Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kosova pjesëmarrëse në lojrat olimpike “Pekini 2008”

    Kreu i kom. olimpik rus: Ok pjesemarrjes se kosovareve ne lojrat e Pekinit

    Me qendrimin tij, edhe pse ne aspektin sportiv, Tiagaciov ka thyer keshtu qendrimin rus kunder shpalljes se pavaresise se njeanshme te Kosoves.

    Presidenti i komitetit olimpik rus, senatori Leonid Tiagaciov eshte shprehur ne favor te pjesemarrjes ne lojrat olimpike “Pekini 2008” edhe te atleteve kosovare. Me qendrimin tij, edhe pse ne aspektin sportiv, Tiagaciov ka thyer keshtu qendrimin rus kunder shpalljes se pavaresise se njeanshme te Kosoves. Lajmi eshte publikuar sot nga e perditshmja Vremia Novostei e cila ka botuar ne faqet e saj nje interviste te Tiagaciov. “Se ke shtet duan te perfaqesojne eshte tjeter problem. Kjo ju takon politikaneve ta zgjidhin, por do te ishte e padrejte per atletet kosovare te mos merrnin pjese ne lojrat e Pekinit, pasi jane stervitur per evenimentin per 4 vjet rresht” ka thene Tiagaciov. “Opinioni im personal eshte qe kosovaret nuk duhet te vuajne nese vendi I tyre eshte ndare nga Serbia, gjithesesi ata duhet te marrin pjese” ka shtuar Tiagaciov.

    /BALKANWEB/
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kosova në "Pekin 2008"? Aderimi, në dorë të OKB

    Lojërat Olimpike "Pekin 2008" nuk janë më thjesht një ëndërr për sportistët kosovarë edhe pse ekzistojnë ende pengesa serioze për pjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment botëror. Sipas zëdhënëses për shtyp për Komitetit Olimpik Botëror, Emmanuelle Moreau, është shpejt për të folur për një kombëtare kosovare pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, pasi duhet që njohja e Kosovës si shtet më vete të vijë edhe nga OKB-ja. "Duhet të shikojmë të gjitha mundësitë që na jep ligji së bashku me drejtuesit e OKB-së. Duket gati utopike që sportistët kosovarë të konkurrojnë denjësisht në "Pekin 2008" për shkak edhe të kohës së shkurtër që kanë në dispozicion deri në fillim të Lojërave për t'u përgatitur. Por ekzistojnë mundësi që disa sportistë të marrin pjesë nën logon "Sportistë të Lirë të Lojërave Olimpike", ka thënë zëdhënësja e Komitetit Olimpik. Kosova shpalli të dielën pavarësinë, por për të qenë pjesë e institucioneve botërore sportive si, FIFA, UEFA, etj duhet patjetër që të njihet edhe nga shtetet e OKB-së, ku Rusia dhe Kina për momentin janë shprehur haptazi kundër Kosovës shtet i pavarur. Përveç njohjes nga këta të fundit, Kosova ka të nevojshme edhe ngritjen e një Komiteti Olimpik në Kosovë, i cili duhet të njihet dhe të ketë një statut të përshtatshëm nga të gjitha federatat sportive internacionale. Kur të gjitha këto kritere do të jenë të pranueshëm nga homologët botërorë, atëherë Kosova do të ketë mundësi të marrë pjesë në aktivitete të tilla si Lojërat Olimpike. Por sipas zëdhënëses disa atletë kosovarë mund të marrin pjesë në lojëra ashtu sikundër ndodhi me sportistët e Timorit të Lindjes në Lojërat Olimpike "Sidnej 2000" ose sportistët Jugosllavë në "Barcelona 1992". Këta të fundit edhe pse nuk ishin të mbështetur nga federatat e tyre, të cilat nuk ishin njohur ende nga Komiteti Olimpik Botëror, morën pjesë në lojëra si sportistë të lirë. "Kam informacion se tashmë janë pesë boksierë kosovarë që presin të marrin pjesë në "Lojërat Olimpike". Do shikojmë mundësinë që ata të jenë në "Pekin 2008", ka theksuar zëdhënësja për shtyp e Komitetit Olimpik botëror, Emmanuelle Moreau.

    /TIRANA OBSERVER/
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •