Jo, ne fakt nuk besoj fare ne fat.
Nuk egziston dicka e tille te cilen ne e quajme fat! Ka vetem rastesi. Jane aktet dhe veprimet tona te gershetuara me aktet dhe veprimet e te tjereve, nen ndikimin e rrethanave te ndryshme qe krijojne rastesine.
Asgje nuk eshte percaktuar paraprakisht per te ndodhur. C'do sekond te jetes tone ne vendosim vete dhe ndryshojme vete ne menyre pothuajse te padijshme te ardhmen.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Pajtohem plotesisht.
Asgje nuk eshte e paracaktuar, e aq me pak te ekzistoje ndonje 'qellim' ne vdekjen aksidentale te dy te rinjeve krejtesisht te pafajshem per t'u bashkuar dy zemra qe qenkan 'parathene'. Kjo eshte morbide. Repulsive. Ogurzeze.
Pse? Nuk paska tjeter rruge qe te bashkohen ato dy zemra pa vrare askend ne nje menyre aq te tmerrshme sic eshte nje aksident trafiku? Nese dy persona jane sic thuani "soul mates" ata edhe pa nevojen e nje tragjedie te tille, po u takuan, do te prishin fejesat ekzistuese pa patur nevoje te vrasin askend edhe ne qofshin te martuar e me femije. Gjera te tilla, me vjen keq qe e them hapur, por mua me duken nje cik te palogjikshme.
Ky fenomen me fjale tjera quhet bestytni. E bestytnia eshte dobic i religjionit. Njerezit bestyt heret a vone do te bien pre e ndonje religjioni qe ju pershtatet me shume sepse nuk kane force te besojne se fati i tyre vjen si rezultat i veprimet e tyre dhe reagimit te botes qe i rrethon ata, dhe ne pjesen me te madhe te jetes jane vet ata qe e krijojne ardhmerine e vet...
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
nuk ka fare pune bestytnie ketu Baptist,
me siguri ti nuk e ke provuar ç'do te thote te takosh shpirtin binjak.
Me mire te te gjeje dashuria ty se sa ta kerkosh ti ate, ne nje fare menyre ky eshte thelbi i nje "takimi fati".
Ne si njerez "te arsyeshem" qe jemi kur nisim e mendojme per dashurine, perfundojme gjithmone ne gabim, sepse mendja me zemren eshte e veshtire te bashkohen, dhe dashuria e kapercen arsyen.
Kur ti nuk mendon me per dashurine, as qe e çon neper mend, as nuk beson me ne te , as nuk shpreson me ne te, kur papritur ajo vjen, dhe te thote per te disaten here qe nuk ke shpetim prej saj.
Ke te drejte qe ne e bejme fatin, por shikoje nga nje pikpamje tjeter se ç'do te thote ne te vertete "takim i rastesishem", dashuri pa paramendim.
jam e sigurte qe nje gje e tille ndodh,sepse njoh nje vajze qe i ka ndodhur nje gje e tille, pas 12 vjetesh u takua prape me ish te dashurin e saj dhe te dy kishin krijuar familje, ai i martuar dhe me femije ajo e martuar dhe e ndare. ne mes tyre dashuria ishte e forte si diten e pare kur u takuan.
vazhduan te flisnin dhe te takoheshin me njeri tjetrin per ca kohe dhe bene edhe plane per te jetuar bashke..por i vriste ndergjegjja dhe ndiheshin ne faj ndaj njerezve te tjere qe ne kete mes nuk kishin faj.. ndaj vendosen te ndaheshin prape..
une mendoj qe egziston njeriu me te cilin do te kemi nje lidhje te perjetshme edhe pse mbase eshte e pamundur qe te jetojne bashke..
tani nese kjo quhet soulmate une nuk e di por di te them qe nje here ne jete takon njeriun qe i dhuron ndjenjat,shpirtin, veten tende, gjithcka
NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)
Nuk beson ne te tilla gjera thjeshte mendoj qe eshte nje rastesi asgje me shume.
Askush nuk e ka te shkruar jeten e tij se cfare do bej e cfare ka per ti ndodhur.
Nuk duhet te ecim me mendimin qe ndodhi keshtu se keshtu ka qene e shkruar apo keshtu e kemi pasur fatin.
Jeten e bejme ne dhe rastesite jane pjese e saj.
м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.
Ok, me fal qe shpreha mendimin tim. Tjera here do te kem me teper kujdes.
Sigurisht qe kam pasur fatkeqsine ta takoj shpirtin tim binjak ne moshe fare te re 16 dhe me kurre dhe po te mos isha i pakthyeshem sic jam ende pa medyshje do te kisha perfunduar me te qe prej atehere. Por keto nuk jane pune per ty besoj.
Pastaj une kam serish nje mendim tjeter sigurisht te gabueshem kur mendoj se dashuria nuk takohet -por linde. Sepse po te ishte e vertete kjo do te me kishte lindur deri tani nje e tille pa te cilen nuk do te mund te jetoja me.
A mendoj une si gjithe njerezimi per dashurine serish mund te mos jete pune per ty, apo jo? Por ja qe po te ishte e kunderta une sot do te isha i martuar dhe me nje tube femi te dashur. Sepse do ta beja nje kontrate-martese me njeren nga shume prej atyre qe m'i plotesojne t.a.q., kerkesa me paramendim dhe s'do ta idealizoja dashurine. Ndryshe po te mos e kisha perjetuar ndonjehere nuk do ta dija cfare eshte ajo dhe sigurisht do te reahtohesha me nje dicka qe vtem i perngjet dashurise e dashuri nuk eshte.
Ky eshte qendrimi im por praktika po me tregon se eshte gabim. Por sidoqofte qendroj prane faktit se dashuria lind. Ndonjehere me vrull tjera here ngadale por sigurte...
Dhe per fund se ju hapa teper gjera qe nuk ju intresojne, nuk besoj se ekziston dashuri me paramendim dicka e tille quhet adhurim! Ndersa takimi me nje femer te panjohur nuk e di se si ka mundesi te ndodhe me paramendim?!! Te gjitha keto jane takime te rastit dhe nje simpati nga e cila mund te lind nje dashuri nuk mund te quhet predestinim sepse eshte kontribut dhe afeksion reciprok ai. OK sidoqofte, secili ka te drejte te kete enderrat dhe mendimin e tij.
That's what makes us special, most of the times.
Sukses![]()
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Subjekti i temes eshte mjaft interesant, dhe tani qe kam ca kohe po shkruaj dicka me teper rreth asaj qe mendoj.
Veprimet jane te lidhura aq shume njera me tjetren sa ndikojne bashkarisht ne formimin e te ardhmes. Te pish alkol dhe te ngasesh makinen e eshte nje veprim i lire i joti, edhe pse kunder ligjit.Je ti ai qe vendos nese do e kryesh kete veprim, dhe nuk eshte shkruar askund. Teori te tilla si "Eshte shkruar te ndodhe keshtu" jane pallavra per mendimin tim. Konsekuence e ngarjes se makines kur je i dehur eshte nje aksident ku dikush vdes. Ky dikush qe u godid nga makina ndersa po kalonte ne anen tjeter te rruges nuk do kishe vdekur nese nuk do harxhonte 30 sekonda duke keprkuar per te holla ne xhep qe te ja jape nje lypesi ne ane te rruges. Ky lypesi nuk do ndodhej ne ane te rruges sikur policia te mos e perzente ka stacioni i trenit 10 minuta me pare. Patrulla e policise nuk do ndodhej ne stacionin e trenit 10 minuta me pare sikur nje plake te mos raportone nje valixhe te dyshimte ne cep te platformes 15 minuta me pare. Plaka nuk do ndodhej ne stacionin e trenit sikur te ishe pak me e shpejte dhe te arrinte trenin i cili ka lene stacionin 20 minuta me pare...e keshtu me radhe.
Eshte pak e komplikuar per tu imagjinuar por nje veprim fare i vogel i joti krijon nje impakt te gjere ne te ardhmen. Taman sikur hedh nje gur ne uje dhe valet perhapen ne forme rrathesh. Njeriu ne menyre te pa vetedijeshme vendos vete ne menyre krejtesisht te lire mbi te ardhmen e vet dhe pak a shume dhe te tjereve. Sikur njeriu te dije konsekuencat e veprimeve te tij do kete mundesi ti ndryshoje per nje te ardhme alternative.
Kur vjen puna tek romanca njerezit tentojne te behen emocionale dhe teoria "Eshte shkruar per tu bashkuar" perdoret me konfidence. Dashuria nuk ka pse te jete ndryshe nga aspektet e tjera te jetes, gezime apo hidherime qofshin per nga forma e menyres se si lind dhe si mbaron!Ashtu si tha Baptist, dashuria lind dhe nuk gjended, pasi nuk eshte nje material fizik por eshte ndjenje. Dhe e tille ndjenje nuk gjendet si nje portofol bosh ne mes te rruges por lind te zhvillohet gradualisht. Ne c'do minute jete ke mundesi te perballesh me miliona alternativa te panjohura te se ardhmes, por qe ke mundesi te zgjedhesh vetem nje.
Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 01-02-2008 më 12:21
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Krijoni Kontakt