Harresa ndaj datave historike

Reagon historiani dhe muzeologu delvinjot, Dr Apostol Pango: Pse nuk duhet tė harrojmė tė ndalemi nė stacionet e historisė?

Ndodh qė dikush nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor e tabelat e instaluara dhe shpejt e shpejt i mbushet fleta e gjobės nga autoritetet policore, kur ende askush nuk e sheh tė ketė ardhur pasoja. Po kur nuk respektohen stacionet e historisė sonė kombėtare? Dėmi ėshtė nė pėrmasa tė paimagjinueshme. Dhe jo nė qarkullimin rrugor, por nė qarkullimin e vlerave, duke bėrė qė ato tė kenė njė vdekje tė ngadaltė. Rėndom na ndodh tė pėrjetojmė raste tė mpirjes sė kujtesės karshi vlerave fondamentale. E megjithėkėtė, askush nuk merr gjobė personale pėr kėtė. Haraēi qė paguajmė ėshtė nė dėm tė tė gjithėve dhe tė historisė qė na bashkon. "Skleroza" ėshtė shumė mė shkatėrruese kur prek arteriet e njė kombi. Marrim shkas pėr tė bėrė kėtė deduksion dhe pėr t‘i bėrė apel ndėrgjegjes qytetare dhe asaj profesionale tė njerėzve tė ngarkuar me kėtė detyrė nė institucionet shtetėrore, nga pėrsėritja e kėsaj harrese. Javė mė parė, mė 17 janar, nė Sarandė e Delvinė nuk u tha qoftė edhe njė fjalė e nuk u vendos qoftė edhe njė afishe nė pėrkujtim pėr ndonjė aktivitet, tė paktėn "sa me la gojėn", nė nderim tė figurės mė madhore tė historisė sonė, Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, nė 540-vjetorin e vdekjes sė tij. E keqja e madhe ėshtė se kjo nuk pėrbėn njė nisje me harresė tė vitit 2008. Doktor i shkencave historike, Apostol Pango, tashmė i nxjerrė nė pension, megjithėse ende me shumė energji intelektuale e fizike pėr tė dhėnė kontribute nė fushėn e historisė, numėron disa tė tilla. "Nuk bėhet fjalė pėr ngjarje tė rėndėsisė sė dorės sė dytė dhe pėr pėrvjetorė tė radhės, por pėr heshtje kur ato shėnonin jubile tė mėdhenj, pėr tė cilėt nuk ėshtė kujtuar askush", shpreh keqardhjen Pango. Tė pafalshme e quan Pango qė kanė kaluar pa asnjė lloj pėrkujtimi ngjarje tė tilla si: 125-vjetori i vdekjes sė dijetarit sarandjot Hasan Tahsinit nė vitin 2006, apo 100-vjetori i hapjes sė shkollės sė fshehtė shqipe nė Konispol mė 1906. Njėlloj si "kundėrvajtje historike" tė vitit 2006, ai cilėson edhe njė tjetėr ngjarje tė harruar, me tingėllim aktual pėr sot. Tregon se fjalėn e ka pėr 100-vjetorin e shkollės sė parė shqipe, qė funksiononte nė ishullin e Korfuzit pėr shqiptarėt e atjeshėm, njė fakt historik qė do t‘i fliste bukur edhe realitetit tė sotėm tė shkollimit tė munguar pėr fėmijėt e emigrantėve shqiptarė nė mes tė Athinės. Sipas tij, nuk kish mosmirėnjohje mė tė thellė pėr Delvinėn, se sa tė mos pėrkujtohej mė 2 gusht tė 2007-ės 75-vjetori i vdekjes sė Sulejman Delvinės, Kryeministrit shqiptar tė Kongresit tė Lushnjės. Pėr tė vazhduar me "zbulimin" e harresės dhe shkujdesjes pėr 100-vjetorin e themelimit nė Delvinė tė shoqėrisė patriotike "Atdheu", gjithashtu nė 2007 etj. Tė tilla ai rendit moskujtimin pėr pėrvjetorė tė plotė tė ngjarjeve tė mėdha e tė rėndėsishme tė historisė, qė ai e quan njė test indiference dhe paaftėsie tė njerėzve qė janė nė institucione tė specializuara, si muzetė etj. "Kjo harresė e ka emrin indiferencė dhe paaftėsi", shprehet Pango. Nė bisedė me kėtė temė ai sjell edhe njė fakt tjetėr nga Delvina. Nė muzeun qė ende ėshtė inekzistent nė kėtė qytet, me gjithė harxhimin e miliona lekėve, prej 4 vjetėsh paguhet njė pastruese qė nuk ka ku ta gjejė muzeun qė tė pastrojė. Ndėrkohė qė, duke qenė "tė shtrenjtė nė krunde", kursehet edhe honorari pėr njė specialist, qė mund t‘i japė gjak historie njė karabinaje ende pa pajisje. Kėto ditė nė Sarandė vetė organizata e veteranėve tė luftės, pa ndihmėn e asnjė historiani e duke i "turpėruar" profesionalisht ata, tregoi se ēdo tė thotė tė mos harrosh. Duke pasur nė mes tyre tė fundmin e luftėtarėve tė gjallė tė ēetės "Ēamėria", 90-vjeēarin Hazbi Korro, shokėt e tij tė llogores dhe tė historisė sė betejave, dhanė njė sinjal tė antiharresės. Por edhe historianė tė ndjeshėm janė si gurėt kilometrikė nė memorien tonė. E ata pėrmendin edhe raste tė tjera, tė ngjashme me ato qė u pėrmendėn, tė harresės kolektive. Kohė mė parė, nė tetorin e vitit tė kaluar historiani dhe muzeologu Apostol Pango argumentoi sė pari pėr pushtetarėt e Sarandės dhe Delvinės, se pėr se nuk duhet vazhduar tė festohet 9 tetori si ditė e ēlirimit tė kėtyre dy qyteteve. Ai thotė se dokumentet historike e kanė "tronditur" qė 40 vjet mė parė kėtė datė, e argumentuar kjo sa s‘ka mė mirė nė Historinė e Shqipėrisė. "Por pėr hir tė emrit "9 Tetori", qė diktatura i ka vėnė njė shkolle nė Sarandė, njė lagjeje nė Delvinė etj., dhe pėr arsye se datat merren si tabu dhe rrallė dėgjohen specialistėt e fushės, edhe festat nuk vendosen nė kohėn e duhur". Pra, ne ose harrojmė ose festojmė gabim, duke lejuar qė skleroza tė prekė arteriet e kujtesės.

gazeta shqip - 01-02-2008