Me njė mungesė tė theksuar etike, kryeministri Sali Berisha pėrdori dje nė Parlament arsenalin e rėndė tė fjalorit tė tij. Nga tribuna e sallės plenare ai fyeu rėndė dhe kėrcėnoi hapur deri me heqjen e imunitetit, deputetin socialist, Taulant Balla, tė cilin e cilėsoi "rrugaē, horr, shpifarak e budalla", e deri tek "njeri kuplarash". Dyshimi i hedhur nga Balla mbi pronėsinė e djalit tė Berishės, Shkėlzenit tek njė kazino nė zonėn e ish-Bllokut nė kryeqytet, ka qenė arsyeja qė Kryeministri tė shpėrthente kaq ashpėr, duke pėruruar kėsisoj i pari nismėn pėr "liberalizimin" e fyerjes dhe shpifjes. "Dėgjo kėtu ti, ka njė kushtetutė ky vend, dhe Parlament me shpifje nuk sheh ti, a mė kupton. Dije mirė, unė kam njė durim, por i bindur tė jesh ti se unė ta mbyll gojėn ty nė mėnyrėn mė ekzemplare", - kėrcėnoi shefi i ekzekutivit. Duke mohuar pronėsinė e tė birit tek lojėrat e fatit nė zonėn e ish-Bllokut, Berisha i cilėsoi tė pabaza deklaratat e deputetit socialist. Por nuk u mjaftua me kaq. Ai bėri tė ditur se shumė shpejt do ta ēojė kėtė ēėshtje nė gjykatė, duke lėnė kėshtu tė kuptohet se do ta padisė Ballėn pėr shpifje. "Do ta mėsosh mirė si ta qepėsh gojėn mor rrugaē. Do ta heq imunitetin mor horr, mbaje mend, do tė ēoj nė gjykatė", - vijoi Berisha. I prekur nė sedėr nga lakimi nė Parlament i familjarėve tė tij, Kryeministri mandej preferoi t'i pėrgjigjej dhėmb pėr dhėmb Ballės. "Tė jesh i bindur ti se ta bėj fytyrėn si kėpuca po tė lakoj emrat e familjarėve tė ty. S'tė thotė kush ty kėtu se nė 'iks' bordello janė kapur njerėzit e tu, qė nė filan bordello janė kapur ato kuplarat e tua. S'ta thotė dot njeri dot kėtė, as pėr lidhjet e tua me kuplarat. Do dalėsh nga Parlamenti sa herė tė shpifėsh, se ti je budalla, ke edukatė kanalesh or horr, or njeri kuplarash", - citojmė nga deklarata e kreut tė ekzekutivit. Ndėrsa sa u pėrket pretendimeve tė Ballės se jo vetėm nė Tiranė, por nė tė gjithė vendin po lulėzojnė kazino tė palicencuara, Berisha sėrish i konsideroi kėto deklarata si tė pavėrteta. Brenda tė njėjtit kuadėr ai reagoi edhe pėr shkrimet e botuara nė media, sipas tė cilave zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu luan nė kazino. Duke iu drejtuar sėrish Ballės, qė nė fjalėn e tij e preku edhe kėtė ēėshtje, Berisha tha se "kur tė pėrmendėsh Sherefedinin tė lash gojėn, sepse emrin e tij nuk mund ta ndotėsh as ti dhe as ato qė shkruajnė kėto shpifje, qė si moldave goditen me nallane nėpėr pub-e", - pėrfundoi ai.
Tedi Blushi
"Gazeta Shqiptare"
Ps...Ja sa bukur shahen politikanet tane ne Parlament!Nje turp i vertete!
Krijoni Kontakt