Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Kongresisti Engel: Per shqiptaret, Hillary Clinton mikesh mė e madhe

    Kongresisti amerikan: “Bisedat personale me Hillari Klinton pėr shqiptarėt”



    Zoti kongresist, kė po mbėshtesni nė garėn zgjedhore paraprake brenda Partisė Demokratike dhe pse?

    Unė mbėshtes Hillary Clinton-in. E mbėshtes me shumė entuziazėm. E njoh zonjėn Clinton shumė mirė. Ajo ka qenė gjatė kėtyre viteve senatorja jonė e Neė York-ut dhe ka bėrė njė punė tė mrekullueshme. Unė jam i bindur se punėn e mrekullueshme qė ka bėrė pėr shtetin e Neė York-ut, ajo do tė dijė ta bėjė pėr gjithė Amerikėn. Prandaj edhe po e mbėshtes atė. Zgjedhja e saj si presidente do tė jetė njė moment historik pėr Shtetet e Bashkuara.

    Ju keni qenė pėr shumė vjet njė mbėshtetės kėmbėngulės i interesave shqiptare nė Kongresin Amerikan. A mund tė mė thoni sipas pikėpamjes suaj ku qėndron Hillary Clinton nė lidhje me ēėshtjet qė shqetėsojnė sot shqiptarėt: pavarėsia e Kosovės dhe integrimi i Shqipėrisė nė NATO dhe nė BE?

    Me Hillary Clinton-in si presidente, shqiptarėt do tė kenė nė Shtėpinė e Bardhė mikeshėn mė tė madhe tė tyre.

    Hillary Clinton njeh personalisht shumė individė, veprimtarė nė komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh mė sė miri qė tė gjitha ēėshtjet e politikės sė jashtme qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt. Unė jam dėshmitar pėr kėtė sepse kam diskutuar personalisht me tė shpesh lidhur me to. Po Hillary Clinton ka biseduar pėr tema qė u interesojnė shqiptarėve edhe me njė numėr veprimtarėsh tė kėtij komuniteti.

    Tė mos harrojmė se ishte presidenti Bill Clinton ishte ai qė i shpėtoi shqiptarėt nga masakrat e regjimit diktatorial serb tė Sllobodan Millosheviēit nė vitin 1999, duke udhėhequr fushatėn bombarduese tė NATO-s. Hillary Clinton ishte pėrkrah tij kur merrte ato vendime tė rėndėsishme dhe ėshtė shumė e ndėrgjegjshme pėr arsyet dhe rėndėsinė e atyre bombardimeve.

    Ajo mė ka thėnė personalisht se ka ndėrmend tė vazhdojė veprėn e bashkėshortit pėr Kosovėn kur tė bėhet presidente e Amerikės. Ajo ėshtė mbėshtetėse e vendosur e pavarėsisė sė Kosovės, e tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni e nė Malin e Zi. Ajo ėshtė nxitėse e forcimit tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Njė gjė tė cilėn e di mirė ėshtė qė ajo mbėshtet zgjerimin e NATO-s dhe anėtarėsimin e shpejtė tė Shqipėrisė nė tė. Kohėt e fundit janė bėrė pėrpjekje pėr tė futur nė NATO Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Kroacinė dhe unė e di qė Hillary Clinton e pėrkrah kėtė pėrpjekje.
    Prandaj unė nuk mund tė imagjinoj njė mik mė tė mirė pėr komunitetin shqiptaro-amerikan nė Shtėpinė e Bardhė se sa Hillary Clinton-in. Kuptohet, unė e mbėshtes kandidaturėn e saj jo vetėm pėr kėtė po edhe se ajo do tė jetė presidentja mė e mirė pėr tė gjithė amerikanėt, por nė veēanti edhe pėr shqiptaro-amerikanėt.

    Pėrpara se tė rikthehem edhe njė herė tek politika nė Ballkan, kam njė pyetje qė lidhet me Partinė Demokratike Amerikane. Njė numėr analistėsh kanė shprehur shqetėsim se beteja e fortė rivalizuese ndėrmjet senators Hillary Clinton dhe kolegut tė saj nga Illinois, Barack Obama ėshtė duke e pėrēarė partinė aq shumė sa qė pasojat do t'i vuajė kushdo qė del fitues kur tė vijė beteja finale me republikanėt nė nėntor tė kėtij viti. Kuptohet ka edhe tė tjerė qė thonė se ky debat e bėn partinė mė tė shėndetshme. Cili ėshtė opinioni juaj lidhur me kėtė duel politik?
    Unė mendoj se gara ėshtė e shėndetshme pėr partinė dhe nuk ka pėr ta dėmtuar atė. Republikanėt nuk kanė si pėrfitojnė se ata vetė janė duke u pėrplasur. Mjafton tė shikosh betejėn mes John McCain-it dhe Mitt Romney-t qė po thonė gjėra aspak tė kėndshme pėr njėri-tjetrin dhe e njėjta gjė po ndodh ndėrmjet Hillary Clinton-t dhe Barack Obama-s.

    Ajo qė ndodh zakonisht ėshtė se qė tė gjithė nė fund radhiten pas kujtdo qė del fitues nė partinė e fundit dhe e mbėshtesin nė betejėn pėrfundimtare zgjedhore nė nėntor. Demokratėt duan qė ta marrin pėrsėri Shtėpinė e Bardhė, kėshtu qė cilido qė tė caktohet prej tyre, ne do tė mblidhemi pėr ta mbėshtetur. Kjo nuk ėshtė ndonjė gjė qė mė shqetėson.

    Kjo ndodh sa herė qė bėhen zgjedhje presidenciale nėse partia nuk ka ndonjė president qė lufton pėr t'u rizgjedhur. Katėr vite mė parė kishte njė betejė gjithė shpirt mes demokratėve qė donin tė rrėzonin George Ė. Bush-in, nė vitin 2000 kur fitoi Al Gore, Bill Bradley luftonte kundėr tij nė mos gaboj. Nė vitin 1992, kur fitoi Bill Clinton pesė nė mos gjashtė kandidatė konkurruan e u pėrplasėn me njėri-tjetrin. Pra ėshtė njė gjė qė ndodh gjithmonė pėrveēse nė partinė ku kandidon njė president nė fuqi. Pėr shembull nė vitin 1996 Bill Clinton u zgjodh lehtėsisht nga Partia Demokratike apo Bushi nė vitin 2004 nė Partinė Republikane.

    Pra nuk ka asgjė tė re nė kėtė drejtim, nė fushatėn zgjedhore tė kėtij viti.

    Kongresisti Engel, le tė rikthehemi edhe njė herė nė Ballkan. Optimizmi i madh mes shqiptarėve pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė i pėrzier me njė lloj ankthi se mos pėr ndonjė arsye kėrkohet edhe njė herė shtyrja e procesit. Pėr koinēidencė shtyrje po kėrkohet nga disa edhe pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Po pėrmend vetėm njė shkrim nė shtypin amerikan nga Fondacioni Marshall, i cili kėrkonte qė SHBA tė mbėshteste kėtė radhė vetėm Kroacinė. Ē'mund tė thoni pėr kėto dy procese si njė nga udhėheqėsit e komitetit pro-shqiptar tė anėtarėve tė Kongresit Amerikėn?
    Mendoj se kufizimi vetėm te Kroacia do tė ishte njė veprim i gabuar dhe kam pasur njė bisedė tė gjatė lidhur me kėtė punė me Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, nė javėn e kaluar duke pėrfituar nga rasti qė udhėtuam tė dy pėr nė Amerikėn e Jugut. Patėm mundėsi tė flasim gjerėsisht pėr Kosovėn, pėr Shqipėrinė dhe pėr Ballkanin. Njė nga gjėrat qė i thashė ishte se qė tė tre kėto vende duhet tė anėtarėsohen dhe ajo ra dakord me mua.

    Kėshtu qė kundėrshtimet pėr futjen e Shqipėrisė nė NATO sot, mund tė jenė mendime personale tė njerėzve, qė sigurisht janė tė gabuara, por kjo nuk ėshtė politikė e SHBA-sė. Shiko sikur ne tė kishim pritur e tė kishim shtyrė anėtarėsimin e vendeve baltike (Letonia, Lituania dhe Estonia) nė NATO, sot nuk do tė ishte mė e mundshme, sepse rusėt do tė na kishin penguar. Por ne e bėmė nė kohėn e duhur dhe sot ai ėshtė njė realitet. Unė mendoj se ėshtė koha e duhur sot edhe pėr Shqipėrinė dhe nė mėnyrė absolute kundėrshtoj ēfarėdo shtyerje tė mundshme dhe administrata e Bushit ėshtė gjithshtu kundėr shtyrjes ashtu siē ėshtė kundėr shtyrjes edhe ēdo njeri nė Ėashington qė e njeh situatėn dhe qė gjykon me llogjikė pėr ēėshtjet ndėrkombėtare.

    Edhe ēėshtja e Kosovės nuk mund tė shtyhet mė dhe nuk do tė shtyhet mė. Tani bėhet fjalė vetėm pėr modalitetet dhe pavarėsia ka hyrė nė rrugėn qė nuk ka kthim pas. Kundėrshtarėt e pavarėsisė vetėm mund tė vėshtirėsojnė periudhėn pas saj, por nuk mund ta ndalin dot mė atė.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ta pret mendja qe e kemi mikeshe,
    nuk do jete miku jone nje zezak amerike aka Obama.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    HILLARI KLINTON njeh nga afėr vuajtjen shqiptare






    Kandidatja pėr presidencėn amerikane flet pėr statusin e Kosovės


    HILLARI KLINTON, PRO PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS

    “Edhe Shqipėria tė jetė pjesė e NATO-s”


    Kandidatja demokrate pėr presidencėn amerikane, Hillari Klinton, mbėshtet pavarėsinė e Kosovės si dhe integrimin e Shqipėrisė nė aleancėn e NATO-s. Ajo e ka konfirmuar kėtė nė njė intervistė dhėnė gazetės shqiptare nė Nju Jork, “Illyria”, pak ditė mė parė. Nė kėtė intervistė, Klinton sqaron qėndrimin e saj pėr statusin e Kosovės si dhe programin pėr politikėn e re tė jashtme tė Uashingtonit, nėse ajo fiton zgjedhjet pėr kreun e shtetit.

    GAZETA “ILLYRIA”: Shqiptaro-amerikanėt preferojnė ata kandidatė qė kanė potencial nė politikėn e jashtme. Sa e pėrgatitur ndjeheni pėr t’u pėrballur me sfidat ndėrkombėtare nė detyrėn e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės?

    HILLARI KLINTON : Nė kėto kohėra sfidash tė mėdha anembanė botės, Amerika ka nevojė pėr njė udhėheqės tė fortė e me pėrvojė qė do ta kthejė pa mėdyshje nė rrugėn e sigurisė, mundėsisė dhe begatisė pėr tė gjithė. Unė jam ai udhėheqės. Unė do tė jem njė Komandante e Pėrgjithshme e vendosur dhe efektive pėr vendin tonė. Unė do tė jem gati qė nga dita e parė pėr t’i rikthyer Amerikės vendin qė i takon nė sytė e botės dhe pėr ta bėrė atė mė tė sigurt. Gjatė viteve tė mia si Zonja e Parė e Amerikės, kam udhėtuar nė mė shumė se 80 vende, jam takuar me presidentė, kryeministra dhe njerėz nga tė gjitha fushat e jetės si dhe kam mbėshtetur pėrpjekjet e qeverisė sonė pėr tė zgjidhur konflikte qė kanė variuar nga Ballkani nė Irlandėn e Veriut. Si senatore kam qenė mbėshtetėse e palodhur pėr veteranėt, kam punuar pėr tė pėrmirėsuar shėndetėsinė nė mbarė botėn dhe kam luftuar kundėr ngrohjes globale. Kam pasur privilegjin qė tė jem anėtari i parė nga New York-u qė ka shėrbyer ndonjėherė nė Komitetin e Senatit pėr Forcat e Armatosura. Unė besoj se ne jemi kombi mė i madh i botės dhe duhet tė veprojmė gjithnjė nė frymėn e kėsaj madhėshtie, duke ndėrtuar aleanca me popujt dhe vendet e tjera pėr t’u pėrballur me sfidat tona tė pėrbashkėta, me synime tė pėrbashkėta. Me sfidat e paprecedenta qė presin presidentin e ardhshėm tė kėtij vendi, ėshtė e nevojshme qė tė kemi njė Komandant tė Pėrgjithshėm tė sprovuar me arritje tė bazuara nė fakte. E kaluara ime dėshmon jo vetėm pėr atė qė kam arritur gjatė 35 viteve shėrbimi publik, por edhe ēfarė jam nė gjendje tė arrij edhe nė tė ardhmen pėr vendin tim.

    GAZETA “ILLYRIA”: Dy ēėshtje ndėrkombėtare shqetėsojnė nė kėtė pranverė shqiptarėt: Pavarėsimi i Kosovės dhe ftesa e Shqipėrisė pėr tė hyrė nė NATO. Ka forca qė pėrpiqen t’i vonojnė tė dyja kėto procese…

    HILLARI KLINTON : Pėrkushtimi im i hershėm pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe pėrpjekjet pėr to janė tė njohura mirė. Gjatė luftės sė Kosovės, unė jam deklaruar me forcė dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur kundėr brutalitetit tė regjimit tė Millosheviēit dhe politikės sė spastrimit etnik. Nė vizitat e mia tė shpeshta nė Ballkan, kam parė me sytė e mi tmerret dhe vuajtjet qė i janė imponuar kėtij rajoni vital. Nė maj 1999 kam vizituar kampet e refugjatėve nė Maqedoni pėr tė ndihmuar nė tėrheqjen e vėmendjes botėrore te vuajtjet e qindra-mijėra kosovarėve qė ishin dėbuar nga shtėpitė e tyre prej Millosheviēit si dhe pėr tė pėrshpejtuar dėrgimin e ndihmės humanitare pėr ta. Gjatė kėsaj kohe u miqėsova me shumė aktivistė kosovarė tė tė drejtave tė njeriut, duke bashkėpunuar ngushtė me ta, pėr tė ndihmuar nė lehtėsimin e vuajtjes sė popullit tė Kosovės. Unė mbėshtes njohjen e pavarėsisė nga ana e Amerikės, menjėherė pasi qeveria e Kosovės ta shpallė atė dhe do t’i kėrkoja Bashkimit Europian qė tė bėnte tė njėjtėn gjė. Jam e vendosur qė tė punoj me aleatėt tanė europianė pėr tė ruajtur paqen dhe pėr tė inkurajuar begatinė nė Kosovė dhe nė mbarė Ballkanin. Duke mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, dua tė nėnvizoj se i bashkėngjis asaj rėndėsinė e madhe qė ka mbrojtja e plotė e tė drejtave tė tė gjitha pakicave nė Kosovė, veēanėrisht tė serbėve. Kjo ėshtė absolutisht e nevojshme nė mėnyrė qė Kosova tė ecė pėrpara. Unė i bėj thirrje Serbisė qė ta lėrė pas ēėshtjen e Kosovės dhe tė pėrqendrohet nė reformat qė do ta sjellin mė pranė Perėndimit. Serbia ėshtė njė vend kyē nė rajon dhe unė e mirėpres bashkėpunimin me udhėheqėsit demokratikė tė Beogradit pėr integrimin e saj nė komunitetin tonė perėndimor.

    GAZETA “ILLYRIA”: Njė vonesė po kėrkohet nga disa zėra edhe pėr hyrjen e Shqipėrisė nė NATO. Ēfarė pozicioni keni ju pėr zgjerimin e aleancės dhe ambicien e Shqipėrisė pėr t’u anėtarėsuar?

    HILLARI KLINTON : Vizioni im ėshtė njė Europė nė paqe, e qėndrueshme dhe e sigurt dhe me Ballkanin, pra pėrfshi edhe Shqipėrinė, tė anėtarėsuar nė NATO dhe tė integruar tėrėsisht nė njė radhė institucionesh euro-atlantike. Si demokracitė e tjera tė reja qė janė anėtarėsuar nė NATO nė vitet e fundit, edhe Shqipėria duhet tė bėhet pjesė e kėsaj aleance tė rėndėsishme. Sfida qė qėndron pėrpara nesh, qė e admirojmė Shqipėrinė dhe pėrpjekjet e mėdha qė ka bėrė qė kur la pas tė kaluarėn e saj tė tmerrshme autoritariane, ėshtė qė tė sigurojmė qė Shqipėria tė pėrmbushė standardet e anėtarėsisė nė NATO nė mėnyrė qė t’i kontribuojė sa mė mirė vlerave dhe sigurisė sonė tė pėrbashkėt.

    GAZETA “ILLYRIA”: Presidenti Bill Klinton mbetet njė hero nė sytė e shqiptarėve pėr rolin e tij nė ndalimin e katastrofės humanitare qė kėrcėnonte Kosovėn, por edhe ju nuk jeni pėr ta thjesht ish-Zonja e Parė e Amerikės. Sa e rėndėsishme ka qenė pėr ju detyra e senatores sė Nju Jorkut, ku jetojnė shumė shqiptaro-amerikanė?

    HILLARI KLINTON : Unė ndihem krenare pėr 35 vitet e kaluar nė shėrbimin publik, pėrfshi edhe periudhėn nė Senat. Kam pasur privilegjin qė tė pėrfaqėsoj popullin e New York-ut dhe pėr tė ndihmuar njerėzit e gjithė vendit nėpėrmjet punės sime nė Senat. Jam veēanėrisht krenare qė kam propozuar Aktin e Fondit Kosovaro-Amerikan pėr Ndėrmarrje nė vitin 2003, me synimin pėr t’i ndihmuar rritjes sė biznesit tė vogėl, sigurimit tė mikro-kredive, ndėrtimit tė shtėpive dhe rindėrtimit tė vendit nė Kosovė. Gjithashtu, kam propozuar nė maj tė vitit 2005, njė rezolutė nė Senat qė i kėrkonte Shqipėrisė qė tė mbante zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė zgjedhjet parlamentare tė atij viti. Kur tė bėhem presidente, do tė mbėshtetem nė punėn qė kam bėrė nė Senat si dhe nė atė qė kam bėrė gjatė gjithė jetės sime pėr tė pėrmirėsuar jetėn e fėmijėve dhe familjeve anembanė kėtij vendi.

    Marrė nga gazeta “Illyria”, Nju Jork
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •