Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 170
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga kobra 70 Lexo Postimin
    Nuk eshte e mundur qe shumica e ketyre te jene emigrantet ata qe kerkojne (nuse te virgjer), por ata qe jetojne ne zonat e thella te Shqiperis. Ne emigrantet kemi pare dynja me sy, dhe kemi krijuar nje rreth shoqeror ne shtetet ku jetojme, ku dhe i perkatemi (shoqeris). Nuk jemi ne ata (gogola) qe kerkojme te qepura perkundrazi, ne kerkojme dashurin me lirshem dhe me hapur sepse e dime se ç'fare eshte.
    Dhe kur kerkojme dashuri nuk marrim derr ne thes per ta lene ne shtepi si sherbetore te pleqve dhe miken e komshis apo te lagjes.
    Ata djem qe ti ke ke degjuar qe nuk e marrin mbi 24vjeçe, ose jan andoleshenta dhe i jap te drejte, ose jan karrabusha qe se kan haberin hiç.
    Kurse ajo shprehja "nuk te marre po nuk te provova" nuk ka te beje me dashurin, por thjeshte nje loje qe gjen edhe jystifikimim po ishte e paprishur vajza.
    Edhe njehere. Mendimi im, (siç thote edhe populli: Nuk ka pyll pa derra) shumica e ketyre tipave nuk jan emigrantet.
    Keta gazetar qe bejne te tilla shkrime ne gazeta, jan injoranter me brire.

    Respekte.
    Me vjen mire qe ti qenke kaq i emancipuar . Do me pelqente te kishim me shume te rinj me te tilla mendime.
    Ti thua qe vetem emigrantet qe vijne nga zonat e thella te Shqiperise mendojne keshtu ,por ja qe nuk jane vetem ata .Une nuk kam jetuar ne zona te thella ,qe kam ndeshur njerez te tille.Nuk te ben vendi ku ke lindur te emancipuar, se gjen njerez fanatik e te prapambetur dhe ne mes te Tiranes per ate pune .

    Nuk eshte e thene qe kurbeti i emancipon njerezit,por jane te tjera gjera ato qe e emancipojne njeriun :kultura ,niveli arsimor ,edukata familjare etj.
    Si mund ta emancipoj kurbeti nje injorant kur ai s'ka as deshiren me te vogel per te ndryshuar?Pervec disa lehtesira ekonomike asgje tjeter nuk ka ndryshuar ne jeten e tij.Jam ne Usa dhe ke shqiptare injorant, te prapambetur sa te duash.Jo vetem qe nuk jane emancipuar, por sikur jane budallepsur me duket dhe u ka hyre vetja ne qejf.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Fajin nuk e kane meshkujt sepse ketyre te fundit kete ju ka thene i ati, ne kete forme i ka edukuar e ema, fajin e kane femrat qe vazhdojne te japin llogari per jeten e tyre personale. Qe vazhdojne te bejne kompromise ne kete fushe. E perderisa keto femra pranojne dicka te tille, mire te ju behet.

    [/QUOTE]


    Hmmmmmm mire meshkujt nuk paskan faj se ashtu i paska mesuar nena e baba ,po vajzat e shkreta si paska mesuar njeri?!

  3. #63
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    "Genjeshtra si gur i pare i themelit te nje marredhenie", kush mund te jete pergjegjes???
    .....................................

  4. #64
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shpëtimtari për ata që kanë humbur virgjërinë

    Nga disa burime të sigurta, kisha dëgjuar për personazhin e artikullit tonë dhe për një profesion tejet specifik, me të cilin merrej ai. Me çdo kusht doja ta njoftoja dhe të bëja një intervistë me të. Pas disa tentimesh, më në fund, e binda.

    ▪ Takimin e parë e caktuam në një lolak të qytetit. Në vendin e caktuar të takimit, unë isha shumë para kohe. Derisa prisja, pija kafenë ekspres, në kokë më silleshin mendime nga më të ndryshmet. Si duhet të duket ai? Çfarë mund të jetë ky person, të cilin e njihja vetëm nga zëri pas disa bisedave me telefon?

    Çka e shtyn atë të merret, pikërisht, me këtë profesion të pazakonshëm? Paraja, sigurisht, por... duhet të ketë aty edhe diçka tjetër? Derisa bluaja këto mendime në kokë, në moment vërejta se në lokal hyri një mesoburrë, rreth të pesëdhjetave. me një buzëqeshje miqësore, me hapa të shpejtë iu afrua tavolinës sime. m'u prezantua dhe pas përshëndetjeve t zakonshme të takimit të parë, u gjetëm ballë për ballë, duke krijuar një raport të ndërsjellë, sikur të ishim miq të vjetër...

    Kush është, në realitet, bashkëbiseduesi ynë?
    Meqë mikut tim të posanjohur i kisha premtuar diskrecion të plotë, gjë që ishte edhe kushti i vetëm paraprak i aranzhimit të këtij takimi, për ta ruajtur identitetin e tij të plotë, edhe ai u pajtua që në këtë artikull ta emërtoj me nofkën "Shpëtimtari".

    - "Një kohë merresha me shërime alternative dhe ngapak, si hobi, edhe me magjistari, - filloi bisedën tematike "Shpëtimtari".

    - Nga kontaktet e shumta që kisha me hallexhinj të ndryshëm që vinin për shërim tek unë, vërejta se, si dukuri më e shprehur ishte humbja e virgjërisë nga vajzat e reja dhe problemi i natës së parë si nuse te burri. Shikoja shqetësimet e këtyre vajzave të porsafejuara që përgatiteshin për nusëri. Në shpirtin e tyre të njomë ndieja peshën e rëndë të vuajtjes për "mëkatin" që i ngarkonte. Fillimisht tentoja t'i këshilloja që me të porsafejuarin, apo dashnorin e ri, të jenë të hapur dhe së bashku, sinqerisht, të bisedonin për këtë çështje. Por, kot! Mentaliteti ynë është i tillë dhe nusja, natën e parë duhet, gjithsesi, para burrit të jetë e virgjër. Përndryshe, dihej se çfarë mund të pësonin. T'iu them të drejtën, më dhimbseshin këto vajza të reja, por, nga ana tjetër, të jem edhe më i sinqertë, mendoja edhe për leverdinë materiale që mund të krijohet nga një biznes i tillë. Pse jo? Kështu është realiteti ynë dhe dikush, patjetër, duhet të paguajë për këtë.

    Sikur e thashë edhe në fillim, pasi që merresha edhe me magjistari dhe dija disa truke magjistare, mendova se në këto raste si analoge, ato mund të përdoren me sukses edhe tek kamuflimi i virgjërisë. Iu përvesha seriozisht kësaj pune dhe përpilova një listë të gjatë me mjaft truke që, sigurisht, në praktikë do të kishin sukses tek dhëndurët tanë të ardhshëm naivë. Rezultatet e para eksperimentale që bëra ishin të mahnitshme dhe deri më tash nuk kam pasur asnjë dështim.

    Madje, shumica prej tyre, pas martese, më thërrisnin në telefon duke m'u falënderuar sinqerisht, për ndihmesën e dhënë. Paramendojeni, për shkak të bindjes së rrënjosur si dhunti nga mentaliteti ynë injorant dhe patriarkal, si flluskë sapuni, brenda një nate, ekzistonte rreziku të shkatërrohet një familje që në të ardhmen pretendonte të jetë e lumtur. Di shumë raste kur iu kam ndihmuar femrave me këto metodat e mia origjinale dhe ato, sot e kësaj dite, me burrat e tyre janë të lumtura dhe kanë familje të shëndoshë.

    - A mendoni se me këtë "zanat" bëni punë të ndershme?

    - Patjetër! Unë e pranova në fillim se me këtë punë fillova të merrem për interesa materiale, por jo edhe vetëm për këtë qëllim. Ishte edhe "ana tjetër e medaljes", si motiv: u ngacmova nga vuajtjet e këtyre vajzave të reja, viktima të panevojshme të një mentaliteti patriarkal, që fatmirësisht, kohën e fundit, gradualisht po zbehet edhe tek ne, por ende është e fortë dhe e ashpër në regjionet rurale. Më besoni, deri më tash nuk kam dëgjuar që dikush të flasë për mua në kontestin negativ. Madje, është e kundërta. Pas suksesit të natës së parë te burri, ato vajza me emocione më falënderojnë! Unë ju kam ndihmuar në rikthimin e sërishëm të tyre në jetë. A nuk mendoni edhe ju se kjo është një punë humane?

    - Si e kryeni këtë punë dhe nga merr vesh "klientja" për ju?

    Ato për mua kuptojnë njëjtë, sikurse keni kuptuar edhe ju. Përmes "radio thashethemeve", fjalë pas fjale, gojë pas goje. Një kliente imja, ta zënë, që ka kaluar mirë tek unë, patjetër se i tregon në besim një shoqeje tjetër dhe kështu me radhë. Kjo mënyrë më përshtatet, sepse rrethi rritet, por vetëm në suazat e atyre që, vërtet, kanë nevojë për këso shërbime. E, sa i përket metodave që unë i përdor me klientët e mia, këto i mbaj fshehtësi profesionale, sepse me publikimin e tyre, ato do ta humbasin vlerën e vërtetë që kanë. Mund të them vetëm, në përgjithësi, se kam të bëj me truke magjistarie të kombinuara me veprime të caktuara. Përdoren edhe disa pajisje të vogla, por ka edhe preparate. Më e thjeshta është ajo me gjilpërë të fshehur, me të cilën, në momentin e caktuar të kontaktit seksual, shpohet gishti për ta kamufluar gjakun që do të dukej se ka rrjedhë gjoja nga vagjina. Duhet ta dini se, pakoja e shërbimeve të mia, nuk përmban vetëm mësime për teknika të caktuara, por nuset e ardhshme i ushtroj edhe se si ta luajnë rolin para burrit natën e parë...

    - Disa gjinekologë dhe akusherë në ordinancat e tyre private, bëjnë me sukses transplantimin e himenit në vagjinë. Sa është e vërtetë kjo?

    - Është më se e vërtetë. Jashtë, këto shërbime janë tejet publike dhe reklamohen haptas, por te ne në Kosovë është shumë më ndryshe. Kam dijeni për mjaft femra që për rikthimin e virgjërisë së vet, shkojnë edhe tek mjekët në Serbi, Maqedoni, besa edhe në Turqi! Madje, në shumicën e rasteve, këto transplatime bëhen me dijeni dhe përkrahjen e plotë të prindërve të tyre, posaçërisht të nënës së vajzës. Transplatimi i himenit është një intervenim kirurgjik tejet i thjeshtë dhe i parrezikshëm për shëndetin, andaj kryhet edhe nga shumë akusherë dhe gjinekologë në të gjitha qytetet e Kosovës, me kusht që këta mjekë dëshirojnë të mbeten anonim. Me dy prej tyre bashkëpunoj edhe unë. Nëse pacientja ime kategorikisht kërkon një shërbim transplatues me metoda kirurgjike medicinale, unë ndërmjetësoj edhe në këtë punë.

    - Ndoshta nuk do të jetë fshehtësi të na tregoni çmimin?

    - Varet. Nëse atë e bëj unë vetë, me metoda të mia, çmimi sillet diku rreth 150-200 euro, por, nëse insistohet në transplantim të himenit, atëherë kjo mund të kushtojë më shtrenjtë. Pa marrë parasysh tarifën tonë, sigurisht, është shumë më lirë se sa paguhet nëpër vende të tjera, ta zëmë, në Serbi ose Maqedoni, e të mos flasim në Turqi!", shprehet ai.

    Me "Shpëtimtarin" biseduam gjerë e gjatë dhe për shumë detaje të tjera të këtij profesioni specifik me të cilin merret ai, por, pranoi se këtë artikull mund ta dorëzoj në botim, me pëlqimin e plotë të tij. Sido që të jetë, gjatë bisedës sonë, edhe unë si mashkull, përfaqësues i gjinisë sime, nuk mbete indiferent. Edhe pse, njëfarë dore, himenin dhe virgjërinë e femrës e konsideroj ngapak absurde, zbulove se diku, në ndërvetëdijen time, kishte një trysni të fshehur, e cila m'u shfaq edhe fizikisht përmes djersitjes së duarve si reagim gjatë marrjes së shënimeve.



    Si ta përmbyllim këtë artikull?

    Ta zëmë, me një konstatim ndoshta paksa filozofik: Zoti e krijoi femrën si të kundërtën e mashkullit dhe përmes një cipëze të hollë, e kurorëzoi pastërtinë e saj si të virgjër, që me gjuhën tokësore ne e quajmë himen. A nuk është kjo padrejtësia e vetme e Zotit që i bëri gjinisë tonë të kundërt? Vërtet, po. Por, në anën tjetër, sa është çmenduri që ne meshkujt, me çdo kusht, insistojmë në këtë cipëz të hollë dhe disa pika gjaku, vetëm e vetëm për ta kënaqur krenarinë dhe kryeneçësinë tonë mashkullore, duke rrezikuar, që këtë kotësi, ta paguajmë me një çmim edhe më të rëndë moral - se në të shumtën e rasteve do të jemi të mashtruar? Për këto hamendje të ndryshme, konkludimin duhet ta nxjerrim vetë ne, meshkujt. E, sa për ju vasha - jetoni pa brenga. Po e vëreni edhe vetë se ka mënyra dhe forma se si kjo padrejtësi natyrore të evitohet me lehtësi. Së fundi, unë, edhe pse këtë realitet e dëgjova me veshët e mi, ende nuk mundem ta bindi veten, mbi pranueshmërinë e asaj thënie shumë të përhapur në popull. "Femra e ka shti dreqin në gastare"!


    Adnan Abrashi-NANDA
    "Carpe Diem"

  5. #65
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga albunkers Lexo Postimin
    "Genjeshtra si gur i pare i themelit te nje marredhenie", kush mund te jete pergjegjes???
    te dyja palet !!! femra se eshte injorante qe vete e qepet sa here qe shqepet edhe mashkulli idiot kapricioz qe e kerkon femren e virgjer se po qe se nuk eshte e kthen tek mamaja !!!

    o sa bote e keqe qe eshte bere !!! jemi ne shekullin e 21 edhe vetja me duket si ne shekullin e 15 !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #66
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    te dyja palet !!! femra se eshte injorante qe vete e qepet sa here qe shqepet edhe mashkulli idiot kapricioz qe e kerkon femren e virgjer se po qe se nuk eshte e kthen tek mamaja !!!

    o sa bote e keqe qe eshte bere !!! jemi ne shekullin e 21 edhe vetja me duket si ne shekullin e 15 !!!
    bravo ke thene dicka te drejte.
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  7. #67
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Femrat te mos e konsiderojnë (apo ta barazojnë) veten si (me) nje Makinë, e cila per ta mashtruar blersin bene perpjekje qe ti mbuloj me Kit vrimat apo gervishjet qe i ka,vetem e vetem qe ta mashtroj blersin...

    Ky eshte kuptimi bukfal i mentalitetit te atyre femrave qe kultivojnë nje kulture te tillë apo taktikë te tille jete.

    Se fundi i fundit nuk qendron problemi tek "vrimat" dhe "gervishjet",por tek gjendja psikike e femres ,e cila gjendje ia pamundeson femres qe te jetë imune ndaj sfidave te jetes bashkeshortore ne te ardhmen.

    Te mos mashtrohen ato femra me ket "taktike jete" se nese ia arrin ta mashtrosh mbrenda nje nate blersin ateher ,nuk dotë thote se do ta ketë mandatin kjo taktike edhe gjatë gjithë jetes se gjatë ...

    kaloni mire dhe kujdes ne kete sfidë Goca!!!!??
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #68
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    E lexova me kujdes temen dhe pergjigjet qe jane dhene ketu. Mua personalisht me duket budallallek qe nje femer te shkoje dhe te qepet per te gjetur burre.
    Nuk me duket justifikim fakti qe shpesh thuhet eshte faji i mentalitetit, mentaliteti s'ka te beje fare me kete gje, çdonjeri prej nesh e krijon vete mentalitetin e vet. Ne femrat duhet te kemi mbi te gjitha respekt per veten tone dhe duhet te luftojme qe te gjithe te tjeret te na pranojne per ate qe jemi, qofshin keta prinderit tane, te afermit tane e pse jo dhe bashkeshorti yne i ardhshem, personi qe do te zgjedhim per te krijuar familje dhe per te kaluar pjesen tjeter te jetes.
    Ne nje lidhje, para virgjerise, rendesi ka dialogu (komunikimi) dhe sinqeriteti. Te gjithe ne dashurojme, ndonjehere nuk arrijme te perfundojme me njeriun qe duam, ndoshta per fajin tone, ndoshta per faj te kushteve a ndoshta sepse nuk ishim bere per njeri - tjetrin. Ndodh qe te ndahesh nga i dashuri pasi ke shkuar me te. Atehere ç'duhet te bejme? Te vrasim veten? S'me duket aspak e drejte, madje s'me duket zgjidhje as qe te shkoj e te qepem per t'u martuar. Mendoj se ai qe do me zgjidhte per bashkeshorten e vet duhet te me pranonte per ate qe jam, me te mirat dhe te keqiat e mia, edhe me nje cipe me pak, mjafton qe te jem e sinqerte me te qe ne fillim dhe nese nuk me pranon per ate qe jam atehere s'eshte njeriu me te cilin dua te kaloj jeten. Jeta ime s’mbaron me refuzimin e ketij njeriu.

    Per mendimin tim, ka me teper rendesi sinqeriteti ne nje lidhje, sesa virgjeria e fituar me nje qepje, sepse sado te qepet cipa te dashura motra dhe vellezer, mbi te gjitha virgjeria na duhet ne koke, ne tru, tek morali yne. Sepse nje vajze mund te qepet per naten e pare te marteses dhe pas marteses mund te vazhdoje te beje te njejten gje qe bente me pare... (te shkoje me kedo qe i del perpara), atehere i rrofte atij mashkulli qe e deshi gruan e virgjer dhe qe e ndan me boten tani.

    Lexova se shume shkrime flisnin per martesat me mbleseri. Ne ditet e sotme edhe martesat me mbleseri kane ndryshuar, s'jane me si dikur qe burri e shihte nusen vetem naten e marteses, tani çiftet takohen me pare, para se te fejohen, dalin e bisedojne me njeri - tjetrin per t'u njohur me mire, atehere pse te mos i thuash te verteten mashkullit? Nese nje mashkull sheh qe ti si femer je e sinqerte, je ashtu sikurse do ta donte ai miken e jetes, punen e "virgjerise" e kalon ne plan te dyte.

    E rendesishme eshte qe çdonjeri prej nesh, qofshim djem apo vajza, te dime çfare duam nga jeta. Nese e dime çfare duam nga jeta, do te dime te zgjidhim shume situata te tilla te çuditshme, do te dime te luftojme mentalitetin dhe mbi te gjitha do te dime te bejme zgjedhjet e duhura ne jete.

    Me respekte
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Adnan Abrashi -Nanda , thote:"...ende nuk mundem ta bindi veten, mbi pranueshmërinë e asaj thënie shumë të përhapur në popull. "Femra e ka shti dreqin në gastare"!...."
    qe me fjale te tjera ti Nandi thua qe une nuk jam nga ato qe femrat mund te me mashtrojne. Jane te tjere meshkuj naive qe mund te genjehen dhe jo une.
    Ti Nandi dhe te tjere te zgjuar si puna jote i detyrojne femrat (qe ndihen si inferiore perballe ju meshkujve shume te zgjuar) qe te perdorin truke akoma me te kamufluara per te ju kundervene mentalitetit anadollak qe fatkeqesisht egziston sot edhe tek ndonje i ashtuquajtur "gazetar"
    Ne rastin tend Nandi qe solle kete intervisten ketu me kete "shpetimtarin" (qe une si mashkull e respektoj dhe vleresoj punen e tij ) duhej ta mbyllje artikullin tend me keto fjale , qe jane edhe te mijat: "...ende nuk mundi ta bindi vehten se edhe une mund te jem nje nga ata shkaktaret qe e detyrojme femren ta shtie dreqin ne gastare."

  10. #70
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Esmeralda Keta

    Të mos jesh e virgjër, të të mungojë himeni (cipa e virgjërisë), mund t’i kushtojë edhe të ardhmen një vajze. Kështu ndodhte rëndom në vendin tonë, jo vetëm dikur, kur pas natës së parë të martesës, çifti ishte i detyruar të tregonte çarçafët, por paradoksalisht ndodh edhe sot. Edhe sot, kur të gjithë ulërasim kush e kush më shumë sesa jemi emancipuar, sa kemi ecur përpara, ka çifte të reja që e bazojnë jetëgjatësinë e së ardhmes së tyre pikërisht në faktin je apo nuk je e virgjër. Por, rroftë mjekësia moderne! Shkenca ka ecur përpara. Pikërisht për të rregulluar këtë problem, ekziston e ashtuquajtura “kirurgjia gjinekologjike”, ku me një fije per i, himeni mund të qepet dhe upsss.... je sërish e virgjër. Dhe ky është një treg që ka një klientelë jo fort të vogël. Ka plot vajza që u drejtohen klinikave private për të bërë një qepje, sepse princat e tyre të kaltër ua ka vënë si kusht kryesor. Në shumicën e rasteve ky princ, për të cilin më shumë rëndësi ka një copë himeni se sa njeriu me të cilën po martohet, është emigrant, njeri që ka shëtitur botën dhe ka parë shumë. Por ama, vajzën me të cilën do të martohet e do të paprekur, ashtu siç e ka bërë nëna.
    Fenomeni
    Dikur, të abortoje një fëmijë ishte gati e pamundur. Por kishte gjithmonë një zgjidhje, megjithëse në shumë raste mund të rezultonte edhe fatale. Për të shpëtuar nga turpi që i kishte zënë, njerëzit kishin shpikur plakat, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me profesionin e mjekut, por vetëm një guxim prej të çmenduri. Dhe çuditërisht ne kemi më shumë frikë nga turpi, nga ajo se çfarë do të thonë të tjerët për ne, se sa nga vdekja. Pikërisht për këtë arsye, ata u drejtoheshin plakave, të cilat me mjete krejt primitive, kryesisht shtiza, e bënin sallatë barkun e një gruaje dhe fëmija i padëshiruar nuk ekzistonte më. Shpeshherë nuk ia dilte të rezistonte as gruaja, por kjo pak rëndësi kishte. Sot aborti nuk është më kaq i dhimbshëm. Ka me qindra klinika apo spitale shtetërore, ku mund të heqësh pa shumë dhimbje fizike një shtatzëni të paplanifikuar. Tashmë ka më shumë liri seksuale, ka më shumë partnerë në jetën e një femre. Por ka dalë në dritë një tjetër fenomen. Vajzat duan të jenë sërish të virgjëra. Në fakt nuk është se këtë e bëjnë me dëshirën e vet, por ua kërkojnë personat me të cilët kanë vendosur të kalojnë jetën. Dhe në këtë situatë, ata pranojnë më mirë që të gjejnë një zgjidhje tek mjekësia, sesa t’i rrëfejnë të vërtetën partnerit të tyre. Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Por arsyeja kryesore lidhet me faktin se këto çifte krijohen me shkesi, ku sebep për parjen e të dy palëve është bërë një i afërt, i cili ka hyrë garant për ndershmërinë e vajzës, pa pyetur më parë vajzën nëse ka pasur apo jo një lidhje dashurie, pasi për një pjesë të madhe të shqiptarëve marrëdhëniet paramartesore janë tabu. E gjendur në këtë situatë, ku vajza nuk ka guximin dhe të zhgënjejë njerëzit e fisit, pranon në heshtje. Në shumë raste, nata e parë e martesës kthehet në një dramë, pasi të nesërmen në mëngjes burri i ri, i mashtruar kërkon të kthejë në shtëpinë e saj vajzën, pasi nuk e ka gjetur të virgjër. Në raste të tjera, kur vajza është më finoke dhe i pëlqen djali, vendos të realizojë ëndrrën e saj. Shtiret si e virgjër dhe ndërkohë thur planin. Gjithçka është e planifikuar mirë. Vetëm pak ditë përpara martesës, vajza shkon tek një profesioniste, e cila i rindërton cipën e himenit, e qep dhe nusja është ashtu siç e donte dhëndri. Në shumë raste, këto çifte kanë një “Happy End” dhe të dy bashkëshortët jetojnë të lumtur e të gëzuar... Fatkeqësisht ndodh edhe kështu. Çifte të reja, që në vend të së vërtetës, preferojnë ta nisin jetën me një gënjeshtër të madhe.

    Marre nga Gazeta "Shekulli"

    Pas leximit të këtij artikulli,mendoni ju se është e drejtë dhe normale një fenomen i tillë për të rifituar virgjërinë e humbur duke gënjyer për hir të një mentaliteti?

    Cili është mendimi juaj për këto vajza?

    Respekte
    Nuk mendoj se "fenomeni" i Penelopes (Ate qe e qep diten e shqep naten) ka arritur ne Shqiperi.

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Studentja 18 vjeçare ofron në internet virgjërinë për 8 milionë lekë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 11:57
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Ali Guma dhe Seksi
    Nga Lioness në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 10:56
  4. Çfarë funksioni natyror ka cipa e virgjërisë?
    Nga alibaba në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 14:20
  5. Pse në orthodoksi dhe në katoliçizëm Maria shihet si virgjëreshë?
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •