Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31

    Post Jisu Krishti si person historik

    «Krishtėrimi fillon me Jisu Krishtin, tė cilin “kur u mbush koha” (Gal. 4, 4) Perėndia e dėrgoi si tė parėlindurin Bir tė Tij, shpresė tė kombeve, qė tė shpėtojė botėn nga mallkimi i mėkatit, dhe qė tė themelojė njė mbretėri tė pėrjetshme tė sė vėrtetės, tė dashurisė dhe tė paqes me tė gjithė ata qė do besojnė nė emrin e Tij. Nė personin e Jisu Krishtit, hyjnor dhe njerėzor, pėrmbushet njė histori e parapėrgatitur. Nė personin e Tij i vjen kulmi gjithė zbulesave tė Perėndisė drejt Judenjve dhe Kombeve tė tjera. Dhe nė personin e Tij plotėsohen dėshirat mė tė thella dhe pėrpjekjet e tė dyve, tė Judenjve dhe tė Kombeve, pėr shpėtimin. Nga natyra hyjnore, si Fjala, Ky ėshtė, sipas Ungjillor Joanit, Biri i pėrjetshėm i Atit, dhe Ndėrmjetėsi nė krijimin dhe ruajtjen e botės, si dhe i gjithė atyre shfaqjeve tė parapėrgatitura tė Perėndisė, tė cilat u plotėsuan me Mishėrimin e Tij. Nė natyrėn njerėzore tė Tij, si Jisui nga Nazareti, Ky ėshtė fryti i pjekur i zhvillimit tė besimit tek njerėzimi, me njė prejardhje tokėsore tė cilėn Ungjillor Mattheu (Ungjillori i Izraelit), ndjek gjurmėt e Abrahamit, patriarkut tė Judenjve, dhe Ungjillor Lukai (Ungjillori i Kombeve) ndjek gjurmėt nga Adami, ati i gjithė njerėzve. Nė personi e Jisu Krishtit banon gjithė plotėsia e Perėndisė, trupėrisht, dhe tek Ai realizohen njėherazi idealet e virtyteve dhe tė devotshmėrisė njerėzore.
    Jisu Krishti ėshtė e vėrteta e pėrjetshme, dhe Jeta Hyjnore, sipas asaj u bashkuam, personalisht, me natyrėn tonė. Ky ėshtė Zoti dhe Perėndia ynė, dhe nė tė njėjtėn kohė mish nga mishi ynė dhe kockė nga kockat tona. Nė personin e Jisu Krishtit zgjidhet problemi i besimit, komunikimi dhe kungimi i njeriut me Perėndinė, dhe nuk duhet tė presim me pėrpikmėri njė zbulesė tė Perėndisė, apo as njė sukses mė tė lartė fetar tė njeriut, nga ajo qė ėshtė, tashmė, e garantuar dhe realizohet nė personon e Tij. Por ashtu si Jisui mbyll historin paraegzistuese, me tė njėjtėn mėnyrė, nga ana tjetėr, Ky fillon njė tė ardhme tė pafundme. Ky ėshtė Krijuesi i njė krijese tė re, Adami i dytė, d.m.th. ati i njerėzimit tė rilindur, kreu i Kishės, “e cila ėshtė trupi i tij, plotėsimi i atij qė i plotėson tė gjitha nė tė gjitha” (Efes. 1, 23). Ky ėshtė burimi i atij lumi drite dhe jete, i cili rrjedh qė atėhere dhe, nė vazhdim, mes popujve dhe kombeve dhe shekujve, dhe do vazhdoi tė rrjedhi, deri sa e gjith toka tė mbushet me lavdinė e Atij, dhe ēdo gjuhė dotė tė pohojė, se ėshtė Kryetari, pėr lavdi tė Perėndisė dhe Atit. Rrjedhja e pėrbotshme dhe kryesimi absolut i Shpirtit tė Shenjtė dhe jeta e Jisu krishtit do tė jenė, gjithasht, pėrmbushja e kohės, fundi i historisė dhe fillimi i njė pėrjetėsie tė mbushur me lavdi.»

    “Jisu Krishti si shenjė kundėrshtimi.”
    Kur Jisui u bė 40 ditėsh, Hyjlindėsja e ēoi, siē ishte zakon, nė Tempull. Aty plaku Simeon, mbasi e mori nė prehėrin e tij, profetizoi se ky fėmijė “do jetė shenjė kundėrshtimi, qė tė zbulohen mendimet e vėrteta tė tė shumtėve” . Dhe historia e vėrtetoi. Dhe vetė Ungjijtė, qė nga momenti i parė i veprimtarisė sė Jisuit, realisht na paraqesin dimensionet e mendimeve qė ekzistonin, me gjithė mbrekullitė qė dukeshin hapur: “Dhe brenda turmės kishte shumė pėshpėritje pėr atė. Disa thoshin “Ėshtė njeri i mirė”, ndėrsa tė tjerė thoshin: “jo, po mashtron popullin” apo “Ky a nuk ėshtė zdrukthtari, i biri i Marias?” . Dhe kėto pėshpėritje pėr personin e tij vazhdon e dhe sot.
    Gjatė kalimit tė shekujve nga ardhja e Krishtit deri sot janė krijuar shumė dyshime lidhur me personin e Tij pėr shumė tema siē ėshtė edhe ekzistenca historike e vetė Jisuit. Edhe pse kjo duket sikur nuk krijon problem, dhe ndodhitė e Dhiatės sė Re vendosen nė epokėn e historiografisė sė zhvilluar dhe mendimit kritik dhe ruhen burime jo tė krishtera qė flasin pėr Jisuin vetėm pak vite mbas veprimit tė tij, edhe kėshtu ndėrvite shfaqen zėra dyshimi.
    Ka patur herė pas here mjaft njerėz qė e mohonin ekzistencėn historike tė Iisu Krishtit, qoftė kur shprehėsit e pabasisė e kanė pėrgjithmonė tė qėndrueshėm synimin e minimit tė besimit tė mirė, qoftė nga qė pėrfaqėsuesit e tendencave radikale, qė krijohen nė ēdo kohė, orvaten tė dekompozojnė indin qė i mban tė lidhura elementet e sė kaluarės, pėr tė imponuar skemat qė ata vetė sajojnė herė pas here. Nga ana tjetėr nuk munguan edhe kėrkuesit e monumenteve tė feve tė ndryshme lindore, tė cilėt konstatuan delire, afėrsi dhe ngjashmėri me historinė ungjillore, pėr tė mbėshtetur kėshtu nė vazhdim teorinė se kristianizmi ėshtė njė arnim semplist elementesh tė huazuara dhe tė riformuara nė njė kohė tė caktuar.
    Shqyrtimi kritik i burimeve tė historisė e ka hedhur poshtė teorinė se gjoja miti i Krishtit u sajua nga njė material i errėt dhe mjegullues kohėrash mitekrijuese, nė tė cilat nuk mund tė arrinte me siguri kėrkimi historik dhe u dha njė pėrgjigje tė qartė tė gjithė atyre qė u orvatėn tė veēonin faktin e pakundėrshtueshėm shpirtėror tė kristanizmit nga historiciteti i personit tė Krishtit. Ėshtė, pra, e vlefshme qė tė pėrmendim monumentet mė tė rėndėsishme, origjinale dhe autentike, qė e pėrjashtojnė teorinė mitsajuese dhe e zbulojnė Krishtin si person, qė ka jetuar nė kushte konkrete shpirtėrore, shoqėrore, fetare dhe politike.
    Nė radhė tė parė duhet tė themi se pjesa mė e madhe e dėshmive tė zgjeruara pėr Iisu Krishtin, qė kanė shpėtuar deri nė ditėt tona nga dy shekujt e parė tė Kristianizmit, vjen nga mjedisi kristian. Materiali qė kemi nga literatura judaike dhe etnike nuk ėshtė i gjerė. Ky fakt shpjegohet po tė shqyrtojmė epokėn i Iisuit, domethėnė periudhėn historike gjatė sė cilės nė Palestinė mbizotėronte situata e njė shqetėsimi tė madh intelektual, shoqėror, tė cilin e shprehnin ėndėrrimtarėt e ndryshėm judenj, qoftė me predikime ose edhe me kryengritje tė dhunėshme. Le tė mos harrojmė se gati 20 vjet pas kryqėzimit tė Iisusit filloi lėvizja qė pėrfundoi nė kryengritje kundėr pushtuesve romakė, me rezultat shkatėrrimin e shtetit judaik dhe vdekjen e mijėra patrioteve. Lufta e tmerrshme judaike, qė shpėrtheu nė vitet e perandorit Trajan, vazhdoi, me ndėrprerje, deri nė vitin 135 dhe kishte si rezultat shndėrrimin e Palestinės nė njė arė tė mbjellur me kufoma. Pėrndjekjet fetare qė pasuan e qė zgjatėn gjer nė kohėn e Anton Efsebit (=Antonit tė Respektuar) ishin edhe njė provė tjetėre madhe pėr popullin Judaik. Pėr sa i pėrket pikėpamjes qė kishte bota helenistike pėr judenjtė, ajo karakterizohej kryesisht nga njė pėrbuzje dhe urrejtje ndaj njė populli pėr tė cilin mendonin se lėkundej midis herezisė dhe supersticionit. Nė kėtė fushė tė shkatėrrimit qė la pas murtaja e luftės nga njėra anė, dhe izolimi kulturor i popullit judaik nga ana tjetėr, ishte e natyrshme qė jeta apo vdekja e njerit prej rabbinėve hebrenj tė shumtė tė mos pėrbėnte ndonjė preukuopim tė veēantė pėr historianėt pagan, bashkė kohėsit e Jesuit, tė cilėt fillimisht nuk dyshuan pėr rėndėsinė kolosale tė fesė sė re qė u shfaq nė gjirin e Palestinės. Nuk duhet tė harrojmė, gjithashtu, se nė atė shkretim tė pėrgjithshėm tė asaj kohe kanė humbur shumė dokumente historike tė historisė sė Judenjve, por duke lėnė mjaft pėrveē atyre thjesht kristiane.

    Dėshmi jokristiane qė vijnė nga shkrimtarė etnik tė shekullit I dhe II e qė ruhen deri nė ditėt tona.

    MARA VAR SARAPION
    Dėshmin mė tė hershme jokristiane pėr Jesuin e gjejmė nė letrėn qė filozofi stoik sirian Mara var Sarapioni (73-160 pas K.) i shkruan tė birit Sarapion. Nė letrėn qė ruhet nė gjuhėn siriane, midis kėshillave prindėrore me vlerė, me tė cilat duket dhe ndikimi i filozofisė stoike, ai shkruan dhe kėto, qė kėtu jepen nė njė gjuhė tė lirė: Ē’mund tė themi kur tė urtėt keq trajtohen nga tiranėt dhe urtėsia shtrembėrohet nga shpifėsit, deri nė atė shkallė qė tė shkatėrrohen edhe mjetet e paraqitjes sė saj tė drejtė para opinionit publik. Por dobia qė kanė pėrndjekėsit e padrejtė tė tė gjithė kohėrave duket edhe nė rastin e dėnimit me vdekje tė Sokratit, pas sė cilės pasoi si dėnim pėr athinasit uria dhe sėmundjet, edhe nė rastin e Pitagorės qė e internuan samiotėt, por qė mė 113 e panė vendin e tyre tė futet nėn rėrė, edhe nė rastin e judenjve, qė kanė dėnuar mbretin e tyre tė urtė e qė kanė humbur pastaj mbretėrinė e tyre. Ja se cili ishte dėnimi i drejtė pėr ndjekjen e padrejtė qė u bėhej tre tė urtėve: Athinasit vdisnin nga uria, Semiotėt shihnin se vendi i tyre po humbiste nėn rėrė dhe Judenjtė dėboheshin nga toka e etėrve tė tyre dhe jetonin nė diasporė... Mbreti i urtė i judenjve nuk vdiq nga shkaku i ligjeve tė reja qė nxori...
    Kjo letėr ka rėndėsi tė madhe sepse tregon qė nė njėkohė shumė pranė viteve tė Jisuit, fama e Nazarareut i kishte kaluar kufijtė e Palestinės dhe ai ishte bėrė i njohur si “mbret i urtė” i judenjve, tė cilin vetė ata e vdiqėn padrejtėsisht dhe prandaj Perėndia i ndėshkoi, duke i shpėrndarė si tė paatdhe nė diasporė.

    TAKITUS
    Dėshmi pėr Jesuin kemi edhe nė tė famėshmet kronika qė ka botuar midis viteve 115-117 pas K. historiani romak Takitus (55 ose 61, 62-117 ose 120 pas K.). Pėr punimin e kėsaj vepre, e cila karakterizohet nga shkurtėsia por edhe nga saktėsia, Takitusi pėrdori burime tė mirėfillta, si p.sh. proces verbalet e Senatit dhe arkivat e romės e tė qyteteve tė tjerė. Nė vepren e tij pas persekutimit tė djegjes sės romės nga Neroni- mė 29 Korrik tė vitit 64, Takitusi jep informata pėr ndjekjen e tė krishterėve qė ishin akuzuar si zjarrvėnėsit e qytetit dhe thotė: Neroni ndėshkoi ashpėr ata qė populli i quante tė krishterė e qė i urrente pėr shkak tė veprave tė tyre tė turpshme. Emri i tyre rrjedh nga Krishti, qė gjeti vdekjen gjatė kohės sė mbretėrisė sė Tiverit, kur kryetar i Judesė ishte Ponti Pilat. Pėr njė interval kohe ky supersticioni shkatėrrues ishte zhdukur pėr njėfarė kohe pėrsėri u shfaq, jo vetėm nė Jude, si vatėr e sė keqes, por edhe nė Romė. Atėhere kishte filluar pėrndjekja, nė fillim tė atyreve qė pohonin se ishin tė krishterė dhe pastaj tė dėshmorėve tė tyre, u arrestuan dhe shumė tė tjerė, qė mund tė mos ishin zjarrvėnėsit, por qė patjetėr nė mjedisin e tyre. Pasuan martirizime tė ēfarė do llojshme: i mbulonin me lėkurė kafshėsh tė egra qė mė vėnė ti shqyenin qentė, ti kryqėzonin, ti digjnin qė tė shėrbenin kėshtu si dritė nate...bile Neroni kishte hapur kopshtet e tij qė tė futeshin atje njerėzit pėr tu zbavitur me kėtė spektakėl. Nė hipodrom organizoheshin lojra spektakolare me viktima tė krishterėt e me vet perandorin qė ngiste karrosėn, i veshur me unuformėn e karrocierit. Mirėpo kjo egėrsi pati si pėrfundim kultivimin e njė fryme simpatie pėr tė krishterėt....
    Nga ky tekst ne konstatojmė se Takitus njeh: a) se Krishti gjeti vdekjen nga kryetari, Ponti Pilat nė kohė e mbretėrisė sė Tiverit, b) se populli quante tė krishterė pasuesit e Krishtit, duke u nusur nga emri i tij, c) se feja kristiane, qė e quan supersticion, u shfaq pėr herė tė parė nė Jude, ē) se nga Judeja kjo u pėrhap edhe nė shumė vende tė tjera edhe nė Romė, e tregohit kėshtu se tė krishterėt ishin tė shumtė nė numėr nė kohėn e mbretėrisė sė Neronit, d) se romakėt i pėrbuznin dhe i urrenin tė krishterėt dhe prandaj i nėnshtronin ata nė martirizme tė tmerrėshme.

    SUETONI
    Suetoni (75-169) ka shkruar biografinė e tė dymbėdhjetė perandorėve tė parė tė Romės duke filluar nga Agustini deri nė Domitianin dhe kishte rastin qė ta pėrmendte edhe Krishtin edhe tė krishterėt nė dy pika: -Nė jetė shkrimin e Neronit (XVI), aty ku flitet pėr akuzėn e rremė tė Neronit, qė tė krishterėt kanė djegur Romėn –aty thotė:
    Tė krishterėt qė ishin pasues tė besimit tė ri dhe keqbėrės, iu nėnshtruan dėnimit.
    Nė jetė shkrimin e Klaudit (XXV) historiani romak i referohet dekretit tė famshėm perandorak tė vitit 53 p. K. me tė cilin Klaudi urdhėroi qė (tė ikin tė gjithė Judenjtė nga Roma), siē e dim kėtė edhe nga veprat e apostuje (18, 2). Fjala e dekretit ishte qė judenjtė konsideroheshin si nxitės tė turbullirave fetare dhe politike, prandaj Klaudi i dėboi nga Roma si shkakėtar tė sherrit nė nxitjen e Krishtit.
    Nga dėshmia e Suetonit dalim nė pėrfundim se: a) nė kohėn e Neronit ka patur ithtarė tė devotshėm tė Krishtit dhe nga emri i tij ata quheshin kristian, b) se feja e tyre ishte e panjohur mė parė, pra ishte e re, c) se historiani i identifikon tė krishterėt me judenjtė, ē) dhe si nxitės i turbullirave konsiderohet Krishti, d.m.th njė person ekzistues dhe i njohur, kryetar i fesė sė tė krishterėve, Jisu Krishti. Bile, emri i Krishtit gjatė viteve tė Klaudit ishte qa i njohur nė Romė sa qė e quanin ende tė gjallė edhe nxitės revoltash.


    PLINI
    Burimi ndoshta mė i rėndėsishėm ėshtė letra e famshme qė Plini i Riu (viti 112 pas K.), si guvernator i Vithinisė sė Azis sė Vogėl, ja dėrgonte mikut tė vet peranorit Trajan. Plini konstatoi shpejtėsinė e madhe me tė cilėn ishte pėrhapur krishtėrimi nė guvernėn e tij dhe bėri njė kėrkim ambicioz pėr tė verifikuar pėrmbajtjen dhe qellimet e fesė sė re, tė cilėn edhe ai e quajti bestytni (supersticion).
    Sa larg qėndrojnė tė gjithė ata qė pėrpiqen tė zbulojnė mesazhin e Krishtit, duke qėndruar (sė jashmi) si kurioz tė huaj ndaj tė vėrtetės sė pėrjetuar qė ka predikuar Krishti.
    Ja njė fragment nga letra karakteristike e Plinit:
    I vetmi faj ose gabim i tė krishterėve duket se ishte zakoni i tyre qė njė ditė tė caktuar mblidheshin, para lindjes sė diellit, qė ti ngrinin njė himn Krishtit, si Perėndi i tyre. Ata betoheshin jo me qellim qė tė kryenin ligėsira siē i akuzonin por krejt pėr tė kundėrtėn, qė nuk do tė bėnin vjedhe, kurvėrim, shkelje betimi ose uzurpime. Nė vazhdim, pas mbledhjes ata e kishin bėrė zakon qė tė hanin bashkėrisht. Kėtė zakon tė tyre e ndėrpren pas lėshimit tė dekretit tim, me tė cilin i ndalova kėto tubime. Bile, pėt tė zbuluar tė vėrtetėn, torturova dy shėrbėtorė tė krishterė dhe konstatova se nė kokat e tyre nuk kishte asgjėt tjetėr pėrveē njė besimi tė madh. Mora pėrsipėr, pra, hetimin dhe kėrkoj kėshillimin tėnd. Besoj se ja vlen qė kjo ēėshtje tė studiohet, sepse janė tė shumtė ata qė mund tė rrezikohen. Sepse tashmė ka shumė, nga ēdo moshė e klasė e nga tė dy sekset qė i nėnshtrohen dhe do ti nėnshtrohen rrezikut tė akuzės. Ėshtė evidente se virusi i bestytėrisė nė fjalė ėshtė pėrhapur jo vetėm nė qytetet por edhe nė fshatrat e nė arat. Por mendoj se mund tė ndalet pėrhapja e tij dhe gjendja tė rregullohet. Ėshtė e verifikuar qė filluan tė pėrdoren tempuj, tė cilėt mė parė kanė qenė pothuajse tė shkretuar, ndėrsa objekte tė shenjta tė braktisura, qė mė parė nuk gjenin blerės, tani shiten aty-kėtu. Duket se shumė nga kėta besėtyt (superstiocioz) mund tė ndreqen, po tė pendohen e do tju jepet falje.
    Nė kėtė letėr kemi njė dėshmi historike tė pakundėrshueshme pėr personin e Krishtit. Madje kėtu shprehet njė ndjenjė respekti e tė krishterėve kundrejt besimit tė tyre tė patundur dhe pėr jetėn e tyre morale, ndjenj kjo qė lind nga njė studim i sinqertė, i ndershėm dhe i paanshėm, i denjė pėr nė historian.

    Pėr herė tė parė shikojmė pėrdorimin e emrit “kristian” nė Antioki nė vitin 42-43 pas K. (Veprat 11, 26) e qė kishte mbizotėruar nė tė tėrė botėn etnike deri nė kohėn e Keronit, nė vitin 64 pas K. vet tė krishterėt midis tyre thirreshin “nxėnės”, “shenjtorė” ose “vėllezėr”. Emėrtimi “tė krishterė” qė u ėshtė dhėnė tregonte se ata ishin ithtar tė njė personi tė caktuar tė quajtur “Krisht”. Pėr historicitetin e Jisu Krishtit qė vjen, pra si argumet dhe emėrtimi i besimtarėve ithtar tė tij, si edhe dekretet e perandorit Trajan kundėr tė krishterėve. Shumė njerėzve u bėri pėrshtypje mospėrfillja ndaj vdekjes dhe forca kėmbėngulėse qė dėshmorėt trgonin kur pohonin besimin e tyre ndaj Krishtit. Midis atyre qė i kanė rregjistruar kėto ndjenja tė tyre, ishin Epiktiti, Perandori Romak dhe filozofi stoik Mark Aureli, himnizuesi i pastėrtisė sė jetės kristiane Galini. Gjithashtu Flegomti, i cili pėrmend tėrmetin, si edhe eklipsin e dielli, qė kanė ndodhur gjatė kryqėzimit tė Krishtit. Frontosi ishte i pari qė publikoi me shkrim shpifjet e pathemelta tė turmės kundėr tė krishterėve dhe zakoneve tė tyre, akuzat kėto qė nė vazhdim u pėrballuan me sukses nga apologjetėt kristian.
    Kėto janė burime historike qė mbėshtesin realitetin e Jisuit, sipas parimeve shkencore. Pėrveē kėtyre burimeve ka edhe tekste falas qė ua dedikojnė autorėve gjoja bashkėkohor tė Jisuit, por qė nė realitet ato janė shkruat nga autorė mė tė rinj, zakonisht anonim. Letra qė pėrshkruan karakterin e shpėtimtarit Jisu Krishti, qė, sigurisht, nuk ėshtė shkruar nga guvernatori romak i Judes, Lentullo, siē thuhet, por vetėm gjatė shekullit 16-tė, dhe nuk ka asnjė vlerė historike.

    Burimet historike Judaike, qė disponojnė dhe dėshmojnė ekzistencėn historike tė Zotit tonė Jisu Krisht.

    FILONI
    Filoni, njė nga pėrfaqėsuesit mė tipik tė helenizit hebraik, autori mė tė shquar tė asaj epoke, bashkėkohės Jesuit (15 ose 20 para K. – 40 pas K.). Ky ka bėrė njė lidhje tė ideve platonike, stoike, pitagorike dhe gnostike me monotelitizmin hebraik. Dhe e pėrmendim atė jo pėt ēka shkrojti pėr Krishtin, por ėshtė pikėrisht pėr tu shėnuar qė nuk ka shruar asgjė pėr atė. Heshtja e tij do mund tė pėrdorej fare mirė nga mohuesit e ekzistencės historike tė Krishtit, si argument qė Jisui nuk ka ekzistuar nė realitet. Por studimi i jetės dhe veprės sė Filonit na jepe tė dhėna me vlerė.
    a) Filoni mbi tė gjitha ėshtė filozof dhe jo historian, ndėrsa interesimi i tij kufizohet nė judaizmin e vendlindjes sė tij, Aleksandrisė dhe nuk duket qė tė ketė vizituar ndonjėherė qendrėn etnike dhe fetare tė judaizmit Palestinėn. Aty nga fundi i jetės sė tij u dėrgua si pėrfaqėsues i judenjve tė Aleksandrisė nė Romė, pėr tė denoncuar para perandorit Kaligula persekutimet qė kryente perandori romak dhe banorėt etnik tė Aleksandrisė ndaj hebrenjve. Nė ato kohra pranija e tė krishterėve nė Romė ishte njė faktė i pakundėrshtueshėm qė do tė evidonte njė vėzhgues dhe korrespondent i realitetit tė pėrditshėm. Por duhet tė kuptojmė se njė intelektual i moshuar si Filoni nuk mund tė kishte mendėsinė publicistike (sipas kritereve tė sotme) nė rregjistrimin e tė dhėnave tė jetės nė Romė pėr kohėn e shkurtėt tė qėndrimit tė tij atje.
    b) Filoni ishte njė hebre krejtėsisht i helenizuar, i cili ndiqte nga afėr burimet e shkruara, qė pėrhapnin idenė dhe ngjarje tė rėndėsishme pėr historinė e shpirtit. Pra nė kohėn e tij nuk kishin qarkulluar akoma shkrimet kristiane nė atė masė sa qė tė depėrtonin nė helinizmin dhe tė pėrbėnin njė ēėshtje komentimi pėr kėtė intelektual hebre tė helenizuar. Nga ana tjetėr pėrmbajta fetare dhe etike tė predikimit tė Jisuit paramisht nuk mund tė tėrhiqte vėmendjen e Filonit nė njė kohė qė vet ai banonte nė ardhjen e njė Mesia me mision politik dhe kombėtar d.m.th. pėr tė shpėtuar kombin Judaik nga zgjedha romake dhe pėr tė rivendosur mbretėrinė e Izraelit.
    Gjithsesi fakti ėshtė qė vepra e Filonit ėshtė e vyer, sepse rregjistron ngjarje, tė cilat nxjerrin nė pah tė dhėna pėr gjendje dhe kushtet e jetės sė botės judaike nė periudhėn e Dhiatės sė Re, dhe njėkohėsisht ruan dhe fjalė e fraza karakteristike greke, tė cilat paraqesin judaizmin pikėrisht ashtu siē shprehej ai gjatė viteve tė Jisuit tė vėrtetė tė Ungjijve.

    FLABI JOSIP
    Paksa mė i ri se Filoni ishte Flabi Josip, historiani mė i rėndėsishėm hebre, qė jetoi gjatė shekullit tė parė pas Krishtit. Ndryshe nga Filoni qė nuk e kishte parė kurrė qytetin e shenjtė tėJerusalemit, Josipi u lind, u rrit dhe u shquanė pikėpamje shoqėrore, nė Jerusalem dhe ka qenė njė nga pesonalitetet mė aktiv nė historinė e judaizmit. Gjatė vitit 66 pas K. ngriti krye bashkė me bashkėadhetarėt e tij, kurndėr romakėve, njė vit mė mėnė u zu rob dhe nė vazhdim e liroi Vespasjani; mori pjesė, mė vonė, nė mbrojtjen e Jeruzalemit gjer nė rėnien dhe shkatėrrimin pėrfundimtar tė kėtij qyteti nga romakėt nė vitin 70 pas K. Pastaj pasoi Tytoni nė Romė dhe atje ka shkruar dy veprat e tij tė rėndėsishme: “Luftėn e Judenjve” Dhe “arkeologjinė judaike”. Bile, nė kėtė vepėr tė dytė gjejmė njė fragment qė provon vėrtetėsinė historike tė ekzistencės sė Krishtit.
    Atė vit, kur sundimtari i Judesė ishte Pont Pilati, jetonte Jisui, mėsues i atyre qė pranonin me kėnaqėsi tė dėgjonin tė vėrtetėn, njė njeri me tė vėrtetė i urtė, - nėse mund tė jetė e drejtė qė ta quaj thjesht njeri kėtė qė ka bėrė kaq vepra e mrekullira. Ky Jisui ishte Mesia qė pranė tij tėrhoqi shumė Judenj si dhe Grekė. Paria e Judenjve e akuzuan dhe Pilatie e dėnoi me vdekje nė kryq. Besimtarėt qė ishin tė parėt qė e donin, nuk u tronditėn, sepse u ėshtė shfaqur pėrsėri i gjallė ditėn e treėt, sipas edhe tė fjitha mrekullive qė profetėt e shenjtė kishin parathėnė. Kėshtu nuk u zhduk gjindja e tė krishterėve, emėr ky qė e kanė marrė nga vetė Krishti.
    Disa njerėz e kishin mohuar vėrtetėsinė e kėtij fragmenti, porse argumentet e tyre nuk duket tė jenė shumė bindėse. Nė pėrgjithėsi konsiderohet se nė kėtė pjesė teksti tė Josipit kemi dėshminė mė tė vjetėr jo tė krishterė pėr ekzistenvėn historike tė Jisuit. Bile, nė njė fragment tjetėr Josipi tregon mbi gjithēka qė ka lidhje me vrasjen e vėllait tė Perėndisė, Jakovit , tė cilin na e prezanton prerazi si vėlla tė Jisuit tė quajtur Krisht.

    LITERATURA RABBINE
    Pėrsa i pėrket literaturės rabine, pėrmendim kėtu disa gjėra nga Talmudi. Talmudi ėshtė interpretim i hollėsishėm i Dhjatės sė Vjetėr, qė vjen vjen nė ndihė njė interpretimi mė pak tė hollsishėm, Misnas. Ėshtė fjala pėr njė lloj enciklopedie qė grumbullon trditėn hebraike, fillimisht si interpretim i Misnasit dhe mė tej si interpretim autentik tė Dhjatės sė Vjetėr. Ėshtė produkt bisedimesh tė njė numri tė madh rabinėsh, pėrmes shumė shekujsh. Tė gjitha kėto diskutime janė formuluar nė njė lloj proces verbalesh, nga rregullimi i sistemit i tė cilave rezultoj Talmudi. Vler historike pėr ēėshtjen tonė kanė natyrisht tė gjitha ato tė dhėna qė vijnė nga shekulli i parė. Bėhet fjalė pėr tregime qė vėrtetojnė se rabinėt e gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė pas Krishtit dhe gjysmės sė parė tė shekullit tė dytė e njihnin mirė personin e Krishtit. Ėshtė fakt se kėto dėshmi tė pakta tė literaturės hebraike e argumentojnė padyshim ekzistencėn historike tė personit tė jisu Krishtit.
    a) Dėshmia e parė ėshtė e lidhur me episodin e takimit miqėsor tė rabinit Eliezer me njė tė krishter me emrin Jakov, qė shėronte tė sėmurė nė emėr tė Jisuit. Madje, shprehet pėlqimi i rabinit pėr kėtė veprim qė konsiderohet nė pajtim me traditėn Judaike tė bamirsisė. Bile, Jakovi gjatė takimit tė tij me rabinin i komunikon njė dispozitė ligjore, qė mendohet se Jesui e ka formuluar lidhur me njė fragment tė Defteronomit (23, 19) dhe gjen plotėsisht nė pajtim edhe dėgjuessin e vet.
    b) Sidoqoftė, duket se qėndrimi pozitiv fillestar i hebrejve ortodoks ndaj tė krishterėve u shndėrrua mė vonė nė urrejtje, siē na e tregon njė njoftim i vitit 130 pas K. lidhur me nipin e njė rabini tė shquar tė cilin e kishte kafshuar njė gjarpėr. Kur u propozua qė tė thirrej njė i krishterė pėr tė shėruar fėmijėn me evokimin e emrit tė Jisuit, rabini tha qė parapėlqnte tė shikonte vdekjen e nipit se sa tė thėrrisste nė ndihmė tė tij njė tė krishterė.
    c) Njė njoftim tjetėr na thotė se rabini Gamalil ju drejtua gjyqit pėr mosmarrveshje pronėsie me tė motrėn. Gjykatėsi i caktuar nga romakėt duket se ishte i krishterė dhe i nxiti ndėrgjygjėsit qė ta ndanin midis tyre trashgimin prindėrore. Por rabini tha se, sipas ligjeve tė Moisiut, motra e tij nuk kishte asnjė tė drejtė nė trashgimin atėrore. Atėhere gjykatėsi i krishterė vėrejti se pas shkatėrrimit tė Jerusalemit pėrndjekjen e hebrenjve nė vitin 70 pas K. ligji i Moisiut u suprimua nė favor tė ligjit tė ungjillit. Gamalili i ka lėnė atėhere njė dhurat gjykatėsit dhe u largua, pėr tu kthyer tė nesėrmen dhe tė dėgjonte qė trshgimia e takonte e tėra atij, nė bazė tė ungjillit sipas Mateut (5, 17) ”mos mendoni se erdha pėr tė prishur ligjin edhe profetėt nuk erdha tė prish por tė plotėsojė” dhe qė u lexua bile nė gjuhė aramaike, d.m.th. nė formėn e tyre fillestare, para se tė pėrkthehej nė gjuhėn greke. Nga ky e pisod tregohet bile, edhe ekzistenca e ungjillit sipas Mateut qysh nga vitet 70 pas K.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLACK_SOUL : 31-01-2008 mė 19:53

Tema tė Ngjashme

  1. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Shpėtimi i tė krishterit
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 22:41
  4. Ungjijte Gnostike: Ungjilli i Tomasit *Anglisht*
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2004, 03:11
  5. Kisha dhe i krishteri.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 223
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 19:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •