Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 170
  1. #71
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga ORIONI Lexo Postimin
    Nuk mendoj se "fenomeni" i Penelopes (Ate qe e qep diten e shqep naten) ka arritur ne Shqiperi.

    Ja qe ka arritur per fat te keq...na pelqen apo sna pelqen neve!
    Ka plot "Penelopa"!
    Interesohu pak me mire..
    "Carpe Diem"

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2007
    Postime
    4
    Me ka rene dhe mua rasti te provoj nje te qepur, por pikerisht per kete gje u prish mardhenia.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Sa me bejn nervoz keto vajza qe qepin e çqepin.


    Rrespia nuk duhet te martohet me tjeter pos me rrespillan


    Rrespilleku eshte burim i degjenerimit te nje populli.

  4. #74
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anëtarësuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Per mua keto vajza nuk jane te qeta e skane besim ne vetvete per ndjenjat e te fejuareve apo te bashkeshorteve te ardhshem. Nga frika duan te nxjerrin nje arsye me shume per te mbajtur ate qe duan e kur ju mungon mundohen ta marrin me keto "pislleqe". Quajeni injorance e ca te doni por keshtu eshte Shqiperia e shqiptaret. Derisa ben njerez te lumtur e kursen gra qe fluturojne nga ballkoni per mua ska as gje te keqe. Biles po te shtohen keta "qepsit" do sensibilizohen dhe "shqepsit" e nuk do kerkojne me qiqrra ne helle se sdo e kuptojne me ne jane industriale apo natyrale.

    MaChO
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  5. #75
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Figacucitrice!
    c'ka ka zen me budallejte thuaj.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #76
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Esmeralda Keta

    Të mos jesh e virgjër, të të mungojë himeni (cipa e virgjërisë), mund t’i kushtojë edhe të ardhmen një vajze. Kështu ndodhte rëndom në vendin tonë, jo vetëm dikur, kur pas natës së parë të martesës, çifti ishte i detyruar të tregonte çarçafët, por paradoksalisht ndodh edhe sot. Edhe sot, kur të gjithë ulërasim kush e kush më shumë sesa jemi emancipuar, sa kemi ecur përpara, ka çifte të reja që e bazojnë jetëgjatësinë e së ardhmes së tyre pikërisht në faktin je apo nuk je e virgjër. Por, rroftë mjekësia moderne! Shkenca ka ecur përpara. Pikërisht për të rregulluar këtë problem, ekziston e ashtuquajtura “kirurgjia gjinekologjike”, ku me një fije per i, himeni mund të qepet dhe upsss.... je sërish e virgjër. Dhe ky është një treg që ka një klientelë jo fort të vogël. Ka plot vajza që u drejtohen klinikave private për të bërë një qepje, sepse princat e tyre të kaltër ua ka vënë si kusht kryesor. Në shumicën e rasteve ky princ, për të cilin më shumë rëndësi ka një copë himeni se sa njeriu me të cilën po martohet, është emigrant, njeri që ka shëtitur botën dhe ka parë shumë. Por ama, vajzën me të cilën do të martohet e do të paprekur, ashtu siç e ka bërë nëna.
    Fenomeni

    Dikur, të abortoje një fëmijë ishte gati e pamundur. Por kishte gjithmonë një zgjidhje, megjithëse në shumë raste mund të rezultonte edhe fatale. Për të shpëtuar nga turpi që i kishte zënë, njerëzit kishin shpikur plakat, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me profesionin e mjekut, por vetëm një guxim prej të çmenduri. Dhe çuditërisht ne kemi më shumë frikë nga turpi, nga ajo se çfarë do të thonë të tjerët për ne, se sa nga vdekja. Pikërisht për këtë arsye, ata u drejtoheshin plakave, të cilat me mjete krejt primitive, kryesisht shtiza, e bënin sallatë barkun e një gruaje dhe fëmija i padëshiruar nuk ekzistonte më. Shpeshherë nuk ia dilte të rezistonte as gruaja, por kjo pak rëndësi kishte. Sot aborti nuk është më kaq i dhimbshëm. Ka me qindra klinika apo spitale shtetërore, ku mund të heqësh pa shumë dhimbje fizike një shtatzëni të paplanifikuar. Tashmë ka më shumë liri seksuale, ka më shumë partnerë në jetën e një femre. Por ka dalë në dritë një tjetër fenomen. Vajzat duan të jenë sërish të virgjëra. Në fakt nuk është se këtë e bëjnë me dëshirën e vet, por ua kërkojnë personat me të cilët kanë vendosur të kalojnë jetën. Dhe në këtë situatë, ata pranojnë më mirë që të gjejnë një zgjidhje tek mjekësia, sesa t’i rrëfejnë të vërtetën partnerit të tyre. Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Por arsyeja kryesore lidhet me faktin se këto çifte krijohen me shkesi, ku sebep për parjen e të dy palëve është bërë një i afërt, i cili ka hyrë garant për ndershmërinë e vajzës, pa pyetur më parë vajzën nëse ka pasur apo jo një lidhje dashurie, pasi për një pjesë të madhe të shqiptarëve marrëdhëniet paramartesore janë tabu. E gjendur në këtë situatë, ku vajza nuk ka guximin dhe të zhgënjejë njerëzit e fisit, pranon në heshtje. Në shumë raste, nata e parë e martesës kthehet në një dramë, pasi të nesërmen në mëngjes burri i ri, i mashtruar kërkon të kthejë në shtëpinë e saj vajzën, pasi nuk e ka gjetur të virgjër. Në raste të tjera, kur vajza është më finoke dhe i pëlqen djali, vendos të realizojë ëndrrën e saj. Shtiret si e virgjër dhe ndërkohë thur planin. Gjithçka është e planifikuar mirë. Vetëm pak ditë përpara martesës, vajza shkon tek një profesioniste, e cila i rindërton cipën e himenit, e qep dhe nusja është ashtu siç e donte dhëndri. Në shumë raste, këto çifte kanë një “Happy End” dhe të dy bashkëshortët jetojnë të lumtur e të gëzuar... Fatkeqësisht ndodh edhe kështu. Çifte të reja, që në vend të së vërtetës, preferojnë ta nisin jetën me një gënjeshtër të madhe.

    Marre nga Gazeta "Shekulli"

    Pas leximit të këtij artikulli,mendoni ju se është e drejtë dhe normale një fenomen i tillë për të rifituar virgjërinë e humbur duke gënjyer për hir të një mentaliteti?

    Cili është mendimi juaj për këto vajza?

    Respekte
    Nje artikull, do thoja FEMINIST. Nese femra e paska problem qe ta bej mashkullin per vete me dashuri dhe qe mos ti shofi keto gjera, por cfare ka brenda, atehere c'pune ka "Princi i Kaltert" ne ket mes ? Del sikur fajtor na qenka mashkulli dhe jo femra. Historikisht, mashkulli e ka dashur femren e tij jo me eksperience te shumte ne kete fushe, ose sic thonin ne kohen e monizmit "jo e dalur ne cete" qysh ne moshen e saj me te re. Keto jane gjera qe emancipimi i kesaj shkrimtares nuk mund ti permbysi dot. Car emancipi do kjo, emancipim alla Hollande e tipit Red Light District ? Ai eshte degjenerim jo emancipim.

    Edhe sa per dijeni kjo praktike ka nja 10 vjet qe ka filluar, mbase tani eshte bere fenomen masiv, por ka qene i pranishem shume ndaj shqiptareve, fatkeqsisht do shtoja. Eshte nje turp per shoqerine tone ky fenomen.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    op lere ca thon njerzit ca prallisn kur vjen puna per martes e duan te gjith te virgjer. un per vete po nuk qe e virgjer ja lash te jemes ne der

  8. #78
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1 Lexo Postimin
    op lere ca thon njerzit ca prallisn kur vjen puna per martes e duan te gjith te virgjer. un per vete po nuk qe e virgjer ja lash te jemes ne der
    Ka te virgjera plot....ka perparuar mjekesia goxha keto kohet e fundit.
    Megjithese dhe tek tuk mund te gjesh ndonje!Ku i dihet...
    Ta uroj ty edhe atyre qe i kerkoni te tilla qe tu plotesohet deshira,por pak veshtire me duket!!!
    "Carpe Diem"

  9. #79
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    o DIA_NA ka ra pazari.behen te virgjera per 5 mij lek

  10. #80
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga offspring Lexo Postimin
    o DIA_NA ka ra pazari.behen te virgjera per 5 mij lek
    Ja fute kot labo!!

    Aq eshte ne Afganistan por rri aman!Kaq eshte se kane fillu me ik ca goca nga Franca,pasi ndalohet ketu!lol

    Respekte
    "Carpe Diem"

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Studentja 18 vjeçare ofron në internet virgjërinë për 8 milionë lekë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 11:57
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Ali Guma dhe Seksi
    Nga Lioness në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 10:56
  4. Çfarë funksioni natyror ka cipa e virgjërisë?
    Nga alibaba në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 14:20
  5. Pse në orthodoksi dhe në katoliçizëm Maria shihet si virgjëreshë?
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •