Kengetari „MusicOfEpirus“
Ndoshta ndonje prej jush qe lexoni e shkruani ketu ne forum, e keni ndeshur edhe me pare. Eshte nje kengetar ne YouTube, djale i ri duket nga zeri, ashtu dhe nga shifra ne profilin e vet qe deshmon per moshen e tij. Ka sjelle disa kenge shqiptare popullore, ne nje interpretim shume te bukur, per me teper qe sikurse ben me dije vete, te gjithe veglat muzikore, orkestrimin, pergatitjen e videove dhe gjithcka tjeter i ka bere vete. Talent i vertete! Uroj qe te dale nga anonimati e te publikoje vertet nje disk me kenge te verteta shqiptare dhe per nje publik te huaj. Shkruan se ndodhet ne Zimbabwe, por nuk e di se pse, nuk i besoj.
Music of Epirus - Delvina me Camerine
Janines c'i pane syte
Krijoni Kontakt