Islami ne bote
Disa personalitete shqiptare tė shekullit 15. nė veprėn e Nahravalit
Muhammed Ibn Ahmad al_Nahravali ėshtė njė prej figurave shumė tė njohura tė Arabisė nė shekullin 16. Ishte mufti dhe kadi nė Mekke, nė vendin mė tė shenjt islam. Aty ai bėri emėr si diplomat, historian, poet e pėrkthyes.Me njė fjalė ishte autor i shumė veprave nga disa lėmenj dhe falė kėsaj kishte lidhje me shumė figura tė njohura tė kohės se tij. Prandaj ėshtė me interes tė shikohet vepra e tij mbi historinė e Mekkes nė tė cilėn ai bėn fjalė edhe pėr tre personalitete shqiptare qė i kishte njohur pėr sė afėrmi.
Emri i plotė i kėtij autori ėshtė Muhammed Ibn Ahmad Al-Nahravali Al-Makki. Ai mban dy llagape, qė sinjalizojnė lidhjen e tij me dy vende tė ndryshme: Nahravala nė Indi dhe mekka nė Arabi. Nė Nahravala u rrit kurse nė Mekke fitoi famė, jetoi dhe aty ndėrroi jetė. Duhet theksuar se Nahravala, Anhilvara e dikurshme e cila tani quhet Patan, ishte qendra e shtetit mesjetarė Kuxhurat tė Indisė qė me pozitėn e tij si Port i indisė nė mes tė Indonezisė, Persisė, Arabisė dhe Afrikės kishte fituar famė dhe ishte bėrė i njohur. Nė vitin 1193 Kuxhurati hyn nė kuadėr tė shtetit musliman tė Mahmud Gurit,kurse nė vitin 1299 bėhet pjesė pėrbėrse e sulltanatit muslima tė Delhit.
Me shkatrrmin e kėtij sulltanati nga Timuri (1397) Kuxhurati bėhet shtet i pavarur nė krye me Ahmed Shahun, i cili nė vitin 1411 themeloi njė kryeqytet tė ri Ahmadabadin dhe njė dinasti tė re, qė mbajti sundimin njė shekull e gjysmė. (*1) Nė kėtė kohė u krijua njė koloni bukur e madhe arabe dhe Ahmadabadi u shndėrrua nė njė qendėr e kulturės arabe-islame. Nė kėtė mėnyrė lidhjet e Kuxhuratit me Arabinė u thelluan.(*2) Stėrgjyshi i Nahravalit, Muhammed Ibn Ismail, nga Adeni i Jemenit shkoi e u vendos nė Nahraval. Nga kjo familje dolėn shumė tregėtarė e dijetar tė dalluar.. Njėri prej tyre ishte Ahmed Ibn Muhammedi, babai i autorit pėr tė cilin flasim. Ishte i dalluar nė fushėn e sheriatit prandaj sulltani i Kuxhuratit, Mahmud Shah, e emroi myfti tė kėtij vendi. Nė vitin 1452 ky shkoi nė haxh dhe atje vdiq.(*3)
Muhammed Ibn Ahmed lindi nė Lahor,nė vitin 1511 dhe aty i kreu mėsimet e para ku mėsoi gjuhėt klasike tė kohės: arabisht, persisht dhe turqisht. Studjoi edhe tė drejtėn islame,sheriatin.Tregoi interesim edhe pėr diplomaci ,kėshtu qė lidhet me oborrin mbretėror dhe qysh si i ri ngarkohet me mision diplomatik jasht vendit. Nė vitin 1536/ 37, Asif Han, ministėr i sulltanit Bahadur Shah, niset pėr nė Stamboll me Al-Nahravalin pėr tė kėrkuar ndihmė ushtarake qė ta shpėtonte koxhuratin nga rreziku qė i kėrcnohej nga portugezėt dhe mongolėt.(*4) Megjithėse Sulltan Sulejmani Ligjdhėnės dėrgoi nė Koxhurat njė flotė tė pajisur mirė,prapseprapė Kuxhurati nuk mundi tė vazhdojė luftėn nė dy fronte, ashtu qė nė vitin 1572 humbi pavarsinė dhe u bė pjesė pėrbėrse e shtetit mongol nė Indi.(*5)
Kjo gjendje jostabile nė vend, e shtyri Nahravalin tė largohet nga vendlindja dhe tė vendoset nė Arabi, e cila tanimė ishte bėrė pjesė e perandorisė Osmane. Gjatė viteve 1536/37 qėndroi nė Kairo,ku pati rastin tė kontaktojė me shumė dijetarė tė kohės dhe pastaj u vendos nė Mekke ku edhe vdes nė vitin 1582.Nė Mekke u afirmua si poet, historian dhe si gjuhėtarė,madje edhe nė sheriat. Me 1552 i digjet shtėpia dhe biblioteka shumė e pasur, me ē‘rast i digjen edhe disa dorėshkrime,por ai nuk u demoralizua, vazhdoi punėn e tij. Nė vitin 1567 emrohet muderriz (profesor)nė medresen e Sulltan Sulejmanit e cila me shumė bujė e filloi punėn pikėrisht nė kėtė vit. Pikėrisht nė atė kohė ky bėhet edhe myfti i Mekkes me ēka fitoi autoritet tė veēant dhe nė kėtė post qėndroi deri nė vdekje.(*6)
Al-Nahravali duke qenė nė kėtė pozitė kishte raste tė shpeshta tė takohet me personalitete tė njohura tė perandorisė Osmane qė vinin nė haxh. Nė kėtėmėnyrė bėhet i njohur edhe nė Stamboll nė qarqet e larta shoqėrore e politike. Nė saje tė kėsaj ai niset nė njė mision diplomatik nė vitin 1537 dhe nė kėtė mision takohet edhe me sadrazemin e sulltanit. Nga princi vendas i Mekkes, Sherif Hasan (*7) ishte i autorizuar qė t’i paraqesė Sulltanit ankesėn kundėr valiut tė Medines,Piri Pasha.(*8)
Djegja e bibliotekės, nė vitin 1552, e Muhammed Ibn Ahmad Al-Nahravalit qė ishte e pasur me dorėshkrime, tėrhoqi vėmendjen e autorėve bashkėkohorė. Shavkani tregon se Al-Nahravali blente libra dhe dorėshkrime dhe “ ia afronte ēdokujt pėr shėrbim” ashtu qė ai “ mblodhi libra sa askush tjetėr” (*9) Veprat e ndryshme tė tij tregojnė edhe famėn qė kishte arritur ai nė gjuhėsi,letėrsi,histori dhe nė fushėn e tė drejtės islame.. Kėshtu qė pėrveē tri veprave,prej tė cilave dy janė djegur nė zjarrin e pėrmendur, kurse njėra ėshtė shfrytėzuar deri vonė (*10), tani dihet pėr dhjet vepra tė Nahravalit qė gjenden nė dorėshkrim nė vende tė ndryshme tė botės (*11) Nga ato vepra kėtu do tė pėrmendim kėto:
Dorėshkrimi me pozi
Pėrkundėr faktit se shumė poezi tė tij janė djegur , biografėt e shekullit 16-17., ruajtėn shumė poezi tė tij nė veprat e ture biografike pėr Nahravalin. Ata e konsideronin kėtė njė poe tė mirė (*12)
Tezkeret e Nahravalit
Kjo pėrmbledhje shenimesh, sipas traditave tė kohės pėrfshinte shenime tė ndryshme qė shfrytėzonte e pėrpunonte autori pėr pėrgatitjen e ndonjė vepre. Kėshtu pėr shembull, kėtu kemi disa shenime pėr Sinan Pashėn (fq.67), shenime pėr disa vizita tė tij nė Medine (f.1,44,56,57,71,), disa poezi tė tij (f.114-116) etj. (*13)
Udhėpėrshkrimet e tij
Kjo vepėr e titulluar Al-Favaid al-sunnijje fi al-rihla al- madanijje va al-rumijje konsiderohet ndėr veprat mė tė vlefshme tė Al-Nahravalit. Kėtu ai paraqet shenime shumė interesante pėr rrugėn e tij nga Mekkeja pėr nė Stamboll dhe anasjelltas. Autori ėshtė nisė nga Mekka me 29.10.1557 rrugės tokėsore ( Damask – Haleb- Stamboll) kurse pėr t’ u kthyer shkoi rrugės detit ( Stamboll- Aleksandri) dhe arriti nė Mekke me 7.9.1558. Ky udhėpėrshkrim ėshtė plot shenime me interes si pėr vendet ashtu edhe pėr personalitetet qė i kishte takuar,por pėr fat tė keq akoma ėshtė nė dorėshkrim.(*14)
Pushtimet Osmane tė Jemenit
Kjo ėshtė padyshim vepra mė e njohur e autorit. Verzioni i parė mbante titullin Al-futuhat al-luthmanijje li- al aktari-l-jemenijje” dhe i kushtohet Sulltan Selimit tė dytė (1566-1574), kurse mė vonė e zgjėroi dhe ia paraqiti Sulltan Muratit tretė (1574-1595) me titull tė ri Al-Bark al-Jemeni fi al-fat-hi-l-uthmani. Kjo vepėr flet kryesisht pėr Sinan Pashėn, i njohur si “pushtues i jemenit”. Kėtu vlen tė pėrmendet se autori u takua me Sinan Pashėn kur erdhi nė Mekke pėr haxh, nė shkurt 1571. Ky rast e nxiti autorin tė shkruaj njė histori tė vėllimshme pėr pushtimin e Jemenit nga Osmanlinjėt.Pėr kėtė vepėr ka edhe shenime tjera nė gjuhėn shqipe.(*15)
Pėrveē kėtyre veprave kemi edhe njė tjetėr qė ka njė rėndėsi tė posaqme dhe pikėrisht ajo ėshtė objekt i kėtij punimi.
Vepra paraqet historinė e Mekkes dhe mban titullin Al-Ilam bi alam bajtil-lahi-l-haram. Kjo vepėr u shndėrrua nė njė burim tė dorės parė pėr historinė e Mekkes nė fillim tė periudhės osmane (1517-1577),pasi qė autori e kishte pėrfunduar veprėn e pėrmendur me 26 maj 1577. Kjo ėshtė burim edhe pėr historinė e perandorisė Osmane nė ato vite tė stuhishme.
Vepra e pėrmendur e Nahravalit pėrjetoi fat interesant. Ėshte pėrkthyer nė gjuhėn turke nga poeti Baki (1526-1600) (*16) dhe ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Laipzig nė vitin 1857 me titull Kronika e qytetit tė Mekkes , nėn kujdesin e orientalistit F.Ėustenfeld.(*17),ndėrsa nė gjuhėn arabe ėshtė botuar nė vitin 1888 nė Kairo,pa emėr tė autorit, nė margjina tė librit tė historianit Ahmad Ibn Zajni Dahlan,nė tė cilin ky flet pėr Mekken.(*18). Ky botim u bė aq i rrallė sikur tė ishte ndonjė dorėshkrim. Pėrve[ kėsaj botimi nė fjalė ėshtė bėrė nė mėnyrė joshkencore. Nuk ėshtė bėrė pėrpjekje pėr tė vėrtetuar se kush ishte autori, nuk ka shenime pėrcjellėse tė cilat pėr kėso rastesh janė shumė tė nevojshme. Duke marrė parasyshė se verzioni i botuar nuk ėshtė ai pėrfundimtarė i autorit, aty-kėtu ka edhe disa zbrazėti. Mungojnė emra dhe data tė ndryshme, qė ėshtė dashur tė plotėsohen.
Sidoqoftė,ne kėtu do tė ndalemi vetėm nė njė kaptinė tė kėsaj vepre e cila mban titullin Sadrazemat e Sulltan Sulejmanit ( Kryeministrat e Sulltan Sulejmanit)(f.199-207) Me sa shihet nga titulli, autori kėtu bėn fjalė pėr tė gjith sadrazemat e S.Sulejmanit, duke filluar nga Piri Pasha (1518-1523) e deri te Sokol-lu Mehmet Pasha (1565-1579). Ėr punimin tonė me interes janė vetėm tre, pėr tė cilėt ai thotė shprehimisht se janė shqiptarė dhe qė i kishte njohur pėr sė afėrmi, e ata janė: Ajas Pasha (1536-1539), Lutfi Pasha (1539-1541) dhe Sulejman Pasha (1541-1544).
Sa i pėrket tė parit, vlen tė pėrmendet kėtu, se ai u lind nė Vlorė me 1482 dhe qysh nė kohėn e Sulltan Selimit I (1512-1520) ishte aga i jeni[erėve. Ai mori pjesė nė pushtimin e Sirisė dhe tė Egjiptit ( 1516-1517) dhe u bė mė vonė vali i Sirisė (1521). Nė vitin 1522 mori pjesė nė pushtimin e Rodosit dhe nė vitin 1526 edhe nė Moha[ dhe u emrua ministėr i dytė i sulltanit.(*19) Al-Nahravali e prezenton nė kėtė kaptinė Ajas Pashėn si njė shqiptarė (arnaut) qė “ka simpati pėr dervishė, besim nė dijetarėt, i matur nė shprehje, besnik nė fjalėn e dhėnė, i vendosur nė mendime e veprime”. Autori kėtu zbulon edhe faktin se Ajas Pasha e kishte njohur mirė babain e autorit tė dorėshkrimit, Ahmad Ibn Muhammad, qė e pėrmendėm mė sipėr, dhe se kishte pasur korespondencė me tė. Si po duket kjo lidhje daton nga qėndrimi i hershėm i Ajas Pashės nė Kairo (1517) ose nė Damask (1521). Nhravali kėtu tregon se me Ajas Pashėn u takua gjatė vizitės sė tij tė parė nė Stamboll ku qėndroi nė misionin diplomatik si i deleguar i sulltanit tė Koxhuratit. Ai kėtu e thekson se Ajas Pasha e priti kėtu shumė mirė dhe kur ia prezentoi sulltanit i foli fjalė tė mira,lavdėroi, edhe tė jatin e tij (*20). Kjo me sa duket ndikoi qė misioni i Nahravalit tė pėrfundojė me sukses,ngase dihet se S/Sulejmani urdhėroi qė tė dėrgohet njė flotė osmane pėr nė Kuxhurat. Pėr kėtė do tė behet fjalė mė poshtė.
Lidhur me Lutfi Pashėn (1488-1563) vlen tė pėrmendet se ishte njė ndėr shkrimtarėt e njohur tė shekullit 16. nė peėrandorinė Osmane. Ndėr veprat e tij dy janė me vlerė tė ve[ant : Historia e Perandorisė Osmane ( Tevarih-i al-i Osman) dhe Asafname qė pėrmban letra me kėshilla pėr Sulltan Sulejmanin nė lidhje me gjendjen e shtetit. Me kėtė fillon njė traditė e re nė mesin e intelektualėve ( Mustafa Ali efendi, Ajn-i Ali efendi etj.) qė shprehnin mendimet e tyre reformiste nė formė tė letrave qė ua drejtonin sulltanėve tė kohės. (*21) Al-Nahravali thotė shprehimisht pėr Lutfi Pashėn se ėshtė shqiptarė (arnaut) dhe e lavdron pėr urtėsi, por “kishte shumė simpati pėr femra”. Duke marrė parasyshė se ai e kishte pėr grua motrėn e sulltanit,nė fund u detyrua (1541) tė jap dorėheqėje nga posti i sadrazemit. Nė fillim tė vitit 1543 shkon nė haxh dhe takohet me Nahravalin, nė Mėkke. Autori kėtu zbulon faktin se Lutfi Pasha kishte shkruar njė koment nė gjuhėn turke pėr veprėn e themeluesit tė shkollės hanefite, Abu Hanifa (700-767), dhe kėrkoi qė kjo vepėr e tij tė pėrkthehet nė arabisht dhe persisht. Kėtu na jep tė kuptojmė se ky e kreu pėrkthimin e parė dhe tė dytė tė librit , sa ishte Lutfi Pasha ende nė Mekke, pėr [ka edhe u shpėrblye bukur mirė.(*22).
Sadrazemi tretė qė prezentohet nė kėtė kaptinė si shqiptarė ėshtė Sulejman Pasha, valiu i Sirisė (1525) dhe i Egjiptit pėr dhjet vjet me radhė (1525-1534), ku ka lėnė shumė vepra.(*23). Nga Egjipti bashkohet me Sulltan Sulejmanin pėr pushtimin e Bagdadit (1534) dhe nė dhjetorė tė vitit 1536 kthehet pėrsėri nė Egjipt. Ai mbeti nė krye tė kėsaj detyre deri nė qershor, kur me urdhėrin e sulltanit niset nga Suezi nė krye tė njė flote pėr nė Indi. Nahravali kishte ardhur,si[ dihet, nė Stamboll me 1537, nė emėr tė Sulltanit tė Kuxhuratit, Bahadur Shah pėr tė kėrkuar ndihmė ushtarake. Ndėrkohė, sulltani merr vesh pėr vrasjen e Bahadurit nė luftė me portugezėt,andaj jep urdhėr qė nga Egjipti tė niset njė flotė nė krye me Suljeman Pashėn pėr nė Kuxhurat. Flota nė fjalė pėrbėhej nga 80 anije tė tipave tė ndryshme me 20 mij ushtarė.(*24)
Al-Nahravali nuk tregon ndonjė simpati pėr tė. Pėrkundrazi, ai e cilėson si “zullum[ar, tiran, gjakpirės, qė nuk ka besė as burrėri dhe vret kėnd e zė”. Nė tė vėrtetė, kėto fjalė tė ashpra janė tė lidhura me sjelljet e Sulejman Pashės,pėrkatsisht me dėshtimin e tij nė Kuxhurat. Kėshtu, nė rrugėn e tij pėr nė Kuxhurat u ndal nė Aden. Aty doli sunduesi vendės Amir Ibn Davud, nė anije tė Sulejman Pashės pėr t’i shprehur mirėseardhje e simpati. Mirėpo Sulejman Pasha e vari menjėherė nė anije dhe e mori Adenin duke shpallur sovranitetin e sulltanit osman. Kjo sjellje, sipas Al-Nahravalit, bėri qė Sulejma Pasha tė pritet me rezervė nė Kuxhurat, prej nga u kthye pa u ballafaquar me flotėn e Portugalisė.
Me tė kthyer nė Detin e kuq, Sulejman Pasha ndalet nė portėn Muha tė Jemenit, ku e zuri dhe e vrau sunduesin e vendit, Ahmedin, duke shpallur sovranitetin e sulltanit osman edhe nė Jemen.Sulejman Pasha, siē thotė Nahravali, u kthye nė Stamboll me suksese tė reja pėr perandorinė Osmane, me pushtimin e Adenit dhe Jemenit por pa i prekur fare portugezėt nė Indi.(*25). Pėr kėto “suksese” thotė Nahravali, sulltan Sulejmani e emroi Sulejman Pashėn sadrazem nė vitin 1541 (*26),
Krijoni Kontakt