
Postuar më parë nga
xfiles
Pershendetje Force,
kam nje hall te madh, probleme zemre,
qe para nje viti u dashurova me nje kolegen time, mirpo ma tha pak si teper vone qe ishte e fejuar, dhe nuk mund ta hiqja dot me nga zemra.
Njese, me mbajti shume afer, si shoqe, edhe pse une kembengulja, ajo ma priste thjesht se isha me i vogel se ajo (ajo 31 une 22 ne ate kohe). Me e keqja eshte se i fejuari i saj punon ne te njejten kompani , e njoh si fytyre dhe ai ne fakt e di se une e dua ate gocen, dhe kjo nga nje ane me pengon te vazhdoj te kembengul sepse nga nje ane dua dhe une te jem i lumtur me te, por nga ana tjeter nuk dua kurrsesi qe per fajin tim te shkaterroj lumturine e dikujt tjeter, aq me teper qe ata te dy jane shume çift i mire.
Per shume kohe e hoqa nga mendja, dhe me siguri mund te them se e kam zemren e lire,
mirpo edhe sot e kesaj dite asnje goce nuk arrin te me beje te me rrahi zemra si ajo, edhe pse them se nuk e dua, perseri sa here jam afer saj kur dalim ndonjehere bashke nga puna ndihem i lumtur. Deri tani nuk kam pare asnje qe ti jete e denje ta zevendesoje.
Po dreqi e mori e kam perballe se punoj me te, dua nuk dua do ta shoh. Cdo femer mund ta refuzoj pa problem, por jo ate, tundimi eshte teper i forte.
Jam perpjekur qe te shoh anet negative te saj, po pa sukses, eshte teper e embel.
Si ta heq nga mendja?
Apo duhet te vazhdoje te kembengul dhe ta deshiroj me gjithe forcen edhe pse eshte e fejuar? kjo e fundit do me bente te ndihesha tej mase fajtor, jam shume i trubullt.
Si tia bej?
Krijoni Kontakt