Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Rally Albania, tashmë bëhet një kampionat

    Do të jetë gjithçka ndryshe. Rally Albania, gara më e re në Shqipëri dhe që tashmë është bërë jo pak e famshme, në vitin 2008 do të marrë të tjera përmasa, teksa organizatorët kanë menduar një ide tjetër nga ajo e garave të shkuara. Duke nisur që nga mënyra e garimit, nga llojet e makinave që do të marrin pjesë e deri tek “cirkuiti”, që këtë herë do të jetë i një tipi të mbyllur. Kështu, nga një garë e njerëzve të apasionuar pas rrezikut, Rally tashmë do të marrë dimensione të tjera, pak a shumë të ngjashme me Formula 1, ku fituesi do të shpallet pas pesë garave përgjatë gjithë vitit kalendarik. Ai që grumbullon më shumë pikë, në fund është fituesi. Veçse tipat e makinave do të jenë të ndryshme, jo vetëm fuoristrada dhe motorra, por edhe vetura, të cilave do t’u jepet mundësia të garojnë në rrugë të asfaltuar. “Tashmë kemi menduar ta kthejmë në një tip kampionati. Gara do të jetë e një tipi të mbyllur dhe e para do të zhvillohet në Petrelë”, tha për “Gazetën Shqiptare” komisari Edvin Kasimati.

    Sipas tij, do të ketë pikavarazh dhe fitues për çdo garë, natyrisht të ndara sipas kategorive. Secila garë do të marrë edhe terminologjinë të përdorur zakonisht në garat e këtij tipi dhe tani e tutje do të quhet Grand Prix (Çmim i Madh). Gjë që tregon se Rally Albania tashmë ka fituar përmasat e një aktiviteti të ngjashëm me ato të vendeve ku ky sport është më i zhvilluar dhe praktikohet në masë.

    Kampionati
    Ndryshimi i përmasave, nga një garë të pasionuarish, në një kampionat, ndodh për herë të parë me Rally Albanian, që do të jetë i pari i këtij lloji në historinë e Shqipërisë. Për këtë arsye, në çdo Grand Prix do të ketë disa disiplina motoristike. Në janar, gara do të zhvillohet rreth zonës së Petrelës, ku do të jenë gjithsej rreth 90 makina e motorrë, një numër rekord ky. Gjashtë disiplinat që do të ndahet çdo garë janë Go Kart, Road Rally, Sport Bike, RallyCross, MotoCross dhe 4x4 Trial. Gara e parë, që do të zhvillohet në Petrelë, do të zgjasë tre ditë dhe do të ketë një kombinim mes asfaltit, çakullit dhe garës në shtrat lumi dhe baltë, ku edhe shkalla e vështirësisë është më e lartë. Dita e parë si zakonisht do t’i rezervohet regjistrimit të mjeteve në Parc Ferme të ngritur në Petrelë, ku pilotët do të gjejnë të gjitha kushtet ashtu si në Sheshin “Nënë Tereza” në vitet e shkuara. Dy ditët e garave do të jenë 5 dhe 6 janari e më pas ndarja e çmimeve.

    [Shqip]
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2

    rally albania

    mua me pelqen shume rally.
    puna eshte se tani per tani rally albania eshte shume amatoresk.
    nuk ka audicionin e mjaftueshem per te mos thene qe nuk ka fare audicion.
    kjo ben qe te mos kete as fitimet e mjaftueshme.
    rally albania duhet te filloje te transmetohet neper televizionet shqiptare
    sepse kjo do ta beje shume popullore dhe do te fitoje miratimin e sponsorave, se pa ata ............................... kot puna.
    kur do te fillojne televizionet shqiptare te transmetojne rally albania?
    se ndryshe te gjithe po lodheni me kot...

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Pjesa e fjalimit kushtuar Kosoves nga Sali Berisha
    Nga murik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-05-2017, 09:51
  3. Enciklopedia Britanika mbi historine tone
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:32
  4. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00
  5. Enciklopedia Katolike mbi Shqiperine
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •