Prim. med. dr. sc. Ali F. ILJAZI - (c) PaStres.Com
Hulumtimet kanė treguar qė vetėm koeficienti i inteligjencės (QI) nuk ėshtė garanci pėr sukses nė jetė. Andaj, sot pėr tė siguruar zhvillim tė "personit komplet" nevojiten QI e lartė dhe koeficient i lartė emocional (EQ). Kėto dyja janė nė lidhje tė ngushtė.
Dobia e zhvillimit paralel tė inteligjencės suaj emocionale pėrderisa zhvilloni edhe inteligjencės tuaj kognitive nėnkupton jetėn e suksesshme nė punė, ngritjen e shėndetit fizik dhe mental, si dhe arritje e kualitet mė tė madh nė marrėdhėniet me tjerėt.
Psikologėt kanė zbuluar dhe ndarė inteligjencėn nė tre grupe kryesore:
1. inteligjenca abstrakte (aftėsia e tė kuptuarit dhe udhėheqja me shfrytėzimin e simboleve verbale dhe matematikore) .
2. inteligjenca konkrete (aftėsia e kuptimit dhe udhėheqja me objektet)
3. inteligjenca sociale (aftėsia e kuptimit tė njerėzve dhe lidhshmėria me ata). (1)
Inteligjenca emocionale (EI) i ka rrėnjėt nė konceptin e "inteligjencės sociale", tė cilėn pėr herė tė parė e ka identifikuar E.L. Torndike nė vitin 1920. Ndikimi i kėtij koncepti nė kulturėn e gjerė dhe nė shoqėrinė akademike prej atėherė ka qenė i shpejtė dhe i gjerė.
Sikur qė dimė tė gjithė, emocionet janė pjesė themelore e asaj qė vėrtetė jemi dhe luajnė rol tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet me tjerėt. Ato nuk mund tė tejkalohen. Por, shumica prej nesh janė tė orientuar tradicionalisht nė 'emocionet t'i lėrė te shtėpia' nė bindjen se duhet tė jemi mė efektiv, tė gjitha planet tona dhe vendosjet t'i bazojmė vetėm nė inteligjencėn e "ftohtė" dhe logjike. (2)
Ē'ėshtė EI?
Kur Satovey dhe Mayer nė vitin 1930 e kanė definuar termin "inteligjencė emocionale" (3), kanė qenė tė vetėdijshėm pėr hulumtimet e mėparshme tė aspektit kognitiv tė inteligjencės. Inteligjencėn emocionale e kanė definuar si 'formė tė inteligjencės sociale e cila pėrfshin aftėsinė e njohjes sė emocioneve vetanake dhe tė tjerėve, dallimin e tė njėjtave dhe shfrytėzimin e informacioneve tė dhėna gjatė mendimit dhe veprimit'. (4)
Esther Orioli dhe Robert Cooper, nė pėrpjekjen qė tė shpjegojnė EI, kanė theksuar: "EI ėshtė shumė mė tepėr se sjellja e "bukur" ndaj tjerėve. Kjo ėshtė aftėsi qė tė ndiejmė, kuptojmė dhe me sukses tė praktikojmė fuqinė dhe mundėsinė e emocioneve si burim i energjisė, informatave, kreativitetit, besueshmėrisė dhe afėrsisė".
Mundėsia e dytė e definimit tė EI ėshtė aftėsia qė tė ndiejmė dhe shfrytėzojmė emocionet pėr "vetėudhėheqje" tė suksesshme dhe veprim nė kahet pozitive nė ndėrmarrėdhėniet tona.
Pėrse na nevojitet EI?
Reaksionet emocionale paraekzistuese tė EI sonė janė qelės kah shėndeti mė i mirė, nė pėrjetimin mė tė madh tė lumturisė dhe afėrsisė, nė arritjen e udhėheqjes mė tė fuqishme, vizionit mė tė qartė, suksesit mė tė madh, qėllimeve mė tė larta, pėrhapjes sė fuqisė dhe energjisė sonė, pėrparimin mė tė madh tė gjėrave, sigurimin e marrėdhėnieve tė shėndosha dhe perceptimit tė hollėsishėm, si dhe, nė fund, nė arritjen e kėnaqėsisė mė tė madhe.
Kėto reflekse emocionale, rrallė tė vetėdijshėm, por tė fuqishėm, motivojnė vendosmėrinė tonė.
EI nevojitet qė tė realizojmė fuqinė e emocioneve tona.
Cilat janė pėrparėsitė e EI?
Nė modulin e Golemanovit (5) tė EI ekzistojnė pesė hapa kyē (aftėsi): vetėdija, vetėkontrolli, vetėmotivimi, empatia dhe ndėrmarrėdhėniet e suksesshme. Secili prej tyre nėnkupton pėrmbledhje tė aftėsive tė ndryshme. Nuk ėshtė e domosdoshme qė tė gjitha aftėsitė tė jenė tė suksesshme, por dy janė aftėsi kyēe (vetėdija emocionale dhe vetėvlerėsimi preciz) dhe tė domosdoshme. Kėto janė dy aftėsi themelore nė tė cilat fillojnė tė gjitha tė tjerat.
Vetėdija
Guri themelor ose themeli i EI ėshtė vetėdija. Kjo i lėvizė aftėsitė e tjera tė EI. Vetėdija duhet tė jetė nė radhė tė parė, sepse nėse nuk e njohim veten dhe nėse nuk dimė ēfarė ndiejmė, si do tė dimė cilat janė nevojat e tjerėve ose t'i kuptojmė tjerėt dhe tė paramendojmė atė qė ata ndiejnė?
Sa mė tepėr dimė pėr veten, aq mė tepėr kemi mundėsi tė kontrollojmė dhe zgjedhim mėnyrėn si do tė sillemi nė situatėn konkrete.
Tek vetėdija kemi tė bėjmė me njohurinė pėr atė ku jemi momentalisht dhe ku dėshirojmė tė jemi, kėshtu qė tė kemi dėshirė qė tė ndryshojmė qė tė arrijmė aty. Pa vetėdije emocionet mund tė na verbojnė dhe tė na lėvizin qė ne tė veprojmė atė qė nuk dėshirojmė ose tė bėhemi njerėz ēfarė nuk dėshirojmė tė jemi.
Pėr tė qenė tė vetėdijshėm duhet pasuar hapat vijues:
- Pėr tė mėsuar dallimin nė mes mendimeve dhe ndjenjave. Nėse dėshirojmė tė njohim veten, ėshtė shumė me rėndėsi tė dimė dallimin nė mes "Unė mendoj" dhe "Unė ndiej".
- Gjatė ditės pyeteni veten si ndiheni dhe mu nė kėtė ēast bėhuni tė sinqertė ndaj vetes. Nėse zemra u rrahė shpejtė, jeni tė skuqur nė fytyrė dhe ju mungon ajri - kėto rėndom janė shenjė pėr diēka. Pyeteni vetėn: "Ēfarė ndjenje fshihet prapa kėsaj?" Emėrtoni kėtė ndjenjė - frikė, anksiozitet, dashuri, pasiguri.
- Bėhuni tė hapur ndaj kėshillave tė tjerėve. Miqtė dhe bashkėpunėtorėt shpesh mund tė na ndihmojnė tė kuptojmė sjelljen personale.
Vetėkontrolli
Pėrderisa si hap kah vetėdija dėgjojmė ndjenjat tona dhe mėsojmė nga ato, vetėkontrolli ėshtė kontrolli dhe udhėheqja e kėtyre ndjenjave, nė mėnyrė qė nga ato tė ketė mė shumė tė mira se sa dėm. Vetėkontrolli krijon anėn racionale dhe kohėn qė tė qetėsojmė ndjenjat kur ėshtė nevoja. Gjithashtu, na ndihmon tė veprojmė me qėllim, e jo nė mėnyrė impulsive.
Nėse veprojmė me qėllim, mė parė do tė mendojmė atė qė themi. Ana tjetėr e medaljes do tė ishte - reagimi pa mendim, e pastaj ndjenja e keqardhjes pėr kėtė. Ja disa kėshilla qė do t'ju ndihmojnė te vetėrregullimi:
- Kontrolloni atė qė i flisni vetit. Bėhuni tė vetėdijshėm pėr kėtė (kur i drejtohemi vetit nė mendime).
- Ndėrmerrni pėrgjegjėsinė pėr reaksionet tuaja emocionale nė jetė. Kur ndieni se jeni tė pa parashikuar, pranoni fuqinė personale.
- Parashihni ndėrprerėsit "emocional" dhe pėrgatituni nė udhėheqjen me reaksionet nė kėto.
- Secilėn situatė irrituese formėsoni nė "ushtrim tė zgjedhjes sė problemit". Kur ballafaqoheni me situatėn e cila shkakton reaksion tė padėshiruar emocional, zvogėloni zemėrimin tuaj ashtu qė do tė forcoheni nė sjellje. Kėtė formėsone ashtu qė sjellja tė bėhet problem, e jo personi nė fjalė.
- Shėrbehuni me humor!
- Asnjėherė mos nėnvlerėsoni fuqinė e frymėmarrjes sė thellė. Rritja e rrjedhės sė ajrit kah truri zvogėlon tendosjen, qartėson mendimet dhe vepron nė mėnyrė relaksuese nė psikikė dhe trup. Gjithashtu ju ofron moment qė tė rivendosni mendimet para se tė thuani diē apo tė veproni.
- Largoni veten nga situata dhe vazhdoni mė tutje. Ekziston dobi e madhe nga vetėdistancimi i ndonjė situate tė pakėndshme. Orientoni energjinė tuaj nė ndonjė aktivitet tė ri. Kjo do t'u ndihmojė qė tė ktheni perspektivėn, tė rrisni koncentrimin dhe tė riorganizoheni.
Vetėmotivimi
Vetėmotivimi ėshtė orientim i fuqisė sė emocioneve tona kah qėllimi i cili do tė na motivojė dhe inspirojė. Ky edhe ėshtė paramendim si e realizojmė njė qėllim dhe ndėrmarrje e gjithė hapave tė nevojshėm pėr tė arritur tek ai.
Disa mėnyra tė cilat do ta pėrmirėsojnė motivimin tuaj:
- Bėhuni tė vetėdijshėm pėr mėnyrėn me tė cilėn i shpjegoni vetes lėshimet tuaja nė jetė... qėndroni real. Kuptoni qė mund tė kontrolloni dhe zgjidhni ēfarė do tė mendoni dhe ndieni. Rriteni kėmbėnguljen tuaj, ashtu qė gjithnjė do tė jeni tė vetėdijshėm pėr qėllimin nė jetė. Tė keni parasysh qėllimin dhe bėhuni kėmbėngulės, ashtu qė tė mund tė jeni tė kėnaqur me arritjen e fundit dhe tė suksesshme tė ēdo gjėje qė keni filluar.
- Anoni kah ajo qė tė arrini gjendje "fluturuese" derisa punoni nė projekte.
- Meditoni!
- Nė mėnyrė konstante (permanente) mėsoni! Kėrkimi i diturisė do tė ndėrtojė fuqinė tuaj. Do tė jeni tė vlefshėm dhe tė gjithanshėm.
Empatia
Kur jemi bėrė tė sinqertė dhe kur emocionet tona kanė qėllim, erdhi koha qė tė tė lėvizim kah jashtė. EI ėshtė lėvizje kah ndjenjat tona dhe lėvizje kah ndjenjat e atyre qė janė rreth nesh. Kjo d.m.th t'ju pėrgjigjemi realisht ndjenjave tė tė tjerėve, me kujdes dhe me mėshirė.
Empatia d.m.th me qenė nė mundėsi tė shikojmė problemin nga perspektiva e personit tjetėr.
Mirėsia ėshtė me qenė i vetėdijshėm ndaj ndjenjave tė njerėzve tjerė, pėrderisa nuk dimė se ato janė ndjenjat e tyre e jo tonat. Empatia fillon me dėgjim. Kjo d.m.th vendosje e marrėdhėnieve me njerėzit. Empatia ėshtė ngjitės i cili do tė lidhė njė grup qė tė bashkėpunojė me sukses. Disa prej teknikave pėr pėrparimin e empatisė janė:
- Kujdes nė treguesit joverbal si dhe nė ata verbal. Hulumtimet tregojnė qė fjalėt pėrbėjnė vetėm 7% tė komunikimit. Toni dhe shpejtėsia e tė folurit pėrmbajnė 38% tė mesazhit, ndėrsa 55% mbetet e pa folur dhe zbulohet nėpėrmjet tė folurit tė trupit, siē janė qėndrimi, kontakti me sy, shprehjet e fytyrės etj.
- Ndani ndjenjat tuaja me tjerėt dhe bėhuni tė sinqertė. Komunikimi i mirė udhėheqė kah besimi.
- Mesazhet tuaja tė folura dhe tė pafolura duhet me qenė tė njėjta. Mendoni atė qė flisni, pėr tė mbajtur atė qė bėni. Kjo tregon se jeni tė sinqertė apo autentik, pėr ēfarė ndėrtoni besim.
- Kurdo qė kemi mundėsinė, shkoni rrugės sė lehtė. Ekzistojnė shumė mėnyra qė tė tregohet mundimi ose kritika. Mund tė jeni tė sinqertė dhe tė kritikoni, por nė mėnyrė tė bukur, qė gjithashtu rritė besimin. Kritika konstruktive rritė aftėsinė.
- Mundohuni tė vėreni situatėn nga perspektiva e personit tjetėr. Empatia ėshtė tė paramendoni si do t'ishte me qenė nė lėkurėn e tjetrit. Ne duhet besuar qė secili bėn atė qė ėshtė mė e mira, duke pasur parasysh atė qė momentalisht ka nė dispozicion.
Mardheniet e sukseshme nderpersonale
Mbizotėrimi i aftėsive tė vetėdijes, vetėkontrollit, vetėmotivimit dhe empatisė udhėheqė kah mjeshtėria e mbajtjes sė ndėrmarrėdhėnieve tė suksesshme me njerėzit dhe tė qenurit nė mundėsi qė tė mbahemi dhe tė udhėheqim me emocionet e tjerėve. Me mjeshtri tė larta sociale udhėheqėsit janė komunikues dhe kolaborist mė tė mirė.
Disa teknika me tė cilat do tė kemi marrėdhėnie mė tė mira nė punė
- Ndani epshin dhe entuziazmin tuaj ndaj punės suaj dhe vizionit tė organizatės suaj - kjo ėshtė infektuese! Tė keni vizionin nė atė formė qė hovin tuaj do ta pėrcillni ndaj njė projekti ose qėllimi.
- Krijoni atmosferė inspirative tė punės. Nėse tregoni sinqeritet, besim dhe nėse ēmoni ekipin tuaj, ata mund tė japin kontribut maksimal.
- Hyni nė "brainstormiua" kreativ (kur njerėzit prezent hynė nė projekt, paraqesin tė gjitha idetė tė cilat u vinė ndėrmend, pa marrė parasysh se a janė ato tė realizueshme apo jo. Ēdo gjė merret pėr bazė). Kjo jo vetėm qė ėshtė e mirė pėr gjetjen e ideve tėrėsisht tė reja, por edhe vet procesi rritė miqėsinė dhe besimin nė mes anėtarėve tė ekipit. Kjo mund tė lehtėsojė punėn kah bashkėpunimi i ardhshėm pėr shkak tė lidhjes kreative e cila realizohet
- Bėhuni tė pėrgatitur qė tė udhėhiqni dhe ndihmoni tė tjerėt, por gjithashtu qė tė tjerėt t'u ndihmojnė dhe tė udhėheqin me ju. Kjo ėshtė njėra prej aftėsive mė tė rėndėsishme nė vendin e punės. Ashtu si ndani dhe transmetoni diturinė tuaj dhe aftėsitė me anėtarėt tjerė tė ekipit, ju ushqeni edhe gjeneratėn e ardhshme. Por, nėse lejoni qė dikush t'u mėsojė, tregoni se merrni parasysh edhe idetė tjera dhe qė "nuk dini ēdo gjė".
Perfundim
Aftėsitė e EI, ato tė kthyera kah ne dhe ato ndėrnjerėzore, kanė rėndėsi enorme pėr jetėn tuaj dhe paraqesin njė inteligjencė tjetėr. Kėto janė mjet qė tė formėsojnė kuptimin e termeve kryesore siē janė dashuria, suksesi dhe lumturia. Ėshtė argumentuar qė EI ėshtė mė e rėndėsishme se QI (aftėsitė teknike) gjatė pėrcaktimit tė suksesit nė jetė. Ai u ndihmon njerėzve qė ta pėrmirėsojnė vetėdijen pėr veten dhe tė tjerėt, tė krijojnė bashkėpunim dhe harmoni. Nė praktikė, gjithashtu, u ndihmon njerėzve tė bėhen tė vetėdijshėm pėr mundėsit e tyre, burimet e tyre tė fuqisė dhe kreativitetit dhe qė me vetėdije tė zgjedhin reaksionin mė efektiv nė situatėn e dhėnė, e jo tė reagojnė vetėm nė mėnyrėn impulsive. (6)
-----------------------------
Referenca:
1 Ruisel, I. Social Intelligence: conception and Methodological Problems, 35 (-5) 281-296
2 Emotional Intelligenve Workbook, CRM Learning Carlsbad, 2001
3 Salovey, P, Mayer, J. Emotional Intelligence, Imagionation Cognition, and Personality , 1990
4 Salovey, P, Mayer, J. The Intelligenve of Emotional Intelligence, 1993, 17, 433-442
5 Goleman, D. Emotional Intilligence, Bontom Books, Neė York, 1995
6 Dr. Steve Sablack: www.fountainmagazin e.com
Marre nga http://pastres.com/index.php?option=...d=117&Itemid=1
Krijoni Kontakt