Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Armatimi i Perendise

    Te diskutojme per armatimin e Perendise dhe si ta perdorim. Mendoj ta fillojme diskutimin me vargjet nga Efesianet ku pershkruhet armatimi i Perendise.

    Efesianeve 6:11 - 20

    11 Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni kundėr kurtheve tė djallit,

    12 sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet qiellore.

    13 Prandaj merreni tė gjithė armatimin e Perėndisė, qė tė mund tė rezistoni nė ditėn e mbrapshtė dhe tė mbeteni mė kėmbė pasi t`i keni kryer ēdo gjė.

    14 Qėndroni, pra, tė fortė, duke patur nė ijė brezin e sė vėrtetės, tė veshur me parzmoren e drejtėsisė,

    15 dhe duke mbathur kėmbėt me gatishmėrinė e ungjillit tė paqes,

    16 mbi tė gjitha, duke marrė mburojėn e besimit, me tė cilėn mund tė shuani tė gjitha shigjetat e zjarrta tė tė ligut.

    17 Merrni edhe pėrkrenaren e shpėtimit dhe shpatėn e Frymės, qė ėshtė fjala e Perėndisė,

    18 duke u lutur nė ēdo kohė dhe me ēdo lloj lutjeje dhe pėrgjėrimi nė Frymėn, duke ndenjur zgjuar pėr kėtė qėllim me ēdo ngulmim dhe lutje pėr tė gjithė shenjtorėt,

    19 dhe edhe pėr mua, qė kur tė hap gojėn time, tė mė jepet tė flas lirėsisht pėr ta bėrė tė njohur misterin e ungjillit,

    20 pėr tė cilin jam i dėrguari nė pranga, qė tė mund tė shpall lirėsisht, siē e kam pėr detyrė.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga berat96 : 21-06-2002 mė 03:01

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    ARMATIMI I PERENDISE

    PJESA I: Armiku
    =======================
    [list=1][*] Identifikimi i armikut (Efesianet 6:12).

    Shprehja "sunduesve te botes se erresires" nuk i referohet njerezve ne pushtet, por frymerave te ndyra. Armiku yne nuk eshte nje armik imagjinar. Ai eshte real dhe qellimi i tij eshte shkaterrimi i jetes sone shpirterore. Armikun duhet ta marrim seriozisht dhe te jemi te gatshem per ta perballuar ne cdo moment.
    [*] Duhet te njohim taktikat e armikut.

    Pas indetifikimit te armikut, Perendia na ben thirrje qe te forcohemi, jo ne mish dhe menyra njerezore, por te forcohemi ne Perendine. Ai na tregon se duhet te veshim gjithe armatimin (panoplian) ne menyre qe t'i bejme balle metodave (methodias) te Djallit. Nje nga metodat e Djallit eshte genjeshtra, dhe Djalli perpiqet te na binde se nuk kemi nevoje per armatimin e plote te Perendise, dhe se Djalli nuk eshte duke na sulmuar. Duhet te dime se nuk ka paqe me armikun, per asnje moment. Djalli kerkon te na veri ne gjendje letargjike.

    Ai eshte babai i genjeshtrave dhe plot me metoda per te na sulmuar e me qellim per te na shkaterruar perfundimisht. Duke ditur kete duhet qe te jemi te lidhur me burimin e vertete te forces.
    [*] Lidhja me burimin e forces.

    Fuqia jone gjendet ne Zotin, ne fuqine dhe madheshtine e tij. Eshte e pamundur qe t'i bejme balle sulmit te Djallit me forcat tona. Duhet qe t'ia leme betejen Perendise.
    [*] Armatimi i gabuar.

    Duhet te tregojme shume kujdes qe te marrim armet e verteta dhe jo armet e gabuara. John Bunyan ne novelen "Lufta e Shenjte" pershkruan sesi Djalli perpiqet ta binde nje besimtar te quajtor ShpirtNjeriu te marri armet e gabuara.

    a. Helmeta/perkrenarja e Puneve te Mira : 'Helmeta ime eshte e persosur. Kushdo qe e vesh kete helmete eshte ne gjendje te perballoje sulmet me shigjeta, shpata etj. Asgje nuk mund ta lendoje personin qe ka kete helmet. Prandaj, o ShpirtNjeriu, mbaje kete helmete', thote Djalli.

    b. Parzmorja e Zemres se Forte : 'Parzmorja ime eshte e hekurt; te gjithe ushtraret e mi e perdorin kete parzmore; e thene thjeshte eshte nje zemer e forte, nje zemer e forte si hekuri; nje zemer qe nuk fal por urren fuqishem."

    c. Shpata e Gjuhes se Keqe : 'Shpata ime eshte gjuha qe e ka flaken nga ferri; kjo gjuhe flet keq per Perendine, Birin e Tij, rruget e Tij, njerezit e Tij. Perdore kete shpate dhe askush nuk do te te mund dot."

    d. Mburoja e Mosbesimit : 'Mburoja ime eshte mosbesimi, ose venia ne pikepyetje e te vertetes, ose cdogje qe flet per gjykimin nga Perendia e te keqinjve. Qe ta perdoresh sa me mire kete arme nuk duhet te besosh cdo te vertete qe te degjosh. Keshtu, kur dikush te flet per gjykimin e Perendise, apo hirin e Tij, mos ia ver veshin. Nese dikush te thote, o ShpirtNjeriu, se Perendia te do dhe se Perendia do te te beje mire, mos ia ver veshin. Ver ne pikepyetje cdo te vertete.'

    e. Moslutja : 'Nje tjeter arme e shkelqyer e imja,' thote Djalli, 'eshte nje jete pa lutje, qe perbuz meshiren dhe nuk i qan zemra per meshire. Te dobtit kane nevoje per meshire, ti ji i forte. Asnjehere mos i kerko meshire Perendise.'
    [*] Permbledhje

    Nuk mund ta mposhtim dot Djallin duke u bazuar vecse ne fuqine tone. Kemi nevoje per armatimin e Perendise. (Vecse me armatimin e Perendise mund t'i bejme balle metodave te Djallit.) Te jemi te forte ne Perendine, ky eshte i vetmi burim fuqie per ne.

    Ne vazhdim do te ndalemi tek armatimi i Perendise.
    [/list=1]

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    ARMATIMI I PERENDISE

    PJESA II: Brezi i te Vertetes
    =======================

    Nje nga pjeset me te cuditshme te armatimit te ushtareve romake eshte nje veshje e brendshme ne formen e rripit. Ky rrip qe nuk duket nga jashte mban te lidhura te gjitha pjeset e armatimit. Rripi i krijonte lirshmeri ushtarit dhe pa te armatimi do te binte i gjithi poshte.

    Arma kryesore e Satanit eshte genjeshtra. Brezi i te vertetes (i cili lidh pjeset e tjera) eshte gjithmone nen sulm. Nese brezi i te vertetes zgjidhet, atehere Satani fare lehte na sulmon ne cdo vend. Ashtu sic rripi eshte rreth e qark atij qe e vesh, po keshtu edhe e verteta duhet te jete rreth e qark nesh.
    Duhet ta rrethojme veten tone me te verteten. Brezi i te vertetes eshte i pari ne listen e armatimit. Prandaj, kur sulmohemi duhet te fillojme mbrojtjen nga e verteta. Dhe e dime qe Krishti eshte e Verteta.

    Keshtu, gjate sulmeve duhet te kujtojme se kush jemi dhe se cfare ka bere Krishti per ne. Eshte mire qe te shpallim premtimet e Perendise dhe te lavderojme Atin tone. Krishti na ka dhene autoritet ne emrin e tij, dhe kete autoritet na e ka dhene per ta perdorur. Ne jemi me te forte se armiku yne, pasi Jezus Krishti eshte me i forte se armiku yne.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2007
    Postime
    63
    Faliminderit o vlla i nderuar qe ke qit kit tem qe patjeter se asht shum e rendsishme per disa qe ta kujtojm armatimin e Pėrendis e disa edhe ta din armatimin e Zotit qe asht lutja, agjerimi, edhe fjala e Pėrėndise edhe ktu gjana mund ti kem tek Jezusi. Tė gjith ata qe kan Jezusin ne jet edhe armatimin e Tina ne jeten tonė ather fitorja asht e sigurt ne kit betej sepse kit fitore siguron Pėrendia per neve. qofsh i bekuar o vlla nga Zoti per kit pun qe ke ber edhe te falenderoj shum qe ke qit kit tem shum te qelluar Zoti te bekoft vlla .

Tema tė Ngjashme

  1. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Ungjilli si bazė e jetės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •