Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Mendimi juaj për hakmarrjen dhe ngujimin në vitin 2008?

    Jetojme ne vitin 2008 dhe ende vazhdojne te ndiqen " Ligjet e Kanunit" te Lek Dukagjinit ! Shume femije e re rinj jane te detyruar te jene te ngujuar per te mbrojtur jeten e tyre duke qene keshtu jashte cdo realiteti e duke jetuar brenda kater mureve kur bashkemoshataret e tyre luajne e qeshin , gezojne femijerine e rinine. Eshte drame e shoqerise sone ... Disa ligje te shkruara me qindra vite me pare ... vazhdojne te zbatohen dhe te lene ne "erresire" femije te pafajshem e te shterrojne shume familje. Keto "ligje" jane me te fuqishme se ligjet e shtetit madje veprojne si te pavarur prej tyre, pra ata vete hakmerren duke cuar jete te fisi apo familjes. Sipas ketyre ligjeve femijet dhe grate jane te pacenueshme por fatkeqesisht edhe ky "kanun" qe eshte tipik per zonat malore ... ka filluar te "modifikohet" sipas interesave te secilit ! Eshte per te ardhur keq ,qe aty ku dora e shtetin nuk mund te veproje veprojne disa norma barbare ....

    Cfare mendimi keni ju per "hakmarrjen" dhe " ngujimin" qe jane nje plage e gjalle e shoqerise sone ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 07-02-2008 më 12:13
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Prape me keto tema boshe.... ku sheh ti qe nga qielli i shtate se ca behet poshte?

    Gjakmarrja duhet ndaluar prej shtetit,i cili duhet te jete ne gjendje te vendose drejtesine nese krimineli vret...A eshte shteti shqiptar ne gjendje te vendose drejtesine ? JO...

    Cdo beje individi kur shteti nuk e mbron? Normale do kaloje tek teoria e 2 duar per nje koke jane.... Ky eshte krim qe u behet shqiptareve te nderuar te veriut.... Atje kanuni i lekes perdhunohet si pasoje e vete injorances ndaj kanunit dhe shteti rri duarkryq...

    Cti bejme ,kemi nje shtet aq te paafte sa eshte shume me kriminel se c'duket....

    Pika tjeter qe doja te terhiqja vemendjen eshte se Kanuni i Lekes njeh ngujimin vetem per vrasesin dhe asnje pjesetar tjeter te familjes se vrasesit.... Modifikimi i kanunit te Lekes ne kete pike eshte i qarte dhe shqiptaret abuzojne paturpesisht me emrin e Princit Legjendar Leke Dukagjini,perfshire zonat ku zbatohet pjeserisht pjesa e gjakmarrjes se kanunit....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Prape me keto tema boshe.... ku sheh ti qe nga qielli i shtate se ca behet poshte?
    Me serioze ju lutem ...

    Pika tjeter qe doja te terhiqja vemendjen eshte se Kanuni i Lekes njeh ngujimin vetem per vrasesin dhe asnje pjesetar tjeter te familjes se vrasesit
    Perse ngujohen femijet atehere , prej deshires per te qene te burgosur per krimet e te tjereve apo jane ata qe kane vrare. O zot eshte tmerr qe nje femije qe sa ka lindur nuk ka pare nje dite qiellin e lire.

    Gjaku sipas kanunit lahet me gjak , krimi ndjell krim ...... Kjo na qenka drejtesija ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin

    Nuk ka aq seriozitet tema,sa te jem 'serioz'.

    Femijet ngujohen se Kanuni qe zbatohet nuk eshte i Lekes,po eshte modifikuar ne kete pike....

    Gjaku lahet me gjak,sigurisht se smund te lahet me mish qingji e me nje gote raki dhe te kaperdihet .... Por Leka ka thene:
    'Gjaku shkon per gisht' pra vetem ai qe vret,vritet e askush tjeter dhe ai vritet vetem neqoftese del nga shtepia,dmth nga burgu shtepiak.... Me drejtesi se kaq se ben nena....

    Hiqe ate togfjaleshin Kanuni i Lekes dmth emrin Leke mos e permend fare se eshte turp dhe je ne rregull me oite e tua .... Thuaj kanuni i shperfytyruar e je ne brenda llogjikes normale.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Perderisa Perdoret prej tyre ky emer nje arsye e ka ...

    Nqs shkoni me logjiken qe te vrasesh personalisht ate qe vrau , pra ai kreu nje krim e ti po kryhen nje tjeter . Epo ju lutem pastaj mos thoni nuk ka shtet pasi faji bie mbi individet qe i pohojme keto absurditete . Me lart folet per ligje ... Nuk e paskeni te qarte qe jeta e nje individi eshte e pacenueshme e nqs dikush e merr jeten dikujt mbi te duhet te veproje drejtesia e shtetit dhe jo te derdhet gjaku lum ... Ju lutem provoni te vini veten ne nje pozicion te tille dhe do te kuptonit seriozitetin e ceshtjes dhe sesa e te drejta do tju dukeshin ato qe po thoni ... Normale jane vetem idete per te mbrojtur emrin e nje "Princi" dhe ligjet absurde qe mund te ishin te vlefshme shekuj me pare por jo ne ditet tona .

    A keni menduar ndonjehere perse vjesa veriore e Shqiperise eshte aq e prapambetur ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Perderisa Perdoret prej tyre ky emer nje arsye e ka ...

    Nqs shkoni me logjiken qe te vrasesh personalisht ate qe vrau , pra ai kreu nje krim e ti po kryhen nje tjeter . Epo ju lutem pastaj mos thoni nuk ka shtet pasi faji bie mbi individet qe i pohojme keto absurditete . Me lart folet per ligje ... Nuk e paskeni te qarte qe jeta e nje individi eshte e pacenueshme e nqs dikush e merr jeten dikujt mbi te duhet te veproje drejtesia e shtetit dhe jo te derdhet gjaku lum ... Ju lutem provoni te vini veten ne nje pozicion te tille dhe do te kuptonit seriozitetin e ceshtjes dhe sesa e te drejta do tju dukeshin ato qe po thoni ... Normale jane vetem idete per te mbrojtur emrin e nje "Princi" dhe ligjet absurde qe mund te ishin te vlefshme shekuj me pare por jo ne ditet tona .

    A keni menduar ndonjehere perse vjesa veriore e Shqiperise eshte aq e prapambetur ?
    Perderisa perdoret prej tyre,ne ceshtjen e gjakmarrjes se sotme nuk ka asnje arsye....Ti po perserit gabimin e tyre...Per fat te mire Kanunin e Lekes ne formen e plote e te sakte e gjen ne librari,e ka permbledhur At Shtjefen Gjecovi....shko lexoje pjesen qe te skandalizon,meqe qenke e interesuar....

    Kur shteti nuk vepron ,cdo beje individi,do kruhet ne driten e diellit ndersa i kalon vrasesi i vellait me fuoristrade para syve?

    Po te veproje shteti me ligjet e veta,te gjithe do jene dakort te heqin dore nga gjakmarrja...pune e thjeshte,sa vjet kemi ne demokraci 17 vjet....bukur i fut nje modifikim kanunit...Vrasja denohet prej shtetit e sipas ligjeve te shtetit me pelqimin e pleqesise e te kuvendit mbarekrahinor.....e mbaroi puna...nuk eshte e veshtire,por i bien hundet shtetit qe te rimbledhe pleqesine...e pasojat ja ku i ke....

    Leke dukagjinin mos e permend fare se eshte turp nga zoti....Jo vetem shpetoi krujen ne 1467 por pas vdekjes se skenderbeut ishte mbrojtesi i shqiptarise....Dhe kodifikoi ligjet qe mbajten gjalle shqiptarine deri ne diten e pavaresise......
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Dhe kodifikoi ligjet qe mbajten gjalle shqiptarine deri ne diten e pavaresise......
    Nuk na interesojne ato qe jane bere ne 1467 por na intereson 2008 e nqs e perdorin Emrin e ketij kanuni eshte sepse u permbahet atyre ligjeve qe aty shkruhen . Nuk na intereson te perflasim emrin e askuj kanuni me ate emer njihet dhe eshte qe eshte nje faktor qe nuk lejon te ecim perpara ... Eshte turp qe ne vitin 2008 ka femije analfabete qe kurre nuk kane njohur nje dite lirie, nuk kane miq , nuk dine te jetojne ... Po kurr te rriten .... Kjo eshte nje tragjedi .... mos ejani te na flisni per perkrahjen e ketyre normave absurde sepse eshte turp !!!!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ne nje pike ka te drejte Hyj-Njeriu. Kanuni ne vetvete rregulloi marrdheniet ne nje periudhe te caktuar historike dhe ishte pjelle e nevojes! Ishte nje menyre per te vendosur rend ne ate kohe dhe kjo nuk duhet harruar. Ne kanun nuk flitet gjekundi per ngujim femijesh apo grash sic bastardohet sot ne media.
    Ndjenja per te bere drejtesi vete lind atehere kur individi e shikon qe shteti (i cili ne rastin tone nuk ben ate per te cilen e paguajme) nuk eshte me ne gjendje te mbroje individin dhe te siguroje jeten e tij. Ne kete situate eshte normale qe te mbrosh veten meqenese je ne gjendje "force madhore".
    Nuk ka pse te kete gje kundra kanunit, sepse nuk eshte ai qe i shkakton vrasjet dhe hakmarrjet. Perkundrazi... ai sherben si parandalues. Pse ne jug pak vriten njehere njeri e njehere tjetri per hakmarrje? Sa familje, vellezer e kusherinj jane vrare keshtu?

    Po mjafton te forcosh ligjin dhe te denosh kapital me procedure te pershpejtuar kedo qe vret per gjakmarrje dhe rezulatet vijne pernjehere. E shikoni vret apo jo njeri me.

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Me fal atehere F-I perse ndodhin keto fenomene qe une kam permendur me lart .. Nuk jane te bastarduara nga mediat por jane reale ...
    Vrasje e hakmarrje ndodhin gjithandej por jo per te respektuar ligjet e 1467 mos i ngaterroni gjerat... ne kanun nuk thuhen por ja qe behen ... Sinqerisht nuk me intereson te di permbajtjen e tij ne cdo hap ... me intereson problemi i ngujimit qe eshte nje tragjedi ... nuk arrij ta kuptoj sesi ju duken te arsyeshme ato qe thoni ... si do te ndiheshit valle te ishin juve i 'burgosuri' per krime qe nuk kane te bejne me jetet tuaja.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Nuk na interesojne ato qe jane bere ne 1467 por na intereson 2008 e nqs e perdorin Emrin e ketij kanuni eshte sepse u permbahet atyre ligjeve qe aty shkruhen . Nuk na intereson te perflasim emrin e askuj kanuni me ate emer njihet dhe eshte qe eshte nje faktor qe nuk lejon te ecim perpara ... Eshte turp qe ne vitin 2008 ka femije analfabete qe kurre nuk kane njohur nje dite lirie, nuk kane miq , nuk dine te jetojne ... Po kurr te rriten .... Kjo eshte nje tragjedi .... mos ejani te na flisni per perkrahjen e ketyre normave absurde sepse eshte turp !!!!
    Moj leri diskutimet e tipit propagandistik,sic behen rendom ne perendim psh sa gjynah femijet e kongos vdesin nga uria dhe ketej prishin 300 euro per nje pale pantallona qe do i veshin 2 here gjate gjithe jetes....

    Shih faktet...Faktet thone,qe shteti shqiptar eshte i paafte te vendose drejtesine dhe e vetmja menyre qe gjen popullsia eshte drejtesia e te pareve... Fatkeqesia e asaj popullate behet me e madhe ,kur indiferences dhe paaftesise se shtetit i shtohet edhe nje modifikim turkoshak i gjakmarrjes dhe paturpesisht ose me sakte prej injorances njolloset emri i Dragoit Shqiptar Princi Leke Dukagjini....
    Fatkeqesia behet akoma me e madhe kur kanuni u percoll me copa si pasoje e komunizmit qe nuk i gjeti zgjidhje megjithese qendroi per 45 vjet...

    Fatkeqesia kthehet ne tragjedi kur teorite moderne te masakrave futen ne mentalitetin e banoreve dhe robte dyzohen e kafsherohen se sdine c'te bejne...Kane nevoje per ndihme qe sja jep askush,po marrin vetem perbuzje,ne nje kohe qe gezojme te drejten te jemi te pavarur sidomos prej atyre zonave,qe nuk e ndane pushken kunder armikut per asnje sekonde .....

    Ja ky eshte realiteti.....

    Pastaj normat ti nuk i njeh,se po ti njihje do dije cpo flisje,meqe nuk po di cflet,mendoj se ti nuk e ke hapur asnjehere kanunin....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Mendimi juaj për veten dhe mendimi i të tjerëve për ju
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  3. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. Mendimi Ekstrem
    Nga green në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 11:28
  5. Mendimi demokratik në vitet '30
    Nga erzeni në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 02:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •