Njoftim per pasaportat
TIRANE (3 Djetor)
- Emigrantėt nė Greqi dhe Itali do tė marrin pasaportat e reja nė vendet ku ata banojnė. Zėvendėskryeministri Meta dhe ministri i Rendit, Luan Rama, vendosėn dje qė ambasadat dhe konsullatat shqiptare tė bėjnė edhe shpėrndarjen e pasaportave. Pėr tre ditė nė Athinė, Selanik, Romė, Milano dhe Bari do shpėrndahen 500 mijė formularė dhe pas dy ose tre javė nga aplikimi emigrantėt do marrin pasaportat e reja. Nė ndihmė tė kėtij operacioni tė pėrbashkėt tė Ministrisė sė Jashtme dhe Ministrisė sė Rendit do tė jetė edhe vendimi i Ramės pėr tė zgjatur edhe me njė vit afatin e pėrdorimit tė pasaportave tė vjetra. Emigrantėt gjatė kohės qė do tė pėrdorin pasaportat e vjetra do tė nisin qė tė plotėsojnė formularėt dhe dokumentacionin tjetėr pranė pėrfaqėsive diplomatike shqiptare. Nė kėto pėrfaqėsi pritet qė tė dėrgohen policė shqiptarė qė do tė merren me procedurat e pajisjeve me pasaporta. Emigrantėt nuk do tė jenė mė tė detyruar tani qė tė vijnė nė Shqipėri pėr tė marrė pasaportat e reja. Ligji kėrkonte qė ata tė ishin tė pranishėm dhe tė verifikoheshin nga ana e policisė disa herė. Kjo procedurė kėrkonte, tė paktėn, njė muaj kohė tė dety-rueshme qėndrimi nė Tiranė. Pas aplikimit punonjėsit e policisė tė zonave tė ndryshme bėnin verifikimin fizik pranė banesave tė shtetasve dhe mė pas duhet tė ishin vetė ata qė tė tėrhiqnin pasaportėn pranė drejtorive tė policisė nė rrethe. Kjo procedurė do tė ndryshojė tashmė. Emigrantėt do tė aplikojnė dhe tėrheqin pasaportat pranė dy ambasadave dhe konsullatave. Nė takimin mes zėvendėskryeministrit Meta dhe ministrit tė Rendit, Rama, ėshtė vendosur qė pasaportat e emigrantėve tė tėrhiqen dhe nė drejtoritė e policisė nė rrethe edhe nga tė afėrmit e emigrantėve tė cilėt kanė prokurė pėr tė bėrė kėtė veprim. Kėto ndryshime tė ndėrmarra nga Meta dhe Rama u bėnė pėr shkak se prej kohėsh kishte ankesa nga emigrantėt tė cilėt rrezikonin tė humbisnin punėt e tyre jashtė vendit pėr tu pajisur me pasaportat e reja. Ministri Rama pak javė mė parė kishte kėrkuar qė tė bashkėpunohej me Ministrinė e Jashtme pėr tė gjetur njė zgjidhje.
ro/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt