Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 85
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...-im-78827.html

    Nexhmije Pagarusha: Ēfarė s'mė pėlqen nga klipi im



    TIRANE - Ajo ėshtė ikona e muzikės shqiptare, ndėrsa hiti i saj "Baresha" ende mbetet simbol i kėngės, qė i ka rezistuar dhe e ka tejkaluar kohėn. Kjo e fundit, pas mė shumė se 40 vitesh pritjeje, u bė sė fundmi edhe me njė videoklip, tė cilin e ndihmoi Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Muzeu i Kosovės.

    Kėnga nė interpretim tė ikonės sė muzikės kosovare Nexhmije Pagarusha, sė fundmi u plotėsua edhe me njė videoklip, dėshirė kjo qė Bilbili i Kosovės e kishte prej disa dekadash. Kėnga ėshtė e realizuar me muzikė tė Rexho Mulliqit dhe tekst tė Rifat Kukajt, dhe me orkestrėn popullore tė Radio Prishtinės, nėn drejtimin e Isak Muēollit nė vitin 1966.

    "Kam pritur kaq gjatė qė kėngėn ta sjellim si videoklip, jo pse i nevojitet, por gjithmonė kam pasur dėshirė qė publikut t'i sjell edhe njė kėnaqėsi tjetėr me 'Bareshėn'. Gjithēka ėshtė e krijuar vetėm pėr adhuruesit e mi dhe ka 50 vite qė po kėrkoj njė realizim vizual tė saj", - shton Pagarusha, pak ditė pasi videoklipi ka gjetur vend nė televizionet tona.

    Mirėpo, nėse e shikojmė videoklipin "Baresha" prej 8 minutash, vėrejmė se vetė artistja shfaqet pak, gjatė tetė minutave tė kėngės, nė shumicėn e kohės aty shfaqen balerinat nga trupa e Baletit tė Kosovės, e realizuar nė pjesė tė ndryshme malore, gjė e cila pėrkon me vetė mesazhin dhe fabulėn brenda kėngės. Videoklipi, me t'u plasuar edhe nė portalet e internetit, duket se ka zgjuar njė debat midis komentuesish.

    Disa prej tyre thonė se videoklipi do tė duhej tė pėrmbante mė shumė figurėn e zonjės sė kėngės, sepse ėshtė ajo tė cilėn ata kanė pritur ta shohin, dhe jo fėmijėt e vegjėl e balerinat, sado qė ato i japin hijeshi dhe rrėfejnė me anė tė vallėzimit tregimin e kėngės.

    "Nuk e di pse tėrė kohėn dalin kėto kinse baresha. Ne e duam Nexhmijėn tonė. Do tė ishte mė mirė tė kishim mė shumė skena tė saj", - thoshte njėri prej komentuesve. Rreth kėsaj, edhe vetė Pagarusha thotė se do tė donte tė kishte mė shumė hapėsirė nė videoklip, duke kėrkuar tė mos flitet shumė rreth kėsaj pune.

    "Ndonjėherė nuk e kuptoj artin e pasluftės. Ajo ēka ka pėrfunduar nuk vlen tė komentohet. Unė dua qė sa mė pak tė flitet pėr kėtė punė, por kam pritur edhe vetė qė tė jem mė e pranishme nė videoklip, jo pse dėshiroj, por e di qė adhuruesit duan ta shohin Nexhminė qė s'e kanė parė njė kohė tė gjatė nė televizion.

    Jam e lumtur qė videoklipi ka dalė, e shpresoj t'i pėlqejė edhe publikut",- shton Pagarusha, duke thėnė se nuk ka qenė asnjėherė natyrė e ankuar, por e kėnaqur qė ėndrra e kahmotshme u finalizua.

    "Gati 50 vite publiku e ka dėgjuar kėngėn, dhe me mua ose pa mua nė videoklip, e di qė prapė ata do vazhdojnė ta duan e dėgjojnė atė", - thotė nė fund zonja Nexhmije Pagarusha.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Lum si ne qe kemi nje Kanarin!
    Bylbyli i Kenges Shqipe, qe ne mbare ish ex Jugsllavin nuk dul femer me kenduar me mire se ajo deri me sot!


  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Dren Abazi dhe Elina Duni, koncert homazh NEXHMIJE PAGARUSHES nė Paris

    Nderimi nė 80-vjetorin e lindjes sė kėngėtares

    23 tetor 2013

    80-vjetori i kėngėtares Nexhmije Pagarusha ėshtė pėrshėndetur prej disa muajsh, por sė fundi dy kėngėtarė shqiptarė i bėjnė asaj homazh me njė koncert nė Paris. Elina Duni nga Zvicra dhe Zig-Zag Orchestra e Dren Abazit nga Kosova janė tė dy tė frymėzuar drejtpėrdrejt nga kėngėt e Pagarushės

    6 tetor, Théātre Le Palace nė Paris, Elina Duni nga Zvicra dhe Zig-Zag Orchestra e Dren Abazit nga Kosova nderojnė Nexhmije Pagarushėn pėr 80-vjetorin e lindjes. Nė praninė e saj njė version i kėngės “E dehur jam” qė Pagarusha e ka kėnduar nė vitet gjashtėdhjetė kur karriera e saj po hapej nė muzikėn tradicionale, klasike dhe aktrim.

    Kompozitorė dhe poetė shkruan pėr zėrin e saj dhe pėr mėnyrėn e saj skenike. Baresha ėshtė njėra nga kėto krijime qė kėngėtarėt e dy brezave pas Pagarushėsh e kanė rimarrė pafundėsisht. Elina Duni pagėzoi njė album me jazz-in e saj ballkanik.

    Koncerti i realizuar nga Rezat Jasa Events ėshtė njė bashkim rrymash qė kėrkojnė nė muzikėn etnike. Ėshtė njė vazhdimėsi nė gjurmėt e dikurshme nė vitet 60-70 kur pranė Radio Kosovės muzikantė tė formuar nė Akademitė Muzikore tė ish-Jugosllavisė kėrkonin burime tė folkut etnik nga brenda dhe pėrtej kufijve tė Shqipėrisė zyrtare.
    Kėshtu ndodhi qė edhe njė kėngė shkodrane si “Kur tė jemi bashkė ne tė dy” tė kalojė nga Pagarusha tek Zig-Zag Orchestra.


    VIDEO nga Koncerti ne likun ne vijim :

    http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/35462
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 20-12-2014 mė 10:10

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Nje Intervise shume e bukur e te Madhes PAGARUSHE !


  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bili99 (20-12-2014)

  6. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Dancing With The Stars Albania - E ftuar speciale, Nderi i Kombit Nexhmije Pagarusha


  7. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Nexhmije Pagarusha feston 83-vjetorin nė skenė

    Legjenda e muzikės shqiptare, Nexhmije Pagarusha, ėshtė ngjitur nė skenė pėr tė kėnduar pėr publikun nė ditėlindjen e saj tė 83-tė. Nė teatrin Dodona, kori “Zerina” organizoi njė event me rastin e 83-vjetorit tė lindjes sė “bilbilit tė Kosovės”.

    Edhe pse ėshtė larguar shumė e re nga kėnga, 51 vjeēe, pėr shkak tė problemeve tė kordave vokale, ajo dėshmoi dje nė skenė se ende mbetet njė kėngėtare e madhe. Ngjitja nė skenė pėr tė kėnduar dy kėngė tė saj ishte njė mėnyrė pėr t’i falėnderuar tė pranishmit.

    Ajo shprehet se nuk ėshtė e pasur, por nė Radio Prishtina numėrohen rreth 150 incizime tė kėngėve tė saj, qė janė njė pasuri e madhe pėr tė gjthė shqiptarėt. Pagarusha jeton nė njė apartament tė vogėl nė Prishtinė qė nuk i kalon tė 40 metėr katrorėt. Prej kohėsh ajo ėshtė anėtare e shoqatės sė Handikapėve nė Kosovė ku jep njė kontribut tejet aktiv.

    Vazhdon tė jetė njė grua shumė e dashur, mikpritėse dhe e mbushur me emocione shpėrthyese. Ėshtė njė nga kėngėtaret mė tė njohura tė Kosovės, e vlerėsuar me ēmime shumė domethėnėse ndėr tė cilėt mund tė theksohen ”Bylbyli i Kosovės”, “Kėngėtarja e Shekullit”./E.H/

    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=426504

  8. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-05-2016 mė 00:15

  9. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Mbresa te pashlyeshme nga memoria koncerti I saj ne Tirane ! Thjeshtesisht MAGJI !




    U BEFSHI EDHE 100 PRIMADONA E MUZIKES SHQIPTARE !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-05-2016 mė 00:15

  10. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Nexhmije Pagarusha po i rikthehet muzikės

    Data e publikimit tė kėtij projekti, qė me shumė gjasė do tė mbajė titullin “Nėnė” ėshtė 4 mars 2017, nė kuadėr tė festės sė gruas e cila ėshtė pėr pak ditė.

    Numėron vite mbi supe, shumė prej tyre tė suksesshme nė karrierė, ėshtė kjo Nexhmije Pagarusha e cila vazhdon tė mbetet zė i mrekullueshėm.
    Artistja e emėruar tashmė me epitetin “Bilbili i Kosovės” nuk e ka pėrfunduar rrugėn e saj tė pėrjetshme me muzikėn, kjo pasi shumė shpejt ajo do tė rikthehet me njė projekt tė ri shumė tė veēantė dhe shpirtėror.

    Telegrafi mėson se Nexhmije Pagarusha kėsaj radhe do tė vijė me njė bashkėpunim me kėngėtaren Yllka Kuqi, me njė kėngė tepėr tė veēantė dedikuar nėnave. Nė njė prononcim ekskluziv pėr Telegrafin, kėngėtarja Pagarusha rrėfehet pėr kėtė rikthim tė veēantė pas kaq vitesh nė skenė.
    “Nuk e di a ka ndonjė njeri tė paprekur nga ata qė e kanė pėrjetuar vdekjen e prindit, e nė veēanti tė nėnės, ideja pėr kėtė kėngė mė ka mahnitur shumė, ndaj dhe ftesėn e Yllkės e kam mirėpritur me kėnaqėsi”, tha ajo pėr Telegrafin.

    Teksti i kėngės ėshtė bazuar nė njė ngjarje tė vėrtetė, dhe ėshtė shkruar nga njė vajzė e cila e ka humbur nėnėn, e ndjera e cila ishte njėkohėsisht edhe mikeshė e ngushtė e kėngėtares Pagarusha, njė arsye mė shumė pėr tė marrė pjesė nė kėtė projekt.
    “Tekstin e kėngės e ka shkruar vajza e njė shoqes sime tė ndjerė, me tė cilėn kam pasur njė miqėsi shumė tė mirė, ndėrsa Yllka e ka kėnduar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme”, shtoi mė tej ajo.

    Yllka dhe Nexhmija nuk janė tė vetmet kėngėtare tė cilat do tė marrin pjesė nė kėtė kėngė, pasi nė zėrat pėrcjellės do tė jenė Leonora Jakupi e Genc Prelvukaj, gjersa protagonistė nė klip janė aktorėt e njohur tė skenės sonė: Ylber Bardhi, Fatos Kryeziu dhe Adriana Matoshi.

    “Klipi ka pėrfunduar xhirimet para pak ditėsh, jemi ndarė tė kėnaqur me realizimin. Unė vazhdoj t’u pėrgjigjem projekteve tė veēanta nė muzikė pėrderisa ende kam forcė, atėherė kur unė tė tė mos mundem, do tė them mjaft”, ka pėrfunduar Nexhmije Pagarusha nė rrėfimin e saj pėr Telegrafin. / KultPlus.com 

    http://www.kultplus.com/?id=6&l=19716

  11. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Nexhmije Pagarusha

    Kenaqesi e madhe ta shikosh ende aktive ...... edhe pse ne forme tjeter.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-04-2017 mė 17:03

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07
  4. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •