Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

    Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

    -Ministri grek Z. Evripidis Stilianidhis ka deklaruar dhënien e mjediseve shkollore për
    kurse gjuhe nga mësues shqiptarë.
    -Fëmijët e emigrantëve shqiptarë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe në shtetin grek gjatë orëve të pasdites.
    -Projekti pilot po aplikohet në qytetet e mëdha dhe të populluara me shqiptarë në shtetin Helen,si në Athinë, apo Selanik.
    -Nisur nga ky vit, pranë shkollave publike të shtetit fqinj, ku mësojnë fëmijët shqiptarë do të çelen kurse të gjuhës shqipe gjatë, orëve të pasdites.
    -Mësimi do të zhvillohet nga mësues shqiptarë.
    -Qeveria greke gjithashtu ka
    caktuar fonde të rëndësishme për të promovuar nxënësit, studentët e emigrantëve shqiptarë që banojnë atje, por natyrisht, jo vetëm shqiptarët,
    në mënyrë që ata të nxiten dhe të mbështeten në përpjekjet për tu arsimuar deri në nivelet më të larta dhe kjo i shërben integrimit të tyre në vendet ku jetojnë.
    -Fëmijët e emigrantëve shqiptare në Greqi shquhen për edukatën dhe përparimin mësimor. Shumica e tyre kanë lindur në Greqi, në një fare mënyre greqishten e kanë
    tashmë gjuhë të pare, por nuk harrojnë dhe gjuhën amtare, të cilën përveç prindërve, e ushtrojnë edhe me veprimtari të ndryshme, si kurset e mësimit
    të shqipes, apo veprimtari kulturore-artistike.
    -Prindërit e tyre erdhën në Greqi në kërkim të një jete më të mire dhe shpesh, e më shpesh vrasin mendjen, se çdo të bëhet me fëmijët e tyre, çfarë perspektive
    do të kenë ata këtu?
    -Këtë preukupacion shpreh edhe drejtori i zyrës së Athinës të Organizatës ndërkombëtare për emigracionin (IOM), Zoti Daniel Esdra: “Unë me shumë gëzim shoh, se fëmijët e emigrantëve dhe sidomos
    shqiptarët, dallohen këtu në Greqi, për edukatën dhe përparimin mësimor. Kjo është shumë e rëndësishme, pse na tregon rrugën që duhet të ndjekim për ti integruar
    plotësisht këta fëmijë”.
    -Gjithashtu Ai shton:”Brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve, Çfarë do të bëjë? Sepse i shohim fëmijët të shkojnë në shkolla greke, mësojnë
    greqisht. Çdo të bëhet me këta? Do të kthehen në Shqipëri? Do të qëndrojnë në Greqi?”
    -Mendoj se këtu ftohet Qeveria greke të marë një vendim. E di se është e vështirë, por ky vendim duhet marë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme.

    -Unioni Grek për të Drejtat e Njeriut një Organizatë jo qeveritare, sugjeron katër masa për integrimin e emigrantëve:

    1-Kushte më të favorshme për marrjen e nënshtetësisë nga emigrantët që kanë lindur në Greqi. Unioni për të Drejtat e Njeriut është duke përgatitur
    një projektligj lidhur me ndryshime në Kodin Grek të Nënshtetësisë, ku të parashikohet mundësia e natyralizimit me arritjen e moshës së
    adoleshencës, heqje e detyrimit të paravolës për gjithë ata që emigruan në moshë të mitur dhe u rritën në Greqi, si dhe ata që kanë kryer studimet në institucionet arsimore greke.
    2-Vënie menjëherë në zbatim të legjislacionit për statusin e banorit afatgjatë duke u hequr detyrimin e paravolës gjithë atyre që u rritën në Greqi, pa e
    kushtëzuar me lejën e punës dhe heqjen e punës dhe e kufizimeve numerike për kurset e mësimit të gjuhës dhe historisë.
    3-Pjesëmarrje e barabartë në tregun e punës pa kufizime nga tipi i lejës së qëndrimit (punë e varur-e pavarur), nga hapësira gjeografike e punësimit dhe me
    të drejta të barabarta me të punësuarit grekë. Mbrojtje e emigrantit të punësuar në tregun informal, duke i krijuar mundësinë që të legalizohet, në vend që të deportohet.
    4-Pjesëmarrje e emigrantëve në jetën publike, duke iu dhënë të drejtën për të zgjedhur në nivel lokal dhe në konsultimet publike për politikën dhe legjislacionin lidhur me emigracionin
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-12-2007 më 01:59
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Faleminderit për temën.Është me shumë interes sepse kemi vite që po e kërkojmë.
    Në qoftë se ka mundësi të botosh qarkoren e ministrisë greke,sepse shumë flasin.
    Dua nr.e qarkores dhe datën e daljes.
    Shëndet
    .

