Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon ish Kryeministrin japonez, zotin Yoshiro Mori

    - Zoti Mori u shpreh se Lidhja e Parlamentarëve Japoni-Shqipëri, e kryesuar prej tij, në përbërje të së cilës janë ministra të rëndësishëm të qeverisë japoneze dhe shumë anëtarë të parlamentit, do të lobojë për të gjitha çështjet shqiptare

    Gjatë takimit, Zoti Mori i shprehu Kryeministrit Berisha kënaqësinë për këtë vizitë të suksesshme. Duke theksuar se lidhjet e tij me Shqipërinë janë të thella, ai u shpreh se është i lumtur që një kryeministër shqiptar viziton për herë të parë Japoninë. Zoti Mori siguroi se do angazhohet seriozisht për hapjen e ambasadës japoneze në Tiranë, si dhe për akordimin e ndihmës ODA (Ndihma për Zhvillim) në fusha të ndryshme si në energjetikë, mjekësi, arsim, asistencë teknike etj..

    Zoti Mori u shpreh se ishte shumë i impresionuar nga prezantimi që Kryeministri Berisha bëri gjatë takimit me përfaqësues të biznesit japonez mbi zhvillimet dhe arritjet në Shqipëri, duke theksuar se vendi ynë është gati për të tërhequr investimet japoneze. Ai premtoi se Lidhja e Parlamentarëve Japoni-Shqipëri, e kryesuar prej tij dhe në përbërje të së cilës janë ministra të rëndësishëm të qeverisë japoneze dhe shumë anëtarë të parlamentit, do të lobojë për të gjitha çështjet shqiptare, për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe rritjen e investimeve japoneze në Shqipëri.

    Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Mori për pritjen e ngrohtë dhe u shpreh se kjo është një vizitë historike. Ai e cilësoi zotin Mori një mik të madh të Shqipërisë që nga viti 1996. Zoti Berisha vlerësoi edhe angazhimin human të zotit Mori në Kosovë, duke veçuar ndihmën e dhënë duke mbuluar të gjitha shpenzimet e operimit të një djali nga Kosova dhe duke ndihmuar familjen e tij. Në sajë të ndërhyrjes së tij, të riut nga Kosova iu mundësua rikthimi i shikimit. Zoti Mori ka mundësuar gjithashtu edhe trajnimin e shumë mjekëve nga Kosova, në Japoni.

    Gjatë takimit, Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për Kryeministrin Fukuda për ndihmën e çmuar që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në këto 15 vite, si dhe për premtimin e tij se qeveria japoneze do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë dhe se ai personalisht do të angazhohet për rritjen e investimeve japoneze në fusha të ndryshme në vendin tonë. Kryeministri Berisha e njohu zotin Mori me takimin shumë frytdhënës e të suksesshëm me Kryeministrin Fukuda si dhe me një seri takimesh të tjera të suksesshme si me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Japoni, kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë, ministrin e Ekonomisë, Ministrin e Financave, Guvernatorin e Bankës Japoneze, Zëvendëskryetarin e Dhomës Japoneze të Tregtisë, përfaqësues të komuniteti të biznesit japonez.

    Kryeministri Berisha bëri një prezantim të zhvillimeve në Shqipëri dhe të reformave të ndërmarra me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja.

    Zoti Mori është Kryetar Nderi i Lidhjes së Parlamentarëve Japoni-Shqipëri. Zoti Mori ka lidhje të thella me Shqipërinë që nga viti 1997 si bashkëthemelues i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Shqipëri. Ai ka qenë gjithashtu Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Japoni. Zoti Mori është i pari personalitet që përshëndeti hapjen e ambasadës shqiptare në Tokio. Ai është ndër personalitetet politike më të njohura në Japoni.

    Zoti Mori premtoi se do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

    Kryeministria
    07/02/2008

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha merr pjesë në pritjen e dhënë për nder të delegacionit shqiptar



    Kryeministri Berisha dhe delegacioni që e shoqëron mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada shqiptare në Tokoi me rastin e vizitës së Kryeministrit në Japoni. Në këtë pritje, ishin të pranishëm personalitete të larta politike japoneze, anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tokio, përfaqësues të komunitetit të biznesit, të shoqërisë civile dhe botës akademike. Në këtë pritje ishin ftuar gjithashtu anëtarë të komunitetit shqiptar në Japoni.

    Kryeministri Berisha, duke përshëndetur të ftuarit, e cilësoi vizitën, e para e një kryeministri shqiptar në Japoni, si historike dhe shumë të suksesshme. Kryeministri shprehu kënaqësinë për takimet tepër të frytshme që ka pasur gjatë këtyre ditëve me personalitete dhe përfaqësues të biznesit japonez, duke falënderuar veçanërisht Kryeministrin Fukuda për angazhimin e tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj të konsolidimit të demokracisë.

    Kryeministria
    07/02/2008

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon Ministrin e Financave të Japonisë, zotin Fukushiro Nukaga

    - Përpjekjet e qeverisë shqiptare për të ndryshuar klimën ndaj biznesit, krijojnë kushte të përshtatshme për investimet japoneze

    Duke i uruar kryeministrit mirëseardhjen, Ministri Nukaga shprehu kënaqësinë dhe vlerësoi takimin mes dy Kryeministrave Berisha dhe Fukuda, si një takim të frytshëm për të dy vendet. Zoti Nukaga u shpreh se ishte informuar nga biznesmenët japonezë për prezantimin shumë të mirë që Kryeministri Berisha bëri para tyre. Duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, Ministri Nukaga u shpreh se kredia e butë që do të japë Banka japoneze për sistemin e kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të zeza është shembull i bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

    Gjithashtu zoti Nukaga vlerësoi se takimet e shumta të kryeministrit Berisha me liderë të biznesit, dëshmojnë për arritjet e Shqipërisë dhe qeverisë së saj për të ndryshuar klimën ndaj biznesit dhe krijimin kushteve për tërheqjen e investimeve. Më tej, Kryeministri u shpreh se Shqipëria po funksionon më së miri projektet për taksat elektronike, prokurimet elektronike, taksën e sheshtë 10 përqind, nisma "Shqipëria 1 euro", me një rritje ekonomike 6 për qind, etj..

    Ministri i Financave theksoi se pasqyrimi i gjerë që gazetat japoneze i kanë bërë kjësaj vizite është një mjet i mirë për ta bërë Shqipërinë të njohur në bizneset japoneze.

    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për takimin shumë të frytshëm më Kryeministrin Fukuda dhe vlerësoi ndihmën që qeveria japoneze i jep Shqipërisë, në përpjekjet e saj për të ndërtuar shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut.

    Kryeministri Berisha bëri më pas një paraqitje të reformave kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në sektorë të rëndësishëm të vendit dhe rezultatet pozitive të përftuara prej tyre. Kryeministri siguroi për angazhimin e mëtejshëm të qeverisë në përkrahje të investitorëve të huaj, nëpërmjet të ofrimit të kushteve lehtësuese dhe një mjedisi mbështetës.

    Në përfundim, Kryeministri Berisha e ftoi Ministrin japonez të Financave të vizitojë Shqipërinë.

    Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një takim me Ministrin e Financave të Japonisë, zotin Fukushiro Nukaga.

    Kryeministria
    06/02/2008

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon Kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë zotin Yasuo Hayashi

    Në vijim të takimeve të tij në Japoni, Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë, zotin Yasuo Hayashi.

    Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë JETRO është një organizatë qeveritare që punon për të nxitur tregtinë dhe investimet, ndërmjet Japonisë dhe vendeve të tjera. Kjo organizatë është krijuar në vitin 1958 për të promovuar eksportet japoneze në botë. Ajo është e vendosur drejt nxitjes së investimeve të huaja në Japoni dhe ndihmës ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të maksimalizuar potencialet eksportuese.

    Në këtë takim, kryeministri Berisha u përqendrua në paraqitjen e mundësive dhe kushteve shumë të përshtatshme që paraqet Shqipëria në zhvillimin e investimeve të huaja.

    Kryeministri shpjegoi se pozicioni i favorshëm gjeografik i Shqipërisë , me pasuri të shumta natyrore, si dhe masat e vazhdueshme të ndërmarra nga qeveria, në lehtësim të biznesit e bëjnë atë një vend teper atraktiv për investitorët. Ndër të tjera, Kryeministri bëri një ekspoze të masave lehtësuese të qeverisë shqiptare në ndihmë të biznesit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në nismën “Shqipëria 1, euro”, aplikimin e e-taksave, e-prokurimeve, e-doganave, etj, të cilat, së bashku kanë minimizuar barrierat burokratike dhe i kanë dhënë një frymëmarrje të re zhvillimit të biznesit.

    Duke theksuar se shumë investitorë janë inkurajuar nga klima e krijuar në Shqipëri për biznesin, Kryeministri Berisha u shpreh se të investosh në Shqipëri është një mundësi e fituar.

    Nga ana e tij, zoti Hayash vlerësoi përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare në përmirësimin e klimës ndaj biznesit në tërësi. Ai vuri në dukje se investitorët japoneze kanë shprehur interes të veçantë për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në fushën energjetike. Ai u shpreh se e shihte me përparësi prezantimin që kryeministri Berisha do të mbante para biznesmenëve japonezë, duke konsideruar atë si mënyrën më të mirë për të informuar biznesin për mundësitë e reja që paraqiten në favor të tij.

    Duke falenderuar zotin Hayashi për pritjen, kryeministri Berisha e ftoi atë, për një vizitë në Shqipëri.


    Kryeministria
    06/02/2008

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Banka japoneze për bashkëpunimin ndërkombëtar (JBIC) e gatshme të financojë projekte në Shqipëri në të gjitha fushat

    Kryeministri Berisha zhvilloi paraditen e sotme një takim me Guvernatorin e Bankës së Japonisë për bashkëpunim Ndërkombëtar, zotin Koji Tanamin.
    Kryeministri Berisha u shpreh se një ditë më parë, ai zhvilloi një takim shumë të suskseshëm, historik, me Kryeministrin Fukuda, gjatë të cilit zoti Fukuda premtoi se qeveria japoneze do të ndihmojë Shqipërinë në të gjitha aspektet, për konsolidimin e demokracisë dhe të lirisë së tregut.

    Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha bëri një prezantim të hollësishëm të situatës ekonomike në Shqipëri, duke theksuar në mënyrë të veçantë, se reforma e ndërmarrë nga qeveria shqiptare në këtë fushë, si dhe revolucioni fiskal kanë bërë që Shqipëria të shënojë një rritje ekonomike vetore prej 6 %, si dhe të jetë vendi me barrën më të ulët fiskale në Evropë. Në këtë kontekst, kryeministri u ndal gjerësisht në masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit dhe shndërrimin e Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja, nëpërmjet reduktimit të praktikave burokratike dhe dixhitalizmit të një serë proceseve të rëndësishme.

    Nga ana e tij, Guvernatori e Bankës së Japonisë për bashkëpunim Ndërkombëtar, zotin Koji Tanami, në vazhdim të premtimit të Kryeministrit japonez Fukuda, informoi Kryeministrin Berisha se banka është e gatshme të fillojë menjëherë lëvrimin kredisë së butë prej më shumë se 100 milion dollarësh, për realizimin e projektit të kanalizimeve të ujrave të zeza. Zoti Tanami e siguroi kryeministrin Berisha se kjo bankë do të shqyrtojë me përparësi edhe projekte te tjera të mëdha , si financimi i HEC të vogla nga sektori privat, apo dhe në fushën e partneritetit publik,privat, etj.

    Ndër të tjera, guvernatori Tanami siguroi për mbështetjen e Bankës japoneze të zhvillimit në projektin e rrugëve rurale, si dhe në projekte që lidhen me arsimin, trajnimin, shfrytëzimin e pasurive mineraleve, etj. “Për Japoninë, u shpreh zoti Tanami, Shqipëria është një vend i rëndësishëm” . Unë, vazhdoi ai, jam i kënaqur, që shoh se ky vend ka bërë hapa të mëdha përpara në përmirësimin e klimës së biznesit dhe krijimin e kushteve optimale për tërheqjen e investimeve të huaja.

    Guvernatori Tanami u shpreh se JBIC është e gatshme të investojë bizneset japoneze që shprehin interes të investojnë në Shqipëri në sektorin e infrastrukturës, burimeve hidrike të energjisë, në sektorin e peshkimit etj. Gjithashtu ai u shpreh se jemi gati të financojmë bizneset japoneze që shprehin interes të financojnë në Shqipëri.

    Në mënyrë të vecantë, zoti Tanami përgëzoi kryeministrin e Berisha për prezantimin dinjitoz të tij përpara përfaqesuesve të biznesit dhe u shpreh se pjesëmarrja e më shumë se 100 bizneseve të mëdha japoneze, është shenjë e entuziazmit që ka ngjallur Shqipëria tek investitorët japonezë.

    Kryeministri Berisha u shpreh se ndihet i kënaqur që ka një interes të madh të investitorëve japoneze për investime në Shqipëri, duke theksuar se masat rrisin interesin e investitorëve te huaj.

    Banka japoneze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar është një institucion që ka financuar kredi të buta në Shqipëri që nga fillimi i viteve 90.

    Kryeministria
    06/02/2008

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takohet me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Japoni, zotin Tobita Hidekazu

    Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni, zhvilloi sot një takim me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Japoni, zotin Tobita Hidekazu.

    Gjatë takimit miqësor, Kryeministri vlerësoi ndihmën e madhe që qeveria japoneze i ka dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme si në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe në fushën energjetike. Kryeministri vlerësoi gjithashtu dhe mbështetjen që Japonia ka dhënë për çështjen e Kosovës.

    Më tej, Kryeministri Berisha e falënderoi konsullin Hidekazu dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në institucionet financiare ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar.

    Kryeministri e njohu zotin Tobita Hidekazu me zhvillimet e dy viteve të fundit në Shqipëri si dhe angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Duke u ndalur në reformat dhe arritjet e qeverisë në fushën ekonomike Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria është një vend shumë tërheqës për investitorët japonezë, të cilët janë të mirëpritur për të investuar në vendin tonë.

    Shqipëria, vijoi më tej Kryeministri, po ecën me siguri drejt moshës digjitale, në mënyrë të veçantë, po funksionojnë më së miri projektet për taksat elektronike, prokurimet elektronike dhe One Stop Shop, vendosja e taksës së sheshtë 10 përqind si dhe inflacioni në rreth 2.9 përqind. Kryeministri u shpreh se Shqipëria është vendi me koston më të ulët të fuqisë punëtore në Evropë.

    Kryeministri Berisha e njohu zotin Hidekazu me përpjekjet e qeverisë për të rritur sa më shumë interesin e investitorëve të huaj në fushën e turizmit, e cila së bashku me pasuritë minerale të vendit, përbëjnë potenciale të tjera të rëndësishme.

    Më tej, Kryeministri theksoi rolin e Shqipërisë si një pikë tepër e rëndësishme për transportin në rajon, duke shfrytëzuar portet dhe korridoret që e lidhin atë me vendet e tjera të rajonit. Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për të investuar në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës.

    Konsulli Tobita Hidekazu, pasi i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, u shpreh se qeveria japoneze duhet shqyrtojë të gjitha mundësitë për çeljen e ambasadës së Japonisë në Shqipëri. Zoti Hidekazu vlerësoi se hapja e ambasadës do të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e investimeve dhe tërheqjen e kompanive japoneze për të investuar në Shqipëri.

    Zoti Hidekazu i shprehu Kryeministrit përgëzimet e tij për politikat e duhura fiskale të ndjekura nga qeveria, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat e kanë bërë Shqipërinë një vende tërheqës për investimet e huaja.

    Në këtë takim konsulli Hidekazu i shprehu Kryeministrit kënaqësinë për të vizituar së shpejti Shqipërinë.

    Kryeministria
    05/02/2008

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon në Tokio Kryeministrin japonez Yasua Fukuda

    - Kryeministri Fukuda thekson se ndihma e qeverisë japoneze do të jetë e vazhdueshme, për të kontribuar në suksesin e reformave të qeverisë shqiptare.



    Kryeministri Fukuda e cilësoi vizitën e Kryeministrit Berisha, e para e një kryeministri shqiptar në Japoni, si historike. Ai vlerësoi angazhimin personal dhe politik të Kryeministrit Berisha në 15 vitet e fundit për ndërtimin e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen e Japonisë në këto përpjekje.



    Duke shprehur vlerësimet për rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për integrimin e vendit në NATO dhe BE, Kryeministri Fukuda shprehu mbështetjen e Japonisë në këtë drejtim.



    Kryeministri Berisha falënderoi Kryeministrin Fukuda për ftesën për këtë vizitë historike në vendin e tij. Zoti Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmën e çmuar të Japonisë në fusha të ndryshme si në bujqësi, shëndetësi, arsim, infrastrukturë dhe energjetikë. Ndihma e Japonisë, tha Kryeministri, ka qenë e vyer edhe për sa i përket mbështetjes që ajo i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të institucioneve financiare ndërkombëtare.



    Kryeministri e njohu homologun e tij japonez me reformat e qeverisë, duke u ndalur veçanërisht në reformën fiskale, vendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind, me një rritje ekonomike 6 për qind, dixhitalizimin e procedurave me aplikimin e e-taksave, e-doganave, e-prokurimet etj.. Duke theksuar se të gjitha këto reforma po e shndërrojnë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja, Kryeministri u shpreh se investitorët japonezë do të gjejnë këtu një mjedis atraktiv dhe mbështetës për investimet e tyre.



    Shqipëria ka potenciale të mëdha në fushën e shfrytëzimit të burimeve minerare, me pasuri të mëdha në hekur, nikel, bakër, sikundër, me një bregdet prej 400 kilometra ende të pashfrytëzuar, ajo ofron potenciale të jashtëzakonshme edhe në fushën e turizmit, u shpreh Kryeministri. Një tjetër fushë, ku sipërmarrësit japonezë janë të mirëpritur të investojnë në Shqipëri, është edhe ajo energjetike, ku vendi është veçanërisht i pasur në burime ujore.



    Kryeministri Fukuda siguroi se ndihma e qeverisë japoneze do të jetë e vazhdueshme, për të kontribuar në suksesin e reformave të qeverisë shqiptare. Në këtë kuadër, Kryeministri Fukuda i bëri të ditur Kryeministrit Berisha se qeveria japoneze do të japë një kredi të butë prej 12 miliard jen për projektin e sistemit të kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të zeza në Tiranë, si dhe do të shqyrtojë mbështetjen e projekteve të tjera në energjetikë, arsim, në fushë e minierave, të mjedisit etj..



    Kryeministri Berisha i kërkoi homologut Fukuda që Japonia të konsiderojë hapjen e ambasadës së saj në Shqipëri si inkurajim për investitorët japonezë dhe për të lehtësuar edhe më tej mundësitë e investimeve të tyre. Nga ana e tij, Kryeministri Fukuda u shpreh se do të inkurajojë investitorët e vendit të tij të përfitojnë nga potencialet e mëdha reale që ofron Shqipëria, veçanërisht në fushën e turizmit, të tekstileve etj..



    Në takim u diskutua gjithashtu edhe për Kosovën dhe mundësitë e angazhimit të Japonisë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin për paqen dhe zhvillimin e rajonit.



    Kryeministri Fukuda shtroi një darkë për nder të Kryeministrit Berisha dhe delegacionit që e shoqëronte.

    Kryeministri Berisha, në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit janë Ministri i Punëve të Jashtme z.Lulzim Basha, Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ministri i Ekonomisë, z.Genc Ruli dhe zyrtarë të lartë të kryeministrisë, po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni.


    Kryeministria
    05/02/2008

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Drejtues të grupit “Tokushukai” i shprehin Kryeministrit Berisha interesin për të investuar në Shqipëri

    Kryeministri Berisha, në vazhdim të vizitës në Tokio, pati sot një mëngjes pune me deputetin Takeshi Tokuda dhe drejtues të grupit “Tokushukai”. Gjatë këtij takimi, Kryeministri i siguroi biznesmenët japonezë për vullnetin e qeverisë për të lehtësuar çdo praktikë në mënyrë që t’ju mundësojë atyre investimet në Shqipëri.

    Grupi “Tokushukai” është një nga grupet më të mëdhenj të shëndetësisë në Japoni me rreth 150 spitale dhe qendra rehabilitimi në gjithë vendin. Ata shprehën synimin për ta përçuar interesin e tyre në Shqipëri dhe për të investuar aty. Ata vlerësuan reformat e qeverisë shqiptare që kanë përmirësuar klimën e biznesit në vend dhe që i japin mundësi investitorëve të huaj ta konsiderojnë Shqipërinë si një nga vendet më tërheqës.

    Kryeministri Berisha, pasi i njohu me përmirësimin e legjislacionit të biznesit e veçanërisht me ligjin për partneritetin publik privat, i premtoi se qeveria do të lehtësojë çdo mënyrë investimi që ata do zgjedhin, për të investuar në Shqipëri.


    Kryeministria
    06/02/2008

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Konferencë e Kryeministrit Berisha për median Japoneze

    -Reformat dhe arritjet e qeverisë nxisin vëmendjen e medias japoneze

    Kryeministri Berisha mbajti sot një konferencë shtypi për median japoneze, në Qendrën e Shtypit, gjatë së cilës Kryeministri i’u përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me zhvillimet në Shqipëri dhe situatën në rajon.

    Duke shprehur mirënjohjen për rastin që i’u dha për të prezantuar Shqipërinë në këtë audiencë kaq të rëndësishme me përfaqësuesit e medias japoneze, Kryeministri Berisha bëri një prezantim të situatës ekonomike në Shqipëri, reformave në përgjithësi si dhe arritjeve të qeverisë.

    Kryeministri Berisha tha se reformat ekonomike janë të bazuara mbi një revolucion të vërtetë fiskal, duke shndërruar Shqipërinë në vendim me barrën fiskale më të ulët në Europë.

    Në Shqipëri, vijoi Kryeministri, po funksionojnë më së miri projektet për taksat elektronike, prokurimet elektronike dhe One Stop Shop, vendosja e taksës së sheshtë 10 përqind, nisma “Shqipëria 1 euro”, etj.. Kryeministri i njohu përfaqësuesit e medias dhe me potencialet që Shqipëria ofron sidomos në minerale dhe turizëm.

    Nga përfaqësuesit e medias japoneze pati një interes të veçantë lidhur me reformat dhe arritjet e qeverisë Shqiptare. Në përgjigje të këtij interesimi, Kryeministri Berisha i njohu ata me angazhimin qeverisë shqiptare për vazhdimin e mëtejshëm të reformave të nevojshme që mundësojnë integrimin e Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian.

    Çështja e Kosovës ishte një tjetër temë me shumë interes për mediat japoneze. Në përgjigje të tyre Kryeministri Berisha tha se pavarësia e Kosovës i shërben jo vetëm paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe vetë Serbisë duke e orientuar atë drejt së ardhmes evropiane. Kryeministri u shpreh gjithashtu se pavarësia e Kosovës do t’i japë fund insinuatave për “Shqipërinë e Madhe”.

    Në përgjigje të interesit të medieve rreth qëndrimit të Shqipërisë në rast të një embargoje të Serbisë ndaj Kosovës, Kryeministri u shpreh se Shqipëria do të bëjë ç`është e mundur nëpërmjet porteve dhe aeroporteve të saj për ta ndihmuar Kosovën.

    Konferenca e Kryeministrit Berisha u ndoq nga një numër shumë i madh gazetarësh, të cilët kanë përcjellë me interes të veçantë edhe takimet e Kryeministrit në Japoni.

    Kryeministria
    06/02/2008

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Media japoneze përcjell me interes të veçantë vizitën dhe takimet e Kryeministrit Berisha në Tokio

    Vizita e Kryeministrit Berisha është përcjellë me interes të veçantë nga shtypi japonez. Media elektronike japoneze ka pasqyruar në edicionet e saj të ditës vizitën e Kryeministrit Berisha dhe takimin e tij me Kryeministrin Fukuda.

    Sot, gazetat më të mëdha japoneze, në titujt e tyre, shprehen se vizita e Kryeministrit Berisha, e para e një kryeministri shqiptar në Japoni, ishte një vizitë historike që i shërben zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Gazetat ndalen në veçanti në mbështetjen e qeverisë japoneze dhe premtimin për dhënien e kredisë për 12 miliard jen për sistemin e kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të zeza në Tiranë.

    Në intervistat që zhvilloi me disa nga të përditshmet japoneze Asahi Shimbun, Yomiuri Shimbun, Hokkoku Shimbun, Kryeministri u ndal në potencialet që ofron Shqipëria për tërheqjen e investimeve, reformat e qeverisë shqiptare për shndërrimin e vendit në një nga vendet më atraktive për investimet e huaja, mbështetjen e madhe të Kryeministrit Fukuda dhe qeverisë japonezë për Shqipërinë, si dhe në çështjen e Kosovës.


    Kryeministria
    06/02/2008

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  4. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •