Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Leku stabil dhe interesat bankare.

    Nga njera ane bankat kane interes qe te kene sa me shume kliente dhe nga ana tjeter per hir te ruajtjes se stabilitett te monedhes ata ngrejne perqindjen e interesit.
    Cili eshte ndikimi ne ekonomine shqiptare te nje perqindje te larte interesi bankar?
    A ja vlen qe per hir te ruajtjes se stabilitetit te lekut, te zbatohen perqindje te larta interesi bankare?
    Cilat jane pasojat?
    Nje lufte kaq e ashper ndaj inflacionit a con ne nje renje ekonomike te vendit?

    Do te ishte me interes qe te mesoja me shume nga ata qe merren direkt me banka ose jane studente;
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 03-02-2008 mė 16:42

  2. #2
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Dydrinas:

    Rrita e vleres se lekut ( sepse dhe ky eshte nje mall) qe arrihet me rritjen e interesit baze nga Banka qendrore shtrenjton lekun ne treg.

    Kjo do te thote qe investimet ne biznes behen me te shtrenjta pasi investimet kryhen kryesisht me ane te kredive.

    Pra nga nje ane banka qendrore duhet te kete parasysh te mos ngordhe biznesin ( vende pune etj) ama nga ana tjeter duhet te kete parasysh inflacionin.

    Duke qene se Shqiperia ka nje % shume te madhe varferie inflacioni eshte nje rrezik shume i madh per mbijetesen e nje shumice te popullsise. Gjithashtu per mbijetesen e Biznesit sepse dhe biznesi jeton nga klientela ( pra nga ata qe blejne). Ne qoftese rritet inflacioni atehere fuqia blerese bie. Kjo nuk i lejon nje ekonomisti te planifikoi investime edhe nese leku eshte i lire.

    Pra hapi i BQ eshte i drejte dhe pse ne pamje te pare nje rrezik per investimet.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2008
    Postime
    107
    jesters te te bej nje pyetje...
    sipas teje cfare kane bere per ekonomine shqiptare bankat?
    dhe a i kane menaxhuar drejt konceptet qe ti the me lart??
    konceptet qe the ti me lart jane te drejta dhe keshtu duhet te behet por sipas teje kush duhet te kete fuqine qe te prodhoje lekun ne shqiperi BankaShqiptare apo shteti shqiptar???
    duke qene qe BSH eshte organi qe duhet te kontrolloje lekun ne shqiperi pse njerezit kane veshtiresi qe te arrijne te kalojne muajin me rrogen qe marrin??
    pra sipas teje qe ma do mendja te jesh student ekonomie cfare nuk funksionon ne kete sistem???

  4. #4
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Me vjen shume keq te them qe ketyre pyetjeve une nuk jam ne gjendje tu pergjigjem. Per te dhene nje pergjigje te ketyre pyetjeve e cila nuk eshte si ato qe japin politikanet tane mua me duhen te gjitha te dhenat ekonomike te Shqiperise qe nga 90 e tutje. Me duhen te gjitha hapat e BQ qe atehere dhe shume te dhena te tjera si nr i lindjeve, vdekjeve ; nr i personave te gatshem per pune. Nr i atyre me profesion nr i atyre pa profesion. Nr i personave ne pension, nr i personave qe marrin ndihme ekonomike; etj etj etj etj

    Per te dale ne pergjigjen qe ti deshiron duhen te pakten minimumi 6 muaj pune analize. Dhe kjo nga nje grup ekonomistesh ^^
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2008
    Postime
    26
    ndoshta s`eshte vendi ,por po pertoja me thon drejten me kontrollu te gjitha temat e ketij nenforumi.
    desha me dit ,nese ndonjeri ja ka idene./sa shkon paga e nje punojnsi te bankes se shqiperis(e nje antari te kshillit mbykqyres)
    ju flm

  6. #6
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anėtarėsuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nga njera ane bankat kane interes qe te kene sa me shume kliente dhe nga ana tjeter per hir te ruajtjes se stabilitett te monedhes ata ngrejne perqindjen e interesit.
    Cili eshte ndikimi ne ekonomine shqiptare te nje perqindje te larte interesi bankar?
    A ja vlen qe per hir te ruajtjes se stabilitetit te lekut, te zbatohen perqindje te larta interesi bankare?
    Cilat jane pasojat?
    Nje lufte kaq e ashper ndaj inflacionit a con ne nje renje ekonomike te vendit?

    Do te ishte me interes qe te mesoja me shume nga ata qe merren direkt me banka ose jane studente;

    Edhe pse jam student larg ekonomikut, po jap nja 2 ide te bazuara ne artikujt e ndryshem ekonomik qe kam hasur:

    1. Do zhvillim konstant, pa pasoja per shtresat e varfera, atehere degjo FMN dhe mbaje ne nivele te uleta inflacionin.
    Kjo do te thote qe vendi ecen me ritme normale por i sigurte, dmth kurba eshte ne ngritje.

    2. Do zhvillim te shpejt atehere shkeputu nga FMN dhe lere ekonomine ne dore te tregut dhe lere inflacionin te rritet ku ti doje qejfi. (Sigurisht dhe ketu ka nje kufi max)
    Por kjo politik ka pasoja ne shtresat e varfera po ashtu nuk te jep siguri max. nese vendi nuk bie ne kriza sociale. (Ne Japoni eshte ndjekur nje politike e tille, pas luftes se II Boterore).
    Por te siguron nje rritje ekonomike te larte dhe brenda pak viteve ben te mundur konkurimin me tregjet e huaja. Paga e ulet i orientojne investimet e huaja. Po te shikosh rritja e pagave ne Europen Lindore ka bere te mundur qe investimet e huaja te bien.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga m.g.q.n.t.v. : 17-09-2008 mė 18:50
    Nėse thonė se lufta dėmton paqen unė "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta pėr liri ėshtė paqia vetė!

  7. #7
    Bankat Qendrore ulin interesat nė pėrpjekje pėr tė stimuluar ekonominė globale

    Zėri i Amerikės
    29-10-2008


    Banka Qendrore amerikane i uli sot interesat me 0,5 pėrqind duke i ēuar ato nė 1 pėrqind.

    Ky hap pason masa tė ngjashme nga banka qendrore tė vendeve tė tjera, qė po shkurtojnė interesat nė pėrpjekje pėr tė stimuluar ekonominė globale.

    Interesat janė ulur edhe nga Banka Qendrore e Kinės. Javėn e ardhshme Banka Qendrore amerikane i uli sot interesat me 0,5 pėrqind duke i ēuar ato nė 1 pėrqind.shme pritet tė ulen nga Banka Qendrore Evropiane dhe ka njoftime se edhe Japonia do t’i ulė mė tej interesat e saj tashmė nė nivele tė ulta.

    Ulja e interesave pritet tė ndihmojė zhvillimin ekonomik duke ulur koston e marrjes sė huasė qė ėshtė e nevojshme pėr tė blerė materiale pėr zgjerimin e bizneseve, ndėrtimin e shtėpive dhe hapjen e vendeve tė reja tė punės.

    Hapat e fundit janė pritur mirė nga investitorėt. Ēmimet e aksioneve shėnuan rritje nė Tokio, Londėr dhe Paris. Rritje pati edhe nė Hong Kong e Nju Jork, ndėrsa nė Gjermani ato shėnuan rėnie.

    Njė shenjė tjetėr se pėrpjekjet e rimėkėmbjes po japin rezultat shihet edhe nė gadishmėrinė e bankave pėr t’i dhėnė kredi njera tjetrės. (ze)

  8. #8
    Banka e Japonisė ul interesat



    Banka e Japonisė ka njoftuar uljen e interesave tė kredisė nga 0.3 nė 0.1 pėr qind. Ky ishte njė vendim qė pritej, pas njoftimit tė Rezervės Federale Amerikane pėr uljen e interesave nė 0.25 pėr qind.

    Ekonomia japoneze po pėrballet me uljen e nivelit tė eksporteve dhe qeveria e Tokios parashikon qė prodhimi i pėrgjithshėm kombėtar tė mos shėnoje fare rritje deri nė tremujorin e parė tė vitit 2010.

    Kompani tė mėdha si Honda dhe Sony parashikojnė ulje tė konsiderueshme tė fitimit, ndėrsa po shtohet numri i kompanive tė vogla e tė mesme qė falimentojnė.

    BBC

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-12-2008
    Postime
    10
    hej po banka e shqiperise?.
    gjith bota i ulen ,kurse ne i ngreme.
    sa kondraktitor jena ne shqipot.

Tema tė Ngjashme

  1. Al-Kaeda, zbulohen shtatė llogari bankare nė Shqipėri
    Nga diikush nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 14:58
  2. Llogari bankare tė veēanta apo tė pėrbashkėt?
    Nga AgainstAllOdds nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 03:45
  3. BG&R: Do të mbrojmë interesat serbe
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 17:49
  4. Objektivat e ligjit islam
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 14:02
  5. Greqi, 90 % e shqiptareve me llogari bankare
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •