SHKODĖR - Njė i mitur nga rrethi i Shkodrės mbeti i plagosur rėndė nga shpėrthimi i njė granate, me tė cilėn po luante sė bashku me disa bashkėmoshatarė. Burimet zyrtare tė Policisė sė Qarkut tė Shkodrės bėjnė tė ditur se Nisat Dashi, 11 vjeē, banues nė fshatin Barbullush, ndodhet nė gjendje tė rėndė nė Spitalin Rajonal tė Shkodrės, pėr shkak tė dėmtimeve qė ka marrė nė duar dhe nė sy. Sipas kėtyre burimeve, ngjarja ndodhi mesditėn e djeshme, nė fshatin Barbullush tė Komunės Bushat, nė rrethin e Shkodrės. Nuk raportohet pėr fėmijė tė tjerė tė plagosur, pasi nė momentin e shpėrthimit ka patur edhe persona tė tjerė nė vendngjarje. I lėnduari i ėshtė nėnshtruar njė ndėrhyrjeje kirugjikale nė Spitalin Rajonal tė Shkodrės dhe sipas burimeve spitalore i mituri tashmė e ka kaluar rrezikun pėr jetėn. 11-vjeēari ndodhet nėn kujdesin e mjekėve Shpėtim Ymeri, kirurg, Mefit Gjinushi, ortoped dhe Astrit Beci, okulist, tė cilėt bėnė tė pamundurėn pėr ti shpėtuar jetėn fėmijės. Megjithė pėrmirėsimin e gjendjes shėndetėsore, 11-vjeēari pritet tė dėrgohet nė Tiranė pėr njė shėrbim mė tė specializuar, kryesisht nė profilin e okulistit. Sipas mjekėve, djali i mitur ka pėsuar dėmtime nė duar, kokė, qafė, etj.
Mėsohet se forcat e Komisariatit tė Shkodrės dhe ekspertė tė ushtrisė ndodhen nė fshatin Barbullush ku po kryejnė verifikimet lidhur me kėtė ngjarje.
2 Shkurt 2008 Gazeta Albania
I uroj ketij vogelushi sherim sa me te shpejte dhe me shpresen qe policia me qeverine dhe vete populli te marrin masa per armet,qe te mos ndodhin fatkeqesi te tilla te cilat sjellin dhe vdekjen.
Respekte
Krijoni Kontakt