Edgar Cani huazohet te Carpi ne Serie B

Carpi‬ FC 1909 ka leshuar sot nje komunikate zyrtare se ka arritur marrveshjen me Calcio Catania per huazimin me te drejte blerje te Edgar Cani. Nje levizje surprize kjo per tiranasin qe ka qene ne qender te merkatos orej disa javesh paso ishte bere e qarte me kohe se largimi i tij nga Catania ishte i paevitueshem.

Sulmuesi shqiptar i datelindjes 1989 me 12 ndeshje dhe 4 gola me Kombetaren, i eshte bashkuar menjehere skuadres se re qe po zhvillon pergatitjet ne Brentonico, lajmeron komunikata e klubit. Edgar Cani pritet qe te kete nje vend titullari aty dhe kjo mund te kete qene arsyeja pse ai ka zgjedhur te shkoje ne kategorine inferiore te Italise.

Edhe pse eshte nej skuader e panjohur, Carpi ne vite e fundit ka pasur nje seri sezonesh pozitive dhe ne 2013/14 do te luaj per here te pare ne Serie B pasi fitoi play-off ne Lega Pro Prima Divisione A.

Ky mund te konsiderohet nje hap mbrapa ne karrieren e njerit prej sulmuesve kryesore te Shqiperise. Pas disa vitesh rresht ne Serie B te Ascoli, Padova, Piacenza dhe Modena, Cani kaloi ne Poloni e me pas ne Serie A te Catania. Por tashme ai rikthehet edhe nje here ne kategorine e dyte te Italise me shprese se do te gjeje me shume minuta. http://futbollishqiptar.net/