Per mendimin tim nuk duhet vene sherbimi i detyrurar dhe sidomos 2 vjet.
Nese duan ta vene patjeter atere maksimumi nje muaj sa per te marre secili njohurite baze per armet e per metoda te tjera ushtarake, po 1 vit e 2 vjet eshte qesharake.
Kosova do kete ushtrine e vet. Nese larg qofte pastaj fillon lufte atere do ngrihet gjithe populli, ose sic u tha me lart ata qe me verte duan te luftojne per Kosoven.
Se jemi ne kohen e qepes ne kur nje ushtri donte 1 muaj ne kembe te bente 300-500 km apo eshte kosova me siperfaqe te madhe qe te mund ti lejoje vetes ne rast lufte nje mobilizim...
Po qe se serbi organizon 50 mije ushtare,ti me cdo i dalesh para,me 5 mije mercenare?
Nga Vranja nje prishtine sa do me makine? Po nga novipazari ne mitrovice?
E kupton ti se serbi te niset me kolona ushtarake ne oren 12 te nates dhe ne mengjes e ke ne prizren....shko e bej ne mengjes mobilizimin e pergjithshem ti me serbin nga te gjitha anet....
Po thuaj shyqyr qe nuk shkulet amerika pa me keto mend kosoven e merr serbi per 6 ore dhe shqiperine greku per 24 ore....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
po cfare njohurish do maresh per nje muaj!!!!!???
nje muaj te duhet qe te normalizohet organizmi me supen e ushtrise!!LooooL
po cili popull do ngrihet ne raste te nje lufte??
ku do shkosh kur nuk ke njohuri per armen !!
cfar kujtove se eshte lufta??te mbledhesh sheqera per Bajram,apo Veze per pashke!!?
Thash mos je kah e di per cka po flet. Thuaj plakut tand le t'na e shkruan ndoj fjale.
T'ishe shku n'ushtri para se me u regjistru universitet, tash e kishe dite per cka je tu pyet edhe qysh duhet me u ba ajo pyetje.
Pa i pergjegj do pyetje fundamentale nuk ban me u marre me kime. E ato jane:
Cka asht ushtria? Pse asht ushtria? Kush ka nevoje per tae? Cilat jane kerkesat dhe rrethanat per nji ushtri, cfar profili ushtarak imponojne rrethanat dhe kerkesat specifike ushtarake ne regjion tu iu pergjegj interesave gjeostrategjike t'subjektit tand shtetnor ne vendin tand. E tek ne fund: -Si m'e realizu ne praktike profilin e karakterit te efektivit ushtarak te asaj ushtrie si asht gatite me ate platforme?
Ti dmth i ke abstrahu te tana keto te dhana, nevoja, kerkesa e plane afatgjata per zhillim, vec t'ka mbete me pvet' sa vjec duhet me kane rekrutat dhe sa vjet jete duhet me ja-u hanger per kete qellim. Pa e pergjegje asnjanen pyetje pa pergjegjen e se cilles nuk mundesh me mbrri deri te k'to pyetje, tuj fillu' prej:
-Pse na duhet ushtria? E kur ta gjegjsh kete pyetje e ke lehte me u gjegje ne te dyten. -Cfare profili ushtarak, e cilat karakteristika speciale te ushtrise na nevojiten per ate qellim. -Cili asht plani afatgjate strategjik i interesave nacionale, te cilin kjo ushtri duhet, edhe ka me e mbeshtete ne planin diplomatik, qy me ardhe te pyetje e bazave te hartimit te normave e kritereve, si per mjetet, si per forcat e gjalla te ngritjes se reparteve e njesive te domosdoshme per kete ushtri; Cilat mjete teknike kane perparsi? Cfare niveli pjekunie dhe pergatitje fizike ka nevoje per me i vu ne perdoruimi ato? Cili asht numri optimal i ushtarve per me mbajt nivelin e efikasitetit te plote ne rrethana normale si me mujte e me ardhe ma n'fund te pyetja, -cila moshe asht psiko-fizikisht ajo qe i permbushe kerkesat e nivelit te seriozitetit, cendrueshmerise, pergjegjshmerise dhe aftesise se plote psiko-fizike per maksimumin efektiv te ushtrise ne cilendo rrethane te sigurise nacionale?
Tek masandej me u ndale e me vete veten a asht budallak me i largu prej shkolles e zhvillimit te aftesive te tyne per jete, 2 vjete te plota tu i mbajte badihava ne buk edhe dy vjet tuj ua ndryshke trunin per me i harru te tana cka i kan mesu ne shkolle, e tuj ua shty per dy vjet te plota mundesine e vazhdimit te shkollimit dhe aftesimit per jete, pune e kontribut konkret ndaj shoqnise; tu e dite fort mire se ushtria mbahet bash prej q'asaj pune konkrete produktive te tyne n'ekonomine nacionale. Tu e dite si keto gjana ekonomise tan'e i kushtojne saktesisht 4 vjet shpenzim per vec dy vjet perdorim/sherbim.
(Shi cdo dy vjete t'sherbimit e te mbajtjes me buk e shpenzime plotesuese te 50000 ushtareve (1/4 e popullates), ki me i humbe edhe dy vjet shtese te punes prodhuese te po atyne gjys'milioni t'njerzve q'i ke paaftesu per jete e qe per ato dy vjet kishin me punu e me i pagu taksa shtetit.)
Per me kane pak ma i kjarte: kjo ash njisoj sikur ti me ken i punsuemi q'i fiton 300 eki n'muaj, po t'u ka ba shpija pa ly, e tash masi po t'dhimben me ia dhane molerit 150 eki per ate pune qe ai ta kryen per dy jave, ti ia nis me e ly vet, e t'shkojne pot 4 jave per me e kry. Edhe del e dvete gjinen, -a po ju pelqe shpija si e kam ly'?
E qi te t'an kan me ardhe e me t'thane: qe'tu e paske lane keq, qe'tu asht dashte me i ra edhe nji here...etj, e ti e ke humbe nji muaj per nji pune jo efektive, i ke kursy' 150 eki si ish dufte me ia dhane molierit, po i ke humbe 300 si asht dasht me i fitu' vet. Po ekonomine e vendit e ki damtu per 450 eki te plota. Se edhe molerin e ke lane pa rroge pune e pagese. Tu e realizu nji pune amatorce si nuk ia vlen as paret e harcit.
p.s.:
njani propozoi rekrutim me obligim ne moshen prej 16-18!
kjo per nji me' asht si me pshty prej t'5-tit e me ia dhane vrapit poshte, me e prite ne balle. Po cfare ushtrije asht ajo qe sa here t'u shkojsh n'shikim i zen me njanen dore tuj cfletu naj reviste kolor e me tjetern tuj fishkllu purrinit n'dore, e pushken s'dijne as ku e kan lane?!! Po a f'mija n'pubertet po dojka me na ruajt shtetin a? Hej ku-ku per ne...
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Në zvicër, një pjesë e suhtrisë janë me pagë, kurse pjesa tjetër janë rekrutët që kryejnë shërbimin,njani propozoi rekrutim me obligim ne moshen prej 16-18!
kjo per nji me' asht si me pshty prej t'5-tit e me ia dhane vrapit poshte, me e prite ne balle. Po cfare ushtrije asht ajo qe sa here t'u shkojsh n'shikim i zen me njanen dore tuj cfletu naj reviste kolor e me tjetern tuj fishkllu purrinit n'dore, e pushken s'dijne as ku e kan lane?!! Po a f'mija n'pubertet po dojka me na ruajt shtetin a? Hej ku-ku per ne...
Për më tepër purrinit i fishkëëlojnë edhe më të vjetrit, njësoj sikurse lexojnë gazeta.
Pikërisht në këtë moshë duhet të shkojnë të rinjtë në ushtri, sepse është mosha kur njeriu fiton veti të mira e virtyte.
Keto jane pyetje te thjeshta o Baptist....Kujtova se do pyesje per logjistiken,qe eshte gjeja me e rendesishme e nje ushtrie....
Nevoje per ushtrine ka Kosova,qe te mos varet prej trupave te huaja ne mbrojtjen e territorit si dhe me pas mundesi reale te llogaritet ne konfliktin e ardhshem ne ballkan ,qe do plase ne maqedoni....
Pastaj ushtria eshte krenari kombetare, une me kete ide jam rritur... Eshte turp me u mbrojt prej te huajve,te pakten per bijte e skenderbeut....
Kosova duhet te kete nje ushtri te mjaftueshme per te mbrojtur 2 portat e saj kryesore,Porta e Veriut ,pra rrugen qe lidh Mitrovicen me rashken dhe Porten juglindore ,rrugen Bujanovc-Gjilan e pastaj portat dytesore Podujeve dhe Peje,meqe kacaniku nuk sjell problem....
Repartet e artilerise ne keto pika duhet te jene aq te fuqishme sa te bllokojne cdo veprim blickrigu nga ana e serbeve,pasi ky eshte rreziku kryesor...Siperfaqja ne miniature e kosoves dhe siperfaqja fushore e ben pre te lehte,po qe se cahet ndonje nga 2 portat....
Po ashtu portat jane te ngushta ,qe tu lejojne serbeve perdorimin masiv te tankeve,ama po u cane ,tanket bejne qef ne kosove.....
Garantohet rezistenca per 48 ore,sa eshte e mjaftueshme per te mbledhur rezervistet,pastaj serbi ngel ne kufi pa shpresa....
Praktika eshte e thjeshte,populli nuk ankohet pse shume pare vene per armatime ne vend se te shkojne per rruge e shkolla dhe kosova e ka mbrojtjen e garantuar....thjesht artileri,dhe raketa kunderajrore duhen...Kosova eshte territor mese i mbrojtshem,por vetem ne kufi....linja e dyte nuk ekziston,sta lejon terreni...
Gjithsesi keto jane muhabete kot se keto gjera dihen shume mire....Po qe se duhet efektiv me eksperience si fillim ka oficera te papune ne shqiperi sa te duash....
Ceshtjen une e shtrova jo nga pikepamja teknike,por per te pare a ekziston vullneti ne rinine kosovare te mbrojne atdheun me gjakun e tyre apo i ka zene rehati me forcat e huaja qe bejne punen e tyre....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Ti dhe shumë të tjerë që jeni jashtë, keni përshtypjen se ne jemi shtet.Nevoje per ushtrine ka Kosova,qe te mos varet prej trupave te huaja ne mbrojtjen e territorit si dhe me pas mundesi reale te llogaritet ne konfliktin e ardhshem ne ballkan ,qe do plase ne maqedoni....
Pastaj ushtria eshte krenari kombetare, une me kete ide jam rritur... Eshte turp me u mbrojt prej te huajve,te pakten per bijte e skenderbeut....
Në fakt këtu sundon UNMIK ashtu sikur përpara sundonte Serbia.
Trupat Mbrojtëse të Kosovës që i kishin 3000 pjesëtarë, po shpërbëhen, dhe në vend të tyre po krijohet Forca e Sigurimit të Kosovës, që ka vetëm 2500 pjesëtarë, me armatim të lehtë.
Pikërisht kjo është dëshira e të huajve, që neve të na lënë pa ushtri në mënyrë që ne të jemi të varur nga mbrojtja e tyre dhe t'i lusim që të na mbajnë të okupuar.
Fajin për këtë e kanë Agim Çeku dhe Hashim Thaçi që e kanë nënshkruar kapitullimin e UÇK-së.
Ekziston edhe linja e dytë, fillon në veri nga Bjeshkët e Thata, vazhdon në afërsi të Prekazit, Bjashkët e Çyçavicës, Golesh, Grykë e Carralevës, Mal i Nerodimes, Mali Zhar, Lugina e Siriniqit dhe përfundon në majet e Sharrit.Kosova eshte territor mese i mbrojtshem,por vetem ne kufi....linja e dyte nuk ekziston,sta lejon terreni...
Por kjo linjë lë jashtë gjysmën e Kosovës.
Shihe hartën:
http://www.kosovamail.com/images/kosova-map.jpg
nuk mundet ta mbroje veten kosova me ushtaret e vet te mobilizuar qofshin ato edhe 100 mije ,kosova duhet te pregatite dipllomate te afte ta mbroje ate me diplomaci .tung
Krijoni Kontakt