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Tani, ne dore e kane shqiptaret. Sa do jete pjesmarja , etj si keto. Me lart thuhet se eshte projekt pilot qe po aplikohet (ose do aplikohet ne athine e selanik nga fillimi i vitit te ri shkollor).
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    me ne fund shteti grek po mendon per minoritetin shqiptar, te shofim sa do i bejne se, se kshu me llafe te grijne fare
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  5. #5
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    po ne korfuz kur do hapet se as aty ska me greke
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga vampiro Lexo Postimin
    me ne fund shteti grek po mendon per minoritetin shqiptar, te shofim sa do i bejne se, se kshu me llafe te grijne fare
    nuk e di, por shume nga ne jane mesuar te abuzojne me fjalen minoritet. Ne Greqi, pervec arvanitasve (te cilet e konsiderojne veten greke), turqve dhe pomakeve ne veri, vlleheve ne thesali (dhe keta e konsiderojne veten greke), NUK ka minoritet tjeter. Mos ngateroni emigrantet me minoritetet!
    Ky plan i hapjes se gjuhes shqipe ne shkollat greke, eshte per tu inkurajuar. Ne fillim do te perfitojne emigrantet shqiptare dhe jo minoriteti shqiptar sic mund ta percaktoje dikush.
    Arvanitasit ashtu si dhe arbereshet, mund ta mesojne shqipen si nje ndihme qe mund tju vije ne leximin e literatures shipe, por qe ta mesojne si gjuhe per ta folur perdite...harrojeni....

    keto shkolla jane prioritet per emigrantet dhe jo per minoritetin shqiptar aka arvanitasit (te cilet e konsiderojne veten greke ose ne raste te tjera JO-shqiptare(albanians).
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Tani, ne dore e kane shqiptaret. Sa do jete pjesmarja , etj si keto. Me lart thuhet se eshte projekt pilot qe po aplikohet (ose do aplikohet ne athine e selanik nga fillimi i vitit te ri shkollor).
    he me te lumte, ke thene fjal me vend.
    TANI NE DORE E KANE SHQIPTARET.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Lajm shume ,shume i mire!Kush i rrite femijet n`mergim e di kete pune.
    Le te shpresojme qe institucionet lokale greke,ne vendet ku do te organizohet mesimi shqip, do te jene te ndergjegjshme.
    Sidoqofte, eshte nje akt civilizues grek.Shpresoje qe te jete plan i sinqerte e jo me ndonje dredhi.

    Perndryshe,gjithe ata femije shqiptare qe rriten ne mergim e nuk marrin fare mesim
    ne gjuhen amtare,kane per te na dale gjenerata te humbura per kombin.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1 Lexo Postimin
    Lajm shume ,shume i mire!Kush i rrite femijet n`mergim e di kete pune.
    Le te shpresojme qe institucionet lokale greke,ne vendet ku do te organizohet mesimi shqip, do te jene te ndergjegjshme.
    Sidoqofte, eshte nje akt civilizues grek.Shpresoje qe te jete plan i sinqerte e jo me ndonje dredhi.

    Perndryshe,gjithe ata femije shqiptare qe rriten ne mergim e nuk marrin fare mesim
    ne gjuhen amtare,kane per te na dale gjenerata te humbura per kombin.


    Le te shpresojm se prinderit shqiptar do jen te ndergjegjeshem dhe ti perdorin keto shanca per te miren e fmijve dhe pasurimin e kombit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

    pse mos te flitet mir e bajn qe flasin shqip se shumica kte na greqia kan harrur se nga vijne.




    shnet.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •