Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1

    Nexhmije Pagarusha

    NEXHMIJE PAGARUSHA ME 7 MAJ PATI DITELINDJEN E SAJ TE 72-te!

    Pasi i kalova tere temat ne rubriken "Muzika Shqiptare", ne menyre qe mos e rihap nje teme qe do permbante titullin e kesaj kengetareje te shkelqyeshme, verrejta qe s'kishte shkruar askush per te mrekullueshmen Nexhmije.

    Une, me te pare nje tekst te shkruar ne nje gazete shqiptare qe kishte te beje pikerisht me veteranen e e kenges se bukur shqipe, vendosa qe tekstin ta botoj ketu, per te pasur sadopak njohuri mbi, sic e quajne ndryshe edhe "Fyti i kristalte".


    Nexhmije Pagarusha sot mbush 72 vjet

    -Nuk e dij nese do te vazhdoj te kendoj. “Nuk ka kush te kompozoje. Edhe une nuk jam shume e interesuar..”
    Pagarusha beson se kenga e mirfillte do ta gjeje rrugen e vet, “pasi cdo vrull kthehet ne lumin e vet”



    Nexmije Pagarusha , legjenda e gjalle e kenges shqiptare, sot mbush 72 vjet. Ajo u lind me 7 Maj te vitit 1933 ne Pagarushe te Malisheves.

    Dikush e quajti “Bilbili i Kosoves”, dikush “Mbreteresha e kenges shqipe”, dikush tjeter “Primadona e melosit popullor”, “Ema Sumak shqiptare”, “Madam Baterflaj”, “Fyti i kristalte”, etj.
    Suksesin me te madh ajo e arriti me kengen “Baresha”, me tekst te Rifat Kukajt dhe kompozuar nga Rexho Mulliqi. Ka vite qe eshte larguar nga skena, por eshte rrikthyer vitet e fundit.
    Ne vitin 1948 eshte pranuar si kengetare. “Radioja aso kohe ka pasur vetem nje zyre dhe nje studio te vogel prej se ciles programi percillej drejteperdrejt. Duhej te zgjoheshim ne oren pese te mengjesit e te shkonim e te kendonim drejtepersedrejti...Koncertet kane ardhur me vone , shume me vone, ne kohen kur shkova ne shkollen e muzikes ne Beograd, pasi ketu nuk kishte. Atje kam pasur edhe paraqitjen e pare para publikut. Mirepo e nderpreva shkollen e muzikes ne vitin e trete. Nuk mundesha u humba. menyra e punes per kanto mua nuk me pelqente, me pengonte. Nuk di pse por une fillova ta humb zerin. Thjeshte nuk dija te kendoja”, ka thene pagarusha ne nje interviste per radion “Blue Sky”.
    Nuk dihet sa kenge ka incizuar, ngase nuk ka mbajtur shenime.
    “Kam mjaft kenge te incizuara per shpirtin tim”.

    Kujton koncertin madheshtor te muzikes klasike, ku ka interpretuar veprat e Bethovenit, Pucinit e Verdit te perkthyera shqip.

    “Me vjen keq qe nuk eshte kujtuar askush ta regjistroje ate koncert.Do te me pelqente qe sot ta degjoja veten, duke interpretuar keta klasike. Ka pasur nje moskujdes, ndoshta me qellim, ose mbase kane menduar se nuk do te largohen kurre nga skena”.

    Kohet e fundit eshte perballur me probleme shendetesore.Tani ndihet mire.
    “Kam qene shume e lumtur kur ate dite u ktheva ne Aeroportin e prishtines. Nuk mendoja se do te mund te kthehesha serish. Dua te falenderoj vellaun tim qe e kam ketu afer, i cili ka bere te pamunduren, te me ndihmoje qe te shkoje te djali im ne Zvicer. Duheshin shume mjete, per te cilat me ndihmoi vellai im i vogel dhe nusja e tij, te cilet jetojne ne Belgjike. Qendrova atje tre muaj dhe ja, U KTHEVA PRAPE KETU KU ME DUAN TE GJITHE”.

    Qe nga viti 1967 Pagarusha luajti edhe ne disa filma e shfaqje, si “Dasma e pergjakur”, “Tre vete kapercejne malin”, “E kafshoja terrin”, “Lepuri me pese kembe”, “Fluturimi i Micakut”, “Daullet e te cmendurve”, etj.

    Nga gazeta "Lajm Ekskluzive"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Zana e Malit , mire qe e pake marre kete iniciative per te perkujtuar kete legjende megjithese tere forumin po ta mbushim me lavdata nuk mjaftojne per ti bere apoteoze karrieres se nje ylli si Nexhmije Pagarusha.
    ArsGothicė

  3. #3
    Per here te pare e kam pare Nexhmije Pagarushen ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres ne vitin 1973.
    Me duket se kendoi kengen "Dasma e malesorit" ose "Ani mori nuse" dhe qe nga ajo kohe e kam ndjekur vazhdimisht deri sa ajo u largua nga skena per aresye shendetesore.
    Ka qene me te vertete nje brez i famshem i kengetareve shqiptare ne ish-Jugosllavi bashke me Liljana Cavollin,Shpresa Gashin,Hanife Sejfulla Reshanin,Shahindere Berjajollin,Shpresa Berishen,Gazmend Pallasken,Qamilin e Vogel,Mazllom Myezinin,Ismet Pejen,Esat Bicurrin e sa e sa kengetare te tjere.
    Sot skena kosovare e kenges eshte ding me kengetare te lloj-llojshem por ashtu zeri si ai Nexhmijes zor se del ne skene dhe per shume kohe.Per me teper ajo kendoi kengen e bukur me melosin shqiptar te kultivuar nga krijuesit e famshem te Kosoves e nuk ra kurre ne "kurthin" e melosit te popujve te tjere sic ndodh sot kur nuk merret vesh se nga e ka prejardhjen kenga e melodia e saj.
    Do te ishte me vlere nese do te sillej ne treg nje pjese e zgjedhur e kengeve te saj sepse ndoshta ato me siguri jane te incizuara ne studiot e Zagrebit,Ljubjanes apo Beogradit sepse Nexhmia ka patur vlere nderkombetare.
    Ato duhet te sherbejne si antologji per krijuesit dhe kengetaret e rinj te cilet duhet te gjene frymezimin tek menyra e te kenduarit e saj plot ngjyra.

    Jete te gjate!

    P.S.Per te gjithe ata qe duan te degjojne zerin e saj: Bilbili i kenges shqipe - Nexhmije Pagarusha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 09-05-2005 mė 01:38

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2005
    Postime
    103

    Muzike qe te kenaq shpirtin

    Sikur te dėrgonim Nexhin ne evrovizon!!!
    "Ah pleqeri e shkret!" (Ilir Shaqiri)
    Kjo do te mbetet baresh (ruajtese) e melosit shqiptarė.
    Une i deshiroj BILBILIT jete te gjatė sa malet.

    Ju lutem mos e nderpreni biseden per Nexhmijen. Le te vazhdoje biseda per Te...

    Te lutem ty qe shkrove ca citate te thena nga Nexhi te vazhdosh edhe me citate apo diq te ngjashme mbi jeten dhe veprimtarine e saj (se paku per ne gjeneratat e reja qe spatem rastin ta ndjekim ne skenė).
    shume repsekt per ty qe fillove kete temė

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gezuar ditlindjen Pagarushes.. !

    Mrekulli eshte zeri i saje..

  6. #6
    Dicka me shume per Nexhmije Pagarushen

    Nexhmije Pagarusha lindi ne 7 Maj 1933, ne Pagarushe te Malisheves. Qe e vogel i pelqente muzika dhe filloi te merrte pjese ne shfaqjet e shkolles. Mbasi mbaroi shkollen e muzikes, ne vitin 1956 fillon pune tek Radio Prishtina, nderkohe qe martohet me kompozitorin e njohur, Rexho Mulliqi, i cili kompozoi shume kenge te suksesshme te interpretuara nga ajo.
    Ne repertorin e Pagarushes numerohen rreth 150 kenge, duke filluar nga “Ēou more Rexho”, “Baresha”, “O kjo ane e lumit ka bilbila shume”, “Une ty moj te kam dashte” etj. Suksesin me te madh Pagarusha e pati me ansamblin folklorik “Shota” te Prishtines, me te cilin kane dhene me shume se 100 koncerte ne vende te ndryshme te botes. Nexhmije Pagarusha pervec kenges popullore, ka qene adhuruese e muzikes klasike. Edhe ne kujtimet e saj shprehet qe i vjen keq qe nuk eshte bere i mundur rregjistrimi i koncertit te saj me pjese nga opera te ndryshme.
    Pervec zerit magjepes dhe interpretimit te kenges, ajo eshte e njohur edhe si aktore. Ka marr pjese ne filmat “Dasma e pergjakshme maqedonase”, “Rruga pa kthim”, “Tre vete kapercejne malin” si edhe dramat televizive “E kafshova terrin” dhe “Fluturimth i micakut”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vlerat e Nexhmie Pagarushes njihen nga te gjithe dhe per to diskutohet gjithkund por vlerat e burrit te saj kompozitorit Rexho Mulliqit shume pak njihen dhe shume pak diskutohet per to, per te mos thene hic. Kenget si Baresha, Ani mori nuse, Cou Rexho etj. jane komponuar nga ai. Pastaj kemi shume simfoni nga muzika klasike te komponuara po nga ai, perfshire muziken e shume filmave (seriali Era dhe Lisi etj) etj. Para disa vitesh pata kenaqesine te degjoja gjalle ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane disa krijime te Rexho Mulliqit ne muziken klasike, vene ne skene nga Ferdinand Deda, dhe kenaqesi me te madhe nga muzika kishte kohe qe nuk kisha ndjere.

    Rexho Mulliqi, per mendimin tim, eshte nje nga kompozitoret me te mire shqiptar te te gjitha koherave.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Nje tjeter foto e Nexhmije Pagarushes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Krejt mire po fol o Dodon.. por "Cou rexho.. cou djalo" duhet te jete kang ma e vjeter se vet Rexho Mulliqi..
    Tjeter .. Kompozitori rexho Mulliqi asht ish-burri i Pagarushes..
    Nejse kjo ska rendesi.. Po vertet Rexho Mulliqi i ka shoket e ralle..
    Kanga Baresha eshte nje krye kenge ne thesarin e muzikes Shqiptare.. fale Kompozitorit te madh Rexh dhe interpretueses se famshme Nexhmije..

    Por si shpjegohet.. qe..

    Ne 101 shtepija Kosovaresh qe kam qen per vizit vetem njeri e kish nji kaset me keng te Pagarushes..

    a keni more trak me pagarushen.. i pyesja...
    jo valla..
    e dukesh qe je i katundit... i thosha..
    po valla..

    E kam then dhe me pare.. se ne Prishtin ( bota muzikore e Prshtines) kan bere shum gabim qe ne vitet kur Pagarusha ishte ne kulmin e forces e bukurise se zerit te saje virtuoz.. nuk diten ta shfrytezojne maksimalisht..
    Ajo eshte dasht qe te interpretoje .. jo vec keng te muzikes popullore apo popullore te perpunuar .. por dhe keng te fondit klasik boteror.. si dhe arie nga operat e balada te ndryshme famoze.. nga kompozitoret e medhej boterore.. e athere me siguri sot do kishim jo vec nje Nen Terez te njohur ne Bote por prej kohesh dhe nje Nexhmije Pagarushe..
    Kjo nuk ishte e pamundur.. sepse Tito-kardeli nuk i ndali artistet ne jugosllavine e athershme te japin e marrin me Boten e madhe..
    Athere jo vetem ne Prishtine kishim kapacitete muzikore.. sikurse Lorenc Antonin me shoke e orkestren e RTP-se etj me nivel te larte europian.. por dhe ne orkestrat e famshme te Zagreb-Lubjanes drejtonin muzikante nga te famshmit arberesh te Zares..
    Pra Pagarusha e konsumoi talentin e saje te madh ne shum pak hapsira muzikore.. pra si te thuash.. po e marr nji shembull per ta kuptuar.. kishim nje transoqeanik qe e ngarkuam vetem me nje grusht pasagjere.. kur kapacitetin e ka pasur per mijra..

    Sot mund te degjonim.. Madam Baterflain apo Kasta Diven e Pucinit .. apo Serenaden e Shubertit apo Memori-n e Llojd Weberit apo Keng famoze italiane e Sponjole e Franceze e Germane etjetj.. nen interpretimin.. e Pagarushes tone.. pra do kishim Maria Kallasin e Kiri te Kanawen tone..

    Por cte besh.. ishin kohe kur Inteligjenca Kosovare.. gjithmon priste urdhera verbale nga Tirana e Dulles.. per te gjetur "udhe te reja".. pra dielli u lindete te mjereve ne lagjen bllok-Dajt .. te Tiranes..
    ehhh nejse smund ti kuptoni ju kto muhabete.. dhe athere kish rognera.. pra qoshe ku merrnin udhezime te ngratit Akademik te Kosoves nga terbaco cobenet e PPSh-se.. se ku duhej ti hedhnin gurzat..
    Tash eshte vone..
    Ardit Gjebrea u kujtua per Pagarushen.. por ai dhe Muzika Shqiptare sot ska me Pagarushen e re.. ppr nje Veterane.. e ne Muzik Veterani.. vec tregon ndoj prall nga e kaluara .. por nuk interpreton ma..

    Keshtu per "dhjam qeni" vate dhe Vacja e shkrete..

    Nejse .. mend per her e raste tjera..

  10. #10
    Ka nje ndryshim te madh Brar nga koha kur kendonte Pagarusha me kohen e sotme kur kendojne ata qe zor se ua mban ne mend emrat.
    Pavaresisht nga sistemi, duhet pranuar se ne pergjithesi eshte punuar me profesionalizem ne arte dhe kulture (pavaresisht nga qellimet ideologjike).
    Ne ato vite si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove jane kryer arritje te medha sa i perket po marrim si shembull vetem muziken.
    Muzika deri ne vitet '50 ka qene nje muzike ahengu apo nje muzike plotesisht folklorike (e paperpunuar artistikisht).
    Ka qene ai brez qe kete lloj muzike e shnderroi ne art te mirefillte dhe vuri tabanin per arritje te medha muzikore.
    Pervec kesaj ai brez futi dhe muziken klasike e te lehte, gje qe edukoi shije te tjera tek shqiptaret, shije qe e afruan shqiptarin me frymen muzikore evropiane.
    A e mendon Prishtinen e atyre viteve apo Tiranen (perjashtim bejne vetem Korca dhe Shkodra) se cfare niveli kulturor kishin?
    Te paret kenaqeshin me speca djeges e cifteli e te dytet me pak raki e notat orientale te klarinetes.
    Ne kete atmosfere lindi dhe u rrit nje talent si Pagarusha e doemos ne nje mjedis me shije te tilla ajo nuk mund te behej nje Maria Kallas.
    Per ke te kendonte? Per cilin publik? Ne cilat skena?
    Megjithate dhe kompozitoret e asaj kohe diten te pershtatin shijet e publikut dhe te ndikojne ne rritjen e tyre duke perpunuar kenget e mirefillta folklorike e duke ju dhene nje intonacion te kohes, gje qe dhe sot e kesaj dite kane vlera te jashtezakonshme.
    Ato diten te kompozojne melos shqiptar dhe jo te grabisin tekste e nota arabo-turko-sllave sic ndodh sot me kengetare qe zor se ua mban men emrat.
    Si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove per mendimin tim, ka nje regres sa i perket artit dhe kultures.
    Kendohet cdo gje, orkestrohet cdo gje, luhet cdo gje, pa patur asnje lloj parimi pervec atij te tregut.
    Ky treg i sotem artistik qe ofron vetem tralala e trilili, ka cenuar rende shijen e shqiptarit duke e mberthyer ate me zor ne shijet orientalo-ballkanike.
    Per kete une kam nje adhurim shume te madh per brezin e Pagarushes e do te deshiroja qe interpretimet e saj te sherbenin si antologji per kengetaret e rinj.
    Shqiptaret duhet te dalin nga bataku i gjithanshem e ne kete kontekst dhe nga bataku i shijeve artistike.
    Pagarusha eshte nje shembull i gjalle se si mund te dilet nga ky batak!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07
  4. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •