Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    4

    Post Kthimi Nga Iraku

    Isha ne Irak, Bagdad si menaxher i sherbimeve civile ndaj ushtrise amerikane prej fillimit te 2007 ne periudhe me kontrate (nuk mundem te tregoj-me falni) dhe isha i detyruar te largohem nga Iraku pasi rash ne duar te ekstremisteve SHIA 2 here dhe me dhan ultimatum te largohem qe andej.Ashtu edhe bera per shkaqe sigurie (fakt-per shkak se me vete barti shum informacione te nevojshme per ushtrine amerikane dhe per qellim te shpetohen/ruhen ato informacione ushtria me largoi prej iraku).Kam patur rast te ballafaqohem me perleshje te jashtzakonshme ku kam mbajtur front vet me grupet e ekstremisteve deri sa kane ardhun ne perforcim apo ndihme Marina amerikane.Kam qene i detyruar te shof dhe te perballem me shum skena gerditese dhe rrenqethese qe deri me atehere nuk kisha patur rast te kem ndonje eksperience te tille.Kemi qene te sulmuar me nga (minimum) 50 predha ne dite (24h).Mund te them se gjum nuk kemi patur si duhet.Asgje nuk mundeshim te benim si duhet ne ato kushte por perkundrazi ishim kampi me i sukseshem ne Bagdad edhe se ishim kampi me i rrezikuar ne Bagdad (Rustamiyah-Rustemia).Sot, ne shtepi nuk mund asgje te bej-sikur nuk dua te bej asgje.Si njeri normal do te kisha dashur qe askush mos te jet ne ate situate por me mua ndodh qe UN DUA TE JEM PERSERI ATJE ME CDO KUSHT.Se si ndodh kjo me psiqiken time nuk ka njeri qe me kupton dhe as vet nuk kam mundesi te di perse ndodh keshtu.Mendoj qe logjika e shendoshe nuk lejon qe un te kethehem perseri atje pas gjith asaj eksperience qe pata atje por ja qe kam logjike te shendoshe (menaxhoj 4 firma private ne Tetove) dhe jam ai qe dua te shkoj perseri atje pasi atje me duket rendi dhe obligimet e punes sikur jan me ne rregull se anarkia dhe korrupcioni ketu (ne Tetove).

    Kjo ishte vetem hapje e temes per gjithe ata shqipetare qe punonin dhe punojne ne Irak edhe per trupat tone (krenaria jone) qe mbajne paqe dhe ruajne rendin publik ne irak.Ketu mund te shprehni eksperiencat e juaja sikur une dhe mendimet qe keni per mua dhe punen time atje.Gjithashtu vlen per te gjith qe punojne atje.

    Me te mira mbetshi

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Pershendetje wanted!

    E lexova me vemendje shkrimin tend. Ajo qe me ben pershtypje eshte se ti ke dashur te shprehesh dicka rreth gjendjes tende emocionale ne kete shkrim por me pas je mjaftuar vetem me nje permbledhje te shkurter te eksperiences tende ne Irak.

    Ne kete nenforum gjithekush eshte i lire te shpreh problemet dhe gjendjen e tij emocionale.

    Do ishte ne deshiren e te gjitheve dhe timen qe te dinim dicka me shume rreth gjendjes tende emocionale, aktualisht.
    Si jane marredheniet e tua me te tjeret tani qe ndodhesh ne vendin tend, (ke pesuar ftohje, shkeputje, apo jo?!).
    Si ndjehesh nga ana emocionale? (perjeton emocion kundrejt gjerave si njehere e nje kohe perpara se te shkoje ne Irak?).
    Po interesi - per te marre pjese ne aktivitete, gezime apo grupime te tjera shoqerore, mendon se eshte i njejte si me pare?
    E fundit - Mund te me thuash; te ndodh shpesh te kesh kujtime,ndjenja, eksperienca te kohes qe ke kaluar ne Irak?

    Gjithe te mirat.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    4
    patjeter qe do pergjigjem pasi eshte shume reale dhe gjithemone kam qene realist andaj nuk do me pengoje asgje per tu shprehur.

    1-maredheniet e mija me te tjeret jan te tilla qe nuk i besoj askujt,jam shum shum ndryshe nga ai qe kam qen,krejt qka bej e bej ne menyre "sekrete" edhe ne momentin kur (shembull e ema ime) me pyet "ku ishe,...qka bene"... me duket se me pyet per tu informuar per te keq dhe me nervoze,agresivitet ne fjale them "po te ishte e duhur ju ta dinit do ju tregoja".shkurt,nuk flas shum (pothuajse aspak),komunikoj i ftohur,etj.jam bere i tille qe e fejuara ime me duket se "trishton" nga un.sa here qe i afrohem ajo i hap syte dhe me shikon duke pritur se do ta rrembej,do ta friksoj apo do te perlahem dicka me te.me ka ndryshuar edhe pamja ne fytyre-arrogant ne maksimum.pasi afrohem dhe them ate qe dua te them fytyra e saj konvertohet ne buzeqeshje dhe shpreh 1far falemnderimi qe nuk isha ai i cili priste ajo qe un te jem.

    2-emocionet me jan zhdukur fare.e kam patur 1 qen (deri para 2jave-Pit Bull) qe shum me ndegjonte dhe ishte jashtzakonisht i lidhun per mu dhe un i lidhur per ate dhe shum e kam dashtur.1 dit donte te luaj me mua dhe me nervozoj saqe nxorra M4 (arme ushtarake amerikane) dhe e vrava.e prisja tme vije gjyna dhe keq per ate qe bera por perkundrazi sikur nuk ndodhi asgje me mendimet,emocionet e mia.thjeshte,ishte shum normale-sikur vrava 1 mize qe me nervozon.per te fejuaren,te emen dhe gjithkend qe me rrethon ne perditshmerine time kam patur ndjenja saqe e rrezikoja edhe jeten per ta e kurse sot NUK NDJEJ ASGJE.thjesht-sme pengon a jan rreth mua apo nuk ka njeri,sikur ishin sikur sishin-njejte.skam kurfar emocioni.

    1 shembull cme ndodhi mbreme.ndodhi 1 akcident ne rruge ne qender te qytetit (Tetove) dhe krejt vrapuan te ndihmojne,une se pari nuk reagova aspak-vetem e shiqova dhe asgje nuk mendoja,nuk ndjeva,e kshtu me radhe.kur e pash se askush nuk din si te veproje e ndalova 1 taksi qe kalonte,ia morra veturen me te rrahur (e nxorra prej veture) e parkova afer vendngjarjes dhe i nxorra gjithe personat e lenduar (me ndihmen e shokeve),i transferova ne taksi dhe e detyrova me revole taksin te dergoje ne spital keta njerez qe pesuan ne akcident por nuk ndjeja kurfare keqardhje apo mund te them isha i ftohte ne ndjenja por e bera se dikush duheshte te ndihmon dhe e shifja se shoket edhe te tjeret nuk dinin si te veprojne ne ate moment dhe e pash veten te trajnuar dhe adekuat per situaten ne fjale.


    3-ne aktivitete kam marrun pjese gjithnje dhe kam patur organizat joqeveritare ku me projekte kam angazhuar pothuajse te gjithe te papunesuarit te bejne dicka per te marrun ndonje page.ndersa sot,nuk me intereson te bej asgje.sme shkohen askund.dal shetitem dhe shoqerohem qe te mund te adaptoj veten gradualisht ne shoqerine civile (si trajnim i vetes per tu kthyer ne jeten normale).


    4-gjithcka dhe gjithmon me kthen ne eksperiencen time ne irak.nese ne qytet ndodh qe dikush te bej zhurme me makine (jep me teper gaz) mua me duket sikur ndokush iken nga ndonje sulm dhe behem gati (ndonjeher e nxjerr revolen) per tu mbrojtun.kur perplaset ndonje dere apo ndonje zhurme e tille mua me vjen sikur ra ndonje predhe (granate) perreth meje.kur dikush bertet mua me vin se flasin arabisht (ashtu eshte arabishtja-njerezit bisedojne e ty te duket sikur ata grinden).e shum - thash gjithcka me lidh per atje.krejt kjo me pengon shum dhe disi terhiqem ne vete per te mbrojtur veten nga keto momente qe mos te dal jashta trajnimit tim-mos te dorezohem nga vet-trajnimi per tu kthyer ne jeten normale.

    Per gjithe kete askush nuk mundet te me kupton dhe e gjith kjo me ben te jem i tille.secili me parashtron pyetje "a ke vrare njeri,a i ke pa teroristet,a ke luftuar,..." dhe keto pyetje kur mi parashtrojne mua me duken sikur duan te dine dicka dhe te me behen armiqt e mi a perkundrazi ata i kam familje,miq dhe shoke.thjesht,nuk jetoj ne kete toke.

    sme duket vetja sikur i takoj keti vendi.logjika me thot qe te mundohem te adaptohem sadopak ne kete vend pasi gjithcka eshte normale kur i analizoj te gjitha.por,ne asnje menyre qe te ndaloj veten nga gjitha ato qe permenda.sido qe te jete,tash edhe pak kohe do te kethehem perseri ne irak pasi bindshem mendoj se vetem njerezit qe jan atje me kuptojne dhe nese ne trurin tim jan gjitha keto atehere vetem atje do te mund te jem me i qete.shpresoj qe edhe atje te perfundoj pasi ketu vetem lendoj njerez (emocionalisht-nese un nuk kam emocione te tjeret patjeter kan) dhe nuk jam duke e bere ate qe dua te bej.edhe jam munduar te ndryshoj por as se si te ndodh kjo.

    sidoqe te jete shum te falem me nder per postimin qe bere.

    koh pas kohesh do te kontrolloj postimet qe do te behen ne kete rubrike.

    me gjitha te mirat dhe suksese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wanted : 09-02-2008 mė 15:58 Arsyeja: gabim ne shkrim

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Pershendetje wanted!

    Ne radhe te pare te falenderoj per kohen dhe menyren teper te qarte ne shtjellimin e pergjigjeve te tua.
    Shtjellimi i mendimeve eshte mjaft i rendesishem per te kuptuar njeri-tjetrin nepermjet fjales se shkruar. Ne pozitat qe ndodhemi eshte e vetmja arme e forte qe disponojme.

    Paraprakisht vlen te theksohet se tek ty une shikoj nje person mjaft logjik dhe te vetedijshem.

    E kam lexuar disa here shkrimin tend.
    Mund te them qe shqetesimi yt me i madh eshte: "mosperputhja e te menduarit (logjikes) me te ndjerit (emocioneve) dhe konfliktet midis ketyre dy aspekteve".

    wanted: Duhet te kesh te qarte se njerezit jane pak a shume njesoj si ne irak ashtu dhe ne kosove; prandaj, nuk eshte vendi magjik iraku, (iraku nuk eshte ilaci).

    Lejoje veten te ndjeje e te perjetoje ashtu si te vjen natyrshem, lejoje veten edhe "te mos ndjeje asnje emocion per gjera" nqs ashtu te vjen natyrshem.

    Mos u mundo qe te ndryllesh emocionet me ane te logjikes...

    Nqs i lejojme dhe i pranojme, fillojme te kemi me teper kontroll mbi ta dhe mund t'i ndryshojme me lehte me kalimin e kohes.
    Ta lejosh veten, e te kuptosh qe duhet KOHE per te ndryshuar ndjesite...

    Mund te perdoresh dhe nje teknike te vecante qe mund te te japi efekt:
    te caktosh si QELLIM (per nje fare kohe gjate ushtrimit) "te mos perjetoje aspak emocione per gjerat"..dmth, te beje perpjekje te vetedijshme dhe te qellimshme per te mos ndjere emocione.
    Duket paradoksale, por mund te kete efekte pozitive.

    Uroj te te jap mendime te tjera.
    Kalofsh mire!

    J@mes Douglas
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2009
    Postime
    10

    Smile po te besoj

    por problemi kryesor asht se ti ke marr rrog te bollshme
    e keshtu tash nuk te punohet ma ketu te na e as nuk ke deshir te komunikojsh me askand sepse kejt ky problem asht teparet zoteri se paret jan shum te shishme me mirkuptim te them rri ne tetov se shum mir te koke
    edhe punen edhe te deshiroj suksese ne pun e me shendet

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Ti e ke shume veshtire te ambientoesh me jeten ne Tetove tani , normal te duhet pak kohe derisa te ambientoesh ne rrethin familjar pastaj ate shoqeror etc etc , kshu si ti ndjehen mijra te tjere qe jane kthyer nga Iraku , por se besoj se ata te tjeret duan te kthehen serish ne ate vend i cili i ka shkatru nga gjendja emocionale ..
    Me ate ngjarjen e qenit pit-bull te them te drejten ngela me gojen hapur , ke nevoje per ndihme dhe mundohu tani per tani te rrish vetem , merru me dicka qe te qetson , hap i mire qe je rregjistruar ne forum te pakten ketu nepermjet shkrimit e nxjerr te keqen e te kaluares , ngjarjet e tmershme qe ke perjetuar atje te cilat te mundojne hap mbas hapi ...

    Te uroj gjithe te mirat ...

Tema tė Ngjashme

  1. Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?
    Nga GrifshA_ nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 13:58
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Kthimi i KOASH nė kombėtare dhe shenjtėrimi i Fan Nolit
    Nga dodoni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 11:30
  4. Kthimi i tė zhvendosurve nė Kosovė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 05:47
  5. Kthimi nė Qetėsi
    Nga drini_nė_TR nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 03:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •