Po degjoja nje interviste qe kengetarja jone e madhe Nexhmije Pagarusha ka dhene (me duket ne dhjetor) ne linje telefonike per nje radio shqiptare ne Melbourne. E bukur dhe e dhimbshme. E bukur si zeri dhe si fytyra e Pagarushes, e dhimbshme si lenia pasdore deri ne harrim qe i behet kengetareve te medhenj. Ajo flet se RTK e ka shpikur nje pozicion ne strukturen e vet dhe e ka thirrur Pagarushen si keshilltare per muziken. Qe t'i jape nje rroge. Ajo shprehet vete me tej, se ndoshta eshte e vetmja kengetare ne Kosove qe nuk ka nje album te vetin. E tmerrshme, kur mendon se cfare prodhohet e shfaqet ne televizion e shitet e blihet.
Pastaj hyra ne forum. Mendova do te kete nje teme per Pagarushen e aty po e shtoj intervisten. Kurrgje. Ka tema per Adelinen & Co., por per Pagarushen...
Intervista:
Krijoni Kontakt