Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Çmimi i bukës në Tiranë, 120 lekë

    Çmimi i bukës në Tiranë, 120 lekë

    Pas kryeqytetit, prodhuesit paralajmërojnë rritje edhe në rrethet e tjera: Shkak është çmimi i ri i miellit, vajit dhe energjisë

    Çmimi i një buke të plotë nuk do të jetë 100, por 120 lekë të reja. Bëhet fjalë për çmimin e një buke, e cila peshon 850 gramë. Deri tani, një bukë me një masë të tillë ka kushtuar 80 lekë.

    Megjithëse radha e qytetarëve që blejnë bukën me listë nuk është pakësuar, asortimenti bazë i tryezave tona do të jetë i të së njëjtës masë, por do të kushtojë më shtrenjtë. Dje, në një pjesë të furrave buka është shitur me 100 lekë të reja. Shumica e furrave kanë mbajtur çmimin 80 lekë, por pronarët e furrave sqarojnë se bukët që shiten me këtë çmim nuk janë të plota. Ato janë më pak se 850 gramë. Shoqata e Prodhuesve të Bukës ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për të rritur çmimin nga 80 në 100 lekë të reja. Por, situata në të cilën ndodhen prodhuesit dhe tregtarët e miellit, vajit apo produkteve të tjera me të cilat bëhet buka, ka kushtëzuar rëndimin e xhepave të qytetarëve të varfër shqiptarë.

    I pyetur nga gazeta "Shqip" për këtë rritje dhe manovrat që po përdorin pronarët e furrave të bukës, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës sqaroi se: "Situata në të cilën ndodhen sot prodhuesit e bukës çon domosdoshmërisht drejt rritjes së çmimit. Çmimet e mallrave me të cilat bëhet buka janë rritur, ndërsa presim rritje të tjera. Rritja e produkteve çon në prognozën e rritjes së çmimit të bukës", sqaroi Gëzim Peshkëpia, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës.

    Rritja e çmimeve

    Çmimi i blerjes së miellit me shumicë nga 60 ka shkuar në 61 lekë të reja. Sipas prodhuesve, pritet të ketë edhe një rritje tjetër, duke e çuar këtë çmim edhe në 63 lekë. Në tregjet ndërkombëtare ka pasur rritje të çmimit të grurit, e cila ka sjellë zinxhir edhe rritjen e miellit. "Është lajmëruar një tjetër rritje e energjisë elektrike. E para kësaj rritje jemi ndeshur me ngritjen e çmimit të vajit. Nga 100 lekë, vaji në këtë periudhë është blerë me 220 lekë. kjo ka krijuar një situatë të papërballueshme për prodhuesit e bukës", sqaron Peshkëpia. Sipas tij, në një gjendje të tillë, zgjedhja individuale që kanë gjetur prodhuesit ka qenë rritja e çmimit të bukës me 100 lekë.

    Rritja e papërballueshme e çmimeve të asortimenteve me të cilat bëhet buka ka sjellë edhe çmime më të larta, të cilat janë zbatuar që nga nisja e muajit të ri, datës 1 shkurt.

    Kjo ka bërë që të gjenden gjithfarëlloj mënyrash për t‘u shitur bukën qytetarëve. Prodhuesit thonë se në këto kushte edhe shteti e ka të pamundur të ndërhyjë, pasi shteti nuk mund të blejë dot grurë. Atë e blejnë tregtarët. E megjithatë, nëse shteti do të gjente mënyra për të ndihmuar edhe tregtarët, edhe qytetin mund të zbatonte politika të tilla që të lehtësonte taksat doganore të produkteve me të cilat bëhet buka, mielli, gruri e në këtë mënyrë të ndikojë në uljen e kostos.

    Kosto

    Produkte si gruri apo mielli Shqipëria i importon nga Kazakistani, Rusia, Ukraina. Ndërsa duke nisur nga muaji shkurt mendohet që këto produkte t‘i marri nga Argjentina, Brazili e Kanadaja. Edhe pse rruga nga vijnë produktet për bukën e shqiptarëve është e gjatë, konsumatori ndodhet përpara vështirësive, pasi buka është produkti i pazëvendësueshëm për familjet tona. Si për të gjetur ndonjë zgjidhje alternative apo për të zyrtarizuar vendimet individuale të prodhuesve, në datë 11, Shoqata e Prodhuesve të Bukës do të mbledhë Këshillin Kombëtar për bisedime. "Jemi në dijeni se një pjesë e konsumatorëve shqiptarë blejnë bukë me lista, por, nga ana tjetër, edhe prodhuesit ndodhen para rritjes së vajit, miellit, energjisë elektrike, gazit, naftës. Paralelisht me të gjitha këto rritet edhe kostoja e prodhimit".





    Zgjidhjet e furrave që nuk rrisin çmimin


    Çmimi 80 lekë, sasia më pak se 850 gramë




    Edhe ato furra që nuk e kanë rritur dje çmimin e bukës, e kanë pasur një hile. Një pjesë e tyre kanë shitur bukë 80 lekë, por sasia e produktit ka qenë më pak se 850 gramë. "Këto janë zgjidhje alternative, por çmimi i rritur nuk do të thotë më shumë sasi. Një bukë 850 gramë do të kushtojë 120-125 lekë", tha Peshkëpia.

    Dje ka qenë dita e parë e rritjes së bukës nga 80 në 100 lekë. Perspektiva e furrave që nuk e kanë shitur bukën me këtë çmim është e njëjta, rritja e çmimit. Nëse ato nuk do ta bëjnë këtë do të shkojnë drejt falimentimit. Një familje shqiptare, që konsumon çdo ditë 1-2 bukë, tashmë duhet të shpenzojë 200 lekë të reja në ditë vetëm për të blerë këtë produkt. Kosto për të gjithë muajin kap shifrën e 6 mijë lekëve të reja.


    Rritja e bukës, reagon LSI-ja


    Shqiptarët po varfërohen nga paaftësia e qeverisë


    Rritja e çmimit të bukës tregon edhe njëherë paaftësinë e qeverisë për të mbrojtur shtetasit e saj. Rritja e çmimit të bukës po rëndon edhe më tej xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ky ka qenë reagimi zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas rritjes së çmimit të bukës nga furrat e para. "Kjo masë bëhet akoma më e mprehtë po të marrim parasysh dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, karburanteve dhe gazit. Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon dështimin total të politikës së shërbimeve dhe shërbesave të kësaj qeverie", deklaroi dje nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra. Sipas saj, premtimeve të qeverisë tashmë nuk u ka mbetur asnjë grimë serioziteti, për më tepër kjo qeveri tashmë po hedh mbi qytetarët shqiptarë koston e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së saj. LSI-ja shpreh shqetësimin e saj të thellë për rritjen e paprecedentë të çmimit të bukës, që rëndon xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë. Kjo masë bëhet akoma më e mprehtë po të marrim parasysh dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, karburanteve dhe gazit.


    http://www.peshkupauje.com/wp-conten.../06/Gomari.JPG

    ps
    populli reagoi me indiferencen e zakonshme

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nuk ka faj tregtari qe e shet me 120 leke.Nuk do shpetoje KESH-i duket rrjepur gjalle popullin.
    20 milione dollare eshte shuma ne lista,para qe populli i detyrohet tregtareve vetem ne Tirane.
    Populli ka rene ne gjume,kjo eshte normale.
    Ne do te hyjme ne NATO,Europe dhe kjo ka rendesi.
    700.000 shqiptare quhen te varfer,dhe jo qe i mungon makina por buka e gojes.
    E kujt ja plasi se po vdesin robt per buke?
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Nuk ka faj tregtari qe e shet me 120 leke.Nuk do shpetoje KESH-i duket rrjepur gjalle popullin.
    20 milione dollare eshte shuma ne lista,para qe populli i detyrohet tregtareve vetem ne Tirane.
    Populli ka rene ne gjume,kjo eshte normale.
    Ne do te hyjme ne NATO,Europe dhe kjo ka rendesi.
    700.000 shqiptare quhen te varfer,dhe jo qe i mungon makina por buka e gojes.
    E kujt ja plasi se po vdesin robt per buke?

    Fajin e kane keta qe tallen or ti lec....
    Populli s ka c te beje o do ia fusi PS-ja ose do ja ngopi PD-ja...


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Buka eshte 80 Leke deri tani.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    takimi nano berisha.. jepet nga ky millosh barati i edvinit te braces e taulantit te nexhmijes se enverit si shkak i varferise.. e i rritjes se cmimeve..

    sa demagoge.. jeni more.. kaq te rinj e kaq egersira..
    ai takim shmangu nje 97 tjeter qe po pergatisnin me vrull mafiozet e ps-se se edvinistave dhe egersirat e tjera gjinush e zorraxhij tjere rreth saje..
    dhe 97 -tat jo vetem sjellin varferi buke.. por shkaktojne mijra tragjedi.. qe tashme dihen..

    per nje krodhe buke burrat e vlores ne 97-98-te te mbyllur brenda 1 vit rresht nga tmerri i kallashit causho zabito gjinushist.. detyroheshin te dilnin me koke ne torbe jashte e te lypnin tek komshiu per te ushqyer femijet e burgosur brenda kater mureve te bodrumeve..
    dhe shpesh ajo krodhe buke paguhej me jet njeriu sepse shpesh prindi nuk arrinte te kthej gjalle se e kosiste kallashi caushve..

    qenkeni merzitur qe dy politikane folen e shpetuan nje super tragjedi per mijra e mijra e mijra shqiptare..

    dhe flet per buke..ky i pangopur me gjak .. kinse po i qan zemra per popull..

    le ti sjellin miljardat e vjedhura padronet e tu nga bankat e huaja.. o barat.. e te blejne miell me to qe te haje jo shqiptaret po dhe gjith afrika 5 vjet rresht..

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Tregu i lire i ka keto, cmimi i bukes duke qene qe eshte i mvarun totalisht rreth 80 apo 90% nga mielli i importuar, njekohesisht duke qene qe cmimi i brunrave eshte rritur ne bursat nderkombetare doemos knsumatori do ndihej ngushte.....ama kjo ska te bej fare me qeverisjen, nqs qeverisja duhej te permendej ateher duhej te permendej per rritjen e rrogave dhe pesnionve qe dp lehtesojne sado pak kto ritje cmimesh qe direktohen nga bursat nderkombetare.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    takimi nano berisha.. jepet nga ky millosh barati i edvinit te braces e taulantit te nexhmijes se enverit si shkak i varferise.. e i rritjes se cmimeve..

    sa demagoge.. jeni more.. kaq te rinj e kaq egersira..
    ai takim shmangu nje 97 tjeter qe po pergatisnin me vrull mafiozet e ps-se se edvinistave dhe egersirat e tjera gjinush e zorraxhij tjere rreth saje..
    dhe 97 -tat jo vetem sjellin varferi buke.. por shkaktojne mijra tragjedi.. qe tashme dihen..

    per nje krodhe buke burrat e vlores ne 97-98-te te mbyllur brenda 1 vit rresht nga tmerri i kallashit causho zabito gjinushist.. detyroheshin te dilnin me koke ne torbe jashte e te lypnin tek komshiu per te ushqyer femijet e burgosur brenda kater mureve te bodrumeve..
    dhe shpesh ajo krodhe buke paguhej me jet njeriu sepse shpesh prindi nuk arrinte te kthej gjalle se e kosiste kallashi caushve..

    qenkeni merzitur qe dy politikane folen e shpetuan nje super tragjedi per mijra e mijra e mijra shqiptare..

    dhe flet per buke..ky i pangopur me gjak .. kinse po i qan zemra per popull..

    le ti sjellin miljardat e vjedhura padronet e tu nga bankat e huaja.. o barat.. e te blejne miell me to qe te haje jo shqiptaret po dhe gjith afrika 5 vjet rresht..

    Brari, te shkon shume emri qe mban pasi sjell ne kujtese nje lum, e ty, te paska marre lumi trute me duket...

    Po te pergjigjem vetem nje here sepse, me shume ti nuk vlen, pasi te gjitha postimet e tua jane vetem perrenj sharjesh te nje njeriu qe militon ne menyre te palogjikshme.

    Mua nuk me intereson asnje nga emrat qe ti shan po lavderon, pasi jane te gjithe e njejta prerje. Ti mo u merzit or burre se edhe pak dhe erdhen zgjedhjet, dhe do ulerasesh sa te duash..

    Pergjigjen per postimin ten e ke ne nje postim po tendin :


    Postuar me pare nga BRARI [07-02-2004, 13:47 ]

    ja hodhi Nano dhe kte radhe popullit..
    ne ndihme i erdhi si gjithmone kryegomari Berisha..

    sot eshte e shtune.. Zyrat jan pushim..nano vet eshte ne Spanje..
    Me ke e kane protestuesit inatin?
    Me ushtarin qe ska pergjegjsi per punet qeveritare?
    Me policin qe mban rendin?
    Me pllakat e mermerit te shkalleve te kryeministrise qe skan dijeni per rritjen e cmimit te bukes ?

    A ka tru Shtabi i PD-se apo ata drogohen te tere si tifozet angleze e sdin c'behet ne kte dynja?

    A nuk mjafton nje miting ne nje shesh te madh e ku te flasin oratoret nga Partite ose individ te ndryshem e te shpalosin kredot e tyre?

    Pse u dashka cuar Turma ne dyer te zyrave?

    Pse PD po i ngarkon vetes kto vula turpi qe do i japin material Erion Brace Dokles per 5 vjet te tjera te tallen me PD e Popullin??

    Berisha nuk mundet me te justifikohet..
    Dje erdhi nga Europa e sot vepron Haxhi Qamilshe.. turp turp turp.. kujt po ja japim voten tash 14 vjet..

    detyrimisht Ai duhet te largohet perfundimisht nga Pd si Sabotator NR 1 i krejt aspirates demokratike Shqiptare e si sherbetor i bindur i Nomenklatures Staliniste..mafioze..

    Po del se krejt kryesia e PD-se eshte nje vegel e PS-se..

    Kjo e sotmja eshte kulmi ...

    A foli vet ky njeri per ""RRUG te re" per FILLIMIN e ri.. per hapjen e dyerve per inteligjencien..

    Per cfar dyersh e paska pasur fjalen ky hipokrit?


    Pse per ta cuar inteligjencen tek dera prej dru lisi e kryeministrise BOSH e per ta perleshur e gjakosur kte inteligjenc me ushtaret e mjere te pafajshem...per kto dyer Foli Berisha??

    Ka 1000 metoda per te rrezuar nje qeveri..
    999 jan te lejueshme dhe njera eshte e palejueshme..pra ajo me konfrontim..dhe Berisha i humb qellimisht te 999 variantet legale e komode dhe e con PD ne variantin me te keq e me te papranueshem..

    Turp e faqe zeze...
    Per ata qe duan te lexojne te plote repertorin populloro-protestues te Mr. Ulerimes, mund te vizitojne kete teme :

    NANO IK





    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 03-02-2008 më 17:59

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    LSI-ja kundër rritjes së çmimit të bukës


    LSI-ja ka kërkuar nga qeveria aktuale që të marrë masa dhe të ndërhyjë për të ndaluar rritjen e çmimit të bukës. Qëndrimi i LSI-së është bërë dje publik nga nënkryetarja Filloreta Kodra, e cila në një konferencë për shtyp tha: “LSI shpreh shqetësimin e saj të thellë për rritjen e paprecedentë të çmimit të bukës, që rëndon xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë. Kjo masë bëhet akoma më e mprehtë po të marrim parasysh dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, karburanteve dhe gazit. I kërkojmë qeverisë t’i vlerësojë me seriozitet e përgjegjshmëri këta masa, në mënyrë që të mos thellojmë më tepër krizën ekonomike dhe varfërinë gjithnjë në rritje, që po përjeton vendi”, - tha Kodra.

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    "Legjenda e Misrit" në shekullin XXI


    Aida Harka

    Bukë! Bukë!

    Në shekullin XXI s‘ka hipoteza perëndish, por ka apoteoza buke!

    Në vendin e shqiptarëve, ku flitet shqip, nënkupto shkoqur, kryefjala e bisedave është buka (ndër të paktat fjalë me origjinë nga ilirishtja). Thuajse të gjithë punojnë për të siguruar "bukën e gojës" dhe të paktë janë ata që arrijnë e mundin për më tepër. Kaluar mjerimit migjenian. Edhe pse një shekull më vonë, "Legjenda e Misrit" luhet në mes të vendit që aspiron hyrjen në NATO dhe në BE. Në fakt, nga ajo kohë një gjë ka ndryshuar, përbërja e bukës, nga misri është bërë miell. "Bukë!- asht fjala e ditës, asht sinonim i jetës për banorët legjendarë të këtyne maleve të egra". Njësoj dhe tani, plot 100 vjet më vonë. Njësoj të uritur, njësoj të përulur, njësoj të paushqyer. Në një kohë kur niveli i jetesës është ndër më të ulëtit në botë, politikëbërësit zmbrapsen, a thua sikur as ata nuk e hanë më bukën.

    Pushtetarë që të kallin tmerrin me tërheqjen plot përulje përballë çmimit të bukës. Nuk i bëjnë dot ballë revanshit të shtrenjtimit të produktit jetik. Dorëzohen pa kushte, duke thënë se nuk ndërhyjnë dot në këtë treg. Ndryshe nga homologët e tyre kroatë, pushtetarët shqiptarë zgjodhën tërheqjen me nder, "duke pranuar disfatën". Ndërsa buka po thyen "rekordet" për nga çmimi e pesha, askush nuk di të thotë se ku do të ndalet. Kjo është të tallesh me bukën.

    Afro 10 vjet më parë, një nga "baballarët e kombit" del me një copë letër në dorë përpara kamerave dhe artikulon fjalën e turpshme: "Kemi vetëm shtatë ditë bukë". Në atë kohë të mbrapshtë shqiptarët, përveçse të ruanin nderin dhe kokën, rrëmbyen dhe armët për të ruajtur thasët me miell. Kallashë e pistoleta mbështjellë me miell e krunde. Saçe në zjarr dhe farë për të zënë brumin. Viti 2000 trokiste në derë, ndërsa shqiptarët në magjen me miell mbanin brumin për të nesërmen. Me shtrenjtimin e dritave dhe të drurit iu kthyen prapë dyqaneve e furrave të bukës, porse këtë herë numërojnë më shumë se njëmijëlekëshen me figurën e Ismail Qemalit. "Se shekulli XXI asht shekulli i apoteozës së BUKES ndër foletë e Shqipeve".

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shkodranët, me trastë ushqimesh nga Mali i Zi

    Qytetarët shprehen se çmimet në shtetin fqinj janë 50 për qind më të ulëta


    Shkodranët sfidojnë tregjet shqiptare, duke preferuar tregjet malazeze. Në Shkodër, ashtu si në të gjithë vendin, janë rritur ndjeshëm të gjitha çmimet, por, në ndryshim nga qytetet e tjera, ku çmimin kryesor të rritjes e ka kryesuar çmimi i bukës, në Shkodër ka thyer rekord çmimi i vajit, i cili ka shkuar deri në 240 lekë nga 180 që ka qenë dhe çmimet e zarzavateve e frutave që janë trefishuar. Nga kjo rritje çmimesh, të vetmet që i kanë shpëtuar janë çmimet e pijeve në lokale. Duke krahasuar qytetin e Shkodrës me vendin fqinj, Malin e Zi, i cili ka një nivel disa herë më të lartë jetese, çmimet më të larta janë në Shkodër. Kjo ka bërë që qytetarët shkodranë, të cilët lëvizin në Mal të Zi për probleme të ndryshme, kur kthehen marrin me vete mallra ushqimore, pasi çmimet janë 50% më lirë. Madje, siç shprehet një qytetar, Fatmir Kola, i cili tregton veshmbathje nga Mali i Zi "ne hyjmë e dalim çdo ditë dhe të gjitha ushqimet i blej në Mal të Zi. Aty jo vetëm që janë shumë më lirë, por ka edhe ndryshim tepër të madh në cilësi dhe është me leverdi që të marrësh rrugën e të blesh ushqime për një muaj, pasi nuk është më shumë se 30 km". Në Shkodër kjo rritje është më e ndjeshme, për vetë faktin se ky qytet shënon numrin më të lartë të papunësisë. Nga 24 mijë familje që ka qyteti, rreth 30 mijë banorë jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike dhe numri i të papunëve mendohet të jetë rreth 20 mijë persona. Por dhe ata që janë të punësuar në sektorin privat në Shkodër nuk ofrojnë rroga më të mëdha se 15 mijë lekë, duke krijuar mjaft probleme dhe në familjet që mund të quhen të punësuara. Sipas statistikave të marra nga zyra e punësimit në Shkodër, 70% e të punësuarve, që janë kryesisht në rrobaqepësi dhe zdrukthëtari, kanë një rrogë mesatare 15 mijë lekësh në muaj dhe këto të ardhura për një familje në Shkodër, përballë çmimeve që janë dyfishuar, është mjaft problematike. Situata e rënduar e çmimeve realisht është bërë objekt diskutimesh në çdo ambient të qytetit, në kafene, në rrugë apo edhe institucione të ndryshme. Të pyetur për rritjen e çmimeve, tregtarët e pakicës ia vënë fajin atyre të shumicës, ndërsa këto të fundit fajësojnë për rritjen e çmimeve strukturat shtetërore, në qendër të të cilave kanë vepruar në atë mënyrë që kanë detyruar rritjen. Në këto kushte është duke u vënë re në të gjithë sektorët e shitjes një ulje ndjeshme e fuqisë blerëse. Kjo ka prekur të gjitha dyqanet, duke filluar nga veshmbathjet e deri tek ushqimet. Në të gjitha njësitë tregtare problem për shitësit është rënia e fuqisë blerëse dhe kjo lidhet dhe me rënien ekonomike të ndjeshme në familjet Shkodrane. Speci i vendit sot është 70-80 lekë, kur vjet ishte vetëm 25-30 lekë të reja. Bananen në shtator të 2006-ës shkodranët e kanë blerë me 90 lekë kilen, kurse sot normalisht 150 lekë kilja.

    Barbunjat në Shkodër vitin e kaluar kanë kushtuar vetëm 100 lekë dhe sot është bërë 200 lekë. Gjalpi i vendit ka kushtuar 400 lekë dhe sot kushton 480 lekë. Kastraveci në Shkodër sot është 150-200 lekë dhe në shtator të 2006-ës ishte vetëm 20 lekë.


    2007

    Kosi, 30 lekë

    Qumështi, 70 lekë

    Domatja, 50 lekë

    Patëllxhani, 30 lekë

    Vaji, 140 lekë

    Barbunja, 100


    2008

    Kosi, 50 lekë

    Qumështi, 90-110

    Domatja, 150 lekë

    Patëllxhani, 100 lekë

    Vaji, 220 lekë

    Barbunja, 200

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •