Fort gabim e ki, per dite e ma shume je tuj m'binde qi ki logjiken e rrotullume mbrapsht. Se teoria edhe praktika jane e njejta gja, se teoria nuk pik prej qiellit po del prej praktikes. (per mos e pace dite tani e din)
Edhe n'praktike, une e di se nji "za" asht gjithmone ma i trashe e ma i forte kur t'flasin dy veta unison, se sa kur flet nji i vetem plus kurkushi.
Dy ekonomi jane ma te forta se nji ekonomi. Sidomos kur i takojne nji kombi. Me dy skuadra kombtare ki gjasa me t'mdha me fitue se vec me nja. Me dy konkuruese ne eurosong ki ma fort gjasa me fitue nji vend ma t'pare se vec me nja. Keto "beneficione" jane ato ma te pa rendesishmet qi mune me ekzistu po qe truni i shqiptari i merr vesh ma kollaj u dhan si shembuj.
Po nejse, bashkimi i tufes nuk mundet me u ba pa ia ckap ujkut prej goje nji here. Masanej duhet kohe e rehabilitim koxha do vjete per ma kane ngjendje te rregullt shendetsore e shpirterore qe me funksionu ne tufe. Ti a po e sheh qi shqipnia as sot pas 17 vjetesh nuk asht sheru prej psikozes.
Senet e mira bahen kadale e me gajret, vec sherri bahet tap-rrap qysh po thu ti - e ti sherr je kah bon. Veq jam tu kqyr me e dite prej ckafit e ki.
Bashkimi kombtar asht proces spontan qi smundet me e ndal kurkush. Po pa iu ba 9 muaj n'bark thmija s'ban me lind e po e shtine me zort pa i ba as tre muaj qysh mo thu ti - ajo quhet ABORT more dai!
Krijoni Kontakt