Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Perkthime nga Aleko Ballauri

    Ne librin me perkthime, "Poete nga bota", z.Aleko Ballauri shkruan keto vargje ne vend te parathenies:

    Kaluan vite dhe tingujt nuk u thane
    Po s'ishte e thene te shuhen pergjithmone
    E di, tashme te fresket me nuk jane
    Po shpesh ne bote degjon tinguj te vone.

    Qe heret shpirti ka fluturuar
    Vetem ne hapesire ndjen gezim
    Tashme qe boten ke pushtuar
    Ku do shkosh o shpirti im?

    Sa shume ishin ata qe nuk u lane
    Te thoshin fjalet qe mbanin ne zemer
    Ne vend te tyre poete-sharlatane
    Gjoksit i bini, therrisnin-kemi emer.

    Po vargjet per britma te tilla nuk pyesin
    Si drita e diellit, ata vijne ne toke
    Poetet vocerrake, pa lindur mire vdesin
    Te tjere jane ata qe mbesin ne kete bote.

    Shume thone, c'te duhet ty tani
    Poet te behesh, kur shpirti eshte tharre
    Dy fjale do t'u them dhe une me qesendi:
    Po digjet ai, po digjet, zjarr ka marre.
    * * *

    Vazhdojme me tej me perkthimet nga ky liber....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vasili Zhukovski(1783-1852), i pari poet rus i njohur dhe ne bote. Sipas Visarion Bjelinskit, ai e nxorri letersine ruse nga boshlleku, e pasuroi ate, e beri ta duartrokasin.

    Atje, duke gjemuar, fillon jeta
    Po hijet para teje, akoma qendrojne.
    Mes tyre krenar shko, si shkon e verteta,
    tashme pranvera dhe vjeshta, bashke lodrojne.
    Atje deshirat e tua presin agimin,
    ne krahet e tyre, ti nis fluturimin.
    * * *

    Dita erresohet, fshihet prapa malit,
    nje tufe delesh, zbret prane lumit.
    Barinjte te lodhur, ulen afer zallit
    Presin te vije, prape or' e gjumit.

    Ne erresiren e nates, gjithshka po zhduket
    Kudo ka qetesi, endrrat po flene
    Nje brumbull i vogel, here-here duket
    Nje tingull i trishtem, nuk dihet nga vjen.
    * * *

    Anton Delvig(1798-1831)

    Perse ti shpirtin me helmove
    Me s'mundem plagen te sheroj
    Si nje femije me lendove
    me thoshe: "Te dua, te dashuroj"

    A mundesh ti te besosh
    se c'zjarr ka ne shpirtin tim?
    A mundesh valle te kuptosh
    Sa vuaja larg, ne mergim?

    Nese dua, dua me zjarr
    kete shpejt e kam provuar
    Oh! Ta dish se me sa mall
    Nenen time kam kujtuar.

    Sa ka vuajtur, zemer' e shkrete
    sa here, eshte poshteruar
    Kuptoje, pra o mike e shtrenjte
    me sa zjarr kam dashururar.
    * * *

    A. S. Pushkin(1799-1837)

    Endem rrugeve me tallaz
    Mes tempujve te lashte shkoj
    Qendroj mes njerezve plot me gaz
    Me ta une prape enderroj.

    E di, vitet po kalojne
    megjithese jemi ne, plot jete
    Presim fundin qe te shkojme
    Atje ku njerez, me s'do kete.

    Po shoh nje lis te vetmuar
    Nje zot, te pyjeve pa kufi
    Kur nga bota te kemi shkuar
    ai do jete prape aty.

    Ju lutem!-tashme po perulem
    Dhe rrugen juve do t'ju le
    Iku koha,-drejt fundit sulem
    Ejani, miq ku jemi ne.

    Cdo dite iken dhe mendoj
    Qe tashme enderrat, me lane
    Nje cast dhe prape, po kujtoj
    Qe fundi im eshte prane.

    Ashtu si do te jete shkruar
    Ne lufte, a ne udhetim
    Ne nje lugine barmbuluar
    Po me pret, fundi im.

    Atehere, trupi, krejt i shuar
    Njelloj do tretet dhe do prehet
    Kudo qe une te kem shkuar
    Ai ne hi do te kthehet.

    Do desha qe mbi dhe
    te shfaqet jeta perseri
    Dhe natyra, qe s'pyet per ne
    te ndricoje gjithcka aty.
    * * *

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jevgeni Baratinski(1800-1844)

    Ivan Turgenievi i dhuroi ne Paris, shkrimtarit te madh francez Prosper Merime veprat e plota te Baratinskit, qe djemte e tij i kishin botuar me rastin e 25 vjetorit te vdekjes se atit te tyre. Ne kopertinen e librit Turgenievi shkruante: "Nje nga njerezit me te medhenj ne letersine koheve moderne".

    Me buzeqeshjen plot magji
    Poetin, kerkon ta beje theror
    Ajo nuk ndjen me dashuri
    Kete syri ia tregon.

    Poeti endrren dashuron
    vetem ate do te pershkruaje
    Ate qe zoti Apollon
    I sjell ne shpirt, qe te vuaje.
    * * *

    Me besoni! Shpirti eshte shuar
    Dashuri te dyte s'mund te kete
    Ai qe ka qene i dashuruar
    Kupen e Zotit e piu per jete.
    * * *

    Satire

    Salloni digjet i teri ne zjarr
    Po sillet ne te, turma e ndritur
    Mes salles veshur e gjitha ne ar
    Qesh, buzeqesh, flet-degjon, duke bertitur!
    Zoterinjte defrehen! Keta te shkrete
    Veshur me rrobe qe s'dihet sa vlejne
    Ne fytyre, nje buzeqeshje-vdekja e zbehte
    Thone dicka, me shume genjejne
    Dhe vajzat- plaka, me buzet pa jete
    Te murret e salles, vrenjtur qendrojne
    shikojne, degjojne, veshtrojne, s'pushojne
    Vajzat e reja, vertiten, vallzojne
    Veten e tyre tashme se ndjejne
    Me gishta brilantesh qe vetem shkelqejne
    Kapin supet qe prane u qendrojne
    Kudo kane lidhur te bukurat kordele
    me rroba mendafshi te lehta si ere
    Rreshqasin, bertasin dhe qeshin ngahere
    presin nje puthje, dikush t'i perkedhele.
    Fluturimthi sillen, belin perdredhin. Gezuar!
    Dhe gjaku i ndezur ne yjet i shpie
    Buzeqeshin me sy, krejt te shqetesuar
    Shikojne-degjojne, me ndjenje xhelozie
    Tallen me ata qe fatkeqe jane!
    Tallen me ata qe jane te lumtur!
    Digjen si prush, po ne zemer kane,
    vetem ndjenja, sa per t'u dukur.
    Ne qoshe i heshtur, mustaqet dredh, nje husar
    Me tej veshtron i lodhur, i perhumbur
    me tmerr...nje shkrimtar.
    * * *

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fjodor Tjutcev(1803-1873)

    Poeti

    Ai te gjithe i pershendet
    Nga maja, ku tashme qendron
    Te gjithe i do, eshte poet
    Me zjarrin e endrrave jeton.

    Askush nga njerezit se largon
    Ne vuajtje me ta, endrrat i tret
    Dhe zemr' e tij nuk i pranon
    Ata qe jane ne pushtet.

    Para idhujve pa vlere
    Kalon, pa dashur te veshtroje
    Se shpirti-flake, tashme ka ndjere
    Qe bot' e tij eshte tjeter lloj.

    Dhe nese kenga, plot me zjarr
    Nga zemer' e dridhur do te dale
    Per vajzen e dashur, flokear
    Do thote ai te bukuren fjale.

    Tanime krejt i shqetesuar
    Per bukurine qe te jep jete
    Per vajzen qe ka dashuruar
    Me mijra fjale do te kete.

    Si do digjet zemr' e shkrete
    dhe shpirtin drithma do mbuloje
    Poeti s'do asnje pushtet
    Vetem per vajzen do kendoje.
    * * *

    Nuk di nese shpirti mekatar
    Do gjeje paqe perseri
    Nese do shkoje ne qiell, lart
    Te prehet ne pafundesi.

    Kur te ike nga kjo bote
    Ky shpirt me mekate shume
    Per cka bera ne toke
    Mall do kem, perjete une.
    * * *

    Veshtroj kete album te dashur
    Lulet ne te, tashme jane thare
    Sa endrra nga to dikur kam pasur
    sa net me to, une kam qare!

    Po si dikur vargjet, prape i dua
    Megjithese i ngjajne nje altari te zbehte
    Qe tashme u zbraz, zjarri u shua
    Po tymi endet, akoma ka jete.
    * * *

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •