Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shqipëria, vend me potenciale të duhura për investime

    Kryeministri Berisha, në vazhdim të vizitës në Japoni, zhvilloi sot një takim me Ministrin e Ekonomisë Tregtisë dhe Industrisë, zotin Akiro Amari.

    Duke i uruar mirëseardhjen, ministri Amari e përgëzoi Kryeministrin për prezantimin që i bëri reformave dhe arritjeve të qeverisë shqiptare në seminarin me përfaqësues të biznesit japonez. Zoti Amari u shpreh se seminari shënoi një sukses shumë domethënës për ardhmen e investimeve në Shqipëri.

    Ministri Amari vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, ndërsa kërkoi thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, kryesisht në fushën ekonomike.

    Ministri i ekonomisë tha se burimet minerale që ka Shqipëria paraqesin shumë interes për biznesin japonez, ku theksoi se Japonia zotëron ekspertizën në përpunimin e tyre.

    Duke e konsideruar si tepër të frytshëm bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në këtë fushë, Ministri Amari vlerësoi se me pasuritë natyrore që mbart, si dhe kushtet optimale që ofron për biznesin, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë investitorë të humbur.

    Duke u ndalur në takimin e Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit japonez Fukuda, ministri Amari vlerësoi se ishte një takim shumë i suksesshëm dhe se kjo vizitë do të shërbejë si një pikënisje për të thelluar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ministri Amari vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Kryeministrit Berisha në promovimin e potencialeve të Shqipërisë.

    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i vlerësoi si shumë të suksesshme takimet e deritanishme në Tokio, duke theksuar veçanërisht takimin me Kryeministrin Yasua Fukuda,

    ministrin e Fincanva të Japonisë, Kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë, Guvernatorin e Bankës së Japonisë për bashkëpunim Ndërkombëtar, zëvendëskryetarin e Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe President i Bordit të Korporatës Mitsubishi, drejtuesit e grupit “Tokushukai”, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Japoni, me përfaqësues të biznesit dhe të kompanive më të mëdha japoneze, etj.. Kryeministrit shprehu mirënjohje dhe për ndihmën që qeveria japoneze do t'i pajë Shqipërisë në formën e një kredie të butë prej 12 miliard jen për projektin e sistemit të kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të zeza në Tiranë.

    Kryeministri Berisha i bëri ministrit Amari një panoramë të zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë dhe të ecurisë së reformave të ndërmarra nga qeveria.

    Kryeministri tha se në Shqipëria po funksionojnë më së miri projektet për taksat elektronike, prokurimet elektronike, taksën e sheshtë 10 përqind, nisma "Shqipëria 1 euro", etj..

    Këto reforma, tha Kryeministri, po e bëjnë Shqipërinë një vend gjithnjë e më tërheqës për investitorët e huaj. Duke diskutuar për klimën e favorshme tw biznesit, Kryeministri u shpreh Shqipëria është vendi me koston më të ulët të fuqisë punëtore në Evropë.

    Kryeministria
    06/02/2008

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Nga kjo vizitë, Shqipëria ka tek Japonia një mik te madh dhe shumë të çmuar

    Pas kthimit nga vizita zyrtare disaditore në Japoni, sot Kryeministri Berisha dha një konferencë për shtyp.

    Në hapje të saj Kryeministri Berisha falënderoi autoritetet më të larta japoneze për pritjen e ngrohtë që i rezervuan si dhe për mbështetjen e Japonisë ndaj Shqipërisë dhe progresit të saj.

    Në deklaratën e tij, Kryeministri u shpreh:

    “Dëshiroj t’i shpreh falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë Madhërisë së Tij Imperiale, Perandorit Akihito, Madhërisë së Saj Imperiale, Perandoreshës Michiko për audiencën që më rezervuan mua dhe Lilit, në pallatin perandorak, duke dëshmuar me këtë pritje një respekt të veçantë për Shqipërinë, shqiptarët dhe arritjet e tyre. Shqiptarët kanë tek Madhëria e Tij Imperiale, Perandori Akihito, Madhëria e Saj Imperiale, Perandoresha Michiko, miq të mëdhenj, të cilët u interesuan gjërësisht për zhvillin dhe arritjet e vendit tonë dhe të cilët duan dhe respektojnë shumë Shqipërinë.

    Unë, gjithashtu, dua të falënderoj me shumë përzemërsi dhe mirënjohje të thellë Kryeministrin e Japonisë Fukuda për pritjen e shkëlqyer dhe shumë miqësore që më rezervoi dhe darkën zyrtare shumë miqësore që ofroi për mua dhe delegacionin që unë kryesoja. Dua t’i shpreh Kryeministrit Fukuda falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për vlerësimin e madh për reformat e qeverisë shqiptare dhe për ndihmën tejet të çmuar që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha fushat gjatë këtyre 15 viteve. Sikundër i shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për ndihmën e re shumë të madhe që ofroi, kredinë, pothuajse pa interes, prej 110 milion dollarë për një nga projektet më të mëdha të vendit, rrjetin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza të Tiranës, për angazhimin e tij për të shqyrtuar me përparësi një seri projektesh të tjera të mëdha në fushën energjetike, të infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë, si dhe për mbështetjen që qeveria e tij i jep përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe kontributin e madh që Kryeministri Fukuda dhe Japonia japin për paqen dhe stabilitetin në botë në tërësi dhe në rajonin tonë në veçanti.

    Në diskutimet tona një vend të rëndësishëm zuri inkurajimi i investimeve japoneze në Shqipëri. Kryeministri Fukuda më siguroi se ai dhe qeveria e tij, agjencitë respektive japoneze do të inkurajojnë kompanitë e mëdha japoneze për të investuar në Shqipëri.

    Dua të falënderoj me mirënjohje Kryetarin e Parlamentit Japonez Kono, Kryetarin e Senatit Japonez Satsuki, për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, për ndjenjat e respektit që ata shprehën për kombin dhe vendin tim, një falënderim të veçantë dua t’i bëj ministrit të Ekonomisë Amari, ministrit të Financave Nukaga, Kryetarit të Organizatës për Tregtinë e Jashtme të Japoneze Hayashi, Guvernatorit të Bankës për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë Tanami, Presidentes së Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), zonjës Sadako Ogata. Të gjithë këta zyrtarë të lartë të qeverisë japoneze u angazhuan, respektivisht në fushat e tyre, për të intensifikuar bashkëpunimin me vendin tonë, për të dërguar në Shqipëri ekipet e mbledhjes së fakteve dhe për të gjetur fushat në të cilat ndihma e tyre do të mund të jetë më eficente.

    Unë ftova Kryeministrin Fukuda të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën Kryeministri Fukuda e pranoi me kënaqësi. Sikundër ftova edhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi të madh, ftesë që ata e pranuan me kënaqësi.

    Në bisedimet e mia me Kryeministrin Fukuda, por edhe me zyrtarë të tjerë, Kryetarin e Parlamentit, Kryetarin e Senatit një vend të veçantë, natyrisht, zuri Kosova, ku unë gjeta mirëkuptimin e plotë për qëndrimin e Shqipërisë dhe se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë kërkon zbatimin projektit të presidentit Ahtisaari.

    Një falënderim shumë të veçantë dua t’i shpreh Kryetarit të Nderit të Ligës Parlamentare Shqiptaro-Japoneze, ish Kryeministrit të Japonisë Mori, për ndjenjat jashtëzakonisht miqësore të tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të gjithë mikpritjen që ai më rezervoi gjatë qëndrimit në Japoni, mikpritje që nuk do ta harroj.

    Dua të falënderoj gjithashtu Konsullin e Nderit Tobita, i cili, së bashku me ambasadorin e Japonisë në Romë Nagamura dhe të Ngarkuarin tonë me Punë atje Kërçiku kishin bërë një punë të shkëlqyer në organizimin e përsosur të kësaj vizite.

    Unë pata një akses shumë të gjerë në median japoneze. Përveç një serie intervistash në median më të madhe japoneze, të shkruar dhe elektronike, unë pata rastin të bëj një ekspoze të hollësishme të zhvillimeve në Shqipëri si në Klubin e Shtypit të mediave japoneze, ashtu dhe në Klubin Shtypit të mediave ndërkombëtare në Tokio.

    Një dimension jashtëzakonisht i rëndësishëm i vizitës sime ishte takimi me korporatat japoneze. Gjatë qëndrimit tim, zhvillova, në hotel Imperial, një takim me biznesmenë japonezë, në një sallë të tejmbushur. Unë paraqita Shqipërinë siç është, një vend i vogël në hartën e Ballkanit, por një vend i vendosur në një treg gjigant, siç është tregu evropian, me një krah pune më të favorshmin në Europë, me një bregdet prej 400 kilometrash për t’u zhvilluar, me rezerva të pasura, të 3-at apo 4-at në botë, në krom, edhe më i pasur në nikel, një vend që ka mbi 20 miliard kilovat/orë energji për të shfrytëzuar në lumenjtë e tij. Pra, një vend i vogël që i ofron çdo biznesmeni mundësi shumë të mëdha. Biznesi japonez tregoi një interes shumë të madh për potencialet e Shqipërisë, shprehën një vlerësim jashtëzakonisht të lartë për reformat, taksën e sheshtë 10 për qind, për sistemin fiskal, për “One Stop Shop” dhe një seri arritjesh të tjera të vendit.

    U ktheva me bindjen se nga kjo vizitë Shqipëria ka tek Japonia një mik te madh dhe shumë të çmuar dhe se dy vend tona janë më afër njëri-tjetrit, kanë një kuptim më të gjerë për njëri-tjetrin. U ktheva me premtimin konkret për një mbështetje akoma më të madhe për Shqipërinë si nga Perandori Akihito, nga Kryeministri Fukuda dhe nga të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë, me të cilët unë bisedova gjatë qëndrimit tim disaditor në Tokio.

    Faleminderit.”


    Kryeministria
    10/02/2008

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqipëria, vend me potenciale të duhura për investime


    Kryeministria
    06/02/2008
    Potenciale po, sa per reale Shqiperia ne raportin e fundit te Bankes Boterore renditet ne vendin e 165 per mbrojtjen e investoreve (Montengro ne 19, Serbia ne 64, Maqedonia 83 etj)
    Ne nisje biznesi Shqiperia renditet e 123 (Maqedonia ne 21, Serbia 90, Croatia 93)
    Ne mbyllje biznesi renidtet e 178 (Montenegro 41, Croatia 78 e Serbia 103)
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 14-02-2008 më 15:39

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Suksese Berishes per te miren e vendit e shqiptareve..





    erion edvin dado bracet e top chanellsat u terbuan nga vizita plot bereqet e Berishes..

    ne hale vafshin djajte ..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    si vete,

    projekti per kanalizimin e ujrave te zeza te Tiranes, ka te pakten qe nga 96 qe e di une, ka qene nje bujar rrema, tek ministria e shendetsise, qe merrej me te. tani me duket se eshte edhe kandidat per ambasador ne japoni.

    Mos ki merak s'e nuk ju ha palla japonezeve as per edushken as per salen. ato para do kalojne do ju xhirohen korporatave japoneze nepermjet jica.

    cdo vit japonia ka dhene 20 milion usd grant qe kalojne nepermjet jica-s per vendet e botes se trete. dhe shaiperia ka marre te pakten qe nga 98.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #26
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    me qellim qe ta ndani gezimin e suksesit edhe me forumistat, na thuaj bre fahri sali fatosi, se kamunikata e qeverise nuk thote gje per ndonje memorandum, mareveshje, apo ndonje kredi te nenshkruar prej te dy paleve, vecse kredia per kanalizimet e tirones, qe do ti "kujdestaroje" korporata zhaponeze.

    ec tani, fahri sali fatosi, qe nuk ke per tu biresuar prej padroneve te tuaj, na thuaj ndonje rrenje te lezetshme, e na bezdis nje çike me ato freskimet prej langoi qe iu ben zotave tuaj rrejshem ...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sivet o stalini vogel i enverit edvin..

    gjera te vogla dhe hutohesh e cfaq antishqiptarizmin tend..
    mos u mbyt ne nje lug uje o bageti e mafiozit edvin..
    cdo shqiptar.. pamvaresisht bindjeve politike i gezohet nje vizite zyrtare te nje zyrtari te larte te shtetit te tij.. sepse kjo rrit reputacionin e shtetit e rrit perkrahjen pershtetin ton te vogel..
    e ne kete rast gzimi eshte i madh sepse benet llaf per vizit te kryeministrit te shtetit tend..o enverist i ambalazhuar me varak camcakizi.. ne nje nga shtetet me te zhvilluara te botes..sic eshte Japonia..
    Une si shqiptar i gezohem vizitave te tilla sepse mendoj shqiptarisht..
    Mendoj.. se keshtu hapen rruget qe teknika japoneze ti hedh nje sy halleve tona.. pra mendoj se keshtu nje dite do te shohim tekniken japane te na beje ndonje hekurudhe elektrikemoderne ..ndonje kompani japane te na ndertoje nje fabrike moderne apo nje rregullim modern qyteti e etjetjetj.. mendoj diplomacine japoneze qe do i thote dy fjal te mira per Kosoven.. mendoj dhjetra e dhjetra student shqiptar e kosovar qe mund te studiojne e praktikojne ne japonine moderne..
    Pra shoh fryte qe sjell kjo vizite..
    Kurse ju soji kanibal nxiheni ne surrat e gjuha sju le pa nxjerre i katranin qe kini ne barqet tuaja te tejngopura me m.ut..
    edvini.. padrino juaj .. duhet te ishte i pari qe do te duhej te shprehte mirnjohje Saliut.. sapo te shkelte ne tirane mbas vizites ne kuvajt.. e do duhej te thonte..
    Isha ne Kuvajt o Sali ne ate vendin ku rrugen per atje na e hape ti ( e ne bem namin duke te vene sterkembsha) e mora nje thes me miljona dollare per tiranen.. qe mi dhane sheiket qe ti i bere miq per te miren tone..
    por joo.. Mafiozi sdi ashtu.. ai te vetmen qe ka menduar ka qen se si ti kullufise ato miljona.. e u cua e sla gje pa thene kunder Saliut pikerisht mbas vizites ne Kuvajt..
    Jeni anti shqiptare o bizhdila qe dini vetem ti vini sterkembesha atij..qe i solli Shqiperise kohen e re te cilen pikerisht ju e gezoni me shum se cdo kush..
    Po soji juaj enverist kanibal.. sdi c'eshte njerzilleku..
    Nejse ne djall vafshit me te tera..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 18-02-2008 më 01:30

  8. #28
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    o fahri sali fatosi,

    gjera te medha sallamandrash po ben, o sigurims i vijimit te udhehejes puniste, o instruktor i komitetit qendror, o konsomolas i shekullit te ri!

    nje sihariq te madh na dhe, udheheqesi i sojit tend na paska bere llaf atje ne zhapon; po ti mor zhkarravites 55 perse nuk je i zoti te thuash se zhaponi e ka ne ceremonial e protokoll te vet qe te prese e percjelle kryeministra e presidente sipas sirase, dhe jo se i qau zemra kujt per te pare ty e saline, lere pastaj te beje llaf me kanoçe boshe si saliu e ti, qe vetem zhurme dini te beni.

    a je ne gjendje te vish ndonjehere ne vete mor katran enveristo-salist?

    kush e ka ftuar apo afruar saline ne Europe dhe Amerike? as edhe erdogani nuk e qas, o sigurims, vetem karamanlisi kur do qe ti jape nje urdher te drejtperdrejt, njezet minuta - aq e ka ajo pune!

    vate saliu it ne zhapon, dhe i thane se do te ndihmojme qe te beni kanalizime, se e qelbet Shqiperine, e mbytet ne korrupsion e injorance, te vjen ty edhe ustait tend era m.u.t

    nuk thua shyqyr qe koncerni zhaponez do te operoje, se edhe ato pare do te kishin perfunduar ne halete e tuaja te shpuara!

    po qysh ore paska hapur salija me tine udhen per kuvajt? atje ku i paskesh thene tata?

    vame o shoki sali,
    ne udhen qe hape ti,
    ti je per udheheqesi,
    se keshtu do spiuni fahri!

    ti qe nuk mund te flasesh pa bizhdila, djaj, sallamandra, pislleqe e te tjera kuterbime qe sjell kuzhina e felliqur servile, sahan-lepirese puniste, atje e ke vendin!

    nuk mund te dalesh nga ajo grope fekalesh ...

  9. #29
    Japonia kishte dhene qe do ta shqyrtoje njehere problemin e Kosoves perpara se te dale me vendimin pro apo kunder pavarsise.

  10. #30
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Japonia e njohu Kosoven si shtet i pavarur.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  4. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •