Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Greqi, 200 mijë emigrantë shqiptarë pa leje qëndrimi

    Zgjidhjen e çështjes së emigrantëve të huaj, zyrtarët grek e shikojnë si tejet emergjente dhe që kërkon një zgjidhje të shpejtë, pasi puna e tyre shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e vendit

    Jo pak, por afro një milion e gjysmë emigrantë të huaj punojnë e jetojnë në shtetin fqinj, Greqi. Duke iu referuar të dhënave që ka publikuar Ministria e Brendshme greke si dhe organizatat ndërkombëtare e vendase, bëhet e ditur se numri i emigrantëve, kryesisht shqiptarë është shumë i madh. Zyrtarë të Ministrisë pohojnë se aktualisht, afro 500 mijë emigrantë janë pajisur me leje të rregullta qëndrimi. Ndërsa mbi 200 mijë të tjerë janë në pritje të legalizimit të dokumenteve. Por shqetësues mbetet fakti se mijëra emigrantë të huaj jetojnë në mënyrë ilegale dhe punojnë në të zezë në shtetin helen. Zgjidhjen e çështjes së emigrantëve të huaj, zyrtarët grek e shikojnë si tejet emergjente dhe që kërkon një zgjidhje të shpejtë, pasi puna e tyre shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e vendit.
    Emigrantët
    Sipas organeve greke, emigrantët e ligjshëm janë prej 159 shteteve të botës, nga 192 që njeh Organizata e Kombeve të Bashkuara. Institucionet kompetente helene saktësojnë se vendin e parë midis emigrantëve të ligjshëm e zënë shtetasit shqiptarë, ku deri më tani janë pajisur me leje të rregullta qëndrimi 319.365 persona, ku 189 mijë jetojnë në prefekturën e Athinës. Në vend të dytë janë bullgarët, 24.950, ukrainasit, 19.552, rumunët, 15.181 dhe gjeorgjianët, 13.839. “Emigrantët e huaj janë për ne çështja më emergjente, sepse të gjithë dimë se çfarë roli luajnë në zhvillimin e vendit”, - tha zëvendësministri i Brendshëm grek, Athanasios Nakos. Ai shtoi më tej se qeveria po bën përpjekje për integrimin e tyre dhe ndalimin e emigracionit të paligjshëm. Në fakt, Qeveria greke ka deklaruar se së shpejti do të votojë një ligj për zbatimin e masave ekstreme për ndalimin e emigracionit të paligjshëm nga kufijtë detarë dhe tokësorë. Madje, është kërkuar edhe ndihma e Bashkimit Europian, pasi dihet që Greqia është konsideruar si porta e hyrjes së qindra mijëra emigrantëve nga Lindja drejt Perëndimit.
    Dëbimi
    Rëndësi e veçantë do t’i jepet dëbimit të shpejtë të klandestineve që kapen, sepse me ligjin e tanishëm mbahen për më shumë se dhjetë muaj në qeli. Me programe të veçanta ndaj shteteve prej të cilave ka valë të madhe emigrimi, midis tyre dhe Shqipëria, programe të cilat i zbaton BE-ja, Greqia do të përpiqet të bindë emigrantët të kthehen në vendet e tyre. Një prej këtyre programeve ndërshtetërore është edhe ai që po zbatohet me emigrantet shqiptarë, i quajtur “Enias”. Në fakt, drejt Greqisë nisen me dhjetëra klandestinë nga vende të ndryshme. Shumica prej tyre arrijnë t’i kapërcejnë kufijtë, duke mbërritur pranë një vendi pune ku në njëfarë mënyre sigurojnë bukën e gojës, ndërsa ka plot raste kur klandestinët ndalohen nga policia. ( Nga Greqia, korrespondenti yne, Aleksandër Marku)
    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=15294


    Afro 700 000 nr Greqi dhe po aq ne Itali!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po sikur te ishin ne Shqiperi, çka do te ndodhte?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    700'000 shqiptare jane me shifra zyrtare te 2001-shit. Po emigrantet ne Greqi jane rreth 2 milione e ca me shifra te mrenshme shteterore, dhe 1.2 milione jane shqiptare (llogarit dhe kalamaqet qe bojne). Kuptohet qe ka firo qe shkojne dhe vijne, po aty sillet numri. Prandaj eshte e nevojshme qe te grupohen ne Epir dhe Korfuz dhe te perbejne shumice duke rivendiku krahinen ne nje te ardhme jo te larget.

    Kesaj radhe greket kane pas problem me asimilimin tone sepse eshte shekulli 21-te. dhe do e kene akoma me problem tani qe kane fillu te futen dhe ne internet kalamojt tane anej.

    Sa per punen e letrave, dihet qe nuk i japin dot haptas, po eshte Gjermana qe po iu rri si cekic mbi koke dhe i ka detyru keto 7 vjet te legalizojne shqiptaret - mos keni frike se dite te mira kena para po duhet te dime t'i shfrytezojme dhe te dallojme se kush jane miqte e vertete te kombit tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riu : 30-01-2008 më 05:58

  3. #3
    2 milion?

    me duket e fryre shume ajo shifer, se me gjithe kto shifra qe degjojme, 2 milion ne greqi, 1 milion ne itali, pastaj plot ne amerike, angli gjermani etj.

    I bie qe mos kishim shkuar emigrante ne, do ishim bere nja 7 milion sot ne Shqiperi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une them jemi 30 milion komplet shqiperia e madhe
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Mos po numroni popujt e te gjith Ballkanit ,se po duken numra shum te fryer.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Ai Plaku Ndofta Ka Numru Ene Duret Ene Komet E Popllit Qi Osht Gjithanej Maton Me Ate Shifer Allahu Na Rujt ....se Po Na Nigjo Noi Sllav A Grek E Po Na I Dridhen Te Prapandejshmet...........ajt Hallall Ja Boft Baba Tomorri Numrimin......un I Kom Shkrujt Ke Defteri Me Bo I Skuader Me Kalamoj, Buk E Gjath Ne Dor E Hajt Rrituni Te Pellgu Para Viles......kupto Ti....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Pan
    Anëtarësuar
    25-09-2005
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga riu Lexo Postimin
    700'000 shqiptare jane me shifra zyrtare te 2001-shit. Po emigrantet ne Greqi jane rreth 2 milione e ca me shifra te mrenshme shteterore, dhe 1.2 milione jane shqiptare (llogarit dhe kalamaqet qe bojne).
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    2 milion?

    me duket e fryre shume ajo shifer, se me gjithe kto shifra qe degjojme, 2 milion ne greqi, 1 milion ne itali, pastaj plot ne amerike, angli gjermani etj.
    2 milione jane emigrante te huaj ne Greqi. 1.2 milione prej ketyre jane shqiptare. dhe 700 mije prej shqiptareve jane vetem ne krahinen e Atikes (fshatra dhe Athine).

  8. #8
    edhe 1.2 (jo 2 milion se e kam lexuar gabim me fal) eshte shume. Oi fryjme shume keto numra. 1.2 ne Greqi, shto ata ne itali e ne gjithe vendet e tjera ku ka shqiptare.

    I bie qe mos kishte dale asnjeri jashte shtetit, Shqiperise per 15 vjet demokraci do ishte dyfishuar ne popullsi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Pan
    Anëtarësuar
    25-09-2005
    Postime
    60
    700 mije thote shifra publike shtetetore greke, por 1.2 milione thote ministria per konsum te brendshem. Ti tani beso c'te duash, po dukesh qe s'ke qene ndonjehere ne Athine. Atika ka 4 milione banore + emigrante dhe turiste = afro 5. Vetem ne prefekturen e Athines jane te regjistruar 670.000 shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pan : 30-01-2008 më 16:56

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Emigrantët
    Sipas organeve greke, emigrantët e ligjshëm janë prej 159 shteteve të botës, nga 192 që njeh Organizata e Kombeve të Bashkuara. Institucionet kompetente helene saktësojnë se vendin e parë midis emigrantëve të ligjshëm e zënë shtetasit shqiptarë, ku deri më tani janë pajisur me leje të rregullta qëndrimi 319.365 persona, ku 189 mijë jetojnë në prefekturën e Athinës. Në vend të dytë janë bullgarët, 24.950, ukrainasit, 19.552, rumunët, 15.181 dhe gjeorgjianët, 13.839.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •