Ēfarė i duhet njė shteti qė tė jetė shtet i pavarur? Sė jashtmi i duhet mė sė pari flamuri i vet dhe emblema kombėtare, pa i duhet tė ketė njė qeveri dhe njė parlament, njė himn e njė ushtri, pulla poste tė vetat, si dhe tė jetė anėtar i Kombeve tė Bashkuara, tė presė dhe tė dėrgojė ambasadorė me vendet e huaja. Ndėrsa sė brendshmi, qė tė jetė i pavarur, i duhet tė ketė njė qeveri dhe njė parlament, tė pavarura nė veprimet e tyre, komunitete qytetare qė vetėvendosin me administrata nė shėrbim tė tyre, njė qeveri qė i dėgjon kėto komunitete dhe administrata dhe vepron nė drejtimin qė ato kėrkojnė dhe qė ėshtė nė interes tė tė gjithė vendit.
Atdheu ynė i ka tė gjitha simbolet e jashtme pėr tė qenė shtet, me himn, flamur, pulla poste e tė tjerat, por i mungojnė treguesit e tjerė, ata tė brendshmit, pėr tė qenė vėrtet shtet dhe pėr tė qenė vėrtet i pavarur.
Shqipėria ka nė letėr njė demokraci qė nuk funksionon nė realitet. Asgjėkundi, komunat ose bashkitė nuk veprojnė si zėdhėnėse dhe bartėse tė interesave tė qytetarėve, pėr arsye se ose janė shumė tė varfra pėr ta bėrė kėtė gjė, ose janė shumė tė korruptuara dhe kėshtu plotėsojnė njėherė interesat e vetvetes dhe tė klaneve qė i mbajnė gjallė, e ē’tė mbetet shkon pėr ndonjė rrugė a ndonjė kabėll pėr qytetarėt.
Qeveria qendrore, pasi merr mandatin e saj katėrvjeēar prej votuesve, vepron praktikisht si njė organizėm krejt i pavarur nga kėta votues, vendimet e saj kanė nevojė veē pėr njė shumicė tė thjeshtė nė parlament, pėr opinionin publik mjafton pak demagogji e liderve politikė.

Mirėpo pikėrisht kėtu, nė nivelin mė tė lartė, shfaqet problemi i pavarėsisė. Qeveria a qeveritė shqiptare prej vitit 1992 kanė vepruar si organizėm i pavarur ndaj elektoratit. Njė shumicė e vendimeve tė kėtyre qeverive janė marrė ose nė morsėn e tė ashtuquajturve ndėrkombėtarė, ose pse kėshtu e ka dashur interesi i disa shteteve europiane a fqinje ose interesi i SHBA, ose pse kėshtu e ka dashur interesi i shumėkombėsheve ose kompanive tė fuqishme qė janė bashkėbisedues apo diktues tė kėtyre qeverive.

Shumica e qytetarėve shqiptarė vazhdon tė jetojė sot prej parave qė prodhohen nė vende tė tjera, qofshin kėto si fitime tė emigrantėve, qofshin si veprimtari ndėrtuese qė e ka burimin po nga jashtė, qofshin si para e mbetur prej fitimeve qė nxjerrin kompanitė e huaja nė Shqipėri.

Po atėherė, cili ėshtė roli i qeverisė shqiptare nė kėtė ekonomi qė ecėn spontanisht, pa asnjė kriter e strategji? Nė pozicionin normal politikanėt qeverisės janė menaxherėt mė tė mirė tė njė shteti. Po mirė, po ē’bėjnė atėherė qeveritarėt tanė?

Qeveritarėt tanė shesin. Po po, ata janė shitėsat mė tė mėdhenj, mė tė paskrupullt e mė tė pakontrolluar tė kėtij vendi. Po tė vėresh me kujdes, tė gjitha veprimet mė tė mėdha, mė tė bujshme, daē tė qeverive socialiste, daē tė kėsaj qė kemi sot, janė shitjet: shitja e Bankės sė Kursimeve, shitja e Aeroportit (edhe pse kėto tė dyja tė suksesshme), shitja e Telekomit, shitja e Kasharit dhe njė numri pikash tė tjera tė vendit pėr djegien e plehrave italiane, shitja e Sazanit, shitja e Karaburunit, shitja e pjesės veriore tė Gjirit tė Vlorės pėr TEC-e, Petroliferėn dhe AMBO-n, shitja e zonės sė Semanit pėr industri gjigande gazi, shitja e periferive tė Elbasanit pėr TEC-e tė tjera gjigande, shitja e zonės Krujė-Fushė-Krujė pėr pesė fabrika tė hatashme ēimentoje, shitja e qendrės sė Tiranės pėr kazino, shitja e vendeve ende tė panjohura tė Shqipėrisė pėr centrale bėrthamore, degradimi i gėrdallės KESH me sa duket pėr ta shitur, shitja e…

Po ē’nuk shesin kėta? Le qė ia kanė vėnė edhe vetė ēmimin tokės shqiptare: Zero ose 1 euro! Ka mė poshtėrim?! Njerėz qė nuk dinė tė organizojnė, qė nuk dinė tė ngrejnė nė kėmbė e tė mbajnė nė funksionim njė shtet normal, njerėz me lakmi tė papara pėr veten dhe pėr klanet e tyre, janė sulur me babėzi ndaj resurseve mė tė mira tė Shqipėrisė, ndaj tokave, pyjeve dhe plazheve mė tė virgjėra tė saj, pėr tė shitur sa mė shumė brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr. Pa pasur kurrfarė mandati nga qytetarėt e Vlorės kėrkojnė ta kthejnė atė gjė nė gji nafte, pa marrė asnjė lloj lejeje nga popullsia nė Krujė e Mamurras presin 150 hektarė pyll pėr industri ēimentoje, qė me ato kapacitete natyrisht qė nuk ėshtė menduar pėr Shqipėrinė, kėrkojnė tė pėrmbytin gjithė fshatrat e Dibrės pėr njė hidrocentral qė as ai nuk do tė jetė pronė e shqiptarėve, por qė jepet, si zakonisht, me koncesion pėr tė huaj.

Nė gjithė kėtė ankth, ku Shqipėrisė nuk i mbetet asnjė industri, asnjė transport, asnjė pikė energjie e asnjė telefoni e vetja, nuk ėshtė aq sedra kombėtare qė goditet e vuan, por fakti tjetėr qė po merr konture pėrherė e mė tė qarta: Kėtij vendi po i projektohet dhe realizohet njė e ardhme e frikshme si abort i kontinentit. Po po, pėr ta thėnė mė popullorēe Shqipėria si qenef i Europės plakė. Kėtu vijnė e shkarkohen depozitat e Malagrottas, kėtu vjen dhe bėn qejfin e saj nė 18 hektarė “Petrolifera” pėr tė mos ndotur bregdetin e Adriatikut kundruall, kėtu janė parashikuar tė paktėn shtatė gjire bregdetare pėr depozita nafte e gazi, kėtu derdhet terminali AMBO, kėtu projektohen gropa pėr mbeturina tė rrezikshme bėrthamore… Shqipėria si njė koloni mjedisore e BE-sė dhe mė larg.
Ah, sa pak jemi qė e dimė se ata kėshtu na duan, tė varfėr e kokėulur, servilė, pa ndėrgjegje mjedisore e pa kurajo qytatare. Bėjnė pastaj sikur dėshirojnė tė na futin nė BE, por s’munden se fajin e kemi ne, politikanėt tanė konfliktualė, krimi i organizuar dhe e shtyjnė dhe e shtyjnė anėtarėsimin, heqjen e vizave, vendosjen e dinjitetit shqiptar pėr nė kalendat greke.

Jo se jemi vetė ne shqiptarėt mė tė mirė. Kemi shumė gabime dhe vetėdije vėrtet tė ulėt ekologjike, qė me mėnyrėn si sillemi me plehrat tona. Ndaj kur shohin ata kėtė gjendje, thonė: po pse mos ua shtojmė ca plehra tė tjera? Ata mbajnė e durojnė shumė!

Edhe Ismail Qemali, 95 vjet mė parė shpalli njė pavarėsi virtuale. Asnjė nga shtetet dhe fuqitė e mėdha tė kohės nuk e njohu pavarėsinė dhe shtetin e tij. Po kėshtu edhe ne sot i gėzohemi njė pavarėsie virtuale. Vetėm se shpeshherė nė histori ēmohet akti dhe vizioni. Po kėshtu edhe neve na josh ėndrra e njė Shqipėrie tė pavarur dhe normale, ku shitėsat rrėzohen nga kolltuqet dhe dėrgohen t’i bėjnė allishverishet e tyre nė kėmbė, nė tezga normale, ndėrsa populli nxjerr nė krye pėrfaqėsuesit e vet mė tė mirė.