiv, përkundrazi implikoj një dimension mjaft kompleks për të ardhmen e Kosovës: dimension ky i cili u sforcua nga editoriali i liderit te Aleancës së Kosovës së Re, Behxhet Pacollit.

    Në mungesë të një debat i mirëfilltë, vizita u mbështjell nga një tis i zi, i mistershëm, me përplot ekuivoke. Por që e trandi këtë “mistershmëri” dhe si të tillë e bëri edhe më të dyshimtë, më me ekuivoke, për mendimin tim, dhe jo vetëm timin, ishte editoriali i botuar në gazetën Lajm me 2 dhjetor, nga kryetari tashmë i partisë më të re në vend, Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i cili i mbërthyer nga ndjenja emocionale e nostalgji të gjithfarshme, mitizon shtetin Rusë, flet me superlacion për të, dhe ç’është më e keqja e gjithë kësaj, e vë në avantazh me botën perëndimore, një absurditet i paskrupullt, i panevojshëm për komentim. Njëherit duke kërkuar që dimensionet orientuese pro-ruse të sforcohen. Dhe për këtë gjë i bie hise atij të bëhet orakull.

    Autori i artikullit të përmendur, biznesmenë dhe në rrugë për politikan, asnjëherë nuk përmend çfarë në të vërtetë përfaqëson në botë Rusia, në çfarë niveli të demokracisë na qenka ky vend, për të cilin ka aq shumë admirim e simpati e që na ofron si model; në çfarë niveli respekton drejtat e njeriut, dinjitetin e personit: vlera e parimi bazë të botës së qytetëruar perëndimore, në të cilën jemi proklamuar se synojmë të integrohemi si komb. E mos të flasim në këtë aspekt për “privilegjet” ekomomike, resurset natyrore, për të cilat na predikon z. Pacolli, pa fije turpi.

    Zoti Pacolli, i përfolur si biznesmen, duke i vënë në pah interesat e tij fare private, aspak me interes për Kosovën, kamuflon në mënyrën më banale me një realitet dhe synon të merr statusin e “shpëtimtarit” të Kosovës, duke na sugjeruar se është pikërisht ekonomia dhe resurset ruse ato që na paskan “investuar mbi 80 për qind në vendet e reja demokratike”, e të cilën pjesë na synojka ta na realizon në Kosovë. Në këtë logjikë, ai vetëm sa hedh dilema në gjithë këtë avaz që ka marr, për të qenë pjesë e spektrit politikë të Kosovës. Ajo çka është më paradoksalja e gjithë kësaj, është fakti i një konvertimi brenda natës brenda pikëpamjeve të Pacollit për Institucionet dhe partitë në vend. Ai nga një retorikë e ashpër kundër institucioneve e partive aktuale që dominojnë jetën politike tek ne, konvertohet në apologjet të qeverisë dhe këtyre institucioneve, që sipas tij, tash pas vizitës në Rusi, duhet përkrahur, në mënyrë që të sforcohen orientimet e dëshiruara nga ai. Është e çuditshme të shihet si u konvertua Pacolli, nga zëri radikal kundër këtyre institucioneve, pas vizitës së Çekut në Rusi, merr rolin e një “mediatori”, kërkon të përkrahen këto institucione, nga gjitha partitë, madje duke kërkuar të jenë konstruktive ndaj kësaj qeverie, ngase paska “përmbushur” ambiciet e tij: rikthimin e Rusisë si faktor në Ballkan, e në këtë kontekst, në Kosovë, veçanërisht tash në një fazë tepër deilakte. Për të dëshmuar këtë, autori me retorikë të pashembullt hedhet në mbrojtje të Çekut, madje duke e cilësuar si njeri me energji të mëdha, që është duke bërë punë të rëndësishme. Ndërsa harron se po këtë qeveri dhe po këta drejtues (e edhe Çekun), vetëm para pak ditësh i kritikonte ashpër. Çdo koment i mëtutjeshëm besoj së është i panevojshëm, por ajo që duhet mbajtur mend, për gjithë ata që drejtojnë dhe synojnë të orientojnë Kosovën: kjo është lojë e mbrapshtë, prapavijat e së cilës krijojnë telashe të shumta Kosovës dhe rajonit. Prandaj është mirë që këto maska të hiqen sa më shpejt. Thënë troç, liderët institucional dhe ata opozitar, duhet distancohen nga këto veprime, në mënyrë që entuziazmi i Pacollit dhe synimet të tij, të mbetën vetëm një ëndërr e bukur. Në vend të fjalëve të bukura për Rusinë dhe fuqitë e saj ekonomike, në duhet të dëgjojmë e aplikojmë modelet e demokracisë perëndimore, për të cilat angazhohen gjithë liderët e spektrit politik të Kosovës. Në kë të linjë, mes një vizitë ne Moskë dhe një vizite në Samitin e NATO-s në Rigë nga Veton Surroi, apo në anën tjetër një vizite në Amerikën nga Fatmir Sejdiu e Hashim Thaqi, gjithmonë duhet përkrahur këto të fundit, sepse vetëm këto mekanizma dhe këto vende, janë shpëtimtarët e Kosovës.

    Në këtë kontekst, vlen të potencohet edhe një gjë, artikullshkruesi “harron” të përmend se kjo Kosova, çfarë është sot, është produkt i përbashkët i qytetarëve të saj të dinjiteshem që kanë sakrifikuar aq shuam dhe Botës së Qytetëruar Perëndimore, pa të cilën, në do ishim ende në thundrat e regjimit serb, në të cilën linjë, pa asnjë dyshim Rusia do kontribuonte, madje jo pak.

    Nëse vizita e Cekut mund të kuptohet si akt naiv, i pa menduar mirë, apo i përgatitur dhe i zier nëpër koluara jo dashamirëse për Kosovën, tezat që shtron e mbron Pacolli, janë marrëzi, nga të cilat, elitat politike të Kosovë dhe ato kulturore, duhet të kenë kujdes, duhet distancuar qartë, sepse Kosova dhe shoqëria shqiptare më së paku ka nevojë për politika dhe orientime tiranike; ne kemi nevojë për dinjitet të personit dhe për demokraci liberale e thelbësore të tipit perëndimor. Në këtë linjë, shoqëria jonë është përcaktuar qysh në fillimet e dekompozimit të ideologjisë më famëkeqe: stalinisto-komuniste. Nëse vizita e Çekut, në kuptimin më të plotë nuk prodhon ndonjë efekt, tezat e Pacollit po të kontekstualizohen në ambientin shqiptar dhe psikologjinë shqiptare, dukën çudira marroqe, por jo që sa të injorohen krejtësisht.

    Ky soj diskurs s’është gjë tjetër, përpos konsum politik, i provuar nga një pretendues i ri në skenën politike të Kosovës. Përkundër këtij soj diskursi, shoqëria jonë është e përcaktuar qartë, pa hamendje për botën perëndimore, andaj ky pretendues, nëse vërtetë ka ambicie të jetë pjesë e jetës politike në Kosovë, duhet të heq mendjen nga këto ide e mos të trumbetojë këso tendencash, në të kundërtën, do të jetë populli dhe elektorati që do ja tregoj vendin e merituar në jetën politike.

    Duke mos gjykuar, e as paragjykuar vizitën e Çekut, e cila mendoj se ishte një gafë e pamenduar, pa asnjë dyshim vlen të përshëndeten vizitat e tij nëpër vende tjera të botës përparimtare, ndërsa për këtë të fundit to e dëshmojë koha se ishte gafë, ngase Kosova që nga fillimvitet e nëntëdhjeta, kur është artikuluara kërkesa e shqiptarëve për liri, demokraci dhe pavarësi, është orientuar nga bota perëndimore. Prandaj këtë model të demokracisë liberale perëndimore, synon ta aplikoj, duke kultivuar në të njëjtën kohë marrëdhënie të mira më çdo vend, pse jo edhe me Rusinë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    !!!!!
    -------------------------
    Ai tha se nëse KS miraton paketën e Kosovës për pakicat, atëherë Rusia nuk ka pse të vendosë veto.
    ++++++++++++++++++++++++++++++++
    Por "Ai" me sa duket harron se ne KS nuk jane vetem Amerikane e Angleze!
    Sigurisht qe Rusia mund te vendose veto (bile me shume arsye ka Kina- per te mos lejuar precedent per Tajvanin)!
    Por Rusia edhe nese abstenon do e perdore precedentin absurd Kosovar per te aneksuar Osetine, Abkazine e Transdiestrin, pra ne te dyja rastet ka karta te forta per te luajtur.
    Ja kurioz te kuptoj se pse Kosovaret na dashkan te shpallin Shtet me vehte nderkohe qe ne (Skipetaret trima e bashibozuke) po tregojme dita dites qe nuk kemi aftesi shtetformuese dhe cilesi per te bashkevepruar ne grup, qofte ne nivelin e nje tufe ujqish (ata kane mashkullin Alfa qe drejton kopene)!
    Tuafet Kosovare le te qajne kohen e Jugosllavise kur mbushnin plencin me pak pune apo ja mbathnin ne Zvicer e Gjermani (legalisht) ku ca punonin e ca trafikonin.
    Tani Europa i sheh Shiptaret pak me sy me te keq se sa zgjeben apo murtajen!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gazeta “Frankfurter algemaine cajtung”, parashikime kaotike për statusin

    Skenari për Kosovën pas vetos së Rusisë në OKB

    Gjermania do të ketë presidencën e ardhshme të BE dhe në mandatin e saj parashikohet të zgjidhet statusi i Kosovës.

    Por sipas aludimeve në rast të dështimit të propozimit të Ahtisarit, po qe se Rusia përdor me të vërtetë veton kundër pavarësisë së kushtëzuar, gjendja do të jetë kaotike. Mospajtimet rreth Kosovës mund të bëhen të kobshme për BE dhe raportet euroamerikane, shkruan gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter algemaine cajtung”. Ka gjithnjë e më shumë sinjale se Rusia në Këshillin e Sigurimit do të vërë veto ndaj propozimit të Ahtisarit, që duket se parasheh pavarësi të kushtëzuar. Autori i shkrimit, deputeti liberal gjerman Rainer Shtiner, thotë se në këtë variant do të mbetej në fuqi Rezoluta 1244 e OKB dhe se për këtë situatë BE nuk ka bërë asnjë përgatitje dhe nuk disponon Planin B. Nëse zgjidhja e statusit në Këshillin e Sigurimit dështon në Kosovë do të forcohen pozicionet e atyre që do të kërkojnë njohjen e njëanshme të pavarësisë. Gazeta vë në pah se SHBA do të njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm, ndërsa vendet anëtare të BE kanë pozicione të ndryshme. Ekziston rreziku që BE rreth kësaj çështjeje të mos ketë politikë unike. Për Kosovën, por edhe për politikën e përbashkët evropiane, kjo gjendje do të ishte e kobshme. Vendet që do të njihnin pavarësinë do të shkelnin Rezolutën 1244. Mes tyre ka edhe vende anëtare të KFOR dhe kjo do të bënte që KFOR të copëtohet. Ndërsa UNMIK, me shkeljen e Rezolutës 1244 do të humbiste legjitimitetin dhe në Kosovë do të shpërthejë kaosi politik, ushtarak dhe ekonomik. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga disa vende të BE-së dhe refuzimi i të tjerave për ta bërë një gjë të tillë për BE do të ishte falimentim dhe për të evituar këtë skenar propozon fillimin e bisedimeve intensive në të cilat Gjermania si kryesuese e BE së do të kishte rol të veçantë. “Duhet unifikim të qëndrimit brenda BE-së dhe KFOR-it se si të reagohet në raste të dështimit të propozimit të Ahtisarit. “Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë Planin B”, përfundon gazeta.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Se pari, vete fakti qe kryeministri i Kosoves vizitoi Mosken ne nje vizite zyrtare dhe pati takime me disa prej krereve te institucioneve dhe diplomacise ruse, eshte ne vetvete nje hap teper pozitiv dhe historik. Beogradi nuk ka se si te jete gezuar nga lajmi i vajtes se Cekut ne Moske, pasi nje vizite e tille nenkupton ne vetvete njohjen e Moskes zyrtare te institucioneve legjitime te Kosoves, si pale ne zgjidhjen e statusit final te Kosoves. Dhe merita kryesore per kete i takon kryeministrit Ceku qe deshmoi nje pragmatizem dhe largpamesi qe u kish munguar gjithe parardhesve te tij. Ceku dhe qeveria e Kosoves me viziten e tij ne Rusi vendosi kontakte direkte me Mosken zyrtare duke hapur keshtu kontakte diplomatike direkte midis Prishtines dhe Moskes.

    Se dyti, te gjitha spekullimet ne media per veton e Rusise per pavaresine e Kosoves jane vecse spekullime pasi askush nuk e njeh vendimin konkret te Rusise. Askush nuk e di se ku perfundon bllofi dhe ku fillon real-politika ruse ne lidhje me Kosoven. Ka analiste qe mendojne se Rusia e konsideron si nje beteje te humbur hegjemonine e saj ne Ballkan dhe spekullimet e saja mediatike me shume se nje mbrojtje te interesave serbe kane per qellim ruajtjen e imazhit te saj ne rajon. E thene me fjale te tjera, Rusia nuk kerkon te mbaje Kosoven nen Serbi pasi realiteti dikton ndryshe, por kerkon nje rruge drejt pavaresise se Kosoves qe nuk e ul imazhin e saj ne syte e popujve sllave ballkanike. Eshte e rendesishme per Rusine qe te pakten ne pamjen e jashtme mediatike te mbaje anen e aleateve te saj tradicionale.

    Se treti, duhet te kuptoni qe eshte ne interesat e vete Rusise qe te mos lejoje pavaresine e krahinave te ndryshme, jo vetem ne Ballkan por ne mbare Evropen dhe boten. Cdo krahine qe fiton pavaresine eshte nje shembull i keq per ish republikat sovjetike qe jane ende nen kontrollin rus. Shembulli i Cecenise eshte shembulli me konkret. Prandaj kundershtimi rus i pavaresise se Kosoves nuk duhet pare vetem ne prizmin e interesave serbo-shqiptare, por edhe ne prizmin e vete interesave ruse.

    Se katerti, askush prej vendeve anetare te grupit te kontaktit nuk pret te shohi aplikimin e vetos nga ana e Rusise ne Keshillimin e Sigurise. Kjo per arsyen e thjeshte se Rusia nuk ka se si te sakrifikoje interesat e veta kombetare per interesat e pales serbe. Probleme madhore si infrastruktura e gazit dhe naftes ruse drejt Evropes Perendimore do te kerkojne impenjimin direkt si me partneret perendimore edhe me vendet ballkanike si Shqiperia. Pa harruar pranimin e Rusise ne organizaten boterore te tregtise qe u realizua vetem me viston e partenereve perendimore.

    Dhe se pesti, Kosova ka nje Bexhet Pacolli qe i beri milionat e veta duke rindertuar Kremlinin fale kontakteve dhe pazareve me njerezit me te plotfuqishem te Kremlinit. Eshte po ky Bexhet Pacolli qe po investon miliona per te krijuar nje lob shqiptar ne Washington ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves. Dhe une nuk do te cuditesha nese do te mesoja qe interlekutori midis Prishtines dhe Moskes te kete qene po Bexhet Pacolli. Ky njeri mund te kete ne dore me shume mbi te ardhmen e maredhenieve shqiptaro-ruse se vete kryeministri i Kosoves.

    Albo

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •