Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Sykaltrit kanë një stërgjysh të përbashkët

    Një studim i ri tregon se njerëzit me sy të kaltër kanë një stërgjysh të përbashkët. Një grup studiuesish nga Universiteti i Kopenhagës, kanë përcjell një mutacion gjenetik i cili kishte ndodhur 6 deri10 mijë vjet më përpara, i cili supozohet të jetë shkaktar i ngjyrës së syve te të gjithë personat në botë me sy të kaltër.

    Natyrshëm, të gjithë kemi pasur sy kafe. Mirëpo, një mutacion gjenetik që kishte përfshirë gjenin OCA2 të kromozomeve, kishte bërë një ndryshim në ngjyrën e syve. Gjeni OCA2 kodon proteinën P e cila është përgjegjëse për prodhimin e melaninës (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve). Ndryshimi i cili është afër gjenit OCA2 zvogëlon prodhimin e melaninës në iris, kështu sytë kafe bëhen të kaltër.

    Veprimi ndërrues në OCA2 është shumë specifik. Nëse gjeni do të shkatërrohej tërësisht, njerëzit do të ishin pa melaninë në lëkurë, flokë dhe sy- gjendje e njohur si albinizëm.

    Ndryshimi i ngjyrës së syve nga kafe në të gjelbër mund të shpjegohet me sasinë e melaninës në iris, ndërsa personat me sy të kaltër kanë një shkallë shumë të vogël ndryshimi në sasinë e melaninës në sy.
    Emri:  sykalter1.jpg

Shikime: 1695

Madhësia:  22.5 KB
    Nga kjo mund të përfundojmë se të gjithë sykaltrit janë të lidhur me një stërgjysh. Të gjithë ata kanë trashëguar të njëjtin ndryshim në po të njëjtin vend të ADN-së së tyre.

    Grupi studiues ka ekzaminuar ADN mitokondriale dhe e ka krahasuar ngjyrën e syve te sykaltrit në vende që dallojnë, si Jordani, Danimarkë dhe Turqi. Rezultatet që kanë pasuar, pas një dekade hulumtimesh gjenetike, për herë të parë kanë implikuar gjenin OCA2 si përgjegjës për ngjyrën e syve.

    Telegrafi.com

  2. #2
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    Me nje fjale dhe un i paskam ngjar Ster-Gjyshit se ashu ne un i kam syt e kalter

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Duke patur parasysh se ne rraca te ndryshme gjen sykalter, dhe ne ato arabe sidomos, me duket pak sa e pamendueshme qe jevgjit te kene stergjysh te perbashket me te bardhet, e gjitha kjo bazuar ne ngjyren e syve....

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Arabet jane race e bardhe sidomos ata qe ende ruajne syte e kalter.

    *Por qe "sykaltrit kane nje stergjysh te perbashket" eshte absolutisht e pasakte. Nje paragjykim krejtesisht arbitrar dhe joshkencor.

    Per kete* mund te ipen nje varg argumentesh, por une e di se mjafton vetem nje, dhe te cilin mund ta vertetojme pa u larguar nga forumi per asnje cast.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk e di a kane ngelur me arabe te bardhe te paster pas kaq shekujsh perzjerje.
    Gjyra e syve per mendimin tim nuk do te thote asgje, eshte nje detaj i parendesishem.

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Duke patur parasysh se ne rraca te ndryshme gjen sykalter, dhe ne ato arabe sidomos, me duket pak sa e pamendueshme qe jevgjit te kene stergjysh te perbashket me te bardhet, e gjitha kjo bazuar ne ngjyren e syve....
    Yup kemi te gjithe te njejtin stergjysh/e

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2008
    Postime
    1
    kjo sa i perket qe ne sy kalter(bej pjes edhe un haha) nuk mendoj qe kemi pas nje stergjysh se esht total jo shkencore dhe pa baz> sy kaltrit jan engjuj

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sykaltrit mund të jenë edhe pasojë e albinizmit, siç është rasti nëpër disa vise të Afrikës ekuatoriale.

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    LOL

    Edhe kte se kisha degjuar!!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  3. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •