Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Parapsikologjia njohuri e re nė zhvillim

    Edhe pse konstituimi i psikologjisė si shkencė, i takon etapės sė vonshme, ajo pėr njė kohė shumė tė shkurtė kishte arritur njė reputacion tė pakontestueshėm nė opinionin e gjerė.

    ▪ Pėrveē lėndės dhe metodės studimore, qė kryekėput mbėshtetet nė parime tė pėrcaktuara empirike, me kohė psikologjia si shkencė nė vete, pėrveē lėndės sė saj studimore, filloj tė ballafaqohet edhe me dukuri tė shumta tė shfaqjeve paranormale. Meqė ishte e ngushtuar nga principet e veta rigoroze mbi tė cilat ndėrtohej, marrja me kėto dukuri u mohua nė tėrėsi, duke i shpallur kėto tendenca si sharlatanizėm. Kėshtu, hulumtimi i kėtyre fenomeneve paranormale, iu mbeti nė duart e disa entuziastėve, tė cilėt, gradualisht, kėrkimet e veta nga kjo lėmi i lartėsuan nė nivelin e njohurisė sė re paralele tė quajtur PARAPSIKILOGJI.

    Nocioni parapsikologji, buron nga togfjalėshi "para"-qė nė gjuhėn latine do tė thotė jashtė, dhe "psikologjia"-njohuri qė merret me studimin e psikes njerėzore. Pra, diēka qė nė njėfarė dore mund tė jetė doktrinė nė vete, por jashtė suazave tė pėrcaktuara dhe tė njohura zyrtarisht tė psikologjisė. Edhe pse kjo lėmi u braktis nga shkenca, shumė hulumtues me nam, duke rrezikuar reputacionin e tyre akademik, gradualisht filluan t'i ndėrtojnė themelet e para tė njė lėmi tė ri kėrkimor, i cili, kohėn e fundit, me njė ekspansion tė pa parė, ka filluar seriozisht t'ju bėjė konkurrencė disiplinave tjera ekzistuese shkencore, e nė rend tė parė psikologjisė dhe psikiatrisė.

    Historiku retrospektiv i zhvillimit tė parapsikologjisė ėshtė i gjatė, andaj, pa hyrė fare nė kronologjinė e fillit dhe zėnies sė saj, pėrmes kėtij artikulli, deshėm vetėm t'ju prezantojmė gjerėsinė e fushave kėrkimore, me tė cilat ndėrtohet trungu i saj struktural.
    Sikurse edhe shumė shkencat tjera nė konstituim e sipėr, edhe parapsikologjia po ballafaqohet me ēėshtjet terminologjike tė emėrtimit tė saj.

    Kjo ndoll ngaqė ende pa u definuar zyrtarisht nė qarqet e ndryshme akademike, pėrveē termit parapsikologji, mund tė hasim nė emėrtimet e ndryshme sikurse janė: "psikotronika", "metapsikologjia", "psikoenergjetika" etj. Pa dashur tė polemizojmė me pėrshtatshmėrinė e kėtyre emėrtimeve,
    ne do ta pėrvetėsojmė termin "parapsikologji", i cili tashmė ėshtė mė i shpeshtė.



    Lėnda studimore e parapsikologjisė
    Sqarimi teorik i lėndės tejet voluminoze studimore tė parapsikologjisė, globalisht mund tė pėrfshihet nė katėr grupe themelore:

    I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE JASHĖSHQISORE, (ndryshe e quajtur si "ESP fenomene", qė ėshtė shkurtesė angleze e fjalėve: extra sennsory perception - "ESP"). Nė kuadrin e lėndės studimore tė kėtij grupi, pėrfshihen hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre fenomeneve:

    a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisė sė komunikimit mental nga largėsia, ndėrmjet dy a mė tepėr personave, pa kontakt fizik tė drejtpėrdrejtė;

    b) QARTĖPAMĖSIA - hulumtimi i dukurisė sė regjistrimit tė qartė mental tė ngjarjeve nga largėsia, qė diku janė nė ndodhje e sipėr;
    c) PREKOGNACIA - hulumtimi i dukurisė pėr parathėnien e ngjarjeve tė ndryshme para se tė ndodhin ato;
    d) RETROKOGNACIA - hulumtimi i dukurisė sė qasjes sė qartė perceptive nė ngjarjet qė kanė ndodhur nė njė kohė tė kaluar.

    II. PSIKOKINEZA - hulumtimi i ndikimeve pėrmes energjisė mentale nė lėvizjen e gjėsendeve fizike Nė kuadrin e lėndės studimore tė kėtij grupi, pėrfshin hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre fenomeneve:

    a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive tė paraqitjes sė gjėsendeve materiale, pa qenė ato mė parė tė pranishme aty;

    b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisė sė zhdukjes sė gjėsendeve fizike, tė cilat, paraprakisht, kanė qenė prezentė;
    c) LEVITACIONI - hulumtimi i fenomenit tė ngathtėsisė mbi forcėn e gravitetit dhe qėndrimit tė sendit fizik pezull mbi sipėrfaqen e mbėshtetjes tokėsore ( kėtu mė tepėr hulumtimi orientohet kah fenomeni i ngritjes sė trupit dhe qėndrimi pezull mbi sipėrfaqen e platesė tokėsore);
    d) TELEPORTACIONI - hulumtimin e fenomeneve tė dematerializimit tė gjėsendeve fizike dhe bartjes sė tyre nga njė vend nė njė vend tjetėr;
    e) SHĖRIMI PSIKIK - hulumtimi i shėrimit tė shumė sėmundjeve tė ndryshme pėrmes metodave psikike tė veprimit;
    f) FOTOGRAFIA MENTALE - hulumtimi i mundėsisė sė fotografimit nė shiritin e celularit filmik tė pamjeve tė ndryshme tė paramenduara si figuracione psikike.

    III. PSIKOFIZIKA - hulumtimi i manifestimeve fizike tė fenomeneve parapsikologjike dhe formave tė ndryshme tė shprehjeve paranormale tė energjisė. Nė kuadrin e lėndės studimore tė kėtij grupi, pėrfshihen hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre fenomeneve:

    a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve tė ndryshme tė manifestimeve energjetike, tė cilat janė evidente, por nuk pėrkojnė me ligjshmėritė e njohura tė fizikės materiale;

    b) UFO-FENOMENET - hulumtimi i ekzistimit tė civilizimeve tjera jashtėtokėsore nė Univers dhe mundėsia e vėnies sė kontakteve me ta;
    c) ENERGJIA PIRAMIDALE - hulumtimi i fenomeneve tė manifestimit tė energjisė specifike nė hapėsirėn e brendėsisė sė piramidave tė lashta egjiptiane dhe ndryshimeve qė ajo shkakton nė strukturėn substanciale tė disa elementeve, me njė theks tė veēantė tė ndikimit tė kėsaj energjie nė psiken e njeriut.

    IV. NOETIKA- ėshtė njė njohuri specifike kėrkimore qė vepron nė kuadrin e parapsikologjisė, e qė merret me hulumtimin e shpirtit dhe tė vetėdijes, si dhe fenomeneve tė manifestimit tė tyre. Nė kėtė lėmi tė veēantė kėrkimore hyjnė kėto degė:

    a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE - e cila merret me hulumtimin e potencialeve tė ndryshme tė zhvillimit njerėzor;

    b) TANATOLOGJIA - hulumtimi i ndodhjes sė procesit tė vdekjes;
    c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTĖRORE - hulumtimi i gjendjeve tė ndryshme shpirtėrore nė momentin e transit psikik, qetėsisė meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhėtimi i vetėdijshėm i shpirtit nė hapėsirat e pakufizuara jashtė trupit), krijimtarinė e ndėrvetėdishme dhe formave tė ndryshme tė kėtij manifestimi, siē bie fjala tė shkruarit automatizuar nė gjendje tė pavetėdijshme, etj.;
    d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE - kjo degė e lėmit tė parapsikologjisė, ka tė bėj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogės, hipnozės dhe autohipnozės, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.

    Sikurse mund tė vėrejmė nga ky prezantim, lėnda studimore e parapsikologjisė ėshtė tejet voluminoze. Qė tė jetė sa mė e suksesshme nė rrugėn e vetė kėrkimore, asaj i nevojitet njė qasje multi-disiplinare. Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit tė shkencave tjera ekzakte nė kėtė drejtim. Pa marrė parasysh stagnimin e deritashėm ekzistues nga shkenca oficiale, kohėve tė fundit vėrehet njė qėndrim mė liberal nė kėtė drejtim. Ky liberalizėm i heshtur, ndikon dukshėm qė kontributin e tyre nė kėtė drejtim, ta japin edhe shumė shkencėtar tė njohur botėror.
    Njė faktor tjetėr i favorshėm nė kėtė drejtim, e qė kontribuon nė ngritjen kualitative tė metodave hulumtuese tė parapsikologjisė ėshtė, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshėm i teknikės sė sofistikuar digjitale.

    Dhe, pėr fund, lirisht mund tė konstatojmė se, parapsikologjia sot, nuk ėshtė mė njė lėmi e individėve tė papėrcaktuar kureshtar, por njė njohuri e re serioze qė ėshtė nė ekspansion tė vėrtetė.

    Adnan Abrashi-NANDA

    CiLi eshte mendimi juaj personal mbi "parapsikologjine"?!


    Respekte
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Personalisht i besoj parapsikologjise, sepse ne fund e fundit trajton fenomene paranormale, qe faktikisht jane por nuk shpjegohen ne menyre "racionale", te pakten jo me njohurite qe kemi deri tani.

  3. #3
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    "Parapsikologji" eshte termi qe injorantet i japin injorances se tyre. Mos zoterimi i dijes ne menyre te mjaftueshme dhe arroganca e njeriut, e ben ate qe te perdori terma si "para-kjo" dhe "para-ajo"... Ky racionaliteti qe thote xfiles me lart eshte koncept shume elastik... egjiptianet pershembull nuk kane patur komplekse mbi ceshtje te tilla.
    Me kalimin e kohes dhe perparimin e dijes, cdo gje qe nuk mund te provonin per momentin ne fillim e kemi refuzuar si irracionale. me pas pranuar si para-dicka dhe ne fund fare provuar.
    E njejta vlen edhe per parapsikologjine mendoj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    ... Ky racionaliteti qe thote xfiles me lart eshte koncept shume elastik... egjiptianet pershembull nuk kane patur komplekse mbi ceshtje te tilla.
    prandaj e vura ne thonjeza .

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si e kuptova se kam vdekur?!

    Parapsikologjia, si njohuri e re shkencore nė formim e sipėr, qė merret me studimin e fenomeneve tė ndryshme paranormale dhe jashtėshqisore, kohėve tė fundit pasurohet edhe me njė segment specifik tė fushės sė saj tė gjerė kėrkimore - fenomenin "nde" (shkurtesė nga anglishtja: Near Death Experience - Eksperienca "Afėr vdekjes"), qė kanė tė bėjnė me dėshmitė gjithnjė e mė tė shpeshta tė pėrjetimeve tė shumė njerėzve, pas kontakteve tė afėrta me vdekjen.

    ▪ Decenieve tė fundit, mjekėt dhe shkencėtarėt ballafaqohen me rastet e jashtėzakonshme qė nuk mund tė shpjegohen me njohuritė tona ekzistuese tė shkencės bashkėkohore.

    Konkretisht, fjala ėshtė pėr pėrjetimet mrekulluese tė individėve tė shumtė, pas gjendjes sė komės, vdekjes klinike, transit psikik... pra, pas pėrjetimit tė ndjenjės "nė kufi tė vdekjes" dhe tė rikthimit tė sėrishėm nė jetė. Edhe pse instrumentet tejet tė ndjeshme medicinale, nė ato momente nuk shėnonin asnjė aktivitet tė vetėdijshėm tė trurit, dėshmitarėt, pas kėsaj gjendjeje, ktheheshin me rrėfimtarė tė fascinuar tė pėrjetimeve tė ndryshme, qė krahasuar me rastet e njėjta tė izoluara nga vendet e ndryshme tė botės, kėto rrėfime nė mes veti kishin pėrmbajtje analoge. Rasti mė i popullarizuar i kėtij lloji nė botė ėshtė ai i Beti Idit, e cila, eksperiencėn personale tė pėrjetuar tė fenomenit "NDE", e ka pėrshkruar nė veprėn e vet tė njohur: "Nė pėrqafim tė dritės", vepėr kjo "bestseller" nė SHBA, e shitur nė 5 milionė ekzemplarė. Beti Idi ėshtė njė grua psikikisht dhe fizikisht normale, e cila kishte jetė tė zakonshme. Ishte nėnė e shtatė fėmijėve dhe me burrin e saj jetonte nė harmoni bashkėshortore. Nė moshėn tridhjetė vjeēare, qe e detyruar t'i nėnshtrohet njė intervenimi kirurgjik. Menjėherė pas operimit, derisa pushonte nė shtratin e kurimit pas operativ, papritmas fillon tė ndiejė se si trupi i saj bėhej i lehtė dhe bie nė komė.

    "... Aty pėr aty shpirti im ērrėnjoset nga gjoksi dhe fillon tė ngrihet lart..." shkruan Beti nė veprėn e saj. "Ndjenja e parė nė atė moment ishte njė lehtėsim i kėndshėm. Nuk vėrejta asgjė qė do tė dukej jonormale. Nuk kishte asgjė tė panatyrshme nė atė pėrjetim. E mbushur pėrplot me ndjenjėn e lirisė sė pakufishme, ndjeva se fillova tė ngrihem nė lartėsinė e tavanit. Nga kjo lartėsi, vėrejta nė shtrat njė trup tė shtrirė. U bėra kureshtare ta zbuloj se kujt i takon ky trup dhe u lėshova poshtė. E njoha! Qe imi! Menjėherė, nė atė ēast kuptova se isha larguar nga jeta. Kisha vdekur! Nuk u dėshpėrova. Pėrkundrazi u ndjeva e lumtur. Tripi im, qė ishte i shtrirė aty poshtė, m'u duk si njė rrobė e vjetruar qė e kisha braktisur. Nuk kisha mė as dhembje pas operative, qė, sa isha nė trupin tim, qenė tejet tė forta. Isha e kapluar tėrėsisht nga ndjenja e gėzimit, sepse unė tanimė isha trup tjetėr, pa peshė dhe tejet tė lėvizshėm!".

    Mė pas, siē e pėrshkruan Beti nė veprėn e saj, nė praninė e afėt u paraqitėn tri silueta qė dukeshin si tė pleqve dhe u prezantuan se vijnė nga "e kaluara e pėrhershme".

    "E njoftojmė qė ka vdekur e re, duke e inkurajuar se nuk do tė brengoset pėr kėtė". Me tė kuptuar se tanimė, vėrtet, ishte e vdekur, Betit, nė atė moment, i kujtohen bashkėshorti dhe fėmijėt. Pasi vėren se mund tė lėvizė, furishėm drejtohet kah shtpia e saj. Nė atė ēast, nė sallonin e shtėpisė sė tyre familjare, e shikon burrin dhe fėmijėt se si pa brenga kryenin veprimet e zakonshme ditore. Aty pėr aty tenton tė depėrtojnė dhe tė hulumtojė nė thellėsinė e shpirtit tė tyre. Nė kėtė zhytje, te ēdonjėri, veē e veē, vėren se nė fluidet eterike si mbėshtjellėse tė trupit tė tyre tė quajtur shpirt si klishe, paraprakisht, ishin tė kalitura fatet e tyre. Pasi u sigurua se ardhmėria e tė dashurve tė saj ishte e mirė, u ndje e lumtur. Mė pas nga largėsia dėgjon njė tingėllimė sikur tė kėmbanave tė vogla. Aty pėr aty, njė forcė e madhe tėrheqėse e shpie kah njė hapėsirė thellėsie qė ngjante si tunel, nė fundin e tė cilit, ajo sheh njė dritė verbuese. Gjatė kėtij udhėtimi qė ndodhi me njė shpejtėsi marramendėse, nuk ishte e frikėsuar fare, sepse ajo qė e kishte pėrmbushur atė hapėsirė tė atij tuneli ishte ndjenja e fortė e dashurisė.

    Si u transformua shpirtėrisht?

    Sikur tek Beti, ngjashėm edhe me tregimet e tjera tė dėshmitarėve tė ndryshėm, me tė arritur nė fund tė tunelit tė errėt, nga shihej drita e fortė, paraqitet njė figurė flakėruese drite, me kontura tė qarta tė njė plaku me mjekėr tė gjatė, tė cilit mund t'i bėheshin pyetja pėr shumė gjėra tė paqarta nga situata. Atė, ajo krijesė flakėruese drite nė formė plaku, pas shumė kėshillave dhe udhėzimeve tė tjera tė bėra, e njofton se duhet tė kthehet nė tokė, sepse ende nuk i kishte ardhur koha ta braktiste jetėn materiale, me kusht qė tani e tutje duhej ta ndėrronte nė tėrėsė mėnyrėn e zakonshme tė tė jetuarit dhe tė menduarit. Kėshtu, Beti kthehet nė spital, hyn nė trupin e saj tė shtrirė nė shtrat dhe zgjodhet nga gjendja e pėrcaktuar prej mjekėve si "vdekje klinike".

    Vazhdon tė jetojė, por jo mė si Beti e dikurshme, por e transformuar shpirtėrisht.
    I nxitur nga dėshmitė e shumta dhe nga pėrshkrimet tėrėsisht analoge tė personave tė ndryshėm anė e kėndej botės, mbi pėrjetimet e tyre pas gjendjes sė komės, transit psikik, vdekjes klinike..., dy shkencėtarė tė mirėnjohur amerikanė, autorė tė veprės sė famshme dhe mė e lexuar "Jeta pas jetės", Dr. Kened Ring dhe Rajmond Mudi, formojnė Shoqatėn e parė ndėrkombėtare nė botė pėr hulumtimin e fenomenit "NDE" (shkurtesa nga anglishtja: near death experience-eksperienca "afėr vdekjes"), Dr. Kened Ring, profesor i psikologjisė nė Universitetin Konektiket, nė SHBA, nė lidhje me kėtė fenomen tejet specifik dhe kontradiktor, si dhe pėr rezultatet e arritura nė kėtė drejtim, deklaron:

    "Kur, nė vitin 1976, sė bashku me kolegun tim Dr. Rajond Mundi, kemi filluar tė punojmė nė kėso rastesh, nė rend tė parė deshėm tė bindemi se mos kemi tė bėjmė me ėndrra ose halucinacione. Fillimisht, mu ky ishte shkasi t'i hyjmė kėsaj pune. Por, tė gjithė bashkėbiseduesit tanė qė i intervistonim, pėr pėrjetimet e tyre "gjatė vdekjes", jo vetėm se na flisnin aq bindshėm, duke i pėrshkruar nė detaje tė gjitha situatat, por asnjė taktikė e parapėrgatitur nga se, si grackė e verifikimit tė mundėsisė sė gėnjeshtrės nga ana e tyre, nuk i dėshmoi dyshimet tona. Ishim mė se tė bindur, se nė kėto tregime, vėrtet, misterioze, nukkemi tė bėjmė me ėndrra dhe as halucinacione, e mė sė paku gėnjeshtrat. Pra vetes kishim njė sfidė pėr njė fenomen, vėrtet, misterioz. Pasi u bindėm se ka diēka, vėrtet, sfiduese nė kėtė ndėrmarrje, filluam t'i hulumtojmė teknikat e njėjta qė tė ēojnė nė kėtė gjendje tėndryshme shpirtėrore, sikure ėshtė medimit, transi psikik, krizat mistike dhe religjioze. Vėrtetuam se gjendja mė e pėrafėrt psikike e fenomenit tonė studimor, ishte gjendja shpirtėrore "OOBE" (anglisht: out of the body eksperience - udhėtimi jashtė trupit), e cila mund tė pėrjetohet si nė situatat e shfaqjes sė gjendjes "NDE", po ashtu, edhe nė mėnyrė plotėsisht tė vetėdijshme, nga ana e personave paraprakisht tė ushtruar mirė pėr udhėtime jashtėtrupore. Gjatė "gjumit anastezik", para operimit, shumica e pacientėve e ndiejnė veten se rrinė pezull nė ajėr, duke pasur mundėsinė qė ta shohin nė detaje vijimin e operacionit tė bėrė nė trupin e tyre!", thekson nė vazhdin dr. Ring. "Ka pasur raste qė disa pacientė, nė kėtė gjendje, ta quajmė ashtu - kome, tė udhėtojnė tek tė afėrmit e tyre nė largėsi tė mėdha dhe pas krahasimit tė kėtij udhėtimi me skenat e para qė tė moment nga largėsia, dėshmohet se "udhėtimi astral", vėrtet ka ndodhur!".


    Madhėshtia e Adem Kolgecit

    Kėshtu (nė lidhje me kėtė fenomen) thekson personaliteti eminent i shkencės serioze oficiale tė psikologjisė, dr. Ring, por unė si autor i kėtij shkrimi, gjatė hulumtimit tim kurioz tė fenomenit tė "udhėtimit astral", bashkėpunoja, me mikun tim tė nderuar, z. Adem Kolgecin, njė shėrues i suksesshėm alnternativ nė Kosovė, i cili nė shumė terapi tė veta shėruese tek pacientėt, pos tė tjerash, me sukses zbatonte teknikėn e Hipnozės. Ademi mė njoftoi pėr njė rast nė fshatin Mamushė, afėr Prizrenit dhe, pasi qė pacientja ishte e pėrkatėsisė turke, e unė e flisja mirė tuqishten, mė ftoi t'i bėj sugjestionet hipnotike nė gjuhėn e saj amtare...

    Ajo vuante nga njė "neurozė konversive" dhe, pos tė tjerash, ishte e preokupuar nga malli i flaktė pėr tė vėllanė binjak nė Gjermani, tė cilin nuk e kishte takuar katėr vjet. Ademi mė udhėzoi qė tė hipnotizoj (kuptohet nė gjuhėn turke) dhe me sugjestione ta dėrgoj tek i vėllai i saj nė Gjermani. Kjo kėrkesė e Ademit m'u duk pak si qesharake, por nuk e kundėrshtova.

    Ashtu veprova. Dhe, nė gjendje transi hipnotik, pėrmes dhėnies sė sugjestioneve, pacientėn tonė e takova me tė vėllanė e saj. Pėrjetimi ishte, vėrtet, mbresėlėnės. Ajo fliste me tė, filloi ta pėrqafojė dhe ēmallej me sytė e pėrlotur... Pasi e ktheva nė gjendje tė vetėdijshme, pacientja jonė ishte e bindur se ėshtė takuar me tė vėllanė nė Gjermani, ka qenė nė dhomėn e tij dhe ka biseduar me tė. E pėrshkruante nė detaje edhe si dukej dhoma e tė vėllait. Pas kėsaj terapie, ajo nuk pat mė nevojė pėr kurime tė tjera. Ishte e shėruar tėrėsisht. Udhėtimi i vetėdijshėm jashtė trupit, ose fenomeni "NDE", ėshtė njė fenomen qė ishte i njohur dhe kultivuar qė nga civilizimet e hershme njerėzore. Pėr ata lexues, qė ju intereson mė gjerėsisht kjo temė, fatmirėsisht, kėto ditė, nėpėr libraritė dhe libėrshitėsit tjerė anė e kėnd Kosovės, ėshtė nė shitje libri me temė tejet interesante pėr kėtė fenomen, pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, me titull "Jashtė trupit", e autorit boshnjak Ahmed Bosniq. Por, fatkeqėsisht, kjo vepėr ka ngjallur interesim tė vogėl nga lexuesit kosovarė shqiptarė.

    Sido qė tė jetė, pėr fund, mund tė bėjmė njė konstatim, tė cilin e vėrteton nė shkrimet e veta edhe dr. Ring: Tė gjithė pacientėt qė e kanė pėrjetuar kėtė gjendje tė fenomenit "NDE", pas kthimit nė "jetėn e sėrishme, nukjanė mė ata qė kanė qenė mė parė.

    Ndjehen tėrėsisht tė transformuar, shpirtėrisht mė tė qetė, tė gėzuar dhe tė lumtur pėrherė. Ata, mė nuk i frikohen vdekjes dhe jetėn nė tokė e konsiderojnė si njė fazė kalimtare. Shumica prej tyre, fitojnė edhe aftėsi tė jashtėzakonshme tė parathėnies sė gjėrave, parashikimit dhe shėrimit.

    Adnan Abrashi-NANDA
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Bota parapsikologjike e Jungut

    "Nėse dėshirojmė qė tė gjitha civilizimet njerėzore t'i nėnshtrojmė pėr disa qėllime mė tė "LARTA", sė pari do t'ua marrim fuqinė e mendimit tė lirė, duke i ndarė kėshtu nga natyra e vėrtetė qė kanė. Me shkurtimin e krahėve tė fuqisė sė tyre tė lirė mendore dhe shpirtėrore, vėmendjen do t'ua fokusojmė nė gjėrat e parėndėsishme sporadike".


    ▪ Pėr shumė dijetarė eminent botėrorė qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e shkencės bashkėkohore, nuk mund tė thuhet thjeshtė se kanė qenė vetėm gjeni tė talentuar, por ata kanė zotėruar dhe janė marrė edhe me njohuri tė fshehta okultiste, shėnime kėto qė kurrė nuk janė publikuar haptas nga ana e biografėve tė tyre. Nga lista e madhe e emrave tė kėtyre personaliteteve shkencore, pa dyshim, dallohet edhe psikiatri i famshėm me renome botėrore Karl Gustav Jungu.

    Karl Gustav Jungu, me profesion ishte mjek-psikiatėr, nxėnės i dikurshėm dhe koleg i Sigmund Frojdit, ligjėrues, shkencėtar dhe studiues i madh nė lėmin e psikologjisė dhe psikiatrisė, autor i shumė punimeve dhe studimeve shkencore qė e kanė futur atė nė radhėt e emrave mė eminent tė shkencės bashkėkohore. Por, nga ana tjetėr, vetėm njė numėr i vogėl i njerėzve dinte se, Jungu gjatė hulumtimeve tė veta, pėr sė tepėrmi ka qenė i interesuar pėr fenomene paranormale dhe parapsikologjike, e veēanėrisht pėr telepatinė (bartjen e mendimeve nga larg) dhe projeksionin astral (udhėtimin e vetėdijshėm shpirtėror duke e braktisur trupin).

    Sigurisht nga droja se mos i rrezikohet reputacioni i madh qė kishte si shkencėtar, ai kėtė interesim kurrė nuk e ka shprehur publikisht. Por, edhe sikur ta dinte opinioni i gjerė pėr kėtė realitet, dyshoj se mund tė merrej si diēka e pabesueshme, sepse botėrisht ka qenė e njohur se fenomenet parapsikologjike nė pėrgjithėsi dhe marrja me to, ishin si mani e trashėgimisė familjare. Pėr nėnėn e Jungut thuhej se mbante njė ditar ku regjistronte eksperiencat e veta paranormale, si dhe ato qė i dėgjonte prej tė tjerėve. Ka mjaft dėshminga bashkėkohėsit e vet se edhe Jungu sa ishte fėmijė, dispononte me aftėsinė paranormale tė TELEKINEZĖS (lėvizjes sė trupave fizik pėrmes ndikimit mental). Pasi qė kishte njė pasion tė madh pėr Niēen dhe filozofinė e tij, qysh sa ishte nxėnės nė gjimnaz, intuitivisht ia qėllon se filozofi i famshėm kishte Zaratustrėn si model identifikimi dhe se ai ishte sėmurė psikikisht, mu pse Zaratustra ka sunduar me qenien e tij. Mė pas, njė gjė e njėjtė i ka ndodhur edhe vetė Jungut. Atij nė ėndėrr shpesh i paraqitej njė plak me aftėsi magjike qė e kėshillonte dhe udhėzonte nė jetė. Plaku quhej "FILIMON". Tek dikur mė vonė, Jungu ka kuptuar se plaku i ėndrrave tė hershme ishte vetėm UNI i tij i dytė (Alter ego).

    Andaj, aspak nuk do tė jetė i ēuditshėm fakti se pse pikėrisht paranormalja dhe fenomenet parapsikologjike kanė lėnė gjurmė tė rėndėsishme nė jetėn dhe veprimtarinė e gjithėmbarshme hulumtuese tė kėtij shkencėtari tė madh. Ndoshta, nisur mu nga kėto ndikime, ka ardhur edhe deri te shkėputja e tij definitive prej mėsimeve tė mėsuesit tė vet, S. Frojdit, i cili, atėbotė ishte tejet i popullarizuar me teorinė e tij famėmadhe tė kushtėzimit tė tė gjitha raporteve dhe marrėdhėnieve tė sjelljes sė jashtme tė njeriut me veprimin e brendshėm tė epshit seksual. Duke e kundėrshtuar ashpėr teorinė e Frojdit, Jungu konstatonte se nė kėto sjellje dhe raporte tė jashtme tė njeriut, nuk ndikon kryekėput vetėm epshi seksual, por ato janė tė kushtėzuara edhe nga "fuqia jetėsore" qė trashėgohet nga e kaluara mijėvjeēare e njerėzimit. Kėtė fuqi ai e quan si "ndėrvetėdije kolektive". Nė mbėshtetjen shkencore tė kėsaj teorie, Jungu, nė veprat e veta, prezantonte shumė shembuk, si ato tė eksperiencave vetjake paranormale, ashtu edhe ato tė regjistruara dhe hulumtuara si pėrjetime tė tė tjerėve.
    Nga visari i madh i kėtyre shembujve praktikė, si njėra ndėr dėshmitė mė dramatike dhe mė tė pasqaruara tė pėrjetimit personal tė paranormales, ėshtė "Misteri i librave tė kuqe".

    "Misteri i librave tė kuq"
    Njė mbrėmje, pasi qė e ndjente veten paksa mė tė lodhur, Jungu vendos tė shkojė nė shtrat mė herėt se zakonisht. Por, edhe pėrpos dhuntisė qė me ēdo kusht tė flinte, atė nuk e zinte gjumi. Ishte i vėrshuar tėrėsisht nga mendimet! Mu para disa orėve qe kthyer nga varrimi i njė miku tė vet qė banonte afėr. Duke qėndruar ashtu i shtrirė nė shtrat dhe me sytė e hapur, profesor Jungu i bluante nė kokė kujtimet e paharruara qė kishte kaluar me mikun e posa varrosur.

    Derisa nė mendje merrej me kėto mendime, pėr momentin e ndjen se dikush ėshtė nė dhomėn e tij tė gjumit. Posa e vėshtron me vėmendje hapėsirėn pėrreth dhomės, para tij, tejet qartė paraqitet hija e figurės sė njė personi trupgjatė dhe tė hollė pėr nga konstruksioni fizik. Kėtė figurė Jungu e identifikon si tė mikut tė vet, nė varrimin e tė cilit ishte para disa orėve.

    - "Qėndronte pėrballė shtratit tim mu afėr kėmbėve dhe dukej i njėjtė sikur e kam njohur tė gjallė. Butėsisht mė ishte drejtuar me pyetjen, mos vallė dėshiroj tė shkoj diku me tė" - shkruante mė vonė Jungu. - "Duke e vrojtuar me habi kėtė paraqitje tė pazakonshme, nuk e kisha ndjenjėn e njė pamje trupore fizike. Mė tepėrmund tė thuhej se ishte si njė vizion, tė cilin vetes ia kumtova si fantazi. Meqė ende isha i shtrirė nė shtrat dhe e vėshtroja kėtė paraqitje me mosbesim, figura emikut vazhdoi tė ecė deri tek dera e daljes duke mė bėrė shenjė me dorė. Nė atė ēast, pėr veten konstatova se isha tėrėsisht nė gjendje transi. Realisht nuk u ngrita nga shtrati, por ndjeva sikur shpirti im shkoi pas tij. Mė ēonte pėrmes rrugės, kah kopshti i shtėpisė sė tij... dhe menjėherė, sė bashku, u gjetėm nė dhomėn e punės sė mikut. Hija pėrcjellėse hipi mbi njė karrige dhe tregoi me gisht nė librin e dytė nga shtatė librat e kuqe qė ishin tė vėna mbi raftin e fundit tė librave."

    Me kėtė pėrmbyllet ky vizion. Jungu, tėrėsisht i habitur brof nga shtrati i fjetjes. E ndez llambėn qė e kishte pranė dhe me tė nė dorė hulumton nėpėr tėrė shtėpinė. Pasi konstaton se dera kryesore e hyrjes qe e mbyllur si zakonisht dhe vėren pėrreth se ēdo gjė ishte nė vendin e vet, sėrish shtrihet nė shtrat dhe tek dikur vonė e zė gjumi. Tė nesėrmen nė mėngjes, ende i hutuar me ngjarjen e pėrjetuar nga nata e kaluar, me padurim priste qė ta vizitonte vejushėn e mikut tė vdekur. Pa i treguar se ēfarė i kishte ndodhur mbrėmė, nga ajo kėrkon qė nė dhomėn e punės sė bashkėshortit tė saj tė ndjerė, tė verifikojė se mos rastėsisht aty e gjen njė libėr qė i duhej. Ai ishte gjithmonė i mirėpritur nė kėtė shtėpi dhe pėr kėtė dėshirė nga nikoqirja nuk hasi nė kurrfarė pengesash. Me kureshtje tė madhe hyn nė dhomėn e punės sė mikut tashmė tė ndjerė dhe mbetet i befasuar nga ajo qė vėren. Afėr librave ende ishte po ajo karriga ku mbrėmė, miku i vdekur, kishte hipur qė t'ia tregonte librin. Menjėherė, sytė i drejton nė raftin e fundit me libra. Pėr ēudinė e tij edhe mė tė madhe, aty qėndronin tė sistemuara shtatė librame kopertina tė kuqėrremta. Merr librin e dytė sipas radhės dhe nė tė lexon titullin: "Forca e tė vdekurve".

    Tashmė Jungu s'kishte dyshim nė vete! Ajo qė i kishte ndodhur mbrėmė, e tėra ishte e vėrtetė.

    Kėtė rast tė pėrjetimit vetjak, Jungu e ka publikuar me plot pompozitet edhe nė literaturat e veta studimore shkencore. Meqė ai nė jetėn e pėrditshme ishte i njohur si njeri racional dhe serioz, ky rast edhe nė qarqet shkencore ėshtė pranuar si prezantim i besueshėm.

    I joshur nga kėto fenomene qė sot e kėsaj dite mbeten ende tė pasqaruara sa duhet, si njė shkencėtar me reputacion, pa u frikuar fare nga normat rigoroze tė standardeve shkencore, Jungu, nė mėnyrė origjinale, e ka trasuar rrugėn e vet kėrkimore kah thellėsitė e panjohura tė mendjes dhe shpirtit.

    Edhe pse tejet i frytshėm dhe me njė karrierė tė bujshme shkencore, ndoshta mu pėr kėtė shkas, ai edhe sot e kėsaj dite, merrej si shkencėtar kontradiktor dhe alternativ nė psikiatrinė bashkėkohore.

    Dhe, pėr fund, do tė ishte interesante tė konstatojmė edhe njė realitet tjetėr: pikėrisht teoria e vėnė nga Jungu mbi ndikimin e ndėrvetėdijes kolektive tė qenies njerėzore nė sjelljet individuale tė individit, nuk mund t'i vishej origjinalitetit tė tij. Okultizmi, magjia, hermetizmi, alkimia si dhe njohuri tjera tė urtėsive tė lashta, mijėra vite para Jungut e kanė njohur kėtė fluid kolektiv dhe atė e quanin si "niveli astral gjithėpėrfshirės". Andaj, fare nuk do tė mbetej i pabazė konstatimi tė cilin e dhamė nė fillim tė kėtij artikulli:

    "Pėr shumė dijetarė eminentė botėrorė qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e shkencės bashkėkohore, nuk mund tė thuhet thjeshtė se kanė qenė vetėm gjeni tė talentuar, por ata kanė zotėruar dhe janė marrė edhe me njohuri tė fshehta okultiste, shėnime kėto, qė kurrė nuk janė publikuar haptas nga ana e biografėve tė tyre".


    Adnan Abrashi-NANDA
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    A na kuptojnė bimėt?

    Njė segment i veēantė i shkencės sė parapsikologjisė, viteve tė fundit, me tė madhe ka filluar t'i zgjerojė hulumtimet e veta tek ndjeshmėria emocionale e bimėve ndaj reagimit e rrethit tė tyre. Andaj, nė opinion, nuk janė tė pakta informatat pėr sukseset e shumė eksperimenteve tė bėra me bimė tė ndryshme bujqėsore, qė nėn ndikimin e muzikės, kanė prodhuar rendimente edhe mė tė larta.


    ▪ Okultizmi nė mėsimet e veta, krijimin e realitetit tonė objektiv e shpjegon pėrmes procesit tė evolucionit, i cili, deri te arritja e gjendjes sė sotme, ka kaluar nėpėr katėr faza zhvillimore. Sipas saj, fillimisht, nga trysnia e njė force hyjnore, krijohet bota energjetike, e cila pėrmes procesit gradual tė kondensimit, arrin gjendjen e ngurtė, dhe ne kėtė realitet e quajmė si botė materiale, ose minerale. Edhe pse ne e konsiderojmė se i takon natyrės sė vdekur, me njė nivel mė tė ulėt struktural, edhe bota minerale ėshtė e ndėrtuar nga dy tė kundėrtat e veta: materiales dhe shpirtėrores. Si pjesė materiale e ndėrtimit tė botės minerale, duhet konsideruar struktura e saj e ngurtė e ndėrtuar nga atomet, molekulat, elektronet etj.,
    ndėrsa si pjesė shpirtėrore (jo materiale), ėshtė informata, ose kujtesa e koduar e vetė procesit tė ndėrtimit dhe funksionimit si njė tėrėsi harmonike universale, nė vazhdimėsi.

    Pėrmes funksionimit tė pandėrprerė tė ligjit tė evulimit si proces, qė mundėson njė avancim tė pėrhershėm, nė stadin e dytė zhvillimor, krijohet bota bimore. Bota bimore, e cila, po ashtu, ndėrtohet nga pjesa materiale dhe shpirtėrore, nėse krahasohet me atė minerale, ajo pėrveē kujtesės sė gravuar si kod evolutiv dhe gjenetik, e ka tė zhvilluar edhe ndjenjėn e regjistrimit tė sinjaleve tė ndryshme qė vijnė nga rrethi ku ajo zhvillohet. Pra, ėshtė substancė e gjallė, e cila si formė mė e avancuar shpirtėrore, ka aftėsinė e regjistrimit tė ndikimeve tė ndryshme nga rrethi i jashtėm objektiv. D.m.th., ka tė zhvilluar ndjeshmėrinė. Ndjeshmėria e botės bimore, si aftėsi mė e avancuar, ėshtė krijuar si nevoė e trysnisė evolutive, qė do t'ju shėrbej bimėve gjatė adaptimit tė tyre ndaj presioneve tė ndryshme tė veprimeve nga jashtė (ndikimeve ekzoterike).

    A kanė bimė shpirt?
    Nga tė theksuarat si mė lartė, mund tė konstatojmė se bimėt, nė krahasim me botėn mė tė ulėt minerale, janė substanca mė tė avancuara tė cilat nė pjesėn e vetė tė ndėrtimit jo material (shpirtėror), pėrveē kodimit evolutiv, e kanė tė zhvilluar nė mėnyrė tė pavetėdijshme edhe ndjenjėn e regjistrimit tė gjendjeve tė ndryshme tė veprimit nga rrethi i tyre i jashtėm.
    Pra, nė krahasim me botėn minerale, bimėt kanė ndėrtim mė tė avancuar me njė ndėr vetėdije tė kufizuar tė ndjenjės instiktive tė ndikimeve tė ndryshme nga rrethi i tyre objektiv.

    Kėtė strukturė materiale dhe shpirtėrore tė botės bimore, kaherė e kanė predikuar mėsimet e lashta ezoterike. Edhe pse tė nivelit mė tė ulėt evolutiv, nė krahasim me botėn shtazore dhe krijesėn mė tė pėrsosur nė univers - NJERIUN, nga ta, bimėt janė konsideruar si gjallesa, qė pėrveē ndėrtimit substanco-material, kanė edhe shpirtin e vet.

    A kanė bimė qė ushqehen me insekte?
    Se bimėt, vėrtet, kanė ndjeshmėri, pėr herė tė parė nė mėnyrė shkencore e ka vėrtetuar, kush tjetėr, veēse DARVINI, themeluesi i teorisė sė evolucionit. Deri tek vėrtetimi i ndjeshmėrisė mė tė theksuar tė bimėve, ka arritur pas shumė eksperimenteve tė bėra me disa lloje tė bimėve mishngrėnėse, pėrkatėsisht bimėve qė ushqehen me insekte. Rezultatet e veta kėrkimore nė kėtė drejtim, sė pari, i boton mė vitin 1880, nė veprėn e vetė tė titulluar "Aftėsia e ndjeshmėrisė tek bimėt". Pas Darvinit, hulumtimet e ndryshme metodike tė ndjeshmėrisė sė bimėve i kanė vazhduar shumė shkencėtarė me renome, e qė, deri nė ditėt e sotme, lista e emrave tė tyre do tė ishe i gjatė. Sido qė tė jetė, atė as edhe shkenca e jonė bashkėkohore mė nuk e mohon. Patjetėr se, nė kėtė kontest tė pranimit zyrtar tė aftėsisė ndijore tė bimėve edhe vėrtetimit praktik tė njė mundėsie tė tillė, ka ndikuar zhvillimi i hovshėm i teknikės sė sofistikuar digjitale, tė cilat aparate regjistrojnė edhe njė ndryshim sa mė tė vogėl tė bimės nė njė reagim tė caktuar emocional apo fizik nga jashtė.

    Nė eksperimentet e shumta tė bėra pėrmes lidhjes sė bimėve nė kėto instrumente tejet precize, ėshtė dėshmuar se ato reagojnė edhe nėse, ta zėmė, ne nė mendje do ta parashikojmė ta dėmtojmė atė, apo, edhe, nėse fuqimisht e ofendojmė bimėn me fjalė tė rėnda ofenduese. Gjatė eksperimenteve tė bėra, instrumentet precize matėse, kanė reaguar pozitivisht, edhe nėse, nė pranin e tyre tė afėrt, ka qėndruar dikush qė ėshtė emocionalisht jo stabil. Po ashtu, nė vendet ku ėshtė lėshuar muzika e lehtė, e veēanėrisht ajo zhanrit tė muzikės serioze (Betoveni), ėshtė konstatuar njė zhvillim dhe rritje mė e mirė e bimės.

    Se bimėt, vėrtet, parandjenjė atmosferė tė ndryshme emocionale, edhe ju tė nderuar lexues, mund ta bėni njė eksperiment tė thjeshtė vrojtues. Vrojtoni familjet dhe hapėsirat e ndryshme banuese ku ka lule me saksi. Nėse janė ato nė gjendje tė mirė dhe tė zhvilluar, atėherė sigurisht nė atė rreth mbretėron njė harmoni e sinqertė kolektive plot dashuri. Nė anėn tjetėr, nė ato rrethe dhe hapėsira ku marėdhėniet ndėrnjerėzore janė seriozisht tė acaruara, aty edhe lulet nuk zhvillohen si duhet, ose edhe ka mundėsi tė vyshken nė tėrėsi.

    Ky ishte njė eksperiment i vogėl vrojtues, por nėse ju, vėrtet, dėshironi praktikisht tė bindeni nė kėtė fakt, atėherė, duhet t'i pėrgatitni dy saksi me madhėsi tė njėjtė dhe tė mbushura me dhe tė njėjtė. Mė pas, nė to i mbillni nga dhjetė kokrra fasule tė llojit tė njėjtė. Njėrėn saksi e vėni nė njė dhomė, kurse tjetrėn nė dhomėn tjetėr, me kusht qė tė kenė kushte tė njėjta fizike tė zhvillimit, pra, tė jetė drita e njėjtė dhe tė ujitja nė kohė tė njėjtė. Njėrėn saksi, lėreni ashtu qė vetvetiu tė zhvillohet, kurse tjetrės, ēdo ditė ia lėshoni njė muzikė tė qetė serioze. Po ashtu, kėtė saksi, pėrveēse do ta "argėtoni me muzikė", kultivojeni atė duke i fol fjalė tė mira plot sinqeritet dhe dashuri. Pas 2-3 javėsh, krahasojeni saksinė e parė, e cila ėshtė zhvilluar nė kushte normale, dhe, atė tė dytin, qė ėshtė kultivuar nė kushte "speciale"?!

    Qė ndjeshmėria e bimėve tė shfrytėzohet sa mė mirė, pėr tė mirėn e njerėzimit, nė vend tė plehrave tė ndryshme artificiale me pėrmbajtje kimike, agronomia bashkėkohore, gjithnjė e mė tepėr aplikon kėto kushte tė veēanta, ku agrikulturave, nga altoparlantėt e shpėrndarė nėpėr sera tė mbyllura, ju lėshohet muzika e lehtė. Po ahstu, pėr punė gjatė kultivimit tė kėtyre rendimenteve bujqėsore, gjithnjė angazhohen njerėz qė janė emocionalisht mė stabil dhe qė rrezatojnė pėrherė pozitivisht.

    Pėr fund, t'ju jap edhe njė sugjerim tė leverdishėm, e qė, ndoshta, do t'ju shėrbejė nė praktikė: nėse eventualisht dyshoni se ju, apo familja juaj, janė nėn ndikimin e magjisė sė zezė, para se tė vendosni tė shkoni te ndonjė "shėrues" sharlatan, sė pari, i vrojtoni lulet qė i keni nė saksitė e shtėpisė apo banesės suaj, ku ju qėndroni mė sė shumti gjatė ditės. Nėse ato zhvillohen mirė dhe janė tejet tė shėndosha, atėherė, largojeni nga mendja dyshimin se janė tė rrezatuar nga ndikimi i magjisė sė zezė.
    Jeni tė sigurt! Bimėt, sė pari, i regjistrojnė tė gjitha ndikimet negative dhe rrymimet e tjera tė dėmshme nga rrethi juaj!

    Adnan Abrashi - NANDA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  8. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    PSIKOLOGJIA PARANORMALE ose PARAPSIKOLOGJIA

    Parapsikologjia eshte nje nenbashkesi e disiplines se psikologjise, e cila kerkon te studioj apo tu jap shpjegim te gjitha atyre dukurive fizike e psikike te supozuara apo te parashikuara si anormale te cilat nuk bejne pjese ne ato qe quhen eksperienza te perbashketa, dhe qe shpesh here tentojne te rrezojne apo te kapercejne ligjet e fizikes.
    Termi "parapsikologjia" u perdor per here te pare ne vitin 1889 nga filozofi dhe mjeku gjerman Max Dessoir, ku me vone doktor Rhine do te indentifikonte apo permblidhte me kete term dhe ate te metafizikes, per te kategorizuar ato funksione te psikikes te cilat nuk kane origjine psikologjike por paranormale.

    Parapsikologjia qe ne themelet e saj niset me bindjen se mendja humane shfrytezon vetem ne nje pjese te limituar te potencialit te saj, dhe si rrjedhoj keto fenomene anormale dhe kontradiktore ne ato raste kur ekzistojne me te vertete, mund te jene frut i nje aktivizimi spontan i jokoshiences duke prodhuar keshtu fenomene apo dukuri te fshehta te mendjes.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Tema tė Ngjashme

  1. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  2. Njohuri gjuhėsore dhe politike pėr arvanitėt
    Nga alfeko sukaraku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 11:37
  3. Nje pyetje per te gjithe ata qe kan njohuri ISLAME
    Nga Stentori nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 17:25
  4. Njohuri Mbi thesaret tona
    Nga rudi c33 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 21:37
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 10:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •