Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Shkatërrohen zbulimet ilire në Maqedoni

    Shkatërrohen zbulimet ilire në Maqedoni

    Shtuar më: 06/01/2008 - 09:32
    • Arkeologët maqedonas po shkatërrojnë banimet e hershme ilire të zbuluara në territoret maqedone. Në kalanë e Shkupit po gërmohet me buldozerë, ndërsa në Pllaoshnik po ngrihet një universitet
    .


    Bardhyl Berberi/Shekulli


    Arkeologët maqedonas po shkatërrojnë dëshmitë historike të vazhdimësisë iliro-shqiptare. Në Kalanë e Shkupit, ku së fundmi janë zbuluar vendbanime ilire dhe shumë objekte që dëshmojnë se ky territor është banuar nga fise ilire, arkeologët po përdorin një metodë të pa përdorur ndonjëherë gjatë gërmimeve arkeologjike të këtij lloji. Po gërmohet me buldozerë, gjë që rrezikon shkatërrimin e objekteve, ndërsa në një tjetër zonë arkeologjike ilire, në Pllaoshnik të Ohrit, Qeveria maqedone financon ndërtimin e një universiteti, duke shkatërruar të tjera dëshmi historike. Prej gjashtë muajsh në kalanë e Shkupit vazhdojnë gërmimet arkeologjike sipas një projekti dy vjeçar të financuar nga qeveria e Maqedonisë. Një projekt që kushton2 milionëe 250 euro, ku vetëm në pjesën e parë të punimeve janë vënë në dispozicion 950 mijë euro. Janë duke punuar mbi 300 specialistë dhe çuditërisht të gjithë maqedonas. Mungesa e specialistëve nga Shqipëria apo Kosova u shoqërua me reagime nga ana e lëvizjes "Zgjohu" në Maqedoni, e cila zhvilloi një numër të madh protestash, drejtuar ministrit të Kulturës dhe trupit Diplomatik në Maqedoni. Ata kërkuan që në gërmimet arkeologjike në kalanë e Shkupit të ketë arkeologë nga Shqipëria dhe Kosova pasi në këtë territor, që në kohët më të lashta janë gërshetuar shumë kultura dhe kanë jetuar fiset ilire të Dardanëve. Çka u vërtetua që në ditët e para të gërmimeve, ku u zbulua shtëpia ilire dhe objekte të tjera ilire, të cilat datonin me shek. III para Krishtit. Por kjo kërkesë e Lëvizjes "Zgjohu", e cila përbëhet nga shoqëria civile shqiptare në Maqedoni, nuk u mor parasysh dhe kërkimet u zhvilluan vetëm maqedonasit. Shumë shpejt, fill pas zbulimit të shumë objekteve ilire në Kalanë e Shkupit, pikërisht në këtë zonë me vlera të veçanta, Drejtori i Trashëgimisë Kulturore të Maqedonisë, Pasko Kuzmank, duke shfrytëzuar dhe paaftësinë e drejtuesve të Ministrisë së Kulturës në Maqedoni, filloi të kryejë kërkime në këtë zonë me buldozer. Kur ka parë këtë situatë dramatike, kundër çdo kriteri të kërkimit arkeologjik, historiani Ramiz Avdyli ka shprehur menjëherë shqetësimin e tij. "Nuk mund ta fsheh tmerrin që kam përjetuar, kur kam parë gërmime vandaliste që nuk zbulonin kulturën e lashtë, por e shkatërronin atë", - tha për "Shekullin" Avdyli. Të njëjtat skena makabre të shkatërrimit të gërmimeve arkeologjike ka parë para pak ditësh edhe Drejtori i Institutit të Arkeologjisë së Shqipërisë z Myzafer Korkuti. "Kjo është e tmerrshme. Këto kërkime me buldozerë janë shumë larg standardeve arkeologjike. Kjo mënyrë largon objektet nga orgjinaliteti", - tha ai. Sipas prof. Korkutit, kjo punë që kanë bërë kolegët e tij maqedonas për gjashtë muaj, normalisht bëhet për 10 vjet me studiues të shkollave të ndryshme dhe kjo është normale nëse kërkon të zbulosh artefakte. "Në Maqedoni me këtë metodë janë shkatërruar krejt këto vlera unikale të lashtësisë", - vazhdon Korkuti. Në bazë të konventave ndërkombëtare që i ka nënshkruar edhe Maqedonia, nuk lejohen kërkime arkeologjike, pa studiues të fushave të ndryshme dhe të shkollave të ndryshme.

    Ndërkaq, Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Arifikmet Xhemaili, mundohet të qetësojë situatën. "Arkeologëve nuk iu pëlqeu metodologjia e punës dhe kjo nuk është një vërejtje kapitale, por vetëm metodologji që mund të përmirësohet në të ardhmen",- theksoi ai .

    Ndërkohë në lokalitetin Pllaoshnik të Ohrit qeveria maqedonase ka dhënë 6 milionë euro, për të ndërtuar një universitet. Ajo njihet si një zonë e njohur arkeologjike, ku kanë jetuar Desaretët (fis ilir ) dhe ku janë zbuluar shumë objekte arkeologjike. Burime pranë ekzekutivit, thonë se "ndërtimi i Universitetit do të bëhet aty, pasi është pjesë e parëndësishme arkeologjike".

    "Ne historianët shqiptarë në Maqedoni dyshojme se qeveria e Maqedonisë nuk ka synim me anën e gërmimeve që të nxjerri të vërtetën por të shbëjë kulturën iliro- arbërore në Kalanë e Shkupit. Jo pa qëllim ajo pengon të marrin pjesë në gërmime arkeologët nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ata morën një mësim të mirë nga kalaja e Ohrit, ku u zbulua se Ilirët dhe Dardanët kanë qënë këtu", - thotë historiani Ramiz Avdyli. Ndërkohë që edhe kryetari i shoqatës së Historianëve në Maqedoni, Nebi Dervishi, mbështet të njëjtën ide. "Qeveria e Maqedonisë ka dhënë një buxhet të majmë për gërmime arkeologjike, por me buldozerë dhe qëllimi është jo të zbulohet kultura e lashtë ilire, por të shkatërrohet ajo kulturë që toka e ka ruajtur për mijëra vjet. Vetëm shkenca arkeologjike e Maqedonisë përdor buldozerë për zbulime arkeologjike. Është e qartë, këto kërkime kanë si qëllim që të zhbëjnë historinë", - ka theksuar ai për gazetën "Shekulli".


    http://www.ina-online.net/index.php?id=3336
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Mendoj qe te behet problem(mundesisht nderkombetar)duke kerkuar nga shoqata te ndryshme nderkombetare, ndihme per kete problem kaq te rendesishem.
    Pamvaresisht, i pelqen apo jo qeverise maqedonase ,akademiket si te Shqiperise edhe kudo ne bote, te ngrihen per kete turp qe i behet kultures arkeologjise Shqipetare.(arkeologjise boterore mund ta quaj)
    Me shekuj kultura e popullit tone, eshte shkaterruar nga vendet fqinje si Greqia, Italia, serbia edhe shtete te tjera qe kane kaluar neper Shqiperi nga luftra te ndryshme dhe duke vjedhur,djegur dhe shkaterruar duke lene te kuptohet, qe jemi nje shtet pa kulture dhe pa histori.
    Nje rast flagrant, i pa kundershtueshem mbi shkaterrimin e vlerave arkeologjike te vendit tone ne kete rast nga Maqedonia.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Eshte i natyrshem nje akt i tille barbar ndaj kultures tone te vjeter e deshmive mijeravjecare se eshte toka e shqiptareve qe nga koherat me te sterlashta,kur stergjyshet e sllaveve majmuneronin neper pyjet e kenetat e pripletit ne bjellorusi dhe jetonin ne stade barbarie qe as orangutangu nuk ua kishte zili...

    Inferioriteti sllav ndaj shqiptareve ka rrenje te thella dhe e vetmja menyre qe gjejne eshte shkaterrimi i kultures materiale iliro-shqiptare...

    Tashme politikisht sic e tregon edhe kosova antikiteti si deshmi eshte mese i efektshem ,keshtu qe sllavomaqedonasit nuk kane rruge tjeter perpos shkaterrimit te deshmive...

    Ti drejtohesh komunitetit nderkombetar per keto akte barbare eshte njesoj si te besh nje vrime ne uje,kurse ti drejtohesh ndergjegjes kombetare ,jam i sigurte se do gjendet menyra me efikase per ndalimin e ketyre perbindeshave sllave ....
    Kucedren e ndalon Trimi ,mesojne gojedhenat tona ...

    Ka ikur koha e kerkimit prej shqiptareve te maqedonise ,te stabilizojne shtetin maqedonas...
    Shqiptaret e Maqedonise perpiqen te stabilizojne shtetin sllav dhe shteti sllav ua kthen ashtu sikunder i forti ja kthen te dobetit,me nje shpulle surratit.... Stabilizoni shtetin sllav te maqedonise dhe si pergjigje,ky shkaterrim barbarik s'eshte asgje....Shpresoj te mos gjejne Damastionin,qytetin e vjeter qe ka prere monedhat e para ilire ne ballkan e qe thuhet se mund te jete ne ato toka,se do e rrenojne edhe ate....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Eshte i natyrshem nje akt i tille barbar ndaj kultures tone te vjeter e deshmive mijeravjecare se eshte toka e shqiptareve qe nga koherat me te sterlashta,kur stergjyshet e sllaveve majmuneronin neper pyjet e kenetat e pripletit ne bjellorusi dhe jetonin ne stade barbarie qe as orangutangu nuk ua kishte zili...

    Inferioriteti sllav ndaj shqiptareve ka rrenje te thella dhe e vetmja menyre qe gjejne eshte shkaterrimi i kultures materiale iliro-shqiptare...

    Tashme politikisht sic e tregon edhe kosova antikiteti si deshmi eshte mese i efektshem ,keshtu qe sllavomaqedonasit nuk kane rruge tjeter perpos shkaterrimit te deshmive...

    Ti drejtohesh komunitetit nderkombetar per keto akte barbare eshte njesoj si te besh nje vrime ne uje,kurse ti drejtohesh ndergjegjes kombetare ,jam i sigurte se do gjendet menyra me efikase per ndalimin e ketyre perbindeshave sllave ....
    Kucedren e ndalon Trimi ,mesojne gojedhenat tona ...

    Ka ikur koha e kerkimit prej shqiptareve te maqedonise ,te stabilizojne shtetin maqedonas...
    Shqiptaret e Maqedonise perpiqen te stabilizojne shtetin sllav dhe shteti sllav ua kthen ashtu sikunder i forti ja kthen te dobetit,me nje shpulle surratit.... Stabilizoni shtetin sllav te maqedonise dhe si pergjigje,ky shkaterrim barbarik s'eshte asgje....Shpresoj te mos gjejne Damastionin,qytetin e vjeter qe ka prere monedhat e para ilire ne ballkan e qe thuhet se mund te jete ne ato toka,se do e rrenojne edhe ate....
    Me vend keni then, per hire te europes te shkatrrohet kultura ilire ...

    Po ku jane keta politikajt shqiptar ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Nuk luftohet du ke "protestuar"me shkrim tek trupi diplomatik.Luftohet me gjoks.Duhet mbledhur te ri e pleq,duhet dalur buldozhereve perpara dhe duhet penguar punet.Vetem ne kete menyre i kontribojme situates dhe historise sone.Nese ne presim qe maqedonet ti ndalin punimet dhe te na kerkojne falje vetem se ne u ankuam ne kete apo ate zyre,atehere do te presim se koti.

    Keshilla ime per levizjen "zgjohu":

    Mbledhni popullin dhe shkoni ne vend te ngjarjes.Mos u largoni nga aty derisa qeveria te sjelle rregulla se si duhet te punohet dhe kush duhet te marre pjese ne ato germime.Mos e humbni durimin dhe besimin edhe nese u rrahin edhe nese u vrasin.

    Ne kete rast edhe qeveria e Shqiperise edhe ajo e Kosoves do duhej qe zyrtarisht te reagonin.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42
    mire e ki bre daj
    RRNOFSH !!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42
    po hala nuk mundem be bo kurgjhu se maqedonia esht stet i fort
    kshyreni qa bonen ne brodez...

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